Close
Faqja 13 prej 24 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 235
  1. #121
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anëtarësuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895
    Doni diçka me tepër??

    Sipas disa hulumtimeve nga shkencetaret e Torontos ne Kanade dhe Sorbones ne Pariz ne bashkepunim me universitetet tjera, ndjenja e te dashuruarit eshte biokimi e paster. Eshte vertetuar se "xixen e dashurise" e ndez adrenalina, hormoni i gjendres mbiveshkore. Tajimi i shtuar i adrenalines rezulton ne te rrahurat e zemres, ndjenjen e kendshme te ngrohtesise dhe zgjerimin e bebezavce te syve. Kjo eshte shenja e pare e pelqimit te dy gjinive. Nese adrenalina e kryen punen e vet, ndjenja e atraktivitetit shnderrohet ne epsh. Ateheren fillon ndikimi i fenilalanines tek te dashuruarit, substance kjo e ngjashme me afetaminen e cila tajohet nga zona e caktuar e trunit. Kjo provokon entuziazem mendor ku truri perpiqet ta perserise ndjenjen ngazellyese. Entuziazmi mendor lidhet me pranine e personit te zgjedhur, dhe nese c'do gje shkon ne rregull, fillojne takimet mes te dashuruarve. Per forcimin e mardhenieve mes te dashuruarve, meritat i ka oksitocina qe ne sasi te medha prodhohet gjat mardhenieve seksuale. Disa shkenctare mendojne se ajo ndikon ne forcimin e lidhjes per familjen. Ky hormon te cilin e tajon hipofiza prodhohet edhe atlehere kur ndodhemi prane personit qe e dashurojme, dhe kjo eshte arsyeja pse ndihemi te lumtur.
    Dashuria ne hijen e marteses -Faktet dhe studimet shkencore ne fushen e moralit kane provuar se martesa eshte faktori i vetem qe siguron stabilitet e qendrueshmeri ne jeten e njeriut. Kjo, sepse martesa do te thote lidhje e bashkim ndermjet dy njerezish nen hijen e nje jete te perbashket, ku te sundoje dashuria dhe miqesia e paster.
    Familja eshte cerdhja e ngrohte qe u siguron dy bashkeshorteve kushte per lumturi e paqe, qe ndertohen mbi bazen e dashurise. Nga ana tjeter, martesa do te thote integrim per bashkeshortet dhe zhdukje e ndjenjes se boshllekut qe ekziston nje lloj si tek burri edhe tek gruaja.

    Baza e dashurise-Bazat e dashurise shfaqen ne formen e solidaritetit, mirekuptimit, sakrifices, faljes, respektit te ndersjellte, etj. Dashuria eshte perla e jetes bashkeshortore. Pa te gjithcka te duket bosh dhe pa kuptim. Kjo sepse njeriu jeton ne fakt me dashurine, me ate dashuri qe si nje pishtar i ndricon rrugen, i ndez zemren dhe e mbush me ndjenja te ngrohta e intime.
    Dashuria eshte themelore ne jeten bashkeshortore dhe perben faktorin me te redesishem per vazhdimin dhe persosjen e saj.

    Thellimi i ndjenjes se dashurise-Nje nga problemet e rendesishme te jetes se perbashket eshte qe te dy bashkeshortet te punojne per forcimin e ndjenjave te dashurise dhe thellimin e tyre tek njeri-tjetri me anen e nje fjale te embel, nje qendrimi te bute apo veshtrimi te ngrohte e forma te tjera te kesaj natyre qe shprehin dashuri e miqesi. Por ka shume bashkeshorte qe, ndersa jane magazina te medha per keto shprehje te larta, nuk jane ne gjendje t’i shprehin ato. Si pasoje, nje mal prej akulli ngrihet ne marredheniet e tyre. Ata e shohin veten te izoluar e te vetmuar, duke rrezikuar keshtu jeten e tyre te perbashket me shkaterrim.
    Vetem prushi i dashurise nuk mjafton, duhet patjeter qe ajo te provohet e te konfirmohet me mjetet e shprehjes, si pershembull, me anen e fjales dhe te bisedes se ngrohte, kujdesi per ushqimin dhe pastertine, levdates e te tjera gjerave jetesore si keto. Problemet negative dhe semundjet qe mund te godasin njeriun ne jete, perbejne ne fund te fundit shanse te pershtatshme per te provuar ndjenjat e dashurise e te solidaritetit midis dy bashkeshorteve.

    Kushtet e dashurise-Nese dashuria ka gjithe kete rendesi, atehere cilat do te jene kushtet e saj?
    Dashuria, para se gjithash, duhet te jete e sinqerte, larg hipokrizise, e paster nga cdo dyshim e hije, larg cdo artificializmi. Ajo duhet te buroje nga thellesite e zemres e te shpirtit.
    Dashuria-Edhe ne dashuri, ndjenja me sublime e shpirtit, mbi percaktimin e te ciles jane shprehur poete te gjithe koherave, mund te jesh me edukate apo paedukate.

    Etapa e dashurise-Dashuria lind tek te martuarit sapo perfudon lidhja e tyre. Gjate kesaj periudhe secili ruan cilesite dhe tiparet e veta personale. Por, pasi miqesia rritet deri ne dashuri, qe do te thote bashkim i plote, butesi, falje e sakrifice, jeta bashkeshortore hyne ne nje etape te re, ku dalngadale zhduken te gjitha tiparet e cilesite personale, per te lindur nje personalitet i ri, ngritur mbi bazen e integrimit, qe realizojne martesa dhe dashuria. Qe ketej shohim qe familjet njerezore ndryshojne teresisht ne jeten e tyre nga krijesat e tjera te gjalla, sepse ngrihen ne lartesine e shenjterise e te engjellores.

  2. #122
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anëtarësuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404

    Wink Pershendetje per te gjith

    Citim Postuar më parë nga mitjuk
    Duke lexuar keto fragmente mbi DASHURINE (te -------Euripidi ------- ) mendova te hap kete teme: CKA MENDONI JU PER DASHURINE a ekziston dashuria dhe si mendoni ju per te







    Thone qe paraja blen Boten! eshte e vertete, por... vetem ate Bote qe eshte nxjerre ne shitje!!!


    Euripidi ka thene : “ Dashuria eshte nje peshe e rende per nje zemer qe te vuaj per dy veta”. I bindur se dashuria ka vdekur ose me sakte qe nuk ka egzistuar kurre, dua te shpreh ate qe ndiej, ate qe kam ne shpirt…
    Po ju bej nje apel te gjitheve : KUJDES. Mos shpresoni ta gjeni dashurine e vertete, sepse do perballeni me zhgenjimin, tradhetine, mashtrimin, inatin, frike, loje dhe gjithcka qe vret nje zemer gjithcka.
    Dashuria ka mbetur thjeshte nje fjale, nje enderr, nje iluzion dhe qe nuk eshte me teper se kaq.
    Shume vete mendojne se dashurojne apo dashurohen, por qe ne te vertete nuk bejne asgje tjeter vecse genjejne veten me shqiptimin e kesaj fjale ( dashuria ) dhe pandehin se mbushin zbrastesine e shpirtit te tyre.
    Po c’mund te jete valle ? mbase ka shume kuptime ! P.Sh. Sa e sa frymezime kane hedhur ne vargje e poezi poetet. Por qe kane shprehur diku dhimbje, diku shprese, diku gezim. Sa e sa kenge i jane kushtuar asaj! Por qe diku kan e lumturuar zemra e diku i kane helmuar me hidhrimin qe le pasoje duke sjelle dhimbje e trishtim.
    Sa e sa libra kane shkruar psikologet, sociologet dhe filozofet. Por qe gjithnje kane pasur rezerva dhe kundershtime nga te tjeret.
    Pra gjithsesi enigma zgjerohet dhe na merr ne vorbullen e saj. Dhe perseritet pafundesisht pyetja. C’mund te jete valle ?
    Vertet nje pyetje enigmatike te ciles besoj se nuk do i jepet kurre pergjigje e saket.
    Une nuk kam aftesite e poetit apo shkrimtarit per te shprehur qarte mendimet e mia kunder saj. Nuk kam as talentin per kengetar qe te kendoj nje kenge trishtimi qe te shpreh ate qe mendoj ne sensin negativ. Nuk kam as edhe aftesite e gjykimit te filozofeve qe te rrezoj teresisht idete e tyre per kete ceshtje.
    Por ama…. zoteroj aftesine per te shprehur mosbindjen time te plote ndaj atyre qe mendojne se ne brendesi dashurine. Prandaj po marr guximin dhe u drejtohem atyre. A nuk eshte dashuria qe te duket se te ngjit ne qiellin e shtate por te le atje ne hapsire ?
    A nuk eshte dashuria qe krijone idene se po lundron ne mes te oqeanit duke te krijuar imazhin e rreme se ndodhesh ne toke, por qe en fakt taken as qe ta ze syri ne horizont ?
    A nuk eshte dashuria qe te krijon ndjenja te dhurojne vetem lot dhe hidherim? A nuk eshte dashuria qe te krijon endrra por qe ne te shumten e rasteve dielli I mengjesit I percjell bashke me vesen e luleve?
    A nuk eshte ajo ( dashuria) e vetmja qe te hap plage qe as koha nuk do te mundi ti sheronte kurre ? Nejse ………
    Une dashurine e quaj nje rreze dielli por qe prapa saj fshihet stuhia, dallge qe te rremben nga bregu dhe nuk te kthen mbrapa. Nje rreze dielli qe fsheh nje rrebesh, nje dimmer te gjate e te eger.
    Po u drejtohem serisht atyre qe shpresojne se e kane gjetur. N.q.s dashuria qenka ashtu si e mendoni ju, perse sjellka edhe keto pasoja?!!
    Ne fakt po habitem me veten!!! E perse t’ju keshilloj juve nderkohe qe edhe vete kam falur shume dashuri…. Por duke qene se perfundimi eshte gjithmon i qarte dhe I pakundershtueshem,keshtu qe e kam bindur veten se s’do te dashuroj me kurre, kurre…. ose te pakten kurre me zemer. Perse te dashuroj ? Qe te marre si shperblim vuajtjeee ? Jo, jo. Nuk them se jam I paster si kristali, sepse edhe une njeri jam dhe mund te bej edhe gabime. Por nderkohe qe falja dashuri vetem dhimbje kam marre,dhimbje te cilat gjenden akoma te ngulitura ne shpirtin tim.
    A ka ndonjeri qe ta mohoje faktin qe s’eshte zhgenjyer nga dikush qofte edhe njehere te vetme ? sigurisht qe jo. Por kur keto zhgenjime behen te njepasnjeshme c’fare vlere ka te dashurosh serisht ? c’fare ka ne shpirt ai njeri ( qoft mashkull apo femer ) qe merr si dhurate ndjenjat e nje tjetri dhe jep si dhurate lot, trishtim, vetmi qe thyen zemren e dikujt e qe ndoshta kjo zemer nuk do ngjitet me kurre, kurre.
    Mund te jape shume argumenta, por besoj se do ishte e mjaftueshme t’ju permendja dramen e fameshme te Shekspirit “ Rromeo dhe Zhuljeta” qe tregon mesemiri dhe qarte se dashuria nuk egziston, dhe aq me teper e barabarte,si dhe duke na bindur edhe per dicka, qe nese eshte e tille dashuria, fundi i saj dihet “ Eshte tragjik ”, ashtu sic ndodhi edhe me personazhet e tij. Nese jeni te bindur se dikush mund te vdese per ju, po ashtu edhe ju per hire te nje tjetri atehere …..
    Dashuria me shume se sa nje ndjenje, frymezim, kenaqesi eshte nje detyrim qe jeta te vazhdoje dhe brezat te riperterihen pafundesisht, qe te sigurohet mbijetesa e qenies njerezore mbi kete planet. Pra me deshire apo qofte edhe me imponimin e ligjit te pashkruar natyror jemi te detyruar te pranojme dashurine prane vetes edhe atehere kur ne nuk e duam. Pasi vetem ne kete menyre mund te fitojme nje dashuri te paster, qe eshte “ Dashuria Prinderore”, e femijes per prindin dhe e prindit per fimijen.
    Mbylljen po e beje me nje shprehje te te madhit Viktor Hygo.
    << Lumturia me emadhe e jetes eshte bindja se te tjeret na duan. Por kete bindje vetem i verberi e ka >>.

    Duke qene se ju arritet ta lexoni kete c’ka une kam shkruajtur jam i bindur qe nuk jeni te verber . keto ishin mendimet e mia,ju gjykojeni si te doni!!!


    ...mitnjuk, se pari te falenderoj per ket, tem dhe per ket mesazh shuuuuum te bukur...eshte e vertet qe mbi dashurin mund te flasmi shum sepse dashuria e ka nji kuptim shummm te madh, e jo qe disa e kuptojn veten dashurin si dashuri te nji qifti te dashuruar.
    Dashuria eshte diqka me shum...siq thash dhe me par mbi dashurin mund te shkruhen libra te ter siq dhe i kan shkruar disa...por ne pika te shkurterta vet do te them; qe,... PA DASHURI JETA NUK KA KUPTIM...por per fat te keq ne ket bot moderne, ku njeriu i ka te gjitha, per nga gjeja matreale...shumices ju mungon dashuria, jan te vetmuar, kan etje per dashuri...
    "Dashuria e vertetë dhe e sinqertë nuk shuhët kurrë"

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Renegata
    Anëtarësuar
    05-01-2006
    Vendndodhja
    perbri me ke
    Postime
    296
    Dashuria eshte ndjenje.Egziston posi,ndryshe s'do flisnim per te.Mua kjo ndjenje me mbush me gezim.

  4. #124
    DUA *** Maska e sara1984
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    neverland
    Postime
    30
    çdokush ka nevoje per dashuri...edhe ato qe e shajne ate...prap se prap kane nevoje....prap se prap e konsiderojne si nje ndjenje te fuqishme....sepse te vret...te shkaterron.....shume here eshte e vertete......por KA DISA QE JANE TE DASHURUAR ME DASHURINE.....SEPSE U PELQEN TE VUAJNE.....ESHTE SI NJE TIS I HOLLE MES DHEMBSHURISE DHE KENAQESISE....E DIKUJT KJO U PELQEN....KA TE TJERE QE JANE MESUAR TE KENE çDOKEND QE DESHIROJNE NE KEMBET E TYRE....DHE KUR SHIKOJNE SE NDONJERI OSE NDONJERA NUK E DO.....BEHEN SI BISHA...NDIHEN TE REFUZUAR.....SEPSE AJO QE ATO DASHUROJNE ESHTE AI PERSON QE NUK ARRIJNE TA KEN....DUAN EGOIZMIN E TYRE....PASTAJ ESHTE DHE NJE GRUP TJETER...JANE ATO QE KANE QEJF TI SJELLIN TJERET RROTULL....U PELQEN TE NDIHEN TE DASHURUAR...POR VETE SDASHUROJNE...SEPSE JANE GATUAR TE TILLE.....NDOSHTA QE ZGJIDHJA ESHTE QE TE FILLOJME TA SHOHIM KETE NDJENJE JO VETEM TE BARDHE OSE VETEM TE ZEZE...POR MUND TE JETE DHE ME NGJYRA.....


    PERSONALISHT THEM SE NJERIU DUHET TE MENDOHET MIRE PARA SE TI DHUROJE DIKUJT "BOTEN E TIJ"....NUK DUHET TE HIDHET MBI DASHURINE ME SYTE DHE VESHET MBYLLUR.....SIDOMOS NE FILLIM DUHET TE JESH SHUME I KUJDESHEM...SEPSE NE ATE FAZE SECILI MUNDOHETE TE VENDOSI NE VITRINE GJERAT ME TE MIRA QE KA.....TE MOS TA IDEALIZOJE PERSONIN TJETER POR TA NJOHI....E JO NGA AJO QE PERSONI TE THOTE....POR NGA GJERAT E VOGLA....NGA VEPRIMET JO VETEM NE LIDHJE ME TY PO DHE ME TE TJERET....DUHET TA MBASH GJITHMONE NJERIN SY HAPUR(TJETRIN MBYLLE PO DESHE)...TE VERTETOSH GJITHMONE KOERENCEN MES ASAJ QE TE THOTE DHE ASAJ QE VEPRON.....

    TANI DIKUSH ME TE DREJTE MUND TE THOTE.....PO DASHURIA QENKA ATEHERE JO VETEM NDJENJE POR DHE FRIKE SE MOS TJETRI NUK ESHTE I SINQERTE....ATEHERE DUHET TE JEMI GJITHMONE VIGJILENT....
    ..E UNE DO JU THOJA.....QE SMUND TE VAZHDOJME TE ANKOHEMI PER DASHURINE PAFUNDESISHT.....SMUND TA ZHDUKIM NGA ADN-JA JONE JONE.....TE MUNDOHEMI TE GJEJME NJE VIJE TE MESME.....TE MOS JEMI GJITHMONE IMPULSIVE....ESHTE E VETMJA MENYRE....SEPSE ME SHEKUJ ESHTE VERTETUAR SE KUSH ESHTE DASHURUAR çMENDURISHT....SKA PASUR NDONJE FUND FORT TE BUKUR....
    Ndryshuar për herë të fundit nga sara1984 : 14-06-2006 më 04:48

  5. #125
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anëtarësuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404

    Wink

    Citim Postuar më parë nga mitjuk
    CKA MENDONI JU PER DASHURINE a ekziston dashuria dhe si mendoni ju per te
    Dashuria ekziston, por dikush e ka larg...dikush afer...dikush e shijon dhe dikush as qe e heton...
    Dashuria eshte dhurat...jemi te krijuar pej dashuris, me dashuri dhe per dashuri...dashuria nuk eshte egoiste siq thojn disa, sepse po te ishte egoiste nuk do te ishte dashuri...sepse dashuria dhurohet...pra nuk eshte egoizem fare...

    Dashuria nuk mund te shprehet me fjale eshte diqka qe vetem e perjeton...Dashuria nuk ka vetem fjal por ka Vepra, eshte VEPER JO TEORI...
    "Dashuria e vertetë dhe e sinqertë nuk shuhët kurrë"

  6. #126
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    Dashuria

    Dashuria e vertete
    Nuk njeh pengesa,
    eshte pa kthesa,
    nuk njeh malore,
    nuk sheh veshtiresira
    por vetem nje jete
    plote mrekullira.

    Kur dashuron
    C’do gje ndryshon:
    E ardhmja eshte me e qarte,
    me e dukshme, me e fuqishme.
    Dashuria te ngroh shpirtin,
    vetmija largohet
    dhe gjesti me i vogel vleresohet.

    Lind dielli
    Qe ndricon token
    Ngroh zemrat,
    ndizen dritat
    zhduken erresirat.

    E kuqja eshte ngjyra e pershtateshme e dashurise
    Qe te pervelon zemren
    Dhe shperthen lumturine.
    Perhapet gezimi,
    na mbeshtjell pasioni,
    dhe ne viktimat e carmatosur, pa faj
    derzohemi ne duart e saj…..

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Dashuria te ben MBRET ne asgjekundi.
    Dashuria te ben PRINCESHE ne univers.
    Lum kush dashuron.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e gocciolina
    Anëtarësuar
    28-07-2006
    Postime
    5
    Vorrei essere il tuo pensiero,
    perche' tu t'innamori di me di una passione cosi forte
    che ti consumi cercandomi
    senza trovarmi mai.
    E perche' tu
    il mio nome vada gridando ai tramonti
    scacciando triste le amarezze che
    io per strada ho lasciato
    desiderandoti il cuore...

    Federico Garcia Lorca

    (...do doja te isha mendimi yt
    qe ti te dashuroheshe pas meje
    me nje pasion kaq te forte sa do te te konsumonte
    pa me gjetur kurre.
    Dhe qe ti te shkoje duke thirrur emrin tim neper muzgje
    duke shkelur trishtueshem
    merzine qe une lashe rrugeve
    duke te te deshiruar zemren...)

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e gocciolina
    Anëtarësuar
    28-07-2006
    Postime
    5
    Dashuria eshte nje semundje qe te ben te vuash deri ne veteflijim nga deshira e marre per ta bere personin(subjekt te ndjenjes tende) prone private...

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e gocciolina
    Anëtarësuar
    28-07-2006
    Postime
    5
    Dashuria i thote Miqesise:
    -Po ti pse ekziston perderisa Une ekzistoj?
    Miqesia pergjigjet:
    -Qe te fshi lotet qe Ti le pas...

Faqja 13 prej 24 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Si mund të realizohet vazhdimësia e dashurisë
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 13:13
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •