Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 58
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Duket te cuditshme deklaratat e ministres greke per te pastruar librat e historise nga ekstremizmat- kur
    - Greqia akoma ka nje ligj lufte me Shqiperine, [ligj i cili qeveria greke e viteve 80 i kerkoi parlamentit ta hiqte dhe ky e refuzoi duke mbajtur akoma ligjin].
    -Duket qesharake e provokative kur nje pale mban nje ligj lufte e kerkon te pastroj historine nga ekstremizmat kur ajo i ka me ligj ekstremizmat.

    Qeveri greke duke qene ne BE e NATO e konjukturat nderkombetare nuk deklarohet dote hapur per vori-epirin po ne gjithe veprimet e diplomacise greke ne shqiperi e ne cdo kerkese te vecante dallon qarte se jane te njejta e paralele me idete shoviniste te vorio-epirin.
    Keshtu duke mos i kerkuar dote ne bllok per arsyet e mesiperme qeveria greke i ndan nje e nga nje per te mashtuar po duket qarte se keto kerkesa jane idete shoviniste per vorio-epirin.

    Eshte ne dore te qeverise greke per ti dhene fund konfikteve duke hequr ligjin e luftes,pranuar numrin real te minoritetit grek ne shqiperi ne fshatrat e Dropullit e Vurgut[duke hequr dore nga ajo qe konsideron cdo ortodoks shqiptare grek e numri i grekerve ne shqiperi sipas tyre ne 400 mije], e te ndaloj sposorizimet e krijimet e problemeve si ne Himare,e te ndaloj ate trajtim racist te shqiptareve nga gjithe pjeset e shoqerise greke.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Prof. Dr. Apollon Brace: Shitesi i kombit

    Marre nga Tema, 4.11.2004

    Editoriali: SHITESI I KOMBIT

    Nga Prof. Dr. Apollon Baçe

    Kur nuk ndihesh fare mirë
    (sepse shpirtin e ke plot)
    Zë këndon në vetësirë
    Pa të derdhen pika lot.

    Pika lot si pika dylli
    Që të derdhen aqë shpesh.
    Kush qepallat nuk i mbylli
    Nuku mund t'i marrë vesh.

    (Lasgush Poradeci, nga Kënga Mendimtare)

    Kush të tall me verb të kotë,
    Nuku mund ti ndjejë gjiri.
    Ç'dritë e bardhë djeg në botë
    Me çdo pikë prej qiriri.

    (Lasgush Poradeci, nga Kënga Mendimtare)

    E nesërmja pa të djeshme

    Komenti i ministres greke të arsimit Janaku në stacionin televiziv grek Net se "Grupi grek do të shkojë në Shqipëri për të diskutuar heqjen nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësi dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe" tradhtoi praninë e një protokolli sekret midis Qeverisë Greke dhe Qeverisë Nano të nënshkruar me 3 prill të vitit të shkuar. Këtë protokoll që implementon dhe thellon skajshëm protokollin po sekret të vitit '98, ashtu si edhe gjërat e tjera të prapa në kurriz të kombit, Nano e mbajti të fshehur. Deri edhe nga autorët e librave të historisë që do të saktësohen, a më saktë që do sakatohen. Dhe, sikur të mos kishte qenë ekzibicionizmi, dëshira për t'u mburrur, e ministres Janaku, prania e tij protokolli as kishte për t'u marrë vesh ndonjë herë. Dihet se Nano mund të tregtojë gjithçka: plehra, dinjitet, jetë njerëzish. Dihet se ai mund të shesë edhe të sotmen, edhe të nesërmen e kombit; edhe vlerat e tija materiale, dhe vlerat e tija shpirtërore. Por askujt nuk mund t'i shkonte ndërmend se ai do t'ia shiste atij edhe të shkuarën. Që nga Pirroja i Epirit, tek Dëshmorët e Peshkëpisë së Sipërme. Dhe kjo të krijon një makabritet makabër ku ulërimat e foshnjeve çame të djegura në djep, përzihen me hijet e ushtarëve të therur në mes të natës. Krijon atë atmosferën fantastiko- moralizuese të "Historisë së Pafund" të Michael Ende-s ku Mbretëresha e së Ligës e shtyn heroin e historisë të pafund që të shesë copë pas cope kujtimet duke u bërë copë pas cope më i egër dhe më i padinjitet. Deri në vrasjen e shokut të tij. "Në se një kombi i merr gjuhën dhe kujtimet, ai komb nuk ekziston më. Ai shndërrohet në një turmë skllevërish" tha Hitleri pasi e rrafshoi Varshavën me tokën, kur Varshava ngriti krye kundër tij. Dhe kishte plotësisht të drejtë, pasi Kombi nuk jeton vetëm me të sotmen. Kombi nuk jeton as vetëm me të nesërmen. Kombi jeton me të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen. Në një unitet shpirtëror dhe material të tyrin. Dhe pikërisht ata elementë që përbëjnë esencën, domethënien shpirtërore të një kombi, gjuhën dhe historinë e tij, Nano ja paskesh shitur grekërve. Si ajo mbretëresha e së Ligës. Për të shlyer faturat e jahteve, hoteleve dhe moteleve.

    Trupi pa shpirt

    Sipas protokollit të Nanos "Palët do të krijojnë kushte të nevojshme për mësimin e gjuhës amtare për minoritetin grek". Po sipas protokollit të Nanos pala greke do të shqyrtojë mundësinë e mësimit të gjuhës amtare nga fëmijët shqiptarë që ndodhen në Greqi për arsye ekonomike". Ndërkohë "do të shqyrtojë" nuk të detyron për kurrfarëgjëje. Përgjigjen "u shqyrtua, por nuk mund të zbatohet" nuk mund ta kundërshtosh, pasi protokolli të detyron ta shqyrtosh, por jo ta zbatosh. Në të kundërt "do të krijojnë" është forma taksative, detyrimore, që nuk lë asnjë shteg për diskutim. Kjo dhe është njëra anë e "reciprocitetit". Protokolli i '98-ës parashikonte mësimdhënien shqip në universitetet e Athinës dhe Janinës dhe mësimdhënien greqisht në Tiranë dhe Gjirokastër. Në universitetet e Tiranës dhe Gjirokastrës jepet mësim greqisht, në universitetet e Athinës dhe Janinës nuk jepet mësim shqip. Kjo dhe është ana tjetër e reciprocitetit. Ndërkohë që minoriteti i grekërve në Shqipëri është sa 1/80 e shqiptarëve në Greqi, me arvanitas, çamër ortodoksë dhe emigrantë ekonomikë bashkë dhe, megjithë rekomandimet e KE-së, askush nuk i përmend të 2-3 milion arvanitasit që vazhdojnë të flasin shqipen e Buzukut, as çamët ortodoksë që flasin shqip vetëm kur sigurohen se përreth nuk ka ndonjë grek që mund t'u bëjë hatanë. Së fundi protokolli shënjon "përfshirjen e gjuhës greke ndër gjuhët fakultative në shkollat mesme" duke shënjuar rastin e parë në botë ku greqishtja quhet gjuhë ndërkombëtare. Step by step, hap pas hapi, dhe në hapin e fundit do ta shohim veten jashtë: Në fillim greqishtja fakultative dhe shqipja e detyruar, pastaj greqishtja dhe shqipja e detyruar, pastaj andej nga Vorio Epiri greqishtja e detyruar dhe shqipja fakultative, pastaj kthimi i Vorioepirotasve vlonjatë, a përmetarë, a gjirokastritë në një turmë argatësh greqishtfolës. Ashtu siç donte të bënte me polakët Hitleri. Po i more mendtë, gjuhën dhe shpirtin trupit, trupi bën atë që i thonë. Dhe kjo është ana e fundit e reciprocitetit.

    Faji i palës së helmuar

    Po i njëjti fakt dhe po e njëjta ngjarje, mund të kundrohen nga këndvështrime të ndryshme. Sipas optikave të ndryshme. Por vetë fakti dhe vetë ngjarja janë të patjetërsueshëm. Fakti dhe ngjarja as mund të "saktësohen" as mund të "zhbëhen". Vrasja e ushtarakëve shqiptarë në Peshkëpi të Sipërme nga paraushtarakët e Mavi-t mund të kundrohet edhe si krim ndërkombëtar, edhe si trimëri kombëtare. Por fakti se paraushtarakët e Mavi-t masakruan me 10 prill 1994 ushtarakët e repartit në Peshkëpi të Sipërme nuk zhbëhet dot. Ai mbetet fakt. Sipas parimit të Kanunit të Lekës "Gjaku nuk ndryshket". Nuk mund të zhbëhet as fraza e Ta Nea-s së 22 marsit 1995 "Kreu i organizatës Mavi duhet të jetë greko-amerikani Nikollas Gage, i cili ka vizituar rregullisht Shqipërinë dhe ka pranuar se i njeh dhe ka folur në telefon me shtatë të akuzuarit për vrasje". Dhe, nëse fakte të tillë "helmojnë marrëdhëniet dypalëshe", faji nuk është i palës së helmuar, por i palës helmuese. Por nëse palës greke i është shkrepur medoemos ta rishkruajë të shkuarën dhe të thotë ndër të tjera se Çamëria nuk është dhe nuk ka qenë Shqipëri, ajo duhet t'ia nisë me ato librat e vjetra të sajat. Me regjistrat e Aravantinoit, i cili pasi numëron si llogaritar dioqezat, shtëpitë dhe banorët e Epirit, thotë se raporti shqiptaro- grek në Epir është 9 shqiptarë me 1 grek (Chronografia Tis Epirou, Athine, 1856, II, 320- 338). Pastaj t'ia hyjë faqeve të Geographia Albanais kai Epeirou të bashkëkombasit Psalidhas, sipas të cilit "deri në Artë flitet vetëm shqip". Pastaj të grisë edhe faqet e librave të udhëtarëve dhe etnografëve me famë, francezit Ami Boue, kolonelit anglez Martin Leake dhe etnografit gjerman Mendelson Bartholdi se "treva shqiptare shtrihet deri në Prevezë". Pastaj të nisë e të shkulë ato poezitë e Hygoit që i këndon heroit të revolucionit grek të 1821 Marko Boçarit dhe të shprishë origjinën e kapedanëve të mëdhenj të këtij revolucioni: Karaiskaqit, Miaulit, Kollokotronit, Bubulinës e shumë të tjerëve. Palës greke i duhet të fshijë edhe ato "kujtimet e hidhura" të oficerit të saj Fessopullos për bëmat e shkurtit 1913 të kapiten Muxakas. Për ato gjerdanët me veshë burrash çamë dhe themtha gjinjsh grash çame që mbanin në qafë Trypogeorgi, Manosi, Montaka dhe Granica.

    Kolaboracionistët

    "Zervas i dëboi Çamët me 1944. Dëbimi i tyre u bë me një gjakderdhje të madhe. u vranë 2300 çamë dhe 450 vdiqën gjatë torturave... Kjo u pasua ne mars të '1945 nga masakra e madhe e Çamëve të Filatit që është e pafalshme" raporton Koloneli ëoodhouse, Shefi i Misionit Ushtarak Britanik ne Greqi. "Në mars 1945 njësi të Zervasit kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe praktikisht e spastruan atë nga shqiptarët. Autoritetet e Greqisë VP kryen goditje të egra, duke dëbuar rreth 25.000 banorë të Çamërisë nga shtëpitë e tyre. Ata u ndoqën deri në kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona" e plotëson atë Shefi i Misionit Amerikan në Shqipëri. 5800 shtëpi të djegura, një çerek milioni kuintal grurë dhe 150 mijë bagëti të grabitura, 200.000 ha tokë e zaptuar, 3 miliard dollarë që sot, bashkë me përqindjet, janë mbi 10 miliard dollarë. Ky dhe është bilanci. Por të tëra këto duhen hequr sipas shprehjes delikate greke "kopsi qefali", prijani kokën, zhdukini edhe këto, pasi edhe këto helmojnë marrëdhëniet miqësore afendiko- argat. Nuk ka problem çam. Çamët ishin kolaboracionistë dhe u dëbuan thotë kryetari derviçianas i shtetit grek. Ashtu si edhe ZP-ja, e cila i mëson pinjollët e çamëve që të "luftojnë që të mos trajtohen sipas parimeve komuniste biri kolaboracionistit është kolaboracionist". "Konsiderimi i një komuniteti të tërë si kriminel, mjaft pjesëtarë të të cilit vdiqën në luftë për çlirimin e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore, ështe një krim politik dhe historik kundër Çamëve" u kundërpërgjigjet grekëve dhe ZP-së Ministria e Jashtme. Pa dyshim Turke dhe jo Shqiptare. Dhe në të vërtetë emërtimi toptan i çamëve si kolaboracionistë kërkon fshirjen nga dokumentat të atyre batalioneve çame që luftuan përkrah EAM-it kundër Çollakogllusë. Kundër kryeministrit kolaboracionist grek Çollakogllu, i cili veç çamëve, dhe këtë herë për hesap të gjemanëve, pati grirë edhe nja 10.000 grekër. Ky emërtim kërkon edhe fshirjen e dokumentave të bashkëpunimit me nazistët të të përndershmit Kryepeshkop të Greqisë dhe thuaj tërë peshkopërve të tjerë. Si dhe të tërë policëve dhe xhandarëve grekë, me policë qyteti dhe xhandarë katundi, të cilët Ministri i Brendshëm Taularis i kishte vënë në "dispozicion të Komandës Gjermane". Pa dyshim kjo është punë e palës greke, por ama kjo biçim pale nuk ka të drejtë morale t'ua tundë dhe përshkundë flamurin e kolaboracionizmit çamëve, ndërkohë që kolaboracionistët i kishte në bash të vendit dhe shumë çamër u vranë në luftë kundër nazistëve. Por më e bukura është se këto gjëra pala shqiptare nuk i heq dot nga tekstet, pasi nuk i ka shkruar kurrë. Se çfarë "pasaktësi dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe" do të "heqë nga librat e historisë pala shqiptare", këtë e di Nano, shitësi i palës shqiptare.

    Heshtja

    "Nanos po t'i shkrepet luan në ruletë edhe Sahatin e Tiranës dhe askush nuk e ndalon dot" thotë me trishtim Fatos Lubonja. Dhe pikërisht kjo, fakti se nuk e ndalon dot kush Nanon që të shesë Sahatin e Tiranës, Historinë e Kombit, Gjuhën e Kombit, Kombin është ana më e dhimbshme e së tërës. Për viviseksionimin, prerjen në mish të gjallë të Historisë së Kombit, përveç lajmeve të Shekullit, reagimeve ende pa shumë puls të historianëve dhe zërave vetmitarë të lexuesve kryesisht emigrantë, nuk ndihet kush. Nuk ndihet zëri i intelektualit nga që media shumë e zënë me ato problemet e rëndësishme e vrau, u vra, e vranë; e helmoi, u helmua, e helmuan; e vari, u var, e varën nuk ka kohë për t'u marrë me problemin e dorës së tretë, a të pestë, a të asnjë dore fare, se Nano po shet Kombin. Problem po, është Kafazi i Artë, pavarësisht se kafazi u përket kafshëve dhe jo njerëzve. "Po media? Nuk ka asnjë përgjegjësi media?" m'u kundërvu kolegu gjerman kur po mundohesha që barrën e prapësive shqiptare ta shkarkoja në kurrizin e politikanëve shqiptarë. Hesht vox populi - vox Dei, i cili dufet e subkoshiencës së frustruar i nxjerr vetëm stadiumeve, të cilat e shndërrojnë nga individ apatik, në turmë sportivo- nacionaliste. Hesht opozita e kompleksuar nga katrahura që pësoi nga Greku dhe pozita e sotme kur i doli zot çështjes kombëtare. Heshtin edhe analistët e pavarur të medias, të cilët egërsohen dhe kreshpërohen për çështjen nacionale vetëm kur urdhërohen se duhet të egërsohen dhe kreshpërohen për çështjen nacionale ose për ndonjë çështje tjetër. Dhe kjo të shtyn të mendosh se si do të reagonte media greke, intelektuali grek dhe njeriu i rëndomtë grek, nëse do merrte vesh se shqiptarët do t'ua rishkruanin grekërve historinë e Greqisë duke prerë prej saj "pasaktësitë dhe ngjarjet helmuese" dhe në shkollat e tyre në vend të anglishtes a frengjishtes do të mësohej shqip? Objektivisht-subjektivisht, më herët subjektivisht sesa objektivisht, ky dhe është mizerabiliteti shpirtëror në të cilin zhgërryhemi sot. Nuk është kurrsesi nacionalizmi kundër të cilit ngrihen penat e analistëve të "pavarur", por denacionalizmi. Nuk të trishton fakti se Nano shiti sërishmi diçka nga bota dhe ndërgjegjja shpirtërore shqiptare. Pasi "zogut të lirë" Nano historia do t'i vijë dikur pas bishtit, dhëntë zoti e bashkëshoqëruar me të tjera gjëra. Por ajo që të shqetëson dhe trishton është mizerabilteti ynë shpirtëror. Qetësia me të cilën sodisim sesi Nano u vë fshehurazi në dorë grekëve gërshërët për të prerë vetëflijimin e Papa Kristo Negovanit, britmat e foshnjeve çame të djegura së gjalli, ushtarakët e therur në gjumë nga Mavi i mikut të tij Gaxojanis dhe tërë "ngjarjet" e tjera që helmokëshin marrëdhëniet miqësore argat- afendiko.

    "Jo mor zotni" thoshte Faik Konica. "Armiku më i madh i Shqiptarëve janë Shqiptarët". Çudi e madhe. Nga e pati njohur Faik Konica Fatos Nanon?
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Marre nga Koha Jone, dt. 4.11.2004

    E Enjte, 04 Nentor 2004

    A DUHET TENDERUAR EDHE HISTORIA?

    Nga Kreshnik CIKA

    Ne viziten qe beri presidenti i Greqise ne Shqiperi, shoqerues te pare kishte ministren e Arsimit, Marjeta Kuciku. Dhe me sa duket, edhe kjo "nuk e hengri thate" kotheren ne Shqiperi. Ai i madhi kishte rrembyer drurin me keta te "medhenjte", por edhe kjo paska rrahur seren e saj. Te gjitha keto i meson duke e degjuar ministren te ftuar ne nje emision ne televizionin shteteror grek me daten 27 tetor 2004. Megjithese ky emision titullohet "Prosehos"- d.m.th. se afermi- dhe drejtohet nga nje gazetar me nje nivel mesatar, zonja ne fjale e shpalosi shume mire strategjine e shtetit te saj persa i takon gjitones - Shqiperise. Ajo ka marre persiper t`i jape nje mesim te mire dhe kur themi mesim, jo ne cfaredo lloj lende si botanike, dituri natyre a dicka tjeter, por ta mesoje Shqiperine si te shkruaje historine e saj. Kjo per arsyen e "thjeshte" dhe kuptimplote se Athina eshte shume e shqetesuar qe ne tekstet e historise sone aty-ketu permendet edhe Preveza, Arta, Janina, Konica e ku di une se cfare!

    Keto pune paskan kohe qe jane kopsitur, por sic thote populli yne..."I zoti i hallit, e merr vesh i fundit". Dhe mininstrja ishte e sinqerte, bile s"kishte asgje per te fshehur. Ajo tha qarte dhe prere: "Historia e Shqiperise duhet te ndryshoje". Aty nuk ka pse zihet ne goje Cameria e probleme te tjera qe "tashme i takojne se kaluares"... Bile, -vazhdoi Marjeta,- jane ngritur edhe komisionet nga te dy palet per kete pune. Ne,- tha ajo,- kemi djem "lexoedagoge" shume te mire e te perkushtuar per kete pune. Bile keta pedagoge jane edhe njohes te mire te gjuhes shqipe. Bile une,- vazhdoi ajo,- e njoh prej dhjete vjetesh pedagogun e caktuar nga Universiteti i Tiranes per te drejtuar komisionin shqiptar ne kete ceshtje."

    Pra, e paskemi "mikeshe" te madhe edhe Marjeten! Para se te kaloj ne ndryshimet qe "duhet" te behen ne Historine e Shqiperise, dua te bej me dijeni lexuesit se keto kohet e fundit ne kuadrin e diskutimeve per Kushtetuten Europiane, u hodh ideja se do te qe me mire qe te kishte nje politike mbareeuropiane per Arsimin. Mirepo u ngriten ca "palo" gjermane e franceze "anglezet po se po" qe s`marrin vesh nga keto pune dhe bertiten me ze te larte, si rralle ndonjehere: "Zoterinj! Arsimi eshte nje ceshtje rreptesisht kombetare, dhe per te mund te kete vetem politike kombetare"! Mire do te qe qe keto gjera t`i kishin degjuar edhe "baballaret" e kombit tone. Por meqenese jane te angazhuar ne realizimin e detyrave te shtepise qe u la Stefanopullua, ata kane vite qe kane shpallur tenderin per berjen e Historise se Shqiperise. Eshte njelloj si gjithe tenderat e tjere, me ndryshimin e vogel se firma qe do ta fitoje, nuk duhet te jete shqiptare, por mundesisht ndonje "Sh.a." greke. Por duhet te sqarojme se nuk behet fjal-_-_istorira qe mund te bejne akademiket tane si ata brenda dhe ata jashte thonjezave, megjithe respektin e madh qe kam per ta. Bile eshte ne nderin e akademikut Jorgo Bulo qe u prononcua qarte dhe prere: - Pavaresisht marredhenieve te mira qe ekzistojne midis dy vendeve, ato qe kane ndodhur mes dy shteteve, nuk ka asnje arsye te mos shkruhen. Historia nuk mund te mohohet." "I ftuar per prononcim ne edicionin e lajmeve ne Tv Klan, me date 1 Nentor 2004" Pra keto tha zoti Bulo dhe s`ka si te thote ndryshe, jo nje historian serioz si ai, por edhe nje njeri i zakonshem me nje logjike mesatare. Jo! Ketu behet fjale qe te gjendet nje ergolavi "sipermarrje" greke qe te marre persiper e te realizoje berjen e historise "se vogel", te asaj qe mesojne femijet ne shkolle.

    Impotenca e nje populli fillon nga femijet...

    Mbas shume studimesh, ne kete perfundim kane arritur aleatet tane "strategjike". Dhe ju siguroj se kjo nderhyrje kirurgjikale eshte e padhimbshme, pa komplikacione. I semuri nuk paraqet as temperature, as dhimbje koke, perkundrazi, ndihet i lumtur ne boten e vet per ate qe s`eshte me, konsumon rregullisht qe nga qepa e patatja, rrobat e kepucet e deri tek televizioni, pra gjithcka i vjen me maune nga Athina. "Ne nuk kemi c`te ndryshojme, pala tjeter ka shume per te bere", -tha ministrja Marjete. Pra, ajo eshte shume e qarte, e prere dhe si rralle ndonjehere e sinqerte. Bile ka edhe nje bravo te madhe nga une si emigrant sepse e ben shume mire hyzmetin per shtetin e vet, shtet te cilin per katermbedhjete vjet rresht une dhe nja nje milion shqiptare ne saje te politikes "largpamese" shqiptare, e kemi lulezuar per nje cope buke. Pra ajo thote qe femijet shqiptare ne shkollat mizerje qe u ka ngritur shteti i baballareve te tyre-vasal i Athines, duhet te mesojne historine e miratuar nga Athina. Do te me thoni: -Normale duket kjo pune, derisa jemi vasale, duhet te bindemi, ndryshe...ka Cecua bicak! Eshte bere zakon qe aty ne Shqiperi, nen ze, por edhe me ze para kamerave, politikanet "nese jane te tille" kur duan te perligjin ndonje nga qendrimet e shumta te tyre te peshtira karshi Athines, i hedhin nje karamele miletit per ta lepire duke i thene se...Nuk kemi c`bejme, kemi nje milion njerez atje, pa mendoni sikur t`i ndjeke greku? Atehere zhurma e "sovranit" fashitet, dhe politikanet kalojne mire... Megjithate kur njeriu njeh histori, ate te verteten, ashtu sic kane ndodhur, pyet veten: Sikur te kishte nje qeveri te shqiptareve ne Shqiperi, cdo te bente? Ma do mendja do te thoshte:

    Hajde ta ndryshojme historine... Une "Shqiperia" nuk do te shkruaj: Qe Skenderbeu eshte shqiptar sepse cenoj ndjenjat miqesore te aleatit "strategjik". Qe Kollokotroni eshte shqiptar se juve do t`ju duhet te rrezoni shume piedestale dhe muze "te lavdishem". Nuk do te shkruaj per Camerine, as do ta permend fare. Pra keshtu historia ime duke mos shkruar c`ndodhi, behet e plote sipas jush. Por ju duhet te shkruani ato qe nuk kini shkruar, ose me mire te themi ato qe ju mesoni nxenesve tuaj ketu rreth "krifo skoliose" e te tilla perralla me mbreter mbi te cilat e ngrini ate variantin "zyrtar" qe te plotesoni historine tuaj "te lavdishme". Qe 90 heronjte e kryengritjes se 1821-shit jane shqiptare dhe qe pa keta kapedane dhe ushtaret e tyre trima, sot aty ne Athine do te flitej e shkruhej vete turqisht. Qe ne vitet 1914-1915 parlamenti i Greqise diskutoi disa here per komunikimin ne palament ne dy gjuhe, ne greqisht dhe ne shqip. Qe ne keto vite, fandaret tuaj erdhen ne kete vend te kthyer me shume mjeshteri ne shesh lufte, shkuan ne thike popullsi te pafajshme, gra dhe femije, dogjet fshatra te tera ne te gjithe Jugun e Shqiperise "por ju shkruajeni Vorio Epir!" Qe ne kuadrin e marreveshjes qe bete me Qemal Ataturkun per shkembimin e popullsise, ne vend qe te dergonit turq ne vaporet e turpit, vute shqiptaret. Qe dogjet me zjarr dhe me hekur fshatra dhe krahina te tera te Camerise, qe me bajonetat e Zerves nxorret nga barku i nenave shtatzena foshnja te gjalla, qe i vute njerezit perpara si lopet duke vulosur keshtu nje nga turpet me te medha ne historine e Ballkanit "ju shkruajeni nder". Qe deri ne vitet `50 te shekullit qe kaloi, deputetet tuaj ne fushaten elektorale aty i flisnin popullit jo shqip por arvanitce, sic ju pelqen ta quani ju. Dhe kjo per arsyen e "thjeshte" se zgjedhesit nuk dinin greqisht te komunikonin. Vertet, nga erdhen keta dreqer?! I shkruani keto, qofte edhe si tituj, pa i shtjelluar, per t`u krenuar me to, por edhe per te zgjidhur edhe nje pyetje "te parendesishme":

    Cilet jane greket aty ne ate vend?

    Sepse del qe qysh ne kohen e Sokratit qenka shtruar kjo pyetje, por ai si filozof i madh qe ishte, i dha pergjigjen me domethenese: "Greke jane te gjithe ata qe marrin arsimin grek". Edhe Sokrati fatin e refugjatit pati ne finale, koka ju pre, sepse ai i mesonte te rinjte te mos kishin turp per ate cka ishin?! Por keto gjera i meson dikush vetem kur lexon "Apologjine" e Sokratit. Atehere c`kini me femijet shqiptare qe jane aty, dhe qe bejne "krimin" e madh qe dalin shkelqyeshem ne mesime, pse i torturoni me punen e flamurit? A nuk e kuptoni qe ata i bejne nder atij flamuri ta zene me dore se keta jane sternipat e Kollokotronit, Bubulines e te sa e sa te tjereve?! Dhe ju lutem, pranoni me ne fund se do te kishin bere mire gjysherit tuaj te kishin degjuar ate burrin e mencur qe u tha se flamuri i Greqise duhet te paraqese ne rroben e tij vetem nje gjysmehene dhe nje kryq...Keto do te duhet t`i thoshte Marjetes shteti i shqiptareve po qe se ekzistonte si i tille. Pra dakord, ne t`i heqim ato qe thoni ju, por shkruani ju historine tuaj, ashtu sic e keni bere. Domethene, ndermjet dy aleatesh "strategjike" edhe sikur vetem njeri ta shkruaje historine sic eshte ne te vertete, del edhe historia e aleatit tjeter. Pra tenderi vazhdon edhe pak kohe te qendroje i hapur. Kur e kemi kthyer asimin ne biznesin me te qelbur qe ekziston, me kurse, pazare e tendera, c`na mbetet per te sakrifikuar tjeter: historia?! Keshtu, urte e bute e plot tiganin, edhe "Junani" na ka xhan, se ai eshte "avokati" yne per te na cuar ne Europe...Keshtu duhet te flase ai pedagogu i Universitetit te Tiranes qe paska nderin te njihet prej 10 vjetesh me zonjen Kuciku! Sepse...ka vdekur i Madhi Cabej, ai qe u tha grekerve ne Kongresin e gjuhetareve: ne mes te Athines: "Zoterinj te nderuar! Po te lexoni Homerin, do te shikoni se mbi 60 per qind e fjaleve qe ai perdor jane vetem shqip!" Por do te thoni, atehere kur i madhi Cabej tha kete, ne Shqiperi nuk ekzistonte as ne fjalor as ne te folme fjala tender, por edhe sikur te ekzistonte, ky patriot i madh me permasa rilindasi, nuk do ta shiste shpirtin e tij tek djalli per 30 aspra...
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Une nuk e kuptoj llogjiken e ministres se Arsimit te Greqise Marieta Janakou...

    Ngaqe kjo ministre eshte e vetedijshme se Historia Greke eshte e manipuluar mendon se edhe ajo Shqiptare eshte po ashtu, pra kemi sipas saj nje paralelizim...

    Historia shkruhet nga HISTORIANE jo nga POLITIKANE , por greket ngaqe vete e kane shkruar sic deshen, mendojne se edhe te tjeret kane bere sic bene ata!!!


    Do perpiqem te mbaj nje qendrim asnjeanes ne analizen time pra do analizoj sikur nuk jam shqiptar per te shmanguar njeanesine....

    Po te shohim ato qe shkruan Historia e Shqiperise do te shohim se ato perputhen me Bibliografi te Huaja pra nuk behet fjale per manipulim sepse ato cka shkruhen jane reale dhe te dokumentuara.......


    Tani po hidhemi tek pala Greke.....Ketu kemi nje paradoks te vertete.....

    Nese mer mundimin te hapesh ENCIKLOPEDINE GREKE qe eshte nje Botim shkecetaresh dhe Historianesh do te shohesh se shume nga ato qe shkruan Historia Shqiptare do ti gjesh aty,.......
    Me bukura eshte se aty do te gjesh dhe shume ngarje dhe fakte historike te Cilat Historia Greke i shfaq dhe i iterpreton ne menyren si i interoson, kurse shume te tjera i qe nuk i interesojne nuk i permend fare....
    Sigurisht qe shume here edhe ketu kemi spekullime.....


    Po sjell nje shembull.....Rasti i Sulit....Po te pyesesh nje grek sot do te thote qe Suliotet jane krenaria e Kombit Grek...Po ti thuash qe keta jane me origjine shqiptare, pergjigja e tij do jete kategorikisht JO pasi Historia qe ai ka mesuar ne shkolle i lavderon dhe krenohet me Suliotet por mjaftohet me kaq pa permendur origjinen e tyre....

    Po te hapesh Enciklopedine Greke tek germa Σ do te shohesh se aty per Suliotet do gjesh nje koment te llojit: Suli nje krahine ne Veriperendim te Greqise etj etj...me pas ....Suliotet e kane prejardhjen nga Albania por aty nga shekulli 19-te gradualisht krijuan ndergjegje kombetare greke etj etj....


    Pra Historia Greke fsheh shume gjera dhe nxjerr ne drite ato qe i interesojne duke e lene popullin e vet ne "padituri" ose duke i mesuar ato qe i interesojne.....

    Nuk po zgjatem me tej...Thjesht ia vlen te theksoj se edhe Historia e Shqiperise mund te kete mangesira por eshte shume me reale se ajo greke...Ne Historine e Shqiperise mungon apo nuk permendet sa duhet depertimi i sllaveve ne mesjete dhe vendosja e tyre ne zona te ndryshme te Shqiperise, prandaj dhe kemi toponime sllave....Ia vlen te theksoj ketu se keta sllave duke qene si ishuj te rrethuar nga popullsi shqiptare u asimiluan prandaj dhe nuk kemi dhe popullsi te mirfillte sllave ne Territorin e Republikes se Shqiperise pervec disa fshatrave qe njihen si minoritare tani, dmth ne Korce e Diber.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 04-11-2004 më 09:30

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Arsyeja perse nuk e mban mend, ka te beje me faktin se ne historine shqiptare flitet shume pak ose aspak per maredheniet Shqiperi-Greqi, Camerine, Pashallekun e Ali Pash Tepelenes dhe krimet monstruoze qe ai ka bere, luften italo-greke, luften gjermano-greke, maredheniet e pasluftes. Anashkalimi i Camerise ishte politika e ndjekur nga rregjimi komunist qe nuk e futi Camerine ne tekstet e historise, dhe te gjithe refugjatet came te pasluftes ne Shqiperi u dha nenshtetesine shqiptare, duke humbur gjurmet historike te debimit te tyre.

    Ekziston nje boshllek i madh ne kete fushe, prandaj kjo mos njohje e historise i le vend propagandes se te dy vendeve. Eshte ne nje linje me ate qe kam thene edhe me pare, qe maredheniet midis dy popujve jane "peng te historise". Shqiptaret pretendojne se jane krejtesisht te pafajshem dhe jane viktima te regresionit grek, greket pretendojne te njejten gje.

    E verteta historike, po te shikohet me nje mendje te kthjellet eshte qe si shqiptaret, edhe greket, kane barren e tyre te "fajit historik".

    Albo

    Albo, ti si mendon egziston Komb Shqiptar?

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Problemi juaj eshte se ju nuk gjykoni me gjak te ftohte, ju gjykoni me gjakun e nxehur nga emocionet e castit. Une jam plotesisht dakord me mendimin e shprehur te ministres greke, se si historia greke edhe historia shqiptare jane te mbushura me mllefe historike, manipulime dhe helm. Ky helm helmon mendjen e femijeve greke dhe shqiptare, duke vrare keshtu edhe shpresen se nje dite brezat e rinj ne te dy anet e kufirit do te jene me te ndjeshem ndaj fqinjeve te tyre, dhe nuk do te ecin ne hapat e baballareve te tyre.

    Ndryshimi i historise shqiptare dhe greke eshte nje hap pozitiv qe duhet pershendetur, pasi sic e kam thene edhe me lart, eshte thundra e Akilit per gjithe mjegullen e urrejtjes dhe propagandes anti-bashkejetese ne te dy anet e kufirit. Ajo nuk do te thote qe do te ndryshoje vetem historia shqiptare, por edhe ajo greke. Ajo nuk do te thote se femijet shqiptare do te mesojne historine greke ne shkolla shqipe, por qe te dy palet do te mesojne te njejtin variant historie, ashtu sic ka ndodhur dhe jo ashtu sic u vjen per shtat politikave te dy shteteve.

    E kam thene edhe here te tjera ne kete forum, nese historianet shqiptare ulen ne nje tavoline me historianet greke, te zhveshur nga propaganda dhe emocionet nacionaliste, ata mund te dalin shume kollaj me nje version historie te drejte, qe i ben te dy palet me faj, ashtu sic evidenton e nxjerr ne drite edhe bashkepunimin dhe bashkejetesen e dy komuniteteve me te lashta te Ballkanit. Me aq sa e njoh une historine e maredhenieve midis dy popujve, si shqiptaret edhe greket kane me shume momente ne historine e tyre qe i kane afruar si popuj, ashtu sic kane edhe momente ku kane sulmuar e demtuar interesate njeri-tjetrit.

    Avantazhi i nje nisme te tille eshte pikerisht, se si ata femijet greke edhe ata shqiptare nuk do te lexojne nje histori te njeanshme, bardh e zi, i mire i keq, por do te lexojne nje histori ashtu sic ka ndodhur, me momente te ndritura dhe me momente te erreta. Akoma me e rendesishme eshte fakti qe si greket dhe shqiptaret duhet te dalin nga llogoret e tyre te luftes dhe ti zgjidhin keto probleme me dialog dhe vullnet te mire.

    Por qe kjo te ndodhi, pengesa kryesore jane ato qarqe si ne Shqiperi dhe Greqi qe e shfrytezojne kete boshllek historik per qellime te pasterta propagandistike dhe politike. Nacionalizmi shterpe ne Ballkan nuk eshte nje fenomen, eshte nje biznes.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2004
    Postime
    24
    Ne fakt edhe vendet e Europes Perendimore perpara se te shkruajne historine e tyre marrin nje here leje nga ministrat e arsimit te vendeve fqinje. Une per vete do isha shume entuziast sepse Shqiperia do zgjerohej deri ne Arte dhe pothuajse deri ne Selanik duke perfshire Janinen, Korfuzin, dhe Kosturin.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Albo,dhe nje here je gabim....

    Pse ben nje paralelizim te Shqiperise me Greqine?

    Pse i barazon viktimen me vrasesin?

    Kush e ka demtuar fqinnjin ne apo greket?

    Kush ushtroi genocid ndaj minoritetit perkates ne ndaj grekeve apo greket ndaj cameve?

    USA dje njohen zyrtarisht FYROM me emrin kushtetues pra Republika e Maqedonise.....shih dhe prit reagimet e Greqise qe te kuptosh se kush eshte Greqia....


    Nga ana tjeter Greqia po shijon pasojat e "mirenjohjes" se saj ndaj USA ....ishin amerikanet ata qe ndihmuan greket nga rreziku komunist, ishin amerikanet ata qe i futen ne NATO. i ndihmuan ekonomikisht, i futen ne EU dhe sot greket jane me antiamerikanet e Ballkanit....Gjithashtu ishin keta greke qe kishin aleat Serbine dhe Milloshevic "iu futi" duke njohur Maqedonine si shtet....Mire tu behet sepse nga shqiptaret qe kishin miq shekullore vendosen te bejne aleanca me sllavet ne dem te shqiptareve....
    Tani jane slllavet qe po u rrembejne "krenarine kombetare, Maqedonine dhe Aleksandrin".....dergohu ngushellimet e tua Albo se edhe ty besoj se shume po te dhemb zemra, ndaje dhimbjen me ta!

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Tani Athine, ishte nje shqiptar si Ali Pashe Tepelena qe mbuti ne liqenin e Janines te gjitha vajzat e atij qyteti, vetem e vetem se i biri u dashurua me nje prej tyre dhe nuk e kish me mendjen nga lufta por nga e dashura.

    Ishin shqiptaret ata qe u vune ne krye te luftes italo-greke nga italianet, qe gjoja po e sulmonin Greqine me pretekstin e "bashkimin e Camerise me Shqiperine".

    Edhe vete popullsia came ne Greqi nuk ka qene aq e pafajshme karshi grekerve.

    Prandaj boll me keto parrulla boshe se gjoja greket kane qene okupatore dhe ne shqiptaret kemi qene viktima. Ne maredheniet shqiptaro-greke, shqiptaret kane patur po aq faj sa greket, pasi ishim ne te paret qe i shpallem lufte Greqise. Bara me e madhe e fajit bie mbi Italine fashiste dhe fuqite e medha qe ndane kufijte e sotem, por si Greqia dhe Shqiperia kane baren e tyre te fajit historik.

    Ata qe e shohin historine ne televizor bardhe e zi, i miri i keqi ne film, nuk kane per ta mesuar kurre te verteten historike. Dhe per aq kohe sa palet, si shqiptaret dhe greket nuk do te pranojne barren e tyre te fajit historik, nuk ka per te patur paqe midis fqinjeve jugore te Ballkanit. Dhe per aq kohe sa nuk do te kete paqe, njerez si ty qe punoni, mesoni e jetoni ne Greqi do te vuani ne kurrizin tuaj pasojat.

    Por ti je shume "patriot" per ta kuptuar kete gje.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #40
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pershendetje,
    do ishte mire sikur te silleshin fakte historike rreth perfshirjes Shqiptare ne luften Italo-Greke. Edhe pse ky esht forum politik, kjo teme ka marre pak destinacion historik(per te mos thene urrejtje fetare(Italianet jan Katolik... se per fashizmin nuk po i hyn shume ne pune njeriut)). Pra materialet historike, qofte dhe ato te shkruajtura nga greket ne greqisht, qe bota akademike kryesisht i jep donacion keto libra se sa i ruan... megjithate vetem ta dime kete citim se ku thuhen keto ceshtje, pervec plakave te Permetit qe jane peremendur ketu siper.

    Eshte e cuditshme kokefortesia e disave ketu, edhe pse po i drejtohen disa njerezve qe kan vite qe jetojne ne Greqi dhe madje rrezik i eshte bere kurrizi sholle prej dhunes se tyre.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •