Close
Faqja 12 prej 24 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 235
  1. #111
    N A L L B O N Maska e Patkoi
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Vendndodhja
    te guri qe bo xixa
    Postime
    14
    Dashuria


    Eshte me te vertete nje nga ndjenjat me komplekse e ndoshta me kompleksja. Per mendimin tim (pa dashur te jap konkluzione te prera) dashuria eshte ndjenja me e bukur qe ekziston. Shpesh here lexojme shprehje si :'dashuri e vertete' gje te cilen une e kam kritikuar sepse dashuria ne vetvete e permban vertetesine. Por ama lexojme edhe :'dashuri e verber', 'dashuri absurde' etj etj ... Mendoj se keto shprehje dalin prej spektatoreve (nese do mund te quheshin kshu) te nje mardhenie midis dy personave qe mund ose mund te mos kete Dashuri brenda.

    Te dashurosh do te thote qe t'i japesh personit tjeter gjithcka pa pritur asgje ne shkembim. Te dashurosh do te thote qe te duash pa kushte, pa para apo pas gjykime. Te dashurosh do te thote qe askush, asgje, kurre mos te te beje te ndjesh dicka me pak se dashuri per personin ne fjale. Te dashurosh do te thote te kalosh kufijt e egoizmit, nervozizmit, hiles, sofistikimit, prapaskenes, hetimit nga larg apo afer, provave e te tjerave si kto. Te dashurosh do te thote te ndihesh i privilegjuar nese dashurohesh ne te njejten menyre dhe aspak i fyer nese jo.

    Eshte e veshtire te perjetosh nje ndjenje te tille. Por nga ana tjeter eshte ndjenja me e bukur qe mund te shijosh ndonjehere. Dashuria eshte ndjenje Hyjnore. Vete Zoti eshte i karakterizuar prej dashurise. Dashuria e Zotit eshte absolutja e nese e analizojme do shohim qe sa me afer t'i afrohemi aq me shume do e shijojme si ndjenje.

    Me lejoni pak te spjegoj ne lidhje me kete te fundit. Kur permenda Zotin pata per qellim te vej ne dukje qe dashuria eshte ndjenje e dhuruar nga Ai (Zoti) dhe aspak nuk kam per qellim ta shnderroj kete shkrim ne predikim fetar.

    Kam pasur fatin e madh te lexoj per dashurine ne disa gjuhe dhe me lejoni te them edhe dicka. Ne gjuhen arabe (qe eshte gjuha me kapacitetin me te madh terminologjik) perdoren dy shprehje qe ne shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, etj etj perkthehen me nje fjale : DASHURI. E verteta qendron qe ne gjuhen arabe keto dy shprehje kan kuptime te aferta por aspak te njejta. Fjala eshte per termat : Hub dhe Ashk. Sa per kujtese tironcat e vjeter e perdorin fjalen 'Ashik' ne vend te 'I Dashur'.

    Hub = Dashuri ndaj nenes, babes, atdheut, femijes, dashuri ndaj vetes etj etj si kto me antonimin
    Kerahe =urrejtje
    Ashk= Dashuri ndaj dikujt jasht dimencionit te termit 'Hub' pa antonim

    Ky shembull i thjeshte per ata qe e njohin gjuhen e mesiperme, tregon edhe nje here qe Dashuria per te cilen po flasim ne ktu eshte ndjenje jasht cdo dimencioni mardheniesh. Ne kete kontekst shpjegohet edhe "dashuria me shikim te pare". Eshte pikerisht ajo ndjenja qe shkreptin pa i len vend trurit te analizoje egoizem, nevoje, apo permbushje nevoje. Dashuria duhet te jete e paster prej cdo logjike vetem atehere ti shijon shijen e saj. Ketu dikush do mendoje qe une po flas per dashuri te verber. Le te mendoje

    Sikur e zgjata shume me duket... Ja t'i bej nje permbledhje se ndoshta jeni konfuz.

    - Dashuria eshte ndjenje dhe duhet te trajtohet si e tille pa i ngaterruar vendin ku jeton. Me fjale te tjera Zemra dhe Truri nuk duhet te ngaterrojne kompetencat.

    - Dashuria eshte ndjenje Hyjnore. E cveshur prej cdo gjeje toksore. Dashuria mund te quhet e tille vetem atehere kur nuk ka te beje me egoizem, xhelozi, mbushje nevoje etj etj

    Mardheniet shoqerore dhe fizike qe krijohen midis dy personave qe duhen i takojne nje teme tjeter. S'po shkruj ne lidhje me kete te funit se dal ka tema
    Ndryshuar për herë të fundit nga Patkoi : 11-05-2006 më 22:48
    LARGESIA PER DASHURINE
    PORSI ERA PER ZJARRIN
    E SHUAN ATE TE VOGLIN
    NE QIELL E NGREN TE MADHIN

  2. #112
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Citim Postuar më parë nga *SaBiNa*
    Dashuria ne fund te fundit eshte nje ndjenje si gjithe te tjerat sic eshte dhe urrejtja ose meshira..

    Nuk po shtoj me shume sepse mjafton kjo

    Peace

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Marinela_Greqi
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Postime
    230
    dashuria eshte thjesht nje enderr e bukur,qe zgjat pak,dhe pastaj kthehesh ne jeten monotone te perditshme.

  4. #114
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga mitjuk
    Duke lexuar keto fragmente mbi DASHURINE (te -------Euripidi ------- ) mendova te hap kete teme: CKA MENDONI JU PER DASHURINE a ekziston dashuria dhe si mendoni ju per te







    Thone qe paraja blen Boten! eshte e vertete, por... vetem ate Bote qe eshte nxjerre ne shitje!!!


    Euripidi ka thene : “ Dashuria eshte nje peshe e rende per nje zemer qe te vuaj per dy veta”. I bindur se dashuria ka vdekur ose me sakte qe nuk ka egzistuar kurre, dua te shpreh ate qe ndiej, ate qe kam ne shpirt…
    Po ju bej nje apel te gjitheve : KUJDES. Mos shpresoni ta gjeni dashurine e vertete, sepse do perballeni me zhgenjimin, tradhetine, mashtrimin, inatin, frike, loje dhe gjithcka qe vret nje zemer gjithcka.
    Dashuria ka mbetur thjeshte nje fjale, nje enderr, nje iluzion dhe qe nuk eshte me teper se kaq.
    Shume vete mendojne se dashurojne apo dashurohen, por qe ne te vertete nuk bejne asgje tjeter vecse genjejne veten me shqiptimin e kesaj fjale ( dashuria ) dhe pandehin se mbushin zbrastesine e shpirtit te tyre.
    Po c’mund te jete valle ? mbase ka shume kuptime ! P.Sh. Sa e sa frymezime kane hedhur ne vargje e poezi poetet. Por qe kane shprehur diku dhimbje, diku shprese, diku gezim. Sa e sa kenge i jane kushtuar asaj! Por qe diku kan e lumturuar zemra e diku i kane helmuar me hidhrimin qe le pasoje duke sjelle dhimbje e trishtim.
    Sa e sa libra kane shkruar psikologet, sociologet dhe filozofet. Por qe gjithnje kane pasur rezerva dhe kundershtime nga te tjeret.
    Pra gjithsesi enigma zgjerohet dhe na merr ne vorbullen e saj. Dhe perseritet pafundesisht pyetja. C’mund te jete valle ?
    Vertet nje pyetje enigmatike te ciles besoj se nuk do i jepet kurre pergjigje e saket.
    Une nuk kam aftesite e poetit apo shkrimtarit per te shprehur qarte mendimet e mia kunder saj. Nuk kam as talentin per kengetar qe te kendoj nje kenge trishtimi qe te shpreh ate qe mendoj ne sensin negativ. Nuk kam as edhe aftesite e gjykimit te filozofeve qe te rrezoj teresisht idete e tyre per kete ceshtje.
    Por ama…. zoteroj aftesine per te shprehur mosbindjen time te plote ndaj atyre qe mendojne se ne brendesi dashurine. Prandaj po marr guximin dhe u drejtohem atyre. A nuk eshte dashuria qe te duket se te ngjit ne qiellin e shtate por te le atje ne hapsire ?
    A nuk eshte dashuria qe krijone idene se po lundron ne mes te oqeanit duke te krijuar imazhin e rreme se ndodhesh ne toke, por qe en fakt taken as qe ta ze syri ne horizont ?
    A nuk eshte dashuria qe te krijon ndjenja te dhurojne vetem lot dhe hidherim? A nuk eshte dashuria qe te krijon endrra por qe ne te shumten e rasteve dielli I mengjesit I percjell bashke me vesen e luleve?
    A nuk eshte ajo ( dashuria) e vetmja qe te hap plage qe as koha nuk do te mundi ti sheronte kurre ? Nejse ………
    Une dashurine e quaj nje rreze dielli por qe prapa saj fshihet stuhia, dallge qe te rremben nga bregu dhe nuk te kthen mbrapa. Nje rreze dielli qe fsheh nje rrebesh, nje dimmer te gjate e te eger.
    Po u drejtohem serisht atyre qe shpresojne se e kane gjetur. N.q.s dashuria qenka ashtu si e mendoni ju, perse sjellka edhe keto pasoja?!!
    Ne fakt po habitem me veten!!! E perse t’ju keshilloj juve nderkohe qe edhe vete kam falur shume dashuri…. Por duke qene se perfundimi eshte gjithmon i qarte dhe I pakundershtueshem,keshtu qe e kam bindur veten se s’do te dashuroj me kurre, kurre…. ose te pakten kurre me zemer. Perse te dashuroj ? Qe te marre si shperblim vuajtjeee ? Jo, jo. Nuk them se jam I paster si kristali, sepse edhe une njeri jam dhe mund te bej edhe gabime. Por nderkohe qe falja dashuri vetem dhimbje kam marre,dhimbje te cilat gjenden akoma te ngulitura ne shpirtin tim.
    A ka ndonjeri qe ta mohoje faktin qe s’eshte zhgenjyer nga dikush qofte edhe njehere te vetme ? sigurisht qe jo. Por kur keto zhgenjime behen te njepasnjeshme c’fare vlere ka te dashurosh serisht ? c’fare ka ne shpirt ai njeri ( qoft mashkull apo femer ) qe merr si dhurate ndjenjat e nje tjetri dhe jep si dhurate lot, trishtim, vetmi qe thyen zemren e dikujt e qe ndoshta kjo zemer nuk do ngjitet me kurre, kurre.
    Mund te jape shume argumenta, por besoj se do ishte e mjaftueshme t’ju permendja dramen e fameshme te Shekspirit “ Rromeo dhe Zhuljeta” qe tregon mesemiri dhe qarte se dashuria nuk egziston, dhe aq me teper e barabarte,si dhe duke na bindur edhe per dicka, qe nese eshte e tille dashuria, fundi i saj dihet “ Eshte tragjik ”, ashtu sic ndodhi edhe me personazhet e tij. Nese jeni te bindur se dikush mund te vdese per ju, po ashtu edhe ju per hire te nje tjetri atehere …..
    Dashuria me shume se sa nje ndjenje, frymezim, kenaqesi eshte nje detyrim qe jeta te vazhdoje dhe brezat te riperterihen pafundesisht, qe te sigurohet mbijetesa e qenies njerezore mbi kete planet. Pra me deshire apo qofte edhe me imponimin e ligjit te pashkruar natyror jemi te detyruar te pranojme dashurine prane vetes edhe atehere kur ne nuk e duam. Pasi vetem ne kete menyre mund te fitojme nje dashuri te paster, qe eshte “ Dashuria Prinderore”, e femijes per prindin dhe e prindit per fimijen.
    Mbylljen po e beje me nje shprehje te te madhit Viktor Hygo.
    << Lumturia me emadhe e jetes eshte bindja se te tjeret na duan. Por kete bindje vetem i verberi e ka >>.

    Duke qene se ju arritet ta lexoni kete c’ka une kam shkruajtur jam i bindur qe nuk jeni te verber . keto ishin mendimet e mia,ju gjykojeni si te doni!!!


    Dashuria eshte 1 fjale shume e bukur por qe nuk ekziston.Eshte krijuar vetem per ti dhene 1 kuptim me te gjere shprehjes: Ndihem mire ne pranin e dikujt.

    Mendoj se u pergjigja te dyja pyetjeve.

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    se di une se kam takuar akoma te pakten ne forme divine, te paster te cilter, te con ne parajse, e ku di une se cthone!
    ! Ndoshta dashuria e ditve te sotme ka filluar te dekompozohet disi ashtu sic po dekompozohen te gjitha ndiesit dhe format e bukura te kesaj bote. besoj ne deshire per te pasur dike prane per te ndare endrrat, dhimbjen, shpresen, pasionin me te,sigurisht kjo shpegohet edhe per vete faktin se sa me shume te vetmuar te ndihemi aq me shume eshte e rendesishme per ne te "dashurojme dhe dashurohemi"! Por dashuria e mirfillte eshte dicka teper hyjnore per tu perjetuar ne ditet e sotme! ndoshta ka ekzistuar sigurisht por vdiq bashke me misteret qe kjo ndienje te ofron!
    failure is not an option!

  6. #116
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Edhte Goditje Ne Tru Te Vogel ,Qe Te Le Me Pasoja
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  7. #117
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anëtarësuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895

    ...

    Dashuria eshte misteri me i bujshem sot per sot per te gjitha qeniet e gjalla, qe cdokush e zbulon sipas menyres se vet !
    Eshte fjala me komplekse per te treguar ndjenjat me pozitive existuese ne qeniet e gjalla !

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Canada
    Postime
    82
    me vjen per te qeshur me disa prej jush qe e pershkruajne dashurine kaq shkurter dhe kaq lehte. te gjithe thjesht flasin per eksperiencat e tyre. kane debatuar filozofe e psikologe me shekuj edhe prape nuk e dine se c'eshte dashuria. artiste e kengetare e poet kane shkruar per te po ashtu me shekuj edhe vazhdojne te shkruajne per te. te gjitha fete vertiten rreth dashurise. nuk mund te vertitesh rreth nje gjeje qe nuk ekziston per kaq kohe te gjate. per mendimin tim, ata qe jane te bindur se dashuria nuk ekziston, nuk do ta gjejne ate kurre.
    ata qe e kerkojne ama mbase edhe mund ta gjejne, po te jene me shume fat.
    fatkeqsisht, mosha i bene njerzit shume te vetdijshem dhe te gjithe jane te kujdesshem ndaj dashurise, shpesh duke ja mbyllur deren. asnjeri nuk do qe ti hap plage zemres se tij.

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e LaTiNo_LoVeR[x]
    Anëtarësuar
    25-08-2002
    Vendndodhja
    Gjakova
    Postime
    105

    Tung

    Dashurija eshte : INTERES
    ti thith ajrin e TIJ,dhe nuk i nenshtroshesh ATIJ.

  10. #120
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anëtarësuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Nese ajo eshte e dashuruar,- ''E beshtyn''-!!
    Nese eshte e dashuruar c'mendurisht mbas teje,-''E gelltit''-!!
    Nese thjesht ben te dashuruaren,-''E ben gargar''- !!
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

Faqja 12 prej 24 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Si mund të realizohet vazhdimësia e dashurisë
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 13:13
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •