Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Kadare: Mafia po e largon Shqipërinë nga Evropa

    Ismail Kadare As në Shqipëri dhe as në Kosovë ,shqiptarët nuk duhet të bëjnë gabime në këtë vit vendimtar

    Egzistojnë mafiozë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri që janë të interesuar të mos vijë Europa aty

    PyetjeZoti Kadare, si e vlerësoni ju përgjegjësinë e shqiptarëve që shanset që i ofron viti 2005 të kurorëzohen me sukses?(zgjedhjet në Shqipëri dhe statusi final i Kosovës)?

    Përgjigje Për gjithë këtë zonë shqiptare, për të dy vendet Shqipërinë dhe Kosovën viti është vendimtar.Se sa janë të ndërgjegjshëm shqiptarët, unë mendoj se një pjesë e tyre është e ndërgjegjshme, por një pjesë nuk është,si në Shqipëri si në Kosovë.Ky është një vit që as në Shqipëri as në Kosovë nuk lejohet që të bëjnë gabime, nuk duhet të lejojnë vehten të bëjnë gabime.Gabimi është si të thuash një luks i tepërt dhe është i pafalshëm në të dy rastet ,por që ka një pjesë të shqiptarëve që e kuptojnë lehtësisht, e kuptojnë gabim ose nuk e kuptojnë fare , dhe kjo është e vërtetë dhe ajo pjesa tjetër e shëndoshë që e kupton duhet të bëjë gjithshka që ta detyrojë edhe pjesën tjetër për t'a bërë të ndërgjegjshme.
    Natyrisht që populli shqiptar nuk është popull i humbur në këtë botë.Eshtë një popull që ka një gjendje historike , gjeografike, reale ,politike të sotme, është më i rëndësishëm se çka qenë gjithmonë, por padyshim ky popull do ta gjejë këtë gjë.Unë kam besim, nuk jam pesimist.Në një vend besimi duhet të jetë gjëja e fundit që duhet të humbasi.Në fund të fundit humbja e besimit shpeshherë është si një armë për ta thyer një popull, për ta ulur në gjunjë.Pra si në Shqipëri ,si në Kosovë nuk duhet të humbasi besimi, nuk duhet të këndohet kënga e kukuvajkës.Unë vetë kam një intuitë, një mbindjesi që populli shqiptar do ta kalojë provën.

    Pyetje E keni fjalën vetëm tek populli apo këtu bëjnë pjesë edhe politikanët, qofshin këta të rinj ose edhe të vjetër?

    Përgjigje Fjala popull ndonjëherë e përdorim më shumë dhe është një fjalë ndoshta shpesh herë abuzive sigurisht.Populli i ka të gjitha, ka të mirat ,ka dhe të këqiat.Ndonjëherë populli mendohet si diçka tepër rozë, tepër ideale, tepër e mirë ,po se ku del gjithë kjo e keqe në një vend nuk mendohet se del po nga populli.Prandaj edhe unë e përdora fjalën popull në kuptimin e një ndërthurje faktorësh, ndërthurje njerëzish, komunitetesh njerëzore me shpresën se do të fitojë ajo që ka një kah më pozitiv.Po në popull bëjnë pjesë edhe politikanët dhe kur politikanët të cilët me të drejtë kritikohen në Shqipëri, nga mëngjesi në darkë, bëjnë pjesë në atë pjesën jo më të shëndoshë të popullit.Kjo është për fat të keq realiteti, sepse ata duhet të ishin përgjithësisht në anën më të emancipuar të tillë.Nuk janë politikanët shqiptarë të tillë për fat të keq.

    Pyetje Viteve të fundit , në Shqipëri është vënë re një fenomen: njerëzit dhe institucionet janë bërë indiferentë ndaj akuzave nga më të paskrupullta ndaj politikanëve ,duke filluar me kryeministër, lider, deputet ministra e me rradhë.Si e shpjegoni ju këtë?

    Pyetje Viteve të fundit , në Shqipëri është vënë re një fenomen: njerëzit dhe institucionet janë bërë indiferentë ndaj akuzave nga më të paskrupullta ndaj politikanëve ,duke filluar me kryeministër, lider, deputet ministra e me rradhë.Si e shpjegoni ju këtë?

    Pyetje Zoti Kadare, a mendoni atëherë se vetë populli e ka sjellë këtë situatë aktuale ?

    Përgjigje Ka shumë faktorë që i krijojnë, ato përgatiten disa herë dalëngadalë, janë shuma e një sërë rënjesh morale.Në Shqipëri për fat të keq ka një mungesë ndërgjegjësimi, biles edhe në Kosovë.Përshëmbull nuk shikohen shpeshherë ato që janë kryesore.Ka gjithmonë një çoroditje të organizuar të mendimit, gati gati të planifikuara në të dy këto vende si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.Për Kosovën do të thoja se vihet re kohët e fundit një përpjekje për ta ftohur Kosovën me botën perëndimore, ka njerëz të interesuar për këtë gjë, ka rrethe të interesuar

    Pyetje Brënda në Kosovë apo?

    Përgjigje Brënda dhe jashtë, ato janë të lidhura.Sigurisht është e interesuar politika bazë e Serbisë që Kosova të ftohet, ta humbasi atë shans që ka pasur dhe shansi i saj i madh ishte simpatia e perëndimit dhe jo vetëm të humbasë simpatinë por të humbasi edhe lidhjet dhe mundësiht të kthehen në armiqësi dhe Serbia me njerëzit e saj në Kosovë vepron.Kush janë njerëzit e saj?Janë, (më lejoni të përdor frazën) shqiptarë të lënë nga mendja ose shqipatrë të shitur.Këta bëjnë pjesë në opinionin publik, në politikë, bëjnë pjesë kryesisht në mafien e Kosovës.Marksi ka thënë një frazë që është bërë famëkeqe:"Komunistët nuk kanë atdhe".Sot është koha për të thënë që mafiozët nuk kanë atdhe.Mafiozët serb, malazes, shqiptar bashkëpunojnë, pa çarë kokën fare.Janë "modern" nga kjo anë.Mund të mburren, duke u hequr si modern.Pra mafiozët s'kanë atdhe dhe këta mafiozë përderisa parapëlqejnë këtë bashkëpunim që të kujton pushtimin, sigurisht që ata janë të interesuar që në Kosovë të mos vijë Europa, të mos vijë perëndimi.E njëjta gjë për Shqipërinë.Absolutisht.Në Shqipëri ka vetëm një ndryshim.Janë enveristët e vjetër, komunistët e betuar, të cilët në bazë të ideologjisë së tyre, psiqikës së tyre,gati gjenetike qe kane urrejtja për perëndimin.Dhe ata vazhdojnë , ëndërrojnë që ta armiqësojnë Shqipërinë me perëndimin sikurse ëndërojnë në Kosovë serbët bashkë me shqiptarët e shitur dhe mafiozët.
    Edhe në Shqipëri mafiozët nuk duan që të ketë perëndim.Ata se thonë hapur, asnjë nuk thotë në Shqipëri hapur armiqëisinë ndaj Amerikës dhe Europës,sepse kjo do ti çonte në katastrofë,qoftë politikanët, qoftë mafiozët, biznesmenët që janë të lidhur me krimin e organizuar,por janë shumë të interesuar objektivisht që Evropa mos të vijë në Shqipëri dhe ata do të bëjnë çmos ta pengojnë këtë gjë.Dhe për këtë populli shqiptar do të jetë i ndërgjegjshëm, duhet të jetë syçelët qoftë në Shqiperi, qoftë në Kosovë.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Pra si në Shqipëri ,si në Kosovë nuk duhet të humbasi besimi....
    Besimi qe buron nga:

    a. Forcat tona (komunizmi)
    b. Zoti (himni kombetar)
    c. Hici (ateizmi/darvinizmi)
    d. Evropa (pan-evropianizmi)
    e. Ballkani (pan-ballkanizmi)
    f. Ndienje e pashpjegueshme (misticizmi)

    Mbase Kadare duhet te shprehet me qarte mbi kete punen e besimit, dhe jo ti bej bisht asaj.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  2. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  3. Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
    Nga Shën Albani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Kadare, i madh apo i famshem?
    Nga macia_blu në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 06-05-2003, 23:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •