Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 58
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anëtarësuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Tani Athine, ishte nje shqiptar si Ali Pashe Tepelena qe mbuti ne liqenin e Janines te gjitha vajzat e atij qyteti, vetem e vetem se i biri u dashurua me nje prej tyre dhe nuk e kish me mendjen nga lufta por nga e dashura.

    Ali Pasha, me sa kam lexuar une, nuk mbyti ne liqen gjithe vajzat e Janines, por k_rvat e Janines. Me sa me kujtohet para se ti mbyste, i solli ne shesh te qytetit dhe ju adresua te afermve. se kushdo qe mund te mbyllte syte dhe ti falte zanatin e vjeter, mund ta merrte me vete gruan, vajzen, motren etj.

    Vetem nje burre u afrua te thote se e falte gruan e tij, pasi kishte femije me te. Ky mori nje gjym uje ja hodhi ne koke gruas (me duket quhej Frosina). Ali Pasha e lejoi ta merrte me vete.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anëtarësuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ishin shqiptaret ata qe u vune ne krye te luftes italo-greke nga italianet, qe gjoja po e sulmonin Greqine me pretekstin e "bashkimin e Camerise me Shqiperine".
    Musolini mendonte ndryshe. Nje nje leter drejtuar Hitlerit rreth vitit 1941, (material i cklasifikuar qe kam lexuar para disa viteve), ai jo vetem qe nuk i vendoste shqiptaret ne balle te fushates kunder Greqise, por perkundrazi, citonte qe dy batalionet shqiptare te derguara ne frontin grek qene aryeja themelore e deshtimit ne kete front. Ai justifikohej se qe e pamundur te ndihmonte krahet e armatave hitleriane ne Rumani, duke pasur shqiptaret qe nuk pranojne te luftojne kunder grekeve, dhe se pjesa me e madhe, edhe disa kapitene me sa me kujtohet dezertuan dhe u kthyen ne shtepite e tyre.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anëtarësuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Edhe vete popullsia came ne Greqi nuk ka qene aq e pafajshme karshi grekerve.
    Kush mund te dije me shume se ju, mbrojtesi i flakte i minoritetit cam ne Shqiperi, per fajesine ose pafajesine e tyre?

    Une po kaloj tek nje popullate me e "fajshme" ortodokse maxhoritare e Shqiperise.

    "Nuk mund te fshihen nga memoria shqiptare, ditet kur qeveriste princi europian Vilhelm Vid (7 mars-3 shtator 1914), mizorite greke nen flamurin e "Vorioepirit". Tipike eshte tragjedia e Kodres, nje fshat afer Tepelenes, ku greket i ftuan burra gra e femije, gjithsej 230 vete, te mblidheshin ne kishe, dhe u dhane urdher ushtareve te qellonin mbi ta me mitraloze. U vrane te gjithe. Kokat ua prene dhe ua varen ne muret e kishes. Gjeneral De Veeri i Misionit Hollandez shkoi ne ate fshat, dhe pa me syte e vet mizorine e tmerrshme greke, duke bere disa fotografi te pamjeve te tmerrshme. Doktori, pjesetar i Komisionit te Hetimeve, pa me syte e vet tru njerezor. Ne altar te kishes gjeti nje zemer qe rridhte gjak. Nuk duhet harruar qe keta te vrare nuk ishin myslimane, por te krishtere orthodokse qe u masakruan per shkak te identitetit te tyre shqiptar."

    “E gjithe lagjja e krishtere u detyruar te ngrinte flamurin grek. Hoqem flamurin shqiptar dhe Z. Spenser (Shkolla e Vajzave, Korce) ngriti ate amerikan. A. Spenser, kafazi yne, Zonjusha Qiriazi dhe dt mesues te tjere moren pushket te ruajne shkollen. …pati lutime te ashpra…15 burra nisen luften nga porta jone.Pastaj u mblodhen 150 vete per te sulmuar Mitropoline dhe kapur pershkopin grek. Kapiteni Dorman I misionit sulmoi nga lindja, Kapiten Gilardi nga jugu, Z. Spenser ish-oficer I marines amerikane nga perendimi. Njeresit e tij u gozduan nje dy ore te mira po me ne fund arriten ne Miropoli. Peshkopi hodhi armet poshte dhe u dorezua. ..Kater dite me vone luftetaret Greke u debuan nga qyteti. "

    "Kur andartet arrinten ne Kolonje, cbene neper fshatra nuk rrefehet. Ne maj 1914 grabiten Boroven, cnderuan me pahir me shume se 13 gra… Ne Gostivisht turperun me tepr se 18 gra. Ne Bush 5 gra dhe rrahem pa meshire plakat dhe pleqte e fshatit…Ne Luaras theren 20 femije muslimane, 4 i pagezuan…Shtepite e muslimaneve i bene hi nga Shqerria, Dangellia, Kolonja, Fushe Korca pasi I plackuan me pare…Ne Panarit theren si berrat 300 shpirt pasi I genjyen duke u thene” kthehuni ne shtepi se nuk ju ngasim”. Kur u kthyen I vrane me sepata per tmerr."

    "Ne Bocke (Korce) trupat greke vrane me shume se 200 vete, gra, femije e foshnje.Hormova…u zaptua nga greket. Te gjithe burrat 225 bujq te pambrojtur e paqesore u masakruan pa pike meshire. "(E. Jacques, The Albanians, 386-367)

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Koha Jone-http://www.kohajone.com/lexo.php?id=25924
    E Diele, 07 Nentor 2004

    REPLIKE, REPLIKES SE BOTIT

    Leter ne redaksi

    Shkak per te shkruar keto rreshta u be botimi ne numrin e te shtunes, 6 Nentor 2004 i replikes se shkruar nga zonjusha Loreta Boti "them zonjushes, per faktin se kishte nenshkruar si anetare e Kryesise se Forumit Rinor, te OMONIA-s, megjithese per te qene i sinqerte me duhet te pranoj se nuk i di kriteret e moshes per pranimet ne kete forum). Zonjushes "te me fali nese gaboj ne statusin e saj) na i eshte prekur rende sedra e saj kombetare "greke) nga nje artikull i botuar ne nje te perditshme shqipetare, pasi as me shume e as me pak, por na qenka shkruar se: "Greket jane te keqinjte, shqiptaret jane te miret."!!!

    E shkolluar padyshim ne vendin, qe ajo e konsideron si "vendin meme" "Greqi), cka eshte e lehte te kuptohet nga fryma e krejt shkrimit, konkluzionin e mesiperm e ka arritur nepermjet nje analize e cila le teper per te deshiruar e aspak e denje per nje antare kryesie, kur rreket qe te na mbushe mendjen per te kunderten, d.m.th qe jane shqiptaret te keqinje e grekerit te miret!

    Zonjusha eshte krenare per "greket e mire", pasi ata i thane "Jo" dhe e munden Italine fashiste, kurse shqipetaret e mbreti i tyre i dorezuan armet. Po a e di ajo se shqiptaret e "keqinj" i munden dhe cliruan vete vendin e tyre nga fashistet italiane e nazistet gjermane, ndryshe nga greket e "mire", qe clirimin ua sollen anglo-amerikanet, ata qe sot greket nuk duan t'i shohin me sy.

    Greket e Loretes jane te mire pasi, sic shkruan ajo, nuk na i paskan perzene camet qysh ne vitet 20 te shekullit XX, por duruan dhe e bene kete njezet e pese vjet me vone, nga vendi, qe sipas saj eshte "e ashtuquajtura Cameri". Po a nuk e di ti moj Lorete, se ne jug te tokave ku gjysherit e ju "grekeve e Shqiperise" jane vendosur si "cifcinje"" perfshire si gjysherit e t'u ashtu dhe ata te z. Stefanopullos), eshte nje krahine qe quhet Cameri e qe ka qene e banuar nga ata qe quhen came?Ti thua se ata na qenkan vendosur aty nga pushtuesi turk ne tokat e Epirit, i cili dihet se ishte shtet grek. Pra per ty, ashtu si dhe per gjithe "greket e mire", Epiri ka qene grek, Maqedonia greke, Pirro e Aleksandri grek, Troja, Mesopotamia, Egjipti e India po greke!!! Dhe te vjen keq kur e quajne "idiot" nacionalizmin grekTani bindem plotesisht se je teresisht e arsimuar ne shkollat e Greqise, perndryshe do kishe nje lloj ideje per te dalluar se sa "tjeter gje" jane "qyteterimi grek" e "kombi grek"Meqe ti, ashtu sikunderse Epirin dhe trojet ku sot jetojne turqit i quan greke, nuk te ka shkuar ndonjehere ne mendje se, pse nuk i kerkon edhe keto toka "Meme" Greqi, apo sic thone shqiptaret "dhe ata te Camerise): "ka Cecua bicak" Aq "inteligjent" eshte nacionalizmi grek sa i greqizon jo vetem emrat muslymane te shqiptareve, por te gjithe ata jo greke " une besoj se ty e dashur Lorete, ne Greqi te therrasin Lefkothe).

    Ti thua se shqipetaret na jane te "keqinje" sepse u islamizuan me shume se greket, por prej ketij fakti grekerve u erdhen aq te keqia sa u erdhen shqiptareve nga greket, kur keta te fundit u kristianizuan me vone se shqiptaret dhe kete besoj se e di e nderuara LoreteA e di ti Lorete se shumica e heronjve te Revolucionit Grek ishin shqiptare? A e di ti se greket u kendojne kenge per heroizem ndaj turqve dhe Bubulines dhe Frosines nga Janina, para arvanitase-shqiptare, kurse e dyta greke dhe besoj e di sa larg kane qene nga njer-tjeteri heroizmat e tyre, se ndersa e para luftoi kunder osmaneve deri dhe me hanxhar, e dyta luftoi me

    A e di, zonjusha Lorete se ai ushtari qe ecen aq bukur para parlamentit grek eshte i veshur "taidhio" si nje banor i Camerise dhe jo me te zeza si ata te Kretes apo ishujve te Greqise?!! Dhe eshte pikerisht keshtu, sepse ashtu ishin te veshur kapedanet e revolucionitKaterqind vjete ndenjen "raja" gjysherit e grekeve, veshur me te zeza e kular ne qafe dhe ishte Ali Pashe Tepelena ai, qe u lejoi t'u bien kembanave e te veshin rroba te shndritshme, ai shqiptar i islamizuar, qe per ironi te fatit qe me mizor me shqiptaret se sa me greket

    Une per vete mendoj se njeriu nuk duhet t'i kete pire ilacet, kur merr guximin e thote se: "Shqiptaret duhet t'i luten Zotit dite e nate, qe sjellja e grekeve ndaj tyre te mos ndryshoje", dhe se "Greqia e greket e Shqiperise po tregojne nje tolerance te jashtezakonshme ndaj nacionalizmit agresiv shqiptar!!! O Zot na mbaj mendjen!

    Domethene, ti thua as me pak e as me shume, por "shqiptaret t'i luten Zotit, qe greket te vazhdojne t'i fyejne, t'i poshterojne, t'i rrahin e t'i debojne, t'i therin dhe kur gezojne per nje ndeshje futbolli, mos t'u njohin te drejtat e shkollimit, gjuhes, prones, t'u hyne ne punet e brendeshme, te prishin shtet e zgjedhje e deri t'u vrasin ushtaret ne gazerma sepse kjo eshte tolerance greke" . Kurse "nacionalizmi agresiv shqiptar" na konsistoka, sipas teje, ne ate qe parlamenti shqiptar ka miratuar nje ligj absurd, i cili nuk na lejoka parti mbi baze etnike dhe se nuk u beka regjistrim etnik apo fetar i popullsise. Me ligjet qe miraton parlamenti shqiptar, ju moret ne pronesi tokat, te cilat erdhet ti punonit si hyzmeqare dhe ish zoterinjte tuaj kane mbi dhjete vjete duke bere greve e protestuar ne dyert e pushtetit shqiptar, pushtetit te tyre. Eshte ai parlament "nacionalist", qe me ligjet e tij i ka dhene qershine e tortes se ekonomise, kapitalistave helenas. Sa per regjistrimin e popullsise, asnje here juve "grekerve te Shqiperise) nuk u eshte mohuar etnia, por ju dhe "dajkua" doni qe gjithe ortodoksit e Shqiperise ti beni greke, por shqiptaret para kryqit vene kombin ndryshe nga greket qe para kombt vene kryqin, e prandaj flamuri i kuq me shqiponje eshte me i vjeter se ai me kryqin e kalter

    Kristaq Foto, Nee York USA

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Koha Jone
    E Diele, 07 Nentor 2004

    REPLIKE ME ANALIZEN E BOTIT

    Leter ne redaksi

    Eshte hera e pare qe i shkruaj redaksise suaj dhe ju falenderoj per punen tuaj, por bashke me falenderimet jane dhe verejtjet e mia si shqiptar.

    Lexova ne nje artikull te botuar nga Koha Jone, "Ku te con demonizmi i grekeve'', dhe te them te drejten grekerit po i fusin hundet thelle e me thelle, keshtu ne qeveri, ne histori, ne arsim etj, sepse tradhtaret jane brenda, por sot na del nje antare e forumit rinor te omonias tu tregoje ju si redaksi dhe mua si popull se si jane sjelle grekerit me shqiptaret, se si jane sjelle dhe si po sillen e di i gjithe populli shqiptar dhe dua te them se keto mendjethare qe i tregojne popullit tone nepermjet gazetes me te shitur dhe me popullore te duket e pabesueshme. Kjo zonje e nderuar na tregon dhe historine qysh nga mesjeta e deri ne ditet tona, pa tjeter frymezimet e saj jane njekohesisht edhe me ato te qeverise shqiptare nga firmosja e marreveshjes per futjen e greqishtes ne shkollat shqiptare, gje e cila nuk do te arrihet kurre te realizohet ne praktike.

    Nuk eshte thjeshte se ajo ben replika si perfaqesuese e forumit grekomonia, me z. Shkupi,por ajo me kete rast i ben te ditur popullit shqiptar fare hapur trillime te tilla.

    Grekerit, jane serbet e jugut qe gelltiten Camerine, duke vrare me mijera burra gra femije e pleq dhe te tjeret kush shpetoi kaloi per ne Shqiperi, kete gje deshen te benin edhe serbet me Kosoven por ngelen me gisht ne goje. Grekerit dhe serbet kane qene dhe jane armiqte tradicionale te shqiptareve brez pas brezi, dhe persa i perket te ardhmes une si pjese e gjenerates se re nuk do te lejojme te luhet me fatet e Atdheut. Prandaj, dua t'i them zonjes Loreta Boti te mos perdore terma te tille si;''e ashtuquajtura Cameri'', sepse ceshtja came nje dite do te zbardhet kur te kalojne ditet e zeza te qeverisjes se deritanishme.

    Haki Mana,

    PHILADELPHIA, U. S. A.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 07-11-2004 më 02:04

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    SHPELARJE TRUSH “MADE IN GREECE”


    Skënder Shkupi

    Ata, fqinjët tanë të Jugut, tashmë, hap pas hapi, po i afrohen qëllimit të tyre final. Gjakftohtë, metodistë skrupulozë në organizimin e mësymjes së planifikuar prej kohësh, të paepur në fanatizmin e tyre fetar e nacionalist, grekët janë fare pranë suksesit. Ndaj një partneri formal, të flashkët, servil e pothuaj inekzistent, qëndrimi grek po merr ngjyra arrogance e harbutërie të pazakontë. E kjo nuk ka pse të na habisë pasi është akti i fundit i një historie të gjatë mbi 60-vjeçare të vetëpërçmimit tonë të pashembullt në emër të interesave meskine të një grupi të vogël individësh narcisistë, të gatshëm për të sakrifikuar çdo gjë për ca karrige të mjera sundimtarësh liliputë.
    Qysh në vitet e L2B Enver Hoxhës dhe shokëve të tij iu sugjerua nga Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha urrejtja dhe lufta pa kompromis kundër nacionalizmit shqiptar, në emër të komunizmit e të internacionalizmit proletar. E gjithë ajka e intelektualëve cilësorë, të përgatitur për shumë vite me radhë në universitetet më në zë të Perëndimit, u asgjësua, u neutralizua ose u mënjanua plotësisht. Kuptohet, pas fitores, terreni ishte i gatshëm për ta shndërruar Shqipërinë në një republikë të shtatë të Jugosllavisë. Hapi i parë ishte unifikimi i monedhës, krijimi i gjithëfarësoj komisionesh bashkëpunimi ekonomik dhe futja e sërbishtes si gjuhë e huaj në shkolla. Na shpëtoi krejt rastësisht një kapriço e Stalinit.
    Ajo dramë kombëtare nuk na mësoi asgjë. Edhe pas vitit 1948 askush nuk guxonte të përmendte Shqipërinë Etnike, fjala “kosovar” ishte e njëvlefshme me “reaksionar”, kurse çami shihej si një specie e rrallë e përçudnuar që përbuzej haptas. Një logjikë, sa idiote, aq edhe e pështirë. Megjithatë, vite të gjata “shpëlarje trush” të shqiptarëve nga vetë shqiptarët e dhanë rezultatin e dëshiruar prej planifikuesve të tyre të vjetër. Një plejadë studiuesish të rinj, të formuar gjatë atyre viteve të Diktaturës, edhe pas vitit 1991, vazhduan të sulmojnë me përçmim nacionalizmin shqiptar në emër të gjithfarë teorish moderne apo amalgamash të kozmopolitizmit, anarkizmit e internacionalizmit të konvertuar në globalizëm fals. Kjo mësymje në shkallë të gjerë e organizuar gjoja në emër të luftës kundër primitivizmit enverist arriti të tulasë opinionin shqiptar e ta kthejë atë në soditës të dramës së re që ka rrezik të kthehet në tragjedi kombëtare. Kështu u pranua pa shumë kundërshtime një kryepeshkop që s’e ka vendin aty ku është, iu lanë Greqisë pikat kyçe të ekonomisë, u kapërdi masakra e Peshkëpisë, u miratua hapur vasaliteti i shtetit shqiptar që pranoi të nënshkruajë traktat miqësie e bashkëpunimi me një shtet juridikisht në gjendje lufte dhe, së fundi, u hodh poshtë çdo kompromis i mundshëm për Himarën, me antagonistë politikë shqiptarë, duke preferuar një qeverisje greke “vorioepirote”. Gjithësesi nënshtrimi mbeti në sferën e jetës materiale.
    Megjithatë grekët janë të pakënaqur. Ata aspirojnë skllavërimin shpirtëror të shqiptarëve. Dhe në këtë aspekt terreni është i gatshëm. Ne kurrë nuk iu kundërvumë pretendimeve greke për Vorio Epirin me studimin në shkolla të Shqipërisë Etnike. Ende nuk e kemi kuptuar platformën serbe apo greke – “kërko shumë që të marrësh pak”. Jugosllavia e dikurshme këmbëngulte për nënshtrimin e plotë e deri në kolonizmin e Shqipërisë për të pasur krejt të sigurt Kosovën; Greqia e sotme tund botën për Vorio Epirin dhe të drejtat “e mohuara” të minoritarëve për ta gëzuar qetësisht Çamërinë dhe pasuritë e saj. Ndërkohë ne mendojmë se me qëndrim urt’e butë, me nënshtrim e përulje ndaj fqinjëve, do të sigurojmë qetësinë e karrigeve tona dhe atë pasurim të mjerë që garanton sundimi mbi nje popull tru-shpëlarë. Jemi gati të biem dakord të na e shkruajnë grekët historinë tonë, të pranojmë që fëmijët tanë të cicërojnë greqisht e sidomos që në Korçë, Vlorë e Gjirokastër të dëgjohet vetëm gjuha e andartëve mjaft që në Tiranë të mos na e trazojnë kolltukun si ata që janë jashtë ashtu edhe ata që janë brenda KPD-së së partisë ngjyrë trëndafili. Nuk e di a ka mbetur ndonjë shqiptar në atë KPD-në e famshme ku herë pas here organizohen shfaqje-variete. Tani nuk është më fjala për dinjitet e personalitet politikanësh, për trafiqe e korrupsione, për rend apo shtet ligjor. Ato ose kanë avulluar prej kohësh, ose janë në proces avullimi. Tani problemi është uluritës: do të mbijetojmë në Ballkan si shqiptarë apo do të zhdukemi nga faqja e dheut?
    Me të drejtë ka njerëz që pyesin: mirë këta që pasioni për pushtet u ka dëmtuar koren e hemisferave të mëdha të trurit, po grekët ç’patën? Si është e mundur që e dekonspiruan në këtë mënyrë kaq pak të mençur projektin e tyre të greqizimit të shqiptarëve jo vetëm në Vorio Epir por në të gjithë RSH-në?
    Sigurisht të gjithë e dimë se ata nuk janë aq “budallenj”. Degjenerimi i keqadministrimit në Shqipëri është aq i madh sa zgjedhjet e ardhshme të vitit 2005 nuk premtojnë shumë për planet greke. Prandaj Athina është e detyruar të djegë etapat. Ata brenda 7-8 muajve duhet të zgjidhin disa detyra: të rishkruajnë historinë e Shqipërisë, të arrijnë autonominë e Vorio Epirit dhe t’i bëjnë shqiptarët e rinj të flasin greqisht. Shpëlarja e truve të shqiptarëve duhet të zbresë nga stafi i Qeverisë së Tiranës te pushtetarët e vegjël nëpër rrethe e deri në masën e popullit. Nuk pret koha. Situata ndërkombëtare nuk është dhe aq grekofile. Kohë nuk ka. Duhet shpejtuar. Dhe këtë ata po e bëjnë, mirë keq, tani nuk pret puna. Me këtë shpjegohet edhe “naiviteti” i ministres greke të arsimit që ia nxori kokën një marrëveshjeje që flinte e ptrazuar që prej 18 muajsh në një sirtar.
    Ata po bëjnë të tyren. Po ne ç’na takon të bëjmë? Së pari duhet sqaruar kush jemi “ne”? Sepse midis Athinës dhe Tiranës zyrtare nuk ka konflikt. Antagonizmi ekziston ndërmjet Qeverisë Greke dhe Kombit Shqiptar. Mirëpo ky i fundit nuk ka zë. Hapi i parë që duhet hedhur është gjetja dhe delegimi i kompetencave për vendimmarrje përfaqësuesve të mirëfilltë të Kombit. Tashmë pak rëndësi ka se cilët do të vijnë në pushtet, “të majtët” apo “të djathtët”. Ndarja aktuale është ajo ndërmjet “shqiptarëve” dhe “pak-shqiptarëve” për të mos thënë “antishqiptarëve” që fatkeqësisht kanë zënë shpesh kyçet e qeverisjes së vendit. Dhe një administratë e tillë do të jetë plotësisht në gjendje të vlerësojë situatën e sotme e të vendosë që siguria dhe qetësia e brendshme ose e jashtme e vendit arrihet vetëm me qëndrime të guximshme, parimore e të vendosura duke sfiduar kërcënimin me të njëjtën monedhë, pa u trembur pasi dihet që nëpër luftëra frikacakët vriten të parët. E pra kjo është luftë me pikësynim të qartë, për ne – mbijetesë në Ballkan, për fqinjët tanë të jugut – hegjemoni në gadishull. Dhe historia vërtetë duhet rishkruar por jo nga grekët , nga ne vetë. Nxënësit shqiptqrë duhet të dinë saktësisht se prej ku e deri ku shtrihet Shqipëria e mirëfilltë, pa u trembur nga akuzat për shovinizëm të fqinjëve tanë. Duhet hequr dorë nga frika se termi “Çamëria Shqiptare” përbën “sakrilegj” dhe helmon marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve. Që ne, më e pakta, të rrojmë në paqe me grekët duhet t’ua afishojmë atyre vendosmërisht e pa doreza Janinën e Çamërinë Shqiptare kundrejt “Vorio Epirit” të tyre “Grek”. Sa për shkollat, kërkesa e mësimit të greqishtes është aq absurde saqë zor se pranohet edhe nga shumica e socialistëve që qeverisin vendin megjithë deformimet e mëdha në karakter të drejtuesve të tyre.
    * * *
    Mund të krijohet përshtypja që një trajtim i tillë i çështjeve të mbetura pezull ndërmjet dy vendeve është anakronik e nuk i përgjigjet frymës së kohës. Mirëpo, në të vërtetë, ngjan sikur ajo fryma e kohës fryn vetëm këndej Gramosit. Andej matanë mund të ketë vetëm ca puhiza të kohës por frymë kurrsesi. E në vend që të mundojmë veten me dilema të kota nëse bëjmë mirë apo keq të jemi më të ashpër e më konseguentë se deri sot në mbrojtjen e interesave tona do të ishte mirë të shtronim një pyetje paralele: a bëri mirë apo keq Maqedonia që nuk pranoi diktatin grek për emërtimin e saj?
    Përgjigjen për sa më sipër secili mund ta gjejë te vendimi i fundit i presidentit Bush.

    07/11/2004
    KATEGORIA: Analiza

    Shekulli----http://www.shekulli.com.al

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ishin shqiptaret ata qe u vune ne krye te luftes italo-greke nga italianet, qe gjoja po e sulmonin Greqine me pretekstin e "bashkimin e Camerise me Shqiperine".
    Shqiptaret nuk kane qene kurre ne krye te luftes italo-greke: edhe ata pak shqiptare qe mundi te rekrutonte Italia, dezertuan megjithe arme sapo gjeten rastin.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Edhe vete popullsia came ne Greqi nuk ka qene aq e pafajshme karshi grekerve.
    Faji i vetem i popullsise çame ishte qe ishte shqiptare dhe nuk ishte greke. Greqia donte me çdo kusht t'i perzinte çamët nga Cameria qe te mos kishte probleme me ta ne te ardhmen. Pra ishte nje shkak politik; prandaj boll me thashetheme grarish, se edhe sikur ne menyren me engjellore te ishin sjelle camet, edhe sikur te mos ishin mbrojtur fare, Greqia prape do te bente ate qe beri.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Prandaj boll me keto parrulla boshe se gjoja greket kane qene okupatore dhe ne shqiptaret kemi qene viktima. Ne maredheniet shqiptaro-greke, shqiptaret kane patur po aq faj sa greket,
    Ca faji kemi ne shqiptaret? U kemi derguar ndonjehere banda andartesh grekeve qe t'i vrisnim me qindra edhe gra e femije, qe t'i detyronin te mos flisnin greqisht, qe t'u shpallnin krahina te pavarura mu ne mes te Greqise? Jo, shqiptaret se kane bere kurre nje gje te tille, jane greket qe i kane bere te gjitha keto dhe pergatiten te bejne akoma te tjera si keto.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ata qe e shohin historine ne televizor bardhe e zi, i miri i keqi ne film, nuk kane per ta mesuar kurre te verteten historike. Dhe per aq kohe sa palet, si shqiptaret dhe greket nuk do te pranojne barren e tyre te fajit historik, nuk ka per te patur paqe midis fqinjeve jugore te Ballkanit. Dhe per aq kohe sa nuk do te kete paqe, njerez si ty qe punoni, mesoni e jetoni ne Greqi do te vuani ne kurrizin tuaj pasojat.

    Albo ty te digjet zemra per Ballkanin apo per Shqiperine?
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Tani Athine, ishte nje shqiptar si Ali Pashe Tepelena qe mbuti ne liqenin e Janines te gjitha vajzat e atij qyteti, vetem e vetem se i biri u dashurua me nje prej tyre dhe nuk e kish me mendjen nga lufta por nga e dashura.

    Ishin shqiptaret ata qe u vune ne krye te luftes italo-greke nga italianet, qe gjoja po e sulmonin Greqine me pretekstin e "bashkimin e Camerise me Shqiperine".

    Edhe vete popullsia came ne Greqi nuk ka qene aq e pafajshme karshi grekerve.

    Prandaj boll me keto parrulla boshe se gjoja greket kane qene okupatore dhe ne shqiptaret kemi qene viktima. Ne maredheniet shqiptaro-greke, shqiptaret kane patur po aq faj sa greket, pasi ishim ne te paret qe i shpallem lufte Greqise. Bara me e madhe e fajit bie mbi Italine fashiste dhe fuqite e medha qe ndane kufijte e sotem, por si Greqia dhe Shqiperia kane baren e tyre te fajit historik.

    Ata qe e shohin historine ne televizor bardhe e zi, i miri i keqi ne film, nuk kane per ta mesuar kurre te verteten historike. Dhe per aq kohe sa palet, si shqiptaret dhe greket nuk do te pranojne barren e tyre te fajit historik, nuk ka per te patur paqe midis fqinjeve jugore te Ballkanit. Dhe per aq kohe sa nuk do te kete paqe, njerez si ty qe punoni, mesoni e jetoni ne Greqi do te vuani ne kurrizin tuaj pasojat.

    Por ti je shume "patriot" per ta kuptuar kete gje.

    Albo


    Genjeshtra historike pa Dogane!

    Ali Pashai nuk mbyti te gjtha vajzat e Janines por vetem dashnoren e djalit te vet Zonjen Frosini si dhe disa gra te tjera te pandershme te cilat ne kohen e sotme do ti quanim ****** apo prostituta.....

    Kete e beri pasi nusja e djalit te madh shkoi dhe iu ankua se burri po e tradhetonte me zonjen e nje tregtari grek e cila quhej Frosini....
    Bashke me te mblodhi dhe disa gra te tjera te pandershme midis te cilave kishte dhe musulmane dhe dha urdher te mbyteshin ne Liqenin e Janines....Me pas u pendua per veprimin qe beri dhe dha urdher qe te hidhej ne Liqen nje sasi sheqeri ne shenje pendimi......

    Ali Pashain e admirojne greket dhe nuk e admiron Alb Papa!!! Greket arrijne deri atje sa ta quajne "Luani i Epirit".
    Kam vizituar personalisht varrin e Ali Pashait dhe per nder te tij aty ruhet akoma dhe xhamia qe ai ndertoi si dhe ruhet akoma ne ishullin e Liqenit ndertesa ku ai u ekzekutua....Aty shiten dhe libra qe flasin mbi jeten e tij....

    O genjeshtar modern, kush te tha se shqiptaret u vune ne krye te Luftes Italo-Greke? Gjyshi yt nga Permeti? Mjafon vetem mbiemri juaj Papa per te vertetuar se sa shqiptar jeni ne te vertete....Mbiemri juaj eshte grek pse nuk del hapur ne forum qe ta pranosh se ke rrenje greke por na hiqesh si shqiptar i moderuar qe ke ide filogreke?

    Popullsia came ishte e diskriminuar ne kulm nga greket per vite me radhe dhe eshte llogjike qe nje pjese e tyre shfrytezuan rastin dhe bashkepunuan me pushtuesin....
    Te kerkoj falje per menyren si shprehem por fakti se ti merr anen e ekstremisteve greke e jo te historise reale me detyron te sillem ne kete menyre....


    Sa per 2 paragrafet e fundit nuk ia vlen ti komentoj pasi tashme ti ke dale hapur si nje "grekofil"....Thjesh i bej te ditur shqiptareve qe nuk jane ne Greqi se mbiemri Papa eshte shume i perhapur ne Greqi, dhe secili le te nxjerre konkluzionet e veta mbi reagimet ne shkrimet e mesiperme....


    Sa per paqen ne Ballkan kjo varet nga USA ata komandojne te gjitha levizjet dhe kjo vertetohet me se miri nga ngarjet e fundit.....

    Personalisht kam qene nder te privilegjuarit e Greqise pasi si student qe jam nuk kam pasur problemet qe ka nje emigrant i thjeshte.....Gjithashtu i jam mirenjohes shtetit grek i cili me ka siguruar burse studimi dmth te gjitha falas......
    Gjithashtu marrdheniet me greket ne pergjithesi si ne universitet dhe jashte tij kane qene te shkelqyera...Gjithashtu mund te them se e admiroj kulturen dhe historine e Greqise se lashte, ne te njejten kohe i madh ka qene dhe interesi i im per Greqine moderne dhe ky ka qene shkaku qe te pervetesoj ne menyre te persosur greqishten.....Ti them te gjitha keto per tu moskeqkuptuar se fakti "qe jam i shtypur" me detyron te sillem keshtu....

    Kur eshte fjala per interesa kombetare dhe per fakte historike jam i detyruar te them realitetin por kjo nuk do te thote se jam antigrek! Thjesht jam kunder politikes qe ndjek shteti grek.......
    Gjithashtu nuk kam urrejtje ndaj grekeve apo ndonje populli tjeter....Greket jane nje popull si te gjithe popujt biles ne vecanti ne Ballkan jemi dy popuj me rrenje te perbashketa por politika e shtetit grek ndaj shqiptareve ka qene armiqesore dhe jo e sinqerte...Sidoqofte vitet e fundit ka nje afrimitet dhe permiresim dhe kjo gje eshte pozitive....

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ti merr burse nga shteti grek, edukohesh ne Greqi dhe jeton ne ate shoqeri prej vitesh dhe une qe nuk kam shkelur ndonjehere ne Greqi jam "greku"? A te keqen te mendjes se bukur qe me ke. Patriotizmin tim nuk ka ngelur ta gjykosh ti, pasi patriotizmi yt eshte vetem FJALE.

    Ali Pasha mbyti te gjitha vajzat e qytetit te Janines duke i hipur ne varka dhe duke i permbysur varkat ne mes te liqenit. Vendasit moren gjymat dhe kova neper duar per te tharre liqenin, ne nje forme deshperimi dhe kuje. Kete e gjen jo vetem ne folklorin e vendasve greke, por edhe ne folklorin shqiptar, sidomos ne zonen kufitare qe kane patur historikisht Janinen si kryeqytetin e gjithe zones.

    Ali Pashai ka qene nje prej njerezve me katile ne histori dhe ka kryer krime nga me monstruozet jo vetem ndaj grekerve por edhe ndaj shqiptareve (kujto Suliotet). Greket dhe shqiptaret e nderuan vetem pasi Ali Pashai zgjodhi qe ti marri ne mbrojtje te krishteret, pasi Shen Kozmai i rrefeu profecine e tij, e cila kushtezohej me mbrojtjen e te krishtereve. Ali Pashai ishte i vetmi Pasha qe nuk i persekutoi te krishteret ne ate mase qe i persekutuan parardhesit e tij dhe ndihmoi edhe ne levizjen per pavaresi te Greqise duke mbeshtetur levizjet lokale qe dobesonin ndikimin e Sulltanit ne Pashallekun e tij.

    Kur une shkruaj per maredheniet shqiptaro-greke, ti lexo e meso, pasi une nuk te shkruaj nga Athina apo Tirana, te shkruaj nga Amerika, dhe nga Amerika nuk shikon vetem Greqine apo Shqiperine, shikon te gjithe Ballkanin dhe mentalitetin mesjetar te tij. Nese ky mentalitet ju vjen ju per shtat, shume bukur, mbrojeni dhe perqafojeni, pasi tek e fundit, jeni ju me injorancen tuaj qe do te vuani pasojat ne kurrizin tuaj. Dhe kur tu dhembi kurrizi, filloni ritualin e budallait, greket jane te keqinj, shqiptaret jane te keqinj se ju clirojne nga dhimbjet.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ti merr burse nga shteti grek, edukohesh ne Greqi dhe jeton ne ate shoqeri prej vitesh dhe une qe nuk kam shkelur ndonjehere ne Greqi jam "greku"? A te keqen te mendjes se bukur qe me ke. Patriotizmin tim nuk ka ngelur ta gjykosh ti, pasi patriotizmi yt eshte vetem FJALE.

    Ali Pasha mbyti te gjitha vajzat e qytetit te Janines duke i hipur ne varka dhe duke i permbysur varkat ne mes te liqenit. Vendasit moren gjymat dhe kova neper duar per te tharre liqenin, ne nje forme deshperimi dhe kuje. Kete e gjen jo vetem ne folklorin e vendasve greke, por edhe ne folklorin shqiptar, sidomos ne zonen kufitare qe kane patur historikisht Janinen si kryeqytetin e gjithe zones.

    Ali Pashai ka qene nje prej njerezve me katile ne histori dhe ka kryer krime nga me monstruozet jo vetem ndaj grekerve por edhe ndaj shqiptareve (kujto Suliotet). Greket dhe shqiptaret e nderuan vetem pasi Ali Pashai zgjodhi qe ti marri ne mbrojtje te krishteret, pasi Shen Kozmai i rrefeu profecine e tij, e cila kushtezohej me mbrojtjen e te krishtereve. Ali Pashai ishte i vetmi Pasha qe nuk i persekutoi te krishteret ne ate mase qe i persekutuan parardhesit e tij dhe ndihmoi edhe ne levizjen per pavaresi te Greqise duke mbeshtetur levizjet lokale qe dobesonin ndikimin e Sulltanit ne Pashallekun e tij.

    Kur une shkruaj per maredheniet shqiptaro-greke, ti lexo e meso, pasi une nuk te shkruaj nga Athina apo Tirana, te shkruaj nga Amerika, dhe nga Amerika nuk shikon vetem Greqine apo Shqiperine, shikon te gjithe Ballkanin dhe mentalitetin mesjetar te tij. Nese ky mentalitet ju vjen ju per shtat, shume bukur, mbrojeni dhe perqafojeni, pasi tek e fundit, jeni ju me injorancen tuaj qe do te vuani pasojat ne kurrizin tuaj. Dhe kur tu dhembi kurrizi, filloni ritualin e budallait, greket jane te keqinj, shqiptaret jane te keqinj se ju clirojne nga dhimbjet.

    Albo
    Nuk eshte e thene qe pse nuk ke shkelur ne Greqi nuk je grek....Mund te jesh grek dhe pa shkelur ne Greqi.....Une nuk te pagezova grek, thjesht meqe mbiemri yt eshte grek, mendova mbase je grek......Nese ke rrenje greke nuk ke pse e fshesh biles duhet te ndihesh krenar, pastaj pak rendesi ka perkatesia etnike rendesi kane idete dhe veprat qe kryen ne jete.....

    Nje gje me ben pershtypje me rastin tend...Kur behet fjale per Ortodoksine dhe Greqine mendimet e tua kane qene kunder oppinionit te gjere shqiptar.....
    Gjithashtu nga sa kam kuptuar ke mjaft dijeni per Greqine....Nga i merr keto informacione?Se besoj ne Shqiperi sado qe te kishe lexuar literatura ne lidhje me Greqine ishte e paket...

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •