Falemnderit pėr kujdesin angelgirlPostuar mė parė nga angelgirl
Ta di pėr nder.
Falemnderit pėr kujdesin angelgirlPostuar mė parė nga angelgirl
Ta di pėr nder.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
01-02-2005
Njė natė tjetėr pėrplot me borė qė bie kalon,edhe njė ditė tjetėr tė cilės i ėshtė hequr njė iks i madh.Njė muaj i ri qė troket nė derė dhe edhe njė tjetėr qė sapo mbaroi.Edhe sa ditė tjera tė mbushura me pritje tė sendeve qė ndoshta edhe nuk do ndodhin.Sa ditė tjera tė mbushura me ironi jetėsore,sa kupa tjera tė mbushura plot dhe mezi presin tė derdhen.Edhe njė ditė tjetėr qė shkon e unė ngele ky qė kam qenė.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
19-02-2005
Nje flete tjeter me zhgaravinat e mia.Si nje persosmeri qe nuk merr fund,njashtu edhe shkrimet e mia paraqiten aspak te koordinuara dhe jo-kuptimplota.Shkruaj nga deshira qe kam.
Sec me pyeten sot,pse shkruan pjese nga jeta yte?
Ndoshta edhe pyetja me e rende qe kam marre deri tani,pyetje te ciles nuk dija ti jap nje pergjigje adekuate.
Une thjeshte shkruaj se me pelqen,shkruaj se ashtu ndihme i lire dhe mes personalitetesh,mes vlerave dhe kritikave.
...Kjo dite qe shkoi ishte cik e boshatisur si nga pamja e jashtme e qytetit ashtu edhe nga pamja e ime e brendshme.Nje dite e zakonshme,me pirjen e kafese se mengjesit ne ora 4 te dites,kur te gjithe njerezit tek dalin nga puna e mua me fillon dita.Si me dinamizem qe po haperoja mbi kete dite,njashtu edhe fundi i tij me vrapo me iken.Nje dite tjeter qe po shkon dhe nje flete tjeter e mbushur nga tastieri im ne kete forum.
Nje dite tjeter e mbushur me shprese per nje te neserme me me diell dhe me te ngrohte.Si nje trendafil qe po lind,kerkoj uje nga jeta,qe te vazhdoj te lulezoj.
Si nje fillim i ri...Jam!
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Iluzion i kote
Rija ne veranden e shtepise sime,papritmas erdh Herman Hese dhe deshironte te flasim per ty.Iu pergjigja se nuk te njoh,se shume pak di per ty.
Me shikoi me nje buzeqeshje te lehte dhe u largua.Valle thash,cfare kerkonte te dinte Hese per ty,mos valle ti je muza e tij qe ka humbur?
Dhe pse valle eshte rikthyer nga vdekja per te te kerkuar?
Sidoqofte,edhe per pak ndejta jashte pasi qe nuk kisha kohe te merrem me iluzione te cilat nuk me perkojne.
E mban mend,ti me ike,dhe shkove u bere muza e dikujt tjeter.Nuk e di pse,as qe do mar kete pergjigje ndonjehere.Vec me ndjek hija jote,kudo qe te shkoj.
Largohu...shko serish tek Hermani,ai te donte dhe kishte nevoje per ty.
Ik!
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Letra qe mora
N.K per M.A
Mbulesa e dritares plotesisht e tejdukshme, si me ndonje stap magjik lekundej here ketej e here andej nga era e fuqishme qė nuk arsyeton as edhe kristalin e qelqet ne te. E floket e asaj te leshta e te lyera me boja mendafshi, i binin siper shpatullave, e perkedhelnin me butesi, i afroheshin aty afer veshit e i thonin: Nuk te leme ne vetekenaqje, defrehu me ne e orgazmin e ke te siguruar. E era akoma me trazovaqe se dikure fishkellente neper po ato qime floku dhe e koktejonte kete lloj argetimi me gjethet e zverdhura- gjelberim i dikurshem. Poret e hapura te lekures se saj e benin atraktive, e akoma me terheqese se sa mund te te vas mendja ishte pjesa e gjoksit te saj. Ato gjinje deri dje te perkedhelura sot ishin shenderuar ne fleteza tulipani e monjen e saj kesaj rradhe e vidhte jo ai i gjinise me bastun por momentet qe kalonin e sillnin kujtime. Ajo qante por pa denese. E kishte humbur edhe ate drocke zeri e qendrimi qe i kishte mbetur. Melodine e kujtimeve e percillte edhe fustani i saj qe ia vizatonte konturen e trupit i cili trup dridhej me fuqishem se vibratori ne shpejtesine maksimale.Dhe serisht qante.
Qante se nuk qeshte e akoma me shume qante kur i kujtohej e qeshura qė dikur i sillte harre. Ajo kujtonte ato rrotullime neper sallen e vallezimit - sa te shumta qe ishin, kujtonte ate ritem lozes qe e bashkangjiste ne perjetesi, kujtonte kukullat qe e shikonin kur ajo defrehej dhe e duartrokisnin me dhembet e nxjerura nga nofulla, kujtonte ate per te cilit sot po rin afer dritares e po i lag syte. Vetem qante e kujtonte. Kujtonte dhe puthjet per atehere te sinqerta sot genjeshter e vrer. Ato puthje te dhuruara ne qafen delikate atehere ia rrenqethnin trupin nga dashuria sot nga malli e vuajtja.Ajo vetem kujtonte. Kujtonte dhe naten e mbuluar me mendafshin e terruar kur arratisi nga vetja per te ndjere dicka qe nuk kishte ndjere me pare. Ajo mundohej te mos e e tepronte nga detajet me qellim qe te mos ndjej valen e dhembjes qe shkaktohet ne zemer por ajo vale jo vetem qe i kishte kaluar ne figuren simpatike por edhe e kishte perveluar tejmase saqe sherimi ishte i kote. Dje ajo mendonte se nuk posedon nen duar ngjarje gjersa sot eshte e kapluat me shume sec duhej nga to.Gjersa lotet ia pershkoni trupin si nje varg ngjites renditeshin akoma me shume ndodhira. Ja qe ne mesin e tyre ishte edhe ajo dita kur ato dhane dore njeri tjetrit me shprese se do te ngelin miq qe nuk kerkojne afersi gjine por qe u zgenjyen nga syte e kryqezuara qe sillnin zjarr sinqeriteti.( kjo ndodhte shpesh ) Ajo vetem lotonte gjersa fluturimthi u ndodhem ne dhomen e atij- per te cilin ajo ishte zhytur ne kujtime.( te dhoma jote ) Ai rinte i ulur ne divan afer ngroheses qe sillte temperatura jo te zakonshme dhe fatmiresisht kujtonte. Por ja qe nuk kujtonte ate mitaken( Niten ) por kete dinaken tjeter- pjelle e gabimevet te ketyre dyve.( Fatimen ) Ai kujtonte duart e saj te buta kur u rrethuan me unazen e arte qe simbolike te fshehur ka dashurine qe kurorzohet kur ne fjale ndodhet si kimizmi ashtu edhe besimi e repekti i lindur ne marredhenie reciproke.Ketu dhe shtrohet problemi i cili si nje rincel animal kaplon hapesiren vepruese neper tere sistemin nervor. Vajza e dashuruar qe rin ne dritare dhe kujton ate i cili sot eshte cun i martuar, ka te shkruar nje fat te zi e ai eshte te zhytet ne kujtime e te gjykoj me dhe pa fakte. Ajo nuk bindet me realitetin e hidhur se limiti eshte ky se ka gjasa dashuria te lind ne milisekonda e shpejt e shpejt te kurorezohet me sukses. Ne mungese faktesh, ulet ne nje karrige qe emeton zhurme, hap sirtarin poshte tavolines ku kerkon nje cope leter dhe e gjen e fillon te shkruaj:
E stimuluar nga dinamizmi i kesaj jete dinake, gjykova pa perceptuar gjate e drejte me shprese se gabimi im nuk do te perseritet tek TI. Por ja qe paskam gabuar...
Pse nuk besoj, a ndoshta se akoma eshte i ndezur zjarri qe ne flakeruam apo ndoshta se ne moment jam duke degjuar vargjet e nje kenge qe thone mos beso fjalet qe ti them e as ikjen qe une bej apo ndoshta se festoj e peruroj veten me trillime e gjera me shume genjeshtra se realitete....
A eshte e vrete ajo qe thone se puthjen ne buze qe me aq deshire prisje te ma dhuroje ia fale asaj anonimes qe mendon se zemra yte eshte shume e fresket per dashuri? A eshte e vertete ate qe thone se trupin e saj e prekedhel dora jote per mua e pafajshme?!!! Nuk besoj te jete e vertet edhe ajo se ti ia numeron palet e fustanit te saj te bardhe per te mbrire deri te pisuari magjik ku do ti shfrysh si epshin ashtu edhe burerrine.....
Jo ti je akoma ai ideali i cili pret te perendoj drita e engjullit te Perendise e ti ta zevendesosh ne amshueshmeri...
Nuk ke faj ti, fain e kam une qe lozja lojen me renqethese-pulafshehur, u humba aty ne arkivolin e nje fateziut e nuk ka njeri qe te me nxjer nga aty. Baren qe kam siper me ngulfat e mi shkurton ato dite qe me jane shkruar ne librin e Atij te Madhit. Gjeta gomen ti fshi ato dite e te perfundoj sot me qellim qe ta lehtesoj baren time e te mos paraqes pengese per ty. Por para asaj deshiroj te te le ca gjera amanet-
Asaj dhuroja dashurine qe ndoshta genjeshter dikur e pate me mua. Me te ke meshire e durim, cmoje, respektoje, e mos e zhgenje me gjykime te shpejta.Por te pjellat e saja mos ki durim te njejte. Fatkeqesisht une nuk do te te le te qete. Do te jem ne spermen tende haploide kur do ta shpoj vezen e asaj ugurzezes qe po mi krasit minutat e jetes, do te jem me foshnjet tua brenda ne stomak e si tutori i tyre dhe do ti mesoj ta urrejne nenen e tyre e cila ma zuri vendin mua..
Jo mor matuf e din qe e kam nga dashuria se une perpos ne fotografi nuk do te egzistoj me askund. Do te behem fantazem e urte e do te vdes per te mos vdekur ajo qe pata me ty.E ti vazhdo jeten pa mos me treguar arsyen e vertete Pse ndodhi e gjithe kjo..
Lamtumire
Letren e vendosi siper tavolines, hapi deren e ballkonit, hipi siper shtyllave hapi krahet dhe u mat te hudhet nga nje lartesi shume e madhe por nje i derguar i Perendise i erdhi aty prane, i reflektoi ca drite ne sy e ajo pa menduar zripi nga parmaket. U shtri ne dyshemen e ballkonit dhe filloi te qeshte...Ne ato caste kuptoi se nuk ishte e kapluar nga cmenduria, por se ajo fillo te pjekej e te mos mendoj gabueshem si i dashuri i saj. Jeta eshte shume e cmueshme e ajo me shume se kush tjeter meriton qe ta jetoje.Serisht qeshi por kesaj rradhe u drejtua kah tavolina siper se ciles kishte lene letren e adresuar per bukuroshin e endrave te saja. E mori, e leciti me kujdes e pastaj me aq bindje e hudhi ne zjarrin qe e perbiu aq vrullshem e qe e shenderroi ne pluhur te zi...
Ja cka ngeli nga dashuria e tyre..mbeturina e drurit............
(ja edhe letra qe me eshte shkruar)
P.S: Dhe shiu qe bie mbush kupen!![]()
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Emocion
TE DUA- Dy fjale te vogla qe kan domethenie shume te madhe, dy fjale te vogla te cilat na mbushin shpirtin dhe zemren me lumturi por ndonjehere edhe me dhimbje.
Dy fjale te vogla te cilat mund te te japin jete por edhe te ta marrin ate
perhere ta dish qe ka nje person qe shume te don, e ai jam une. Ka nje person te cilit i vlen shume, e ai jam une, ka nje zemer e cila rreh me shpejte kur kujton per ty, e ajo eshte zemra ime Me vinte turp te te them, dridhesha mirepo duheshte te te them
Pyes veten, valle pse?
Te dua me gjithe shpirt me thuaj menyre, te cilen e kerkoj edhe vete si te te dua, por besoj se nuk ka fjale ne bote te cilat mund te ta sqarojne ate qe ndjej per ty, te te perdeftojne se une jetoj e vdes per ty.
Ti je ajo ne te cilen gjithmone kerkoj prehje dhe deshire per jete, deshire per te vazhduar te jetoj dhe te jem i lumtur. Nuk e kupton se ti je engjulli im me I bute
Pse valle duhet keshtu te ndodh, une marrezisht i dashuruar ne ty e ti ate nuk e shef dhe sub-konsientalisht largohesh?
A nuk e sheh valle se une te dua? Pse duhet te jemi te ndare kur mund te jemi bashke? Cilen fjale te ta them kur edhe fjala me e bukur ne bote nuk eshte asgje ne krahasim me ty?
Nje ndjenje e cuditshme me kalon neper shpirt a eshte dhimbje? A eshte lumturi? A eshte pikellim? A eshte marrezi?
As dhimbje, as lumturi, as pikellim e as marrezi, c`duhet te simbolizon kjo?
Perhere mundohem te largohem nga e verteta dhe ne teatrin qe vendosa te dhash ty rolin kryesor te dashuroja derisa te prisja u dashurova derisa te doja dhe vdes derisa i dashuruar te pres tashi me ne fund mund te them se jam i dashuruar.
P.S: Ata sy qe me ndane ne dy, i pari eshte i yti ndersa i dyti i imi e ne qofte se eshte I imi eshte dhe i yti.
Te takoj vetem ty, dhe te dedikohem vetem ty, ate dedikim do e ndjesh kur engjujt do bijne ne gjum dhe neper te gjithe mbreterine tende do kete vetem qetesi.
Dua ta ndjej puthjen tende te nxehte dhe te bute, e cila me vret ne mes te enderave dhe dua te jesh si nje delfin per mua te ndajme se bashku hapesiren detare, duke hyre ne thellesine e ujit.
Ri me mua kete nate nen qiellin me yje te ndjejme se bashku universin e pafund e cila eshte si dashuria ime per ty, e dashurise qe ngroh dy zjarre qe rriten ne zemrat tona.
Me mbaj forte ne duar dhe une si kocke akulli do shkrihem duke ndjere dashurine tende, dhe do fluturoj mbi spektrin e pamundshem duke te paramenduar ty. Kjo leter eshte vetem nje kopje e zbehte e shpirtit tim te dashuruar, keto fjale tentojne te arijne deri tek zemra yte dhe te te tregojne se te dua marrezisht. Dua te ti tregoj te fshehtat e mija, te fshehtat e ketij shpirti te bute i cili do te doj deri ne fund te botes.
...Dhe kur bie ne gjum, atehere fytyra yte si diell i cili lind ne male ma zgjon zemren. Enderrat e mia bashkohen me muzgun e mengjesit dhe behen nje.
Dhe ti atehere shkon nuk e shof te kaluaren per shkak se ajo dhemb nuk e shof as te ardhmen, sepse ajo mund te dhemb edhe me shume jetoj ne realitet, ne te cilin te deshiroj dhe kerkoj te jesh prane meje.
Ti je ne nje ane te botes e une ne anen tjeter
Ti je engjulli-ai qe permbush jeten time.
Ti je engjulli-gardian i dashurise sime.
Ti je gjithcka qe imagjinoj, ajo qe dua me shpirt dhe e gjithe ajo qe enderoj.
Ti je ajo, ne zemren time.
Cilin yll ta zbres per ty, kur ti je me e shendritshmja nga te gjithe ata?
Me cilen fjale te te pershkruaj, kur emri yt tingellon me bukur nga cdo pershkrim?
Cilen lule te ta dhuroj kur ti je me e bukura dhe me aromatikja nga te gjithe lulet e botes?
Dashuria eshte ndjenje e bukur, e cila permbush.
Une te dashuroj!
Stormi
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Boobobobobo Si nuk u lodhke mo amannnnn.......... kujdes SYTE....
PS: Mos I Lodh shumeeeeeeeee
Patetikisht
Dhe pas mendimeve te gjata serish ngelem pa pergjigje te pyetjeve kyce.
Kush jam une dhe cka kerkoj ketu? Kam ndonje arsye? Cila eshte ajo? Hah, nuk ka lidhje, nuk i gjej dot pergjigjet. Dua te them se gjithcka eshte aq e bajatshme saqe edhe vete fjala e bajatshme me eshte be e bajatshme. Me kuptoni apo?
Ndoshta edhe jo, po dua te them se gjithcka me eshte aq palidhje dhe depresive, nuk e di a nga une apo nga bota e cila me rrethon, mirepo ndjehem cdo dite me I vogel e me I vogel si ndonje substance e cila zvogelohet dhe e din qe njo dite do zhduket.
A jam une ne rregull ose a jane rregullat ashtu si duhet te jene ? Ahhh, shume pyetje pa asnje pergjigje. Aq pa shprese kerkoj vendin tim ne shoqerine po asesi te gjindem dikund, nuk besoj se ka vend per mua atje dikund.
Si cdo fillim...ashtu edhe nje fund.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
e urrej eren sepse me afron me shuem me ty.keto vitet qe iken tamam si era,i urrej dhe ato.urrej gjithcka,jeten time,dhomen time,oret e leksioneve dhe3seminareve qe ne mengjes.urrej ngritjet e pakuptimta neper leksione.urrej nenet qe vetem per jeten time spo flasin.te urrej ty sepse me lidh me jeten time studentore qe per pak do kete fund.neser pasneser do ta shoh veten ne vendin e pedagogut tim.do me duhet te jap vendime per jeten e te tjereve.sot pedagogu na ka bere nje ore te tere leksion per menyren se si duhet te vendosim per te tjeret.ska me kuptim.tani e di neser pasneser do jem gjykatese dhe do te harroj ty, endrren time te pafundme te dimrit,sepse ti me lidh me epoken me te bukur te jetes time,jeten studentore.
ps.uroj vetem te mos te te shoh ndonjehre ne bankne e te akuzuarve se atehre do te tregoj em gjithemend se cme mesoj pedagogu ne kete leksion te mengjesit!
Cdokush ne ditet e sotme urren dicka.
Dikush urren eren, tjetri urren shiun...dikush tjeter urren vjehren, e cka tjeter jo.
Po c`paten me uren xhanem???
Nuk na kane fajin te tjeret neve qe nuk i dalim zot vetes atehere kur duhet.
Do filloj edhe une te urrej...nck nck nck!
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Krijoni Kontakt