Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 58 prej 58
  1. #51
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389

    Ndryshimi i librave te historise Shqiptare

    Historia e Shqipërisë, nis ndryshimi


    Elda Spaho, Altin Metaj

    Beqir Meta, Kristo Frëshëri

    Historianë
    Një nga të paktët historianë që kanë botuar vëllime mbi marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Meta tha se nuk e dinte që ishte ngritur një komision i tillë dhe se nuk kishte patur asnjë ftesë për të marrë pjesë në të. “Ngritja e këtij komisioni është diçka absurde sepse ai nuk mund të shqyrtojë tekste të hartuara në bazë të punimeve shkencore. Kurse për anëtarët e tij, unë them se thjesht fakti që ata kanë pranuar të marrin pjesë në të, është i dënueshëm”,-tha ai për “Shekullin”. Edhe historiani i njohur i marrëdhënieve shqiptaro-greke, Kristo Frëshëri tha se nuk dinte gjë për komisionin dhe se nuk ishte ftuar të merrte pjesë në të.

    Neritan Ceka, Shaban Sinani, Arben Puto, Valentina Duka, Fatmiroshe Xhemali dhe Ana Lalaj janë anëtarët e komisionit të ekspertëve që do të shqyrtojnë tekstet shkollore të historisë, në pjesët ku flitet për marrëdhëniet greko-shqiptare. Emrat e tyre u bënë të ditura dje për “Shekullin” në Ministrinë e Arsimit, më saktë nga zëdhënësi i kësaj të fundit.
    ***
    Pak javë më parë Ministria e Arsimit ka vendosur përfundimisht të ngrerë komisionin e ekspertëve, për të cilin është hedhur firma zyrtarisht qysh prej gjashtë vjetësh. Kur Shqipëria dhe Greqia, në 4 prill të vitit 1998 nënshkruan protokollin “Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë”, në një pikë të së cilit të dyja shtetet kishin rënë dakord që të ngrinin një komision të përbashkët ekspertësh që do të shqyrtonte tekstet shkollore të të dyja vendeve, në pjesët ku flitej për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
    Për gjashtë vjet me radhë gjërat qëndruan në hije derisa një muaj e gjysmë më parë ministrja greke e Arsimit lëshoi një deklaratë të ashpër në njërin nga stacionet private televizive greke. Marjeta Janaku e dha këtë deklaratë në 28 tetor 2004, vetëm pak ditë pas kthimit nga një vizitë në Shqipëri, si shoqëruese e presidentit grek Stefanopulos. Vizitë e shumëpërfolur kjo, ku presidenti grek nuk mënoi të zinte në gojë Vorio Epirin, gjatë një mitingu në Dropull të Gjirokastrës. Fill pas kësaj, Janaku i deklaroi stacionit televiziv “NET” se “Greqia do të ngrinte shumë shpejt një komision ekspertësh që do të shkonte në Shqipëri për të diskutuar me qëllim heqjen nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe. Në tekstet shkollore shqiptare ka akoma ide për Shqipërinë e Madhe”,-pati thënë ministrja greke e Arsimit.
    Katër-pesë javë më vonë, ministri i Arsimit Luan Memushi vendosi t’i jepte formë komisionit të ekspertëve shqiptarë. “Janë zgjedhur specialistë të fushave të ndryshme, emra të njohur”,-deklaroi ai. Sipas zëdhënësit të Arsimit, kryetar i këtij komisioni është Neritan Ceka, arkeolog dhe deputet, kurse anëtarët janë Arben Puto, historian që punon në Akademinë e Shkencave, Valentina Duka, historiane dhe pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Ana Lalaj, historiane dhe drejtore e Institutit të Historisë, Shaban Sinani, etnolog dhe drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Fatmiroshe Xhemali, specialiste në Drejtorinë e Inspektimit në Ministrinë e Arsimit.
    ***
    Sipas zëdhënësit të Arsimit, komisioni i ngritur nga ministri Memushi nuk do të ndryshojë përmbajtjen e teksteve. “Prej tyre do të shqyrtohen vetëm tekstet shkollore të historisë, por ende nuk janë vendosur të cilave klasa. Komisionet nuk do të vendosin për përmbajtjen e teksteve dhe do të shqyrtohen ato libra për të cilat do të bien dakord palët”,-tha ai.
    Nuk dihet se kur do të mblidhen ekspertët shqiptarë sepse sipas Ministrisë së Arsimit nuk i takon më asaj të organizojë takimet. “Ata kanë një kryetar që është zoti Neritan Ceka dhe i takon kryetarit të organizojë takimet”,-tha zëdhënësi i cili shtoi se nuk kishte ndonjë afat konkret brenda së cilit duhet të merrte fund shqyrtimi i teksteve shkollore.
    Disa javë më parë, ministri Luan Memushi shkoi për një vizitë në Greqi ku takoi homologen greke, Marjeta Janaku. I pyetur nga “Shekulli” nëse gjatë kësaj vizite u fol për komisionin e shqyrtimit të teksteve shkollore, zëdhënësi i Arsimit tha se dy ministrat “kishin folur për të gjitha problemet që shqetësojnë dhe preokupojnë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, pa u përgjigjur qartë nëse ishte folur ose jo për komisionin.
    Ministria e Arsimit tha dje se gjatë shqyrtimit të teksteve, mendimet e anëtarëve të komisionit nuk do të ishin vendime. “Ata do të japin vetëm konsiderata dhe konstatime. Vendimet do të ngelen në dorën e autorëve të teksteve, atyre që kanë hartuar librat”,-tha zëdhënësi.
    Nga ana tjetër, vetë disa autorë tekstesh (Gazmend Shpuza, Fatmira Rama, Myzafer Korkuti) kanë deklaruar për gazetën në nëntor të këtij viti se tekstet ishin shumë të sakta dhe nuk kishin nevojë për ndryshime faktesh.

    Pak histori
    Në në 4 nëntor 1998, qeveria shqiptare firmosi në Athinë, bashkë me atë greke protokollin “Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë”. Në një nga pikat e këtij protokolli shkruhej se do të ngrihej një komitet i përbashkët ekspertësh i cili do të shqyrtonte mënyrën se si ishte trajtuar historia mes dy shteteve në tekstet shkollore
    Në 3 prill 2003, qeveria shqiptare rifirmosi në Athinë, bashkë me palën greke protokollin “Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë”.
    28 tetor 2004
    Ministrja greke e Arsimit, Marjeta Janaku, jep një intervistë për stacionin televiziv grek NET. Ajo deklaron se sapo pala shqiptare të ishte gati, Athina do të dërgonte në Tiranë një grup ekspertësh “me qëllim që të heqin nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ka akoma ide për Shqipërinë e Madhe”, - ka thënë ajo.
    30 tetor 2004
    “Shekulli” boton fakte që vërtetojnë se mes dy shteteve ishte rënë dakord për ngritjen e një komiteti të tillë, por historianët, ata që kishin shkruar tekstet shqiptare, nuk dinin asgjë. Aq më pak dinin ata për anëtarët e grupit të ekspertëve që do të caktoheshin nga Ministria e Arsimit. Nga ana tjetër, historianët këmbëngulin se në tekstet e tyre nuk kishte asgjë që të helmonte marrëdhëniet shqiptaro-greke
    1 nëntor 2004
    “Shekulli” publikon edhe një pikë tjetër të protokollit, atë me numër 1.3.5, në kapitullin e dytë. Qeveria shqiptare kishte rënë dakord që të shqyrtonte mundësinë e futjes së greqishtes si një nga gjuhët e huaja fakultative në shkollat e mesme shqiptare. Nga ana tjetër, pala greke nuk kishte firmosur asnjë pikë ku të zotohej për të njëjtën gjë, pra që edhe ajo do të shqyrtonte mundësinë që shqipja të futej në gjimnazet greke si gjuhë fakultative.
    “Tekstet e historisë në shkollat shqiptare helmojnë marrëdhëniet dypalëshe”

    ATHINË – “Deri tani nuk e kemi shkruar mirë historinë. Dhe jo vetëm që nuk e kemi bërë një gjë të tillë, por tekstet shkollore të historisë “helmojnë marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. E në këtë kuadër ekspertë grekë që dinë shqip do të vijnë për të hequr nga librat e historisë ato pjesë që helmojnë këto marrëdhënie”. Ngritjen e një komisioni të përbashkët greko-shqiptar me qëllim analizimin e teksteve të historisë të të dy vendeve, e bëri të ditur gjatë një interviste në kanalin NET, ministrja greke e Arsimit, Marieta Janaku. Mbi bazën e atyre çka kishin rënë dakord edhe në Tiranë gjatë takimit me homologun shqiptar, Ministria e Arsimit e Greqisë do të ngrejë një komision pedagogësh dhe ekspertësh të shkencave historike që njohin edhe gjuhën shqipe.
    Sipas Janakut, kur të jetë gati edhe komisioni shqiptar, grupi grek do të shkojë në Shqipëri për të diskutuar me qëllim që “të heqin nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe”. “Ka akoma ide për Shqipërinë e Madhe”, -tha ministrja greke e Arsimit duke vazhduar se “të gjithë vendet e shkruajnë historinë ashtu si edhe u përshtatet. Por të dalësh jashtë nga e sotmja me ide të mëdha, helmon marrëdhëniet dypalëshe” .


    Edhe kjo na lypej nga greket! Na i shtine te dy kembet ne nje kepuce. Po nejse, duket nuk jemi te zotet apo te afte ti perballojme as kasaj.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Neritani ka dhene shenja moti qe eshte i gatshem te rishikoje historine..

    Para do vitesh ai tha dicka per Butrintin qe nuk tingelloj mire per ne Shqiptaret.

    Duke qene njeriu me servil i Nanos ai Cek Neritani mund te beje gjithcka..

    Ai mitraloi (gjat kohes qe ishte minister i brendeshem) me mitraloza e kallasha makinen qe udhetonte Azem Hajdari me femije..
    Ai dirigjoi bandat e Elbasan Peqin Cerrikut ne revolucion te 97-tes si dhe inskenoi e inspiroi vrasjen e Lek Zogut me qellim qe ky atentat ti mvishej Berishes..

    Pra jo me kot eshte zgedhur Asfalisti Cek Neritani i biri i Gestapovecit Hasan e sic duket dhe sorrolloperisht fuks ne gjithe kohet.

    Putua gjithashtu eshte i gatshem te marre porosi nga Nanosi e te bej korigjime per hir te Partise tije punisto-manusho Socialiste..

    Lalo Lalajet po ashtu bejne ci thot Partia qe ka zgedhje ne 2005 dhe i duhet ujdi me asfaline..

    Shabani po dihet cthot Partia ben Shabani..

    Luan Memush Gorilla patjater ka konto ne bankat greke sikurse shoket e tij Ministra Pandush Bisht Palla, Cac venizelosi e Ruc Malo finua.. e kusuri tjeter..

    Te shohem cdo thot kristo Frasheri qe u lodh per 29 Nentorin e qe me brek nder shale i jetoi 50-te 29 Nentora nga frik e Partise se 29 -tes..







    pitua

  3. #53
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    'To be or not to be'-kjo eshte çeshtja aktuale.
    Skenderbeun do e nxjerrim qe ka luftuar per greket. At Gjergj Fishten, Fan Nolin, Ndre Mjeden e shume te tjere do i nxjerrim rilindas te shquar greke, qe sebashku me te madhin Pirro i Epirit, e kane ndihmuar Greqine ne ditet me te veshtira.
    Na ngelet nje problem i madh, Ali Pashain s'kemi si ta helenizojme. Ku per dreq mban dhe emer mysliman ky, se te ishte ndryshe do ja kishim shtremberuar edhe ketij si Pirro Dhimes e Luan Shabanit.

    Me vjen te pelcase nga inati. Bravo PS, PSD, PMDNJ edhe PK qe po e shisni gjakun ashtu siç keni bere gjithmone...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #54
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia
    'To be or not to be'-kjo eshte çeshtja aktuale.
    Skenderbeun do e nxjerrim qe ka luftuar per greket. At Gjergj Fishten, Fan Nolin, Ndre Mjeden e shume te tjere do i nxjerrim rilindas te shquar greke, qe sebashku me te madhin Pirro i Epirit, e kane ndihmuar Greqine ne ditet me te veshtira.
    Na ngelet nje problem i madh, Ali Pashain s'kemi si ta helenizojme. Ku per dreq mban dhe emer mysliman ky, se te ishte ndryshe do ja kishim shtremberuar edhe ketij si Pirro Dhimes e Luan Shabanit.

    Me vjen te pelcase nga inati. Bravo PS, PSD, PMDNJ edhe PK qe po e shisni gjakun ashtu siç keni bere gjithmone...
    Po keta edhe Nene terezen e bene Vllahe. Merre me mend.! E bija e Kole dhe Drane Bojaxhiut.

    Brari, Duko! Po skemi ne o burr Akademi Shkencash as historjan. Po keta mutsihane duhej te hidheshin si qelbesira nga Shqiperia. Po kata s'kan as tyrp as moral. Ani, a do te nderrojne greken historine e tyre.? C'do thone per Camerine. C'do te thone per planet greko-serbe per coptimin e tokave shqiptare.

    Une e kam nje bibloteke modeste te Historise shqiptare. Kjo eshte per mua e verteta e jo cka thone keta karabusha.

    Edhe a din cka? Greket jane armiq te perbetuar te popullit shqiptar, e keshtu edhe do te mbeten ne te ardhmen.

    Une per veten time ketu ku jetoj kam kontakt me grek, por ujin jau nxierri kur bisedojme per keto ceshtje greko-shqiptare.

    Per fat te keq kan hasur me ken me luaj k*qe.

    Per zotin skemi as shtet as udheheqes! Ku eshte Kadareja? Akademie e Shkencave te Kosoves? Intelektual apo gazetare? Po ka vdekur Fishta, Noli dhe Konica. Keta s'do te rrinin duarkryq.........

    E bafte zoti me mire sec eshte...........

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    ENCIKLOPEDI SHQIPTARE E MESJETËS,me autorin ose udhëpërshkruesin e njohur MUHAMET DHIL-LI IBNI DERVISHI(EVLIJA ÇELEBI).
    Pakë fjalë nga parathënja:
    I dashur lexues
    Veprën e Muhamet Dhil-li Dervishit (Evlija Çelebiut) e kam lexuar në vitin 1945,në moshën njëmbëdhjetë vjeçar dhe habitesha,por ishte englezi Noel Malcolm,i cili e citon "Evlija Çelebi Sejjahatnamesin" në veprën "Kosova:një histori e shkurtër",që më detyroi ta ribotoj.
    Në këtë nismë kam hasur kundërshtimin e Kristo Frashërit,njërit prej autorëve të Historisë së Shqipërisë,të shkruajtur në periudhën e komunizmit,sipas të cilit botimi i kësaj vepre ishte i panevojshëm dhe përkthyesi i ndjeri Sali Vuçitërni,që si shumë patriotë të tjerë vdiç në burgjet e diktaturës,ishte armik.Ç'të bëjmë!këta njerëz ende kanë guxim t'i vënë vulën historisë të Shqipërisë.
    Kjo vepër,më e rëndësishme e simotrave të shkruajtura nga udhëtarët që kanë vizituar Shqipërinë,në Mesjetën e vonë,është botuar së pari në vitin 1930,e përkthyer nga patrioti Sali Vuçitërni me emrin "Shqipnija para dy shekujsh".
    Mitrush Kuteli vlerëson:
    "Monografi me rëndësi të jashtëzakonshme dhe thesar të begatshëm për të ndriçuar historinë e popullit shqiptar"(Shqipëria e re",19.04.1933)
    ...
    Botimi i parë:
    Shtypshkronja "Shkodra"-Tiranë 1930
    Botimi i dytë:
    "Besa"-Tiranë,2000
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 25-12-2004 më 00:33
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #56
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ky është një lajm për tu dëshpëruar. Kjo deklaratë e Cekës është edhe një gabim i tij. Ai ishte më 1995 apo 96 në Beograd për vizitë edhe Millosheviqit, kohë kur gjithë bota i kishte vënë sanksionet ekonomike e tregtare Serbisë dhe asnjë diplomat apo zyrtar i huaj (se jo më shqiptarë) nuk shkonte atje. Ceka ose duhet të ndryshojë e reflektojë në mënyrë që të mos përsëris më gabime të tilla ose të largohet nga politika.

    Librat tanë të historisë nuk duhet dhe nuk mund të ndryshojnë sepse nuk ndryshohet historia, mund të ndryshohet e ardhmja por jo e kaluara.

    Edhe sikur ti ndryshojnë librat e historisë, ata nuk mund ti ndryshojnë dot librat e rilindasve, librat e të huajve etj. etj. që dëshmojnë se Çamëria është jona etj. etj.

    Nëse duhet ndryshuar ndonjë gjë në librat e historisë atëherë duhet të hiqen rrenat e grekëve në librat e tyre të historisë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #57
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Cila eshte e verteta e historise midis Shqiperise dhe Greqise !!

    Nëse historia e kaluar mes dy shteteve nuk ka qenë edhe aq miqësore, kjo s’do të thotë se ajo duhet ndryshuar. I takon së ardhmes të korrigjojë gabimet e së kaluarës.

    Grekërit: Tekstet e historisë në shkollat shqiptare helmojnë marrëdhëniet dypalëshe

    Deri tani nuk e kemi shkruar mirë historinë. Dhe jo vetëm që nuk e kemi bërë një gjë të tillë, por tekstet shkollore të historisë “helmojnë marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë”. E në këtë kuadër ekspertë grekë që dinë shqip do të vijnë për të hequr nga librat e historisë ato pjesë që helmojnë këto marrëdhënie. Ngritjen e një komisioni të përbashkët greko-shqiptar me qëllim analizimin e teksteve të historisë të të dy vendeve, bëri të ditur dje gjatë një interviste në kanalin NET, ministrja greke e Arsimit Marieta Janaku. Mbi bazën e atyre ç’ka kishin rënë dakord edhe në Tiranë gjatë takimit me homologun shqiptar, Ministria e Arsimit e Greqisë do të ngrejë një komision pedagogësh dhe ekspertësh të shkencave historike që njohin edhe gjuhën shqipe. Sipas Janakut, kur të jetë gati edhe komisioni shqiptar, grupi grek do të shkojë në Shqipëri për të diskutuar me qëllim që “të heqin nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe”. “Ka akoma ide për Shqipërinë e Madhe”, tha ministrja greke e Arsimit duke vazhduar se “të gjithë vendet e shkruajnë historinë ashtu si edhe u përshtatet. Por të dalësh jashtë nga e sotmja me ide të mëdha, helmon marrëdhëniet dypalëshe”. Shekulli 30/10/2004

    Historianët Shqiptarë: kemi shkruar vetëm të vërtetën

    Gazmend Shpuza - Nëse në të kaluarën, historia mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka qenë edhe aq miqësore, kjo nuk do të thotë se ajo duhet ndryshuar. Unë mendoj se i takon së ardhmes, marrëdhënieve që do të ndjekin tani dy vendet, që të ndreqin armiqësitë e së shkuarës. Por historia është histori, ajo nuk ndryshohet. Historia është një shkencë dhe e tillë duhet trajtuar. Nëse do të rishikohen librat, është e domosdoshme që më parë të zhvillohen debate të hapura shkencore me specialistë dhe historianë.

    Myzafer Korkuti - Unë mendoj se deklaratat për të rishikuar historinë “e cila me mënyrën se si është shkruar helmon marrëdhëniet mes dy palëve” , janë diçka e vjetëruar dhe kanë një kuptim të ngushtë politik. Unë nuk i njoh tekstet shkollore të Greqisë, por di që në këtë shtet botohen herë pas here studime krejtësisht ekstremiste. Njëri prej këtyre librave i titulluar “Epirus” u botua në vitin 2000 dhe aty hidheshin ide të pafalshme si ajo e Greqisë që shtrihej deri në lumin Shkumbin në Shqipëri.

    Fatmira Rama - Me sa di unë dhe nga sa kam parë me sytë e mi, tekstet shqiptare të historisë janë nga më të barazpeshuarit në literaturën shkollore të Ballkanit, përfshi këtu edhe atë të Greqisë. Përkundrazi. Një student i imi që tani mëson në Greqi më tregonte një ditë se në tekstet e historisë studiuesit grekë vazhdojnë të përfshijnë brenda kufirit të Greqisë shumë vise që janë zyrtarisht të Shqipëri. E pra, kjo vazhdon e u mësohet të vegjëlve grekë sot e kësaj dite dhe nëpër tekstet e tyre përmendet shpesh termi “Vorioepir”. E kemi shkruar historinë të saktë, bazuar në fakte të vërteta, pa u ndikuar fare nga nacionalizmi. Nëse historia e kaluar mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, nuk ka qenë edhe aq miqësore, kjo s’do të thotë se ajo duhet ndryshuar. I takon së ardhmes të korrigjojë gabimet e së kaluarës. Këto janë mendimet e disa prej atyre që kanë shkruar tekstet shkollore të historisë në Shqipëri.

    PROTOKOLLI I TRADHËTISË

    Fatmira Rama, Gazmend Shpuza, Myzafer Korkuti thanë dje se nuk kishte asnjë fakt për t’u ndryshuar në librat e historisë që kanë kaluar nëpër duart e tyre. Të pyetur për protokollin e nënshkruar mes dy shteteve prillin e kaluar, ata thanë se nuk dinin asgjë për të. Vetëm zonja Rama pohoi se kishte dëgjuar diçka tek-tuk, por nuk bëhej fjalë për informacion të plotë. Aq më pak dinin historianët për grupin e specialistëve që duhet të ngrihet. Qeveria ka firmosur në 3 prill 2003 një protokoll i cili ligjëron ngritjen e grupeve të specialistëve grekë që do të shqyrtojnë tekstet shkollore të historisë, letërsisë, etj. Një vit e gjysmë më parë, shteti shqiptar dhe ai grek kanë nënshkruar një protokoll PËR TË CILIN DERI TANI NUK ËSHTË DITUR GJË. Nënshkrimi i protokollit është pohuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit. Gazeta Shekulli boton sot të plotë përgjigjen që kjo e fundit dha dje, për problemin në fjalë.

    “Në zbatim të pikës 2 të protokollit nënshkruar në Athinë më 3 prill 2003 mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë mbi programin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve për vitet 2003-2005, është rënë dakord për ngritjen e një komiteti të përbashkët ekspertësh për të studiuar mënyrën se si janë paraqitur historia, gjeografia, letërsia, kultura dhe ekonomia e secilit vend në tekstet shkollore në vendet respektive. Palët kanë rënë dakord në këtë protokoll që përmbajtja e teksteve në fjalë të studiohet në përputhje me standardet e konventave të Këshillit të Europës dhe UNESKO. Edhe në kontaktet e fundit me palën greke Ministria shqiptare e Arsimit (MASH) ka shprehur gatishmërinë e saj që ekipet e ekspertëve të takohen në një kohë të përshtatshme për palët. MASH është në pritje që pala greke të përcaktojë ekspertët e saj. Do të ishte vetëm gjykimi shkencor e profesional i tyre që do të verifikonte vërteësinë e teksteve shkollore të përdorura në të dy vendet dhe që do të krijonte kushtet për përsosjen e standardeve të kërkuara si dhe që nuk do të linte hapësira për paragjykime”.

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2005
    Postime
    5
    Kam nje material por me duhet ta perktheje por dhe kjo August nuk eshte keq. Kjo eshte Greqia e vertet .

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •