Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 79

Tema: Une dhe une

  1. #61
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Emocion... (e veqante)

    Nese kjo nuk eshte dashuri , atehere le te humbet kuptimi i kesaj fjale.
    StormAngel,komplimente per shkrimet tuaja, e sidomos per "Emocion" eshte shkrim mahnites.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Emocion

    …TE DUA- Dy fjale te vogla qe kan domethenie shume te madhe, dy fjale te vogla te cilat na mbushin shpirtin dhe zemren me lumturi por ndonjehere edhe me dhimbje.

    Ti je ne nje ane te botes e une ne anen tjeter…
    Ti je engjulli-ai qe permbush jeten time.
    Ti je engjulli-gardian i dashurise sime.
    Ti je gjithcka qe imagjinoj, ajo qe dua me shpirt dhe e gjithe ajo qe enderoj.
    Ti je ajo, ne zemren time.
    Cilin yll ta zbres per ty, kur ti je me e shendritshmja nga te gjithe ata?
    Me cilen fjale te te pershkruaj, kur emri yt tingellon me bukur nga cdo pershkrim?
    Cilen lule te ta dhuroj kur ti je me e bukura dhe me aromatikja nga te gjithe lulet e botes?
    Dashuria eshte ndjenje e bukur, e cila permbush.
    Une te dashuroj!


    Stormi
    Me fal StormAngel qė e shkėputa kėtė pjesė, por kjo mė bėri shumė pėrshtypje!Ėshtė diēka qė mė kėnaqi zemrėn dhe mė ngjalli ndjenjat e fjetura…kushtimisht!
    Tė faleminderit shumė.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga Foleja_
    Emocion... (e veqante)

    Nese kjo nuk eshte dashuri , atehere le te humbet kuptimi i kesaj fjale.
    StormAngel,komplimente per shkrimet tuaja, e sidomos per "Emocion" eshte shkrim mahnites.

    Foleja_,
    Pajtohem me ty dhe posa e thash nė postimin e mėsipėrm.
    Ėshtė diēka fascinuese qė pa ndonjė pretendim tė bėhem njė gjykatės, ky pėr mua ėshtė postimi mė i bukur nė prozė qė kam lexuar gjer tani nė forum dhe qė ka porosinė shumė tė fortė!!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  4. #64
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ju falemnderit qe te dyve per fjalet e ngrohta.
    Me jepni kurajo qe te vazhdoj te shkruaj edhe tutje, gje qe ka shume vlere per mua. Sinqerisht, ju falenderoj dhe shpresoj se ne shkrimet e ardshme mos ju humb ate fascinim qe keni patur nga "Emocion".
    Ma plotesuat naten me emocione te ngrohta.
    Falemnderit
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #65
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    28.04.2005

    Eshte gati fundi i muajti dhe ky diell qe po paraqitet ne horizont disi me turbullon pamjen e te ardhmes. Dielli ate pune do bej, do lind e do perendon, dhe s`kam se cka i bej...


    Jane be gati nje jave qe nuk te kam ndegjuar zerin dhe te them te drejten me mungon shume, disi ndjej nje shprazetire...po prap se prap, ndjehem krenar qe te kam, keshtu ose ashtu.
    Ndoshta bluzoni qe do ta dergoj neser per dhurate do te permbush diten...e bleva une vet, dhe me pelqeu ngjyra e saj, nje ngjyre roze e embel qe besoj se do te pelqen dhe ty.
    Jam gati ne fund me nervat, nuk me pritet me...dua sa me shpejt te te mbaj ne duar, pasi qe vetem atehere per ato momente ndjehem i lire dhe i plote, si nje sfere perfekte, qe nuk ka se c`te kerkoj me shume.
    Eja...te lutem, eja!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #66
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Shume e bukur ishte kjo Storm,Bravo

  7. #67
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Rofsh brother shume te bukura shume shume, por normal de, babin poet edhe djali do del cdo gje ka edhe gjenet e saja,

    PS:
    Te lutme cati, jam kenaq duke lexuar, dhe i kam ruajtur ne privat, guxoj, apo kam shkelur te drejten e autorit
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #68
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    01.05.2005

    Pas nje rremuje te gjate...gati tre oreshe, nata fillon te qetesohet, vesh petkun e bardhe te mengjesit. Si dikur kur rija vone edhe sot me kujtohet se si dukeshte ajo pjese e kohes te cilen dale nga dale filloj ta harroj.
    Nje dhimbje koke qe kam nuk me ndal te ndjehem mire.
    Fjalet qe mi thua ne moment edhe me shume me permbushin naten dhe mendoj se per moment nuk duhet te kerkoj me teper, pasi qe do mund te prish ndonje tel te kitares mbi te cilen the se luaj.
    Eshte nje melodi prekese qe me tingellon ne vesh, sikur dicka me thote te te them edhe une dicka, por jam...jam i qete, do pres nje moment tjeter, nuk dua te prish momentin vetem per te kenaqur veten.
    Me pelqen sensi i humorit qe posedon, sikur natyrisht te vijne batutat ne mendje dhe i perdor ashtu sic din me mire, dhe gjithcka duket sikur eshte e planifikuar kohe me pare, sikur i ke fut te gjitha veprimet ne nje axhende te cilen tenton per cdo dite ta permbushish.

    .............................
    Fakti qe muaji me fillon me nate te shkelqyeshme me jep shpresat per ditet qe vijojne, edhe pse i lodhur i raskapitur, nuk me hiqet buzeqeshja nga fytyra, ndoshta dikush atje pak me larg nga une mendon se jam i cmendur dhe qeshem me veten, si hall bote qe eshte, nuk ke te drejten ekskluzive te qeshish me hallin apo qejfin tend.
    Muzika qe po ndegjoj ne moment vec se e permbush ate fotografine magjepse te krijuar nga rastet dhe momentet qe ndodhen. Sikur sonte eshte nata ime dhe ndoshta asgje nuk do mund te me merr triumfin per pak caste.
    T`i thuash vetes qe je i lumtur eshte nje nga rastet me te ralla per disa, mirepo, te dish te besh veten te lumtur eshte dhunti nga Zoti e cila duhet shfrytezuar.
    Edhe shkrimin qe po e bej ne moment e kam te hutuar disi, pasi qe shkruaj ate qe mbaj ne mend nga nata dhe ajo qe mendoj se duhet shkruar.
    Me inspiron ti, pasi qe te prisja dhe erdhe. Sikur me te porositur me ndonje karroce magjepse te "Cinderelles"....dhe ora shenon dikund 3 e gjysem e magjia ende nuk ka te mbaruar. Thojne, eshte bote tjeter kjo dhe ndoshta magjia qe krijohet zgjat pak me shume se 12 e nates.

    Shpresoj te jete ashtu....

    Deri ne heren tjeter, jini te gezuar.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #69
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nje muzike e lehte qe ndegjohet ne prapavije me ben te gezuar.
    Eshte edhe nje dite tjeter qe po kalon, dhe duket se nata nuk sjell asgje me teper se nje dite te re. Ne kete bote ku cdokush vrapon pas vdekjes, te ralle jane ata qe duan te jetojne.

    ...Pash sot ne syte e nje vajze ankth, pash urrejtje dhe pash frike per te nesermen. Ato sy te kaltra asnjehere nuk do i harroj.
    Jane keto castet e vogla qe e bejne jeten e madhe, jane po keto caste per te cilat ia vlen te jetosh. Eshte interesante se si lehte njeriu mund te nderoj mendje per dicka, duhet vetem pak kurajo dhe deshire. Zoti eshte i madh, atij i qofshim fale dhe ai na ndihmofte.

    Erdhe sot dhe ti, me gezove.
    Eja per cdo dite, me gezo poashtu. Kam nevoje per kete...

    Jeto, se une jetoj per ty.

    Qava sot, qava per fatin e asaj vajzes me sy te kalter...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StormAngel : 14-05-2005 mė 20:33
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #70
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    21.05.2005

    Eshte edhe nje nate tjeter kjo qe po kalon, gati e njejte si gjithe te tjerat. Per pak do ia kriste shiu, po zoti I madh me ndegjoi me duket lutjen, edhe solli pak diell ne kete dite te ftohte.

    ...Puna te lodh, dhe po qe se nuk pushove ashtu si duhet, mundesh edhe te pesosh, lol, po ja qe pa pune nuk behet gje.
    E ka thene i madhi Naim, pune pune nate e dite, qe te shofim pakes drite.

    Nejse, c`desha te them? Ah po...
    Desha te te falenderoj per sot, me shpetove jeten. E dija qe ti je e vetmja qe do mund te me ndihmoje, engjulli im me rrobe te kuqe, e dija qe tek ty mund te kerkoj prehje
    Jam duke pritur, ti e di kete. Jam duke te pritur, dua te te shoh prap, prandaj mos u vono, se cdo second I kaluar me ty eshte si nje jete e re, si nje bote e re ne te cilen po jetoj.

    Dikush atje larg me tall, po une nuk merzitem, kam edhe arsyet e mija se pse.
    E di qe po te dinte kush per lidhjen tone o engjull do na tallte qe te dy?
    Po prap nuk merzitem, e di pse?
    Se…se une te dua, ja pse.

    C`te shkruaj tjeter? Nuk kam fjale.
    Te mjafton?
    Mua po.
    Te dua
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •