Ne Shqiperi nje Vrases, tutor, minister mafioz, polic i korruptuar, ekspert kriminalist i shitur, kryetar partie me 5 antar qe merr dhjet vota e qe ka tre ministra ne qeveri, kryetar bashkie qe behet pronar gratacielash per dy muaj pune..etj etj.. eshte ose ortodoks ose katolik ose Musliman..
E kam ngritur kte debat dhe me pare.. Cfar bejne Kleriket tane..ku eshte rezultati i punes se tyre ne kto vite Me FE (mendo se ishim pa Fe 50 vite) ..sa kan paksuar ata numrin e krimineleve ne radhet e "grigjes" tyre.. etjetj..
rezultatet jane afersisht Xero..
Mjafton te lexosh kronikat e Krimeve..
Psh rasti i fundit.. perdhunuesi famekeq Hima vet eshte devolli..pra zakonisht ata jane musliman dervishlere.. bashk puntorja ishte vajze nga Tropoja kurse shoku tjeter perdhunues nji far Bibe nga kukesi..
Vrasje per hakmarrje ne Vlore ne Berat ne Korce ne Koplik ne Shkoder.. Durres e Tirane..
Vrasje per Tutorizem ne Shkoder Vlore Londer e Torino..
Autoret ose quhen Elidona e orik Altina ..pra te pa fe.. ose Gjon Zefa pra Katolik ose Sotiraqka 5 dyqanesh pra ortodokse ose Myzafera e Caushe .. pra Muslimane..
Cdo krahine e cdo Fe i ka pra "berrlogun" (plehun) e vet..
Po pse ska rezultat puna e klerikve te tre feve Tona..
Une edi.. Jane cilesia e keqe e Klerikeve..
Nuk kemi per Katoliket nje Pader Meshkalle.. nuk kemi per Muslimanet nje Hafiz Ali Korce.. nuk kemi per ortodokset nje at Visarion Xhuvan etj..
Spiune e hajdute kane mbushur Zyrat e Komuniteteve fetare e kjo e theksuar tek Komuniteti Musliman..
qashtu..
ja cthot Gazeta..GSH.
..
Rebelohen besimtarėt muslimanė. Akuza kundėr Sekretarit Zylyftar Dervishi dhe kreut Selim Muēa
Ramazani, hidhen trakte nė xhami
"Dhjetra abuzime me pronat, vjedhje e shpėrdorime"
--------------------------------------------------------------------------------
Fatos Mahmutaj
TIRANE
Vėlla musliman! Kėto janė dy fjalėt e para tė njė trakti shpėrndarė ditėt e fundit mes besimtarėve muslimanė nėpėr xhamitė e kryeqytetit dhe tė disa rretheve. Nė fakt janė njė lumė akuzash tė rėnditura me kujdes nė dy fletė kompjuterike tė printuara, nė adresė tė Sekretarit tė Pėrgjthshėm tė Komunitetit Musliman, Zylyftar Dervishi, por i njėjti duket se godet edhe kreun e kėtij institucioni, Selim Muēa. Tėgjitha kėto akuza nė njė kohė kurbesimtarėt muslimanė janė duke jetuar muajin e Ramazanit. Faktikisht numri i trakteve tė hedhura nė qarkullim ėshtė dy, por nga pėrmbajtja i dyti duket se ėshtė njė formė mė e pėrmbledhur e tė parit.
Pėrmbajtja
Thuajse gjithė pėrmbajtja e fletushkės pėrmban akuza pėr Dervishin, njeriu qė zuri vendin e Salih Tivarit, funksionarit tė vrarė dy vite mė parė. Hartuesit e traktit, tė cilėt nuk harrojnė t'i pėrmendin Dervishit se pak vite ma parė ėshtė pėrfshirė nė njė vrasje, pretendojnė se qenia e tij nė postin e sekretarit tė KMSH-sė ėshtė njė aksident dhe nė formėn mė tė keqe njė uzurpim i postit. Sipas tyre Dervishi, ose Tare, siē e pėrmendin rėndom nė disa raste nė trakt, ėshtė autor i njėjmijė e njė shpėrdorimeve tė fondeve tė komunitetit, vjedhjeve tė hapura, abuzimeve me pronat, por ka edhe akuza pėr nepotizėm. Duke vazhduar ata pretendojnė se ai nuk plotėson kėrkesat e statutit musliman, pra ėshtė pa arsim pėrkatės, madje nė shkallėn mė tė ulėt.
Abuzimet
Besimtarėt pohojnė se si sekretar nga ana administrative Dervishi ka uzurpuar e "drejton" finanacat, pronat, kuadrin, mardhėniet me jashtė, dhe vulėn e mban po vetė. Sipas akuzave nė trakt ai drejton pa pyetur njėri dhe pretendon se ėshtė numri "njė" si edhe vetė kryetarin, e ka vėnė ai. Pas ardhjes sė tij, sipas hartuesve tė traktit, ka abuzime tė shumta nė financa dhe kėto janė mbuluar nga kontrolli qė caktohet nga vetė ai. Ka shpenzime tė shumta pėr dieta, pėr karburante, rregullime makinash, rroga pa kriter, madje akuzohet se kohėt e fundit paguan edhe djalin e tij nxėnės nga fonde tė komunitetit. "E ka bėrė komunitetin si ēiflik personal, sepse edhe pėr portier ka sjellė dajėn e gruas sė tij", -thuhet mė tej nė trakt.
Vjedhjet
Sipas hartuesve tė traktit, Dervishi ka shkuar me tej duke prekur edhe fondin e paprekshėm tė KMSH-sė pa vendim tė kryesisė dhe Kėshillit tė Pėrgjithshėm. Gjysmėn e kėtij fondi, sipas tė njėjtėve, ai e ka pėrdorur pėr tė ngritur njė pastiēeri nė Lushnjė, pronė Vakėf dhe se komuniteti deri tani nuk ka arkėtuar asnjė lek nga tė ardhurat e saj, pasi nė kėtė lokal janė punėsuar vėllai dhe gruaja e Dervishit. Por ka edhe mė keq. Hartuesit e traktit pohojnė se janė marrė nga arka e myftinisė nė Korēė 15 mijė USD pėr t'i pėrdorur pėr tė fituar njė gjyq pronėsie nė Korēė. Gjyqi nuk u fitua dhe paratė nuk kthehen mė nė komunitet. Sipas tyre pėrfaqsues i komunitetit nė gjyq ėshtė dėrguar vėllai i Dervishit, i cili qė nga ajo kohė nuk u pa mė nė kėtė institucion. "Pse hesht kryetar Selimi dhe myftiu i Korēės, apo i kanė ndarė lekėt sė bashku, aq mė keq kur dihet se ryshfeti ėshtė i ndaluar nga feja?!", -shkruhet nė trakt. Nė fund tė fletushkės renditen edhe njė sėrė akuzash nė adresė tė kreut tė Komunitetit, Selim Stafa, duke filluar qė nga ato qė godasin personalitetin e tij para se tė zgjidhej.
FEJA
Eshtė pa shkollė fetare, ka vetėm njė kurs nė Turqi. S'di tė lexoj Kur'anin saktė. S'zotėron asnjė gjuhė tė huaj. S'ka shkollė tė lartė. Emėrimet e shkarkimet besnikėt e vet e tė kryetarit kundėr statutit.
ABUZIMI
Njihet si arrogant, vjedhės pronash, karrierist, rrenacak, intrigant sė bashku me vėllanė, Bujarin. Kur filloi punėn bleu makinė tė re me paratė e komunitetit fukara dhe si shofer mori vėllanė.
KOMANDIMI
Si sekretar ka uzurpuar e "drejton" finanacat, pronat, kuadrin, mardhėniet me jashtė, dhe vulėn e mban po vetė. Drejton pa pyetur njeri dhe pretendon se ėshtė numėr njė dhe kryetarin unė e ka vėnė vetė.
SHPENZIMET
Abuzohet nė financa. Shpenzohet shumė pėr dieta, karburante, servis makinash, rroga pa kriter, si dhe paguan edhe djalin e tij nxėnės. Komunitetin e ka si ēiflik personal, portier ka sjellė dajėn e gruas.
PASTIĒERIA
Shpenzoi fondin e paprekshėm tė KMSH. Ngriti njė pastiēeri nė Lushnjė, pronė Vakėf dhe se komuniteti deri tani nuk ka arkėtuar asnjė lek nga ajo, pasi nė tė janė punėsuar vėllai dhe gruaja e Dervishit.
VJEDHJA
Nė Korēė janė marrė 15 mijė USD pėr tė fituar njė gjyq pronėsie. As gjyqi u fitua dhe as paratė u kthyen. Pėrfaqėsues nė gjyq ishte vėllai i Dervishit, i cili qė nga ajo kohė nuk u pa mė nė komunitet.
EMĖRIMI
Lėvizet financieri Afrimi, e caktohet te pronat. Ky e Dervishi ishin pėrgjegjės pėr abuzimet nė financa. Ėshtė pak pushimi, ata duhet t'ė ēohen nė gjyq. Janė bashkėpunėtorė. Dihet se Afrimi s'ka moral.
BURSAT
Po dėrgon nė Turqi rreth 40 nxėnės, jo nėpėrmjet Drejtorisė Arsimore por nga vetė ai, me pretendimin se i ka siguruar vetė e i shpėrndan nė bazė njohje pėr tė siguruar pėrkrahje e heshtur padrejtėsitė.
Faksimile e faqes sė parė tė traktit dyfaqėsh tė shpėrndarė nėpėr xhamitė e kryeqytetit dhe nėpėr rrethe. Nė fletushka shihen qartė akuzat pėr dy krerėt mė tė lartė tė muslimanėve shqiptarė. Trakti mendohet se ėshtė shpėrndarė nė mėnyrė tė fshehtė dhe dorazi qė prej disa ditėsh. Askush prej personave qė e kanė lexuar atė pohon se nuk ia di origjinėn por thjesht e ka fotokopjuar duke bėrė njė kopje tė vetėn
...
Pas ngjarjes besimtarėt nuk frekuentonin xhaminė ku shėrbente sekretari aktual
Vrasja qė burgosi Dervishin
Zėvendėsi i Tivarit u mbyll 6 muaj nė qeli
--------------------------------------------------------------------------------
re.kro.
Por ky ishte momenti, kur gjithēka kishte mbaruar dhe bashkė me emėrimin e dyshimtė, koha kishte filluar tė numėronte ditėt e harresės sė re. Nė fakt diku para mė pak se dy vitesh, policia e Lushnjes e hapi sėrish dosjen dhe pohoi se ngjarja ishte pajisur me prova dhe dėshmi tė reja, por kėtė radhė bėhej fjalė, qė tė vihej nė shėnjestėr njė njeri, i cili ishte dikushi dhe sėrish gjithēka u harrua. U harrua nė tė njėjtėn mėnyrė si nė vitin 1997, kur vetė Zylyftar Dervishi, me atributet e hoxhės sė njė xhamie nė Lushnje, u akuzua si bashkėpunėtor nė vrasjen e fqinjit tė motrės sė vet.
Vrasja e 8 qershorit 1997
Sipas Prokurorisė zanafilla e sherrit, qė ēoi nė vrasje, kishte qenė pėr tubacionin e ujit tė motrės sė hoxhės Zylyftar Dervishi. Gruaja qė quhet Mukadez, ishte 39 vjeēe, e divorcuar dhe jetonte nė njė ish-ndėrtesė shtetėrore pranė Fabrikės sė Plasmasit. Sipas njė tjetėr varianti jo zyrtar, konflikti i supozuar pėr motrėn e Hoxhės kishte ardhur si shkak i njė lidhjeje dashurore tė saj me fqinjin Lulėzim Buzi 25 vjeē. Gjithsesi, tubacini i ujit apo edhe linja dashurore, qė duket nuk i'u ka pėlqyer tė afėrmve tė hoxhės dhe atij vetė, ishin bėrė shkaktarė pėr vendimin ekstrem. Sipas hetimit, mė 8 qershor 1997, nė shtėpinė e Lulzim Buzit kishin trokitur Hoxha Zylyftar Dervishi dhe njė nxėnės i tij besimtar, Roland Koreshi 18 vjeēar. Pas pak dera ishte hapur, dėgjohen krisma pistolete dhe mė pas zėri i Hoxhės: "Na hape telashe".
Arrestimi dhe burgu
Gjithēka kishte filluar nė fundin e vitit 1999. Njė drejtues i ri policie kishte vėnė pėrpara vetes dosjet e pluhurosura tė vitit 1997 duke urdhėruar hetimin e tyre. Grupi hetimor pėr vrasjen e Lulėzim Buzit ishte bindur nė fajėsinė e Myftiut tė Lushnjes, Zylyftar Dervishi. Tė vinte nė njė konkluzion tė tillė kishte qenė fare e lehtė. Nė Xhaminė ku ai shėrbente, qė pas vrasjes nė vitin 1997, nuk shkonte pėr t'u falur pothuaj asnjė besimtar. Ata diēka dinin dhe nuk mund tė pranonin, qė tė faleshin atje ku strehohej njė njeri, qė dyshohej se kishte vrarė. Pas veprimeve tė para hetimore, policia e kishte patur tė vėshtirė. Sipas pretendimeve tė saj, motra e Hoxhės pas vitit 1997 kishte punuar si sekretare nė Prokurorinė e Lushnjes dhe mendohej se ajo kishte mundur tė zhdukte njė sėrė dokumentash tė vlefshme nga dosja. Porse hetimi kishte patur sukses me dėshmitarėt, pasi tė paktėn tre tė tillė kishin dėshmuar me cilėsinė e dėshmitarėve okularė, se vrasjen e kishin kryer Hoxha Zylyftar Dervishi dhe nxėnėsi i tij Roland Koreshi, nė atė kohė vetėm 18 vjeēar. Tė bindur pėr provat, Gjykata firmos arrestet. Mė 18 dhjetor 1999 policia prangos nėn akuzėn e vrasjes Hoxhėn Zylyftar Dervishi, nxėnėsin e tij Roland Koreshi dhe tė motrėn e Hoxhės, Mukadezin. Por ata do tė rrinin nė burg gjithsej 6 muaj. Me vendim Gjykate ishin lėnė tė tre tė lirė pasi u pretendua se nuk kishte prova tė mjaftueshme pėr tė provuar vrasjen.
Pas vrasjes sė Sekretarit Tivari
Si plasėn sherret nė Komunitetin Musliman
Menjėherė pas vrasjes sė Sali Tivarit, sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Komunitetit Musliman Shqiptar, nė janar tė vitit tė kaluar, pėr herė tė parė u bėnė tė njohura problemet e pronave dhe abuzimeve nga drejtuesit e kėtij institucioni. Drejtuesit e muslimanėve shqiptarė u ndanė nė disa grupe, qė filluan tė pėrplaseshin me njėri-tjetrin. Pas disa muajėsh debate dhe grindjesh tė vazhdueshme njė pjesė e drejtuesėve tė muslimanėve u tėrhoqėn dhe postin e Tivarit e zuri Zylyftar Dervishi, i cili deri nė ato momente kishte mbajtur postin e kreut tė financave nė KMSH. Menjėherė pas kėsaj Tivari u pėrfol nė media si personi, qė kishte abuzuar me pronat "ėakf" tė muslimanėve duke i shitur apo lėshuar me qera qesharake ato. Pas kėsaj doli se mė tepėr se njė vit para se tė vritej Tivari, nėpėr muslimanėt shqiptarė ishte shpėrndarė njė broshurė me rreth 20 faqe, nė tė cilėn flitej pėr gjithė abuzimet e tij me detyrėn e Sekretarit tė Pėrgjithsėm tė Muslimanėve, si dhe me disa falsifikime, qė ai i kishte bėrė gjatė kohės qė kishte punuar si noter nė Durrės. Nėntė muaj pas vrasjes sė Tivarit, besimtarėt e xhamive nė mbarė vendin vendosėn tė ngrinin njė komision, qė tė verifikonte abuzimet, qė kishin bėrė krerėt drejtues tė tyre. Pas kėsaj krerėt e Komunitetit u shprehėn se do tė ishin transparentė dhe do t'i vinin nė dispozicion tė komisionit gjithė dokumentat e kėrkuara. Komisioni e filloi punėn nė janar 2004, dhe megjithėse shumė herė u ankua se drejtuesit e KMSH-sė e pengonin dhe nuk e lejonin tė kontrollonin dokumentacionin e kėrkuar, mundi tė evidentonte njė sėrė shkeljesh. Megjithėse raporti i komisionit, i cili doli nė mars 2004, u quajt i cunguar nga besimtarėt, nė tė ishin evidentuar shumė abuzime, duke filluar qė nga pronat, qeratė, shitjet, shpenzimet e brendshme, etj. Problemet qė nxorri komisioni u harruan mė shpejt se sa u zbuluan, pasi nė kėtė periudhė vdiq kreu i Komunitetit Haxhi Hafiz Sabri Koēi. Nė kėtė moment mes muslimanėve shqiptarė nisi "beteja" se kush do tė zgjidhej nė postin e tij.
--------
Krijoni Kontakt