Do i vesh zemres sime nje mbulese
qe ajo kurre te mos kete ftohte
sepse une zemren ta kam dhene ty,
ndaj ti kujdesu per te o yll, o shpirt.
Do i bie botes me kembet e mia verdalle
qe te te gjej kudo qe te jesh kete ta dish
sepse une ty perhere do te te kerkoj
dhe buzet e tua perhere do t'i puth
Do e vjedh diellin çdo mengjes,
nese lypet nevoja edhe henen do e pres,
sepse ti mbi to duhet te mbreterosh,
ti force hyjnore qe mua me bere te rilind!
Do mbledh lulet e bukura neper lendina,
nese ke deshire do te kepus edhe trendafila
sepse ti je lulja qe lulezon tek une
dhe si lulet e tjera ti je me e bukur shume!
Do i pi lotet e botes per ty
qe ti vete te mos ndjehesh asnjehere ashtu
sepse ti meriton kaq shume prej meje,
ti qe deshirat tek une do ti gjesh pa dyshim
Do i bie me pasion kitares edhe violines
qe te kompozoj tingujt me te embel te muzikes,
sepse ti je e vetmja melodi qe une degjoj,
o shpirti im qe me mungon sa te dashuroj!
Do e bej gjithçka per ty qe ta dish,
do e bej gjithçka me zemer e shpirt,
sepse nuk kam si te jem ndryshe sesi
hyjni e pafajshme me ty jam ne dashuri,
ti mire e di, o dashuri..........
Krijoni Kontakt