Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Ja c'cfare sedre ka Shqiptari !

    TROPOJE/ DY TE RINJTE U NDALUAN TE FEJOHEN

    Vetëvaret se dashuroi kushërirën
    18-vjeçari e zbuloi lidhjen kur i kërkoi dorën



    Naim Daja


    TROPOJE

    Ishte dashuruar me kushërirën e tij, por pa e ditur se me të kishte lidhje gjaku. Madje, dy të rinjtë kishin bërë edhe planin për t'u fejuar, por kjo nuk është pranuar nga asnjëra prej familjeve, pasi kur janë verifikuar breznitë ka rezultuar se djali dhe vajza kishin lidhje gjaku, megjithëse të largët. Kjo ka bërë që dashuria e tyre të ndalohet. Por, këtë Besmir Doçi nga fshati Bujan i rrethit të Tropojës nuk e ka duruar. Si pasojë, ai është vetëvarur në një pemë gështenje pak metra mbi shtëpinë e tij.

    Dashuria
    I riu nga Bujani, qysh në maturën e gjimnazit ishte dashuruar me një vajzë. Madje, dy të rinjtë kishin bërë në plan që të fejoheshin. Për këtë gjë ata kishin vënë në dijeni edhe familjet e tyre. Fillimisht familjet nuk u kanë thënë as Po e as Jo, siç është zakoni në veri të Shqipërisë, por të afërmit e djalit kanë nisur të hulumtojnë për njerëzit e vajzës dhe anasjelltas. Pas disa javësh, pasi janë pyetur disa të moshuar të të dy fiseve, është marrë vesh se djali dhe vajza nuk mund të fejoheshin, pasi kishin lidhje gjaku, megjithëse të largët. Kështu, dashuria e tyre e nisur prej disa kohësh nuk është realizuar.

    Vetëvarja
    I përvuajtur nga dashuria e humbur, 18-vjeçari, i cili para pak ditësh kishte konkurruar për në Universitet, ka vendosur që t'i japë fund jetës. Dy ditë më parë ai ka marrë një litar dhe është ngjitur shpatit mbi shtëpi, i cili është i mbushur me gështenja. Në njërën prej pemëve ai ka lidhur nyjen dhe është vetëvarur. Pak më vonë, një i afërm i Besmir Doçit, i cili ndodhej rastësisht, e ka parë 18-vjeçarin të vetëvarur. Menjëherë e ka zbritur nga litari, si dhe ka lajmëruar familjarët e tij. Këta të fundit, të pyetur nga policia, kanë thënë se djali i tyre nuk kishte asnjë problem, përveç faktit se i ishte refuzuar fejesa me një vajzë, të cilën e kishte kushërirë
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Sad........ i feel sorry for the guy

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Fakt i hidhur

    Alba si gjithmone ju pershendes:

    Mendoj se kjo ska lidhje me sedren por ne me disa faktore te tjere qe po mundohem ti qartesoj. Piksepari them se nuk ka varur veten se mori vesh qe ishte kusheri me vajzen, por per dashurine e mohuar nga lidhja farafisnore. Dhe qe ketu ka zanafillen kjo histori e hidhur, mosha e vete ketij te riu ka halucinacionet e saj sepse arsyeja nuk arriti te dominoje mbi ndienjen, dhe ndienja ke moshat e adoleshences eshte e rrezikshme pasi si le shteg gjykimit te arsyes. Nuk po nisem sa afer apo sa larg kane qene te aferm por dhe une si pleqte e atyre fiseve e kundershtoj kete lidhje per arsyen e vetme, Gjinetikisht lidhje e pa pranueshme me pasoje per pasardhesit. Normalisht dihet qe incesti nuk lejohet ne asnje vend te botes packa se ky nuk eshte incest i mirfillte. dhe kto lidhje midis gjakut nuk lejohen jo per shkaqe kanunore, zakoni, apo ku di une thjesht per arsyen mjeksore mbi pasojat ne te ardhmen gje te cilen e kuptoni fare mire

    Sa per kete djale 18 vjecar i lehte i qofte dheu atje ku do fleje perjetsisht.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Me erdhi vertet shume keq , per kete tragjedi dashurie .

    Eshte e para here qe degjoj te tille tragjedi dashurie ne Shqiperi . Por me e vecanta , me erdhi mire qe kemi nje karakter te forte , dhe ka njerez te tille qe akoma e ruajn traditen e Shqiptarit , e megjithese kjo dashuri do ishte shume e lejuar nga feja myslymane, prap Shqiptari ruan traditen dhe fen vet "shqiptarin " .

    Meqenese keto dashuri jane raste te ralla ne Shqiperi , dhe dashuria e ketij djali ishte aq e madhe sa arriti te vrasi veten , per mendimin tim gabimi ka qene i te dy paleve te familjes qe nuk arriten ti ndimohnin , ose te pakten tu jepnin kurajo .

    C'fare mendimi keni ju , per kete ngjarje ? Ju ftoj te diskutojme !!

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Per mua ishte nje veprim i pa menduar dhe i nxituar nga ana e cunit,
    ndoshta si pasoj e moshes se tij.
    Nuk e di mire se cfare te them perreth ngjarjes sepse te gjykosh e te flasesh per dicka te tille duhet te dish me shume detaje qe e kane shtyre 18 vjecarin
    ne vetvrasje. Ndoshta pervec dashuris me kushuriren , kishte e probleme te tjera te cilet prinderit nuk ishin ne dijeni.
    Anyways sdi cte shtoj me teper me vine me te vertet shume keq
    edhe shpresoj qe gjera te tilla mos te vashdojne me ne Shqiperi.

  6. #6
    Maska e Administrator1
    Anëtarësuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokë
    Postime
    209
    Perseri nje tragjedi e INJORACES se THELLE.
    Ketu nuk duhet te flitet per djalin qe u vetevar, por per INJORANTET e familjes se tij dhe te vajzes.
    Cfare kusherinjsh ishin te 5 te 6 apo te 15??
    Turp dhe skandal.
    Romeo e Xhulieta mbahet per nje tragjedi klasike, ndersa ne Shqiperi luhet realisht sot e njejta tragjedi .
    Nuk ishte sedra e tij qe e vrau djalin ne fjale, por prinderit e tij.

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Per te te ardhur keq.
    Nuk e di se cka e kemi hallin,po problemet ne vend qe te pakesohen,dita dites rriten.
    Zoti ne ndihme neve.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    He, de, se kusherinj te larget ishin (5+)... ua bete kalamajte sakate pa u lindur.
    Sa shume i zmadhoni gjerat dhe ju!
    I bika te martohem me ndo nje Irlandez apo Rus apo Australian nga frika se mos e kam gje burrin kusheri te larget.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #9
    Mjere ai qe vdiq e s'ka me mundesi ta c'beje me ate qe beri.
    Titulli qe i referohet "sedres" eshte shume qesharak sepse po flasim per nje 18- vjecar qe dashuria e pare, iu perplas per fytyre nga injoranca e prinderve driteshkurter qe rrojne per boten. Kaq kerkesa kane, kaq bejne.

  10. #10
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Gjynof Ky Cuni ,,,te Pakten Ta Kishin Bo Plan Te 2 Bashke Te Varnin Veten ,meqe Paska Qene Kaq Dashni E Modhe ,,,,,,,gjithsesi Osht Per Te Ardh Keq Qe Akoma Ndodhin Kto Gjona Te Tilla Ne Shqiperi Per Arsye Injorance !!!

    Hajt Bofshi Qef

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Roli i UNMIK në Kosovë
    Nga Hyllien në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 01:04
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  4. Shqiptari i ri
    Nga ZANOR në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 03:08
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2003, 11:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •