Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396

    Bursa per ne Amerike

    Studentet shqiptare te interesuar per te shkuar ne Amerike me studime jane te ftuar te marrin pjese ne konkursin per bursat Fullbright dhe Humphrey

    Aplikimet dhe me per me teper informacion shkoni sigurisht ne ambaseden amerikane ne Tirane, ose www.usemb-tirana.usia.co.at

    ose me falni per ndonje pasaktesi, tek bibloteka USIS qe ndodhet ne te njejten godine ku eshte rektorati ose bibloteka Universitare shkencore ne anen e djathe te korpusit...



    Suksese!!!
    NJOFTIM PĖR HAPJEN E KONKURSIT PĖR
    PROGRAMIN E BURSAVE FULBRIGHT PĖR STUDIUES
    2003 - 2004

    Ambasada e Shteteve tė Bashkuara ka kėnaqėsinė tė njoftojė hapjen e konkursit pėr programin Fulbright pėr studiues pėr vitin 2003-2004 qė do tė mbajnė leksione ose kryejnė kėrkime, ose njė kombinim tė tė dyjave. Bursat u jepen nė mėnyrė konkuruese kandidatėve tė cilėt tregojnė se pėrvoja do tė jetė e njė vlere tė rėndėsishme jo vetėm pėr studiuesin, por edhe pėr institucionin e tij, fakultetin dhe studentėt si dhe pėr institucionin mikpritės Amerikan.

    FUSHAT E PROGRAMIT: Bujqėsi, histori/letėrsi Amerikane, planifikim urban dhe arkitekturė, komunikim/gazetari, shkencat kompjuterike, administrim publik, drejtėsi, ekonomik, arsim, shkrim krijues, manaxhim biblioteke, shkencat mjekėsore, fizikė/astronomi, shkencat politike, psikologji, sociologji/punė sociale, teatėr/vallėzim.

    KOHĖZGJATJA E GRANTIT: Ambasada e Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė e konsideron kėtė njė program tre-vjeēar: njė vit akademik nė njė universitet nė Shtetet e Bashkuara dhe dy nė Shqipėri pas mbarimit tė studimit. Kohėzgjatja e grantit varet nga objektivat e studimit. Aplikantėt duhet tė jenė nė gjendje tė tregojnė se ato do tė kthehen nė Shqipėri nė pėrfundim tė programit tė tyre dhe tė jenė nė gjendje tė tregojnė se si do tė pėrdorin pėrvojėn e tyre tė fituar nė SHBA nė pėrfitim tė Shqipėrisė mbas kthimit tė tyre. Individėt e regjistruar nė programet e studimit nė Shtetet e Bashkuara, ato tė martuar me shtetas Amerikanė ose ato tė cilėt kanė aplikuar pėr tė emigruar dhe kėrkojnė azil nė ndonjė shtet tjetėr NUK kualifikohen pėr kėtė program. Fituesit nuk lejohet tė marrin anėtarė tė familjes nė Shtetet e Bashkuara.

    KANDIDATĖT DUHET TĖ KENĖ:
    · Doktoraturė, Master ose ekuivalenten nė trajnim apo pėrvoje punė
    · Raport tė detajuar tė aktivitetit tė propozuar pėr kėrkim ose dhėnie leksionesh nė njė institucion Amerikan
    · Minimumi pesė vjet eksperiencė pune
    · Aftėsi kėrkimi
    · Nivel tė pėrshtatshėm tė zotėrimit tė gjuhės angleze (550 pikė ose mė tepėr nė TOEFL)
    · Shtetėsi shqiptare

    STATUSI PĖR GRADĖN SHKENCORE: Programi nuk rezulton nė dhėnien e ndonjė grade.

    NDIHMA FINANCIARE: Bursat e Fulbright mbulon taksat e mėsimdhėnies, shumė tė hollash shpenzimesh mujore; njė shumė pėr librat dhe pajisjet; biletė vajtje-ardhje udhėtimi pėr te institucioni mikpritės. Bursa Fulbright nuk rinovohet.

    PROCEDURA E APLIKIMIT
    · Formularėt e aplikimit pėr Bursėn Fulbright mund tė tėrhiqen nga Dhoma Amerikane e Leximit te Rektorati, Universiteti i Tiranės, Shtėpia e Librit dhe Komunikimit te Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės (Piramida) Kati 5tė, Qendra e Kėshillimit Arsimor pėr Studentėt te Fakulteti i Shkencave tė Natyrės, Universiteti i Tiranės. Aplikantėt jashtė Tirane mund t’i tėrheqin aplikimet te Qendra e Kėshillimit Arsimor pėr Studentėt te Universiteti i Vlorės dhe Shkodrės.
    · Formularėt e plotėsuar duhet tė kthehen te Dhoma Amerikane e Leximit, ose Shtėpia e Librit dhe Komunikimit, ose Qendra e Kėshillimit Arsimor pėr Studentėt te Fakulteti i Shkencave tė Natyrės, Universiteti i Tiranės, deri tė premten, 13 Shtator, 2002 ora 12:00.
    · Kandidatėt tė cilėt nuk kanė njė rezultat zyrtar tė TOEFL duhet tė regjistrohen pėr provimin e TOEFL institucional, kundrejt njė shume pre $22USD mbas dorėzimit tė aplikimit. Testi institucional i TOEFL do tė administrohet nga personeli i Ambasadės Amerikane tė shtunėn, 28 Shtator, 2002.

    Pėr informacione tė mėtejshme, kontaktoni: Zyra e Marrėdhėnieve me Publikun, Ambasada Amerikane Tiranė, 069 20 90 549 ose vizitoni faqen tonė nė Internet: www.usemb-tirana.usia.co.at

    NJOFTIM PER HAPJEN E KONKURSIT PER BURSEN
    HUBERT H. HUMPHREY 2003-2004

    Ambasada e Shteteve te Bashkuara njofton hapjen e konkursit per Bursen Hubert Humphrey per vitin akademik 2003 – 2004. Kjo Burse ofrohet per kandidate ne mes te karieres se tyre profesionale te cilet kane potencial dhe aftesi drejtuese dhe jane te perkushtuar per sherbime publike ne sektorin shteteror ose privat.

    FUSHAT E PROGRAMIT: Kominukim/gazetari, Burime natyrore/ Ambjent, Politika she menaxhim te Shendetit Publik, juridik/te drejtat e njeriut, Finance dhe Banke, Zhvillim ekonomik, Zhvillim/Ekonomi Agrare, Menaxhim te Burimeve Njerezore, Planifkim Urban dhe Rajonal, Edukim, trajtim dhe parandalim te abuzimit me drogen, Politika te teknologjise, dhe planifkim ne arsim.

    KOHEZGJATJA E GRANTIT: Ambasada e SHBA ne Tirane e konsideron kete si nje program tre vjecar: nje vit akademik ne nje universitet ne SHBA dhe dy vjet ne Shqiperi pas mbarimit te studimit. Granti fillon ne Shtator 2003 dhe mbaron ne Qershor 2004. Aplikantet duhet te jene ne gjendje te demonstrojne se do te kthehen ne Shqiperi dhe si do te zbatojne experiencen e fituar ne Amerike dhe cili do te jete perfitimi i vendit nga kjo eksperience. NUK kualifikohen per kete program individet qe jane te regjistruar ne programe studimi apo jane te punesuar ne Amerike, jane te martuar me qytetare Amerikan, apo kane aplikuar per emigracion ose azil politik ne ShBA. Bursantet nuk lejohen te marrin me vete anetaret e familjes.

    KRITERET E APLIKIMIT
    · Diplome Universiteti
    · Pese vjet eksperience professional te qendrueshme
    · Cilesi drejtimi dhe aftesi lidershipi
    · Nivel te pershtatshem te zoterimit te Gjuhes Angleze (mbi 550 pike ne TOEFL)
    · Te jete qytetar Shqiptar

    STATUSI PER GRADEN SHKENCORE: Programi i Burses Humphrey NUK perfundon me marrjen e nje grade shkencore. Bursantet mund te regjistrohen ne kurse me interes professional, duhet te marrin pjese ne aktivitete jashte universitetit si internshipe, studime, workshop-e, dhe projekte specifike qe do t’u sigurojne atyre pervoja praktike profesionale. Kordinatoret e programit Humphrey ne universitet u japin bursanteve mbeshtetje akademike dhe profesionale per te pergatitur nje program individual.

    ASPEKTE FINANCIARE: Bursa Humphrey mbulon shpenzimet e studimit dhe taksave ne Universitet, fond per shpenzimet mujore, fond per blerje librash, dhe udhetimin vajtje ardhje nga Shqiperia ne Amerike. Bursa Humphrey nuk rinovohet.

    PROCEDURAT E APLIKIMIT
    · Formularet e aplikimit per Bursen Humphrey mund te terhiqen prane Dhomes Amerikane te Leximit, Universiteti i Tranes, tek Rektorati, Shteipa e Librit dhe Komunikimit, Qendra Nderkombetare e Kultures, Piramida, Kati 5te; Qendra e Keshillimit Studentor, Fakulteti i Shkencave, Aplikantet ne rrethe mund t’i terheqin aplikimet prane qendrave te Keshillimit Studentor ne Universitetet e Shkodres dhe Vlores.
    · Formularet e plotesuar duhet te dorezohen prane Dhomes Amerikane te Leximit, Universiteti i Tranes, tek Rektorati, Shteipa e Librit dhe Komunikimit, Qendra Nderkombetare e Kultures, Piramida, Kati 5te; Qendra e Keshillimit Studentor, Fakulteti i Shkencave ditene Premte, 13 Shtator, 2002, ora 12:00.
    · Kandidatet qe nuk kane rezultate te TOEFL-it zyrtar mund te regjstrohen per provimin e TOEFL-it Insitutcional kundrejt pageses 22$. TOEFL-i Institutcional do te administrohet nga personel i Ambasades Amerikane ditene e Shtune me 28 Shtator 2002.

    Per informacion te metejshem kontaktoni: Zyren e Marrdhenieve me Publikun prane Ambasades Amerikane ne numrin 069 20 90549, ose vizitoni: www.usemb-tirana.usia.co.at

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga forever : 01-08-2002 mė 16:23
    Liebe! liebe, lass mich los!

Tema tė Ngjashme

  1. Muslimanėt nė Amerikė para Kristofor Kolombos!
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 17:25
  2. JONUZ NDREU - shqiptare nė Amerikė, nė rrjedhėn e viteve
    Nga CEZARND nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-04-2008, 17:34
  3. Amerike yll i Lirise! (A literary declaration of love to the US)
    Nga wittstar nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 04:48
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Marrdhėniet Izraelo-Palestineze hyjnė nė njė erė tė re.
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 29-10-2003, 12:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •