Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 104
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Bre Naqke, c'pyetje ke, shtroji ne shesh te mejdanit, si burrat dhe jo me postime personale.

    Ti thua: "pse mediat ftojne Nik. Markun neper emisione si perfaqesues te Kishes Ortodokse?"

    Bre Naqke, nga njera ane me thua se i ke ndjekur me vemendje keto lloj emisionesh dhe nga ana tjeter nuk mban mend gjera te rendesishme qe jane thene per t'i hedhur drite ketij muhabeti.

    Le te kujtojme pak emisionin e Alban Dudushit (Talk Show) ne te cilin ishte ftuar Nik. Marku si dhe perfaqesues te disa feve te tjera, te ashtuquajtura kristiane.

    Nje nga pyetjet qe i drejtoi Dudushi at Kerrmillit, ishte per skizmen, duke i thene se e kemi konsumuar kete muhabet edhe ne emisione te tjere.

    A. Dudushi, jo me kot i drejtoi ate pyetje atit te dashur. E dinte shume mire qe ishte skizmatik, por megjithate ate ftoi si perfaqesues te Kishes.

    Pra, gjysem drite ketij misteri i hodhem. Nga vete fjalet e drejtuesit te emisionit kuptohet qe te gjithe e dine pozicionin e Nik. Markut. Pra, qe nuk ka lidhje me Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise.

    Konkluzioni eshte qe drejtuesit e emisionit nuk jane budallenj.

    Nuk na mbetet gje tjeter vecse te sqarojme arsyen e fteses se at Kerrmillit ne Media, duke ditur keto te fundit te verteten mbi kete ceshtje.

    1) Duke ditur "luften" e ashper mes mediave shqiptare per antagonizem, nuk perjashtojme mundesine qe, media konkrete, duke ditur se personi dhe te thenat e Nik. Markut krijojne gjithnje diskutime (shesin) (=frekuentim i Tv-it nga teleshikuesit), ta kete ftuar per buje dhe per rritjen e shifrave.

    2) Nje version tjeter thote se kemi te bejme me nje klike te caktuar "ballistesh", te cilet perpiqen me lloj-lloj menyrash te ulin, ne syte e opinionit publik, Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise dhe figuren e Janullatosit. Dhe menyra me e mire per ta bere kete gje eshte duke vene perpara viktimen Nikolle Marku.


    Naqke, edhe nje here tjeter me pak fjale, por kuptimplota, berem nje perpjekje per t'iu afruar sadopak figures absurde dhe misterioze te Nik. Markut; psikopatit mashtrues dhe te mashtruar.

    Naqke, hasta la vittoria siempre!

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Bre Naqke, harrova te te them se me c'menyre ftohet nje perfaqesues i nje kishe, organizmi apo institucioni.

    Merret ne telefon kisha, organizmi apo insitucioni dhe keta te fundit vendosin se ke do dergojne. Sepse me stilin kerrmillian te te ftuarit, nuk perjashtohet mundesia qe, nje dite ne ndonje emision, te hasesh Qafirin si perfaqesues te Kishes Ortodokse. Mos u tremb! "Cudia me e madhe tre dite zgjat".

    Ne rastin e at trefazorshit, nga kush u dergua? Dhe ke perfaqesonte pervec vetes se tij? Diversantet e Bilishtit?!

  3. #73
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga ndreu
    Une mund te te garantoj per realitetin ortodoks ne Shqiperi me mire se Michas. [/B]
    Sikur doje te na garantoje realitetin e Greqise qe pari...apo harrove i humbur ne misteret liturgjike e ne tymin e temjanit?

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Sikur doje te na garantoje realitetin e Greqise qe pari...apo harrove i humbur ne misteret liturgjike e ne tymin e temjanit?
    Qafir, here I am! Per te dy realitetet mund te garantoj. Madje per realitetin ortodoks me gjere. Po ti a mund te me garantosh per ndonje realitet? Apo je vetem sa per te ndezur gjakrat? Per sa i perket realitetit tend, po te sfidoj.

  5. #75
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Nqs je ne gjendje te garantosh realitetin Ortodoks te lutem pergjigju akuzava te gazetarit Grek Takis Michas. Dikush postoi me pare disa citate nga libri i tij. C'pergjigje ke per to?

    Gjithashtu, cdo ekspert gjeopolitik qe di dicka per Greqine qe kam lexuar une, konstaton se nen udheheqjen e Kristsodullos Kisha e Greqise qe perfaqson te djathten ekstreme eshte ne konflikt me shtetin laik[psh. debati mbi kartat e identitetit ne Greqi].

  6. #76
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une se kuptoj se si mund te vihet me kuotime te tilla ne debat:



    Marre nga libri: "Unholy Alliance"

    The attitudes that shaped the reactions of the greek society to the events in Kosovo and Bosnia can not understand if one fails to take into account the developments in one of the major institucional strong-holds of anti-Western ideology: namely the Orthodox Church of Greece. Yet the politization of the Greek Orthodox Church may be considered one of the most important recent developments in the country.

    While in Turkey Muslims mainly seek to reform the domestic agenda, in Greece the Church has inceasingly focused on issues pertaining to the country's foreign policy. Moreover, its statesments usually express strong nationalists viewpoint.

    Ketu duket rroli i kishes ortodokse greke ne politiken e jashtme.



    Ne liber gjithashtu flitet per perpjekjet dhe punen e vazhdueshme te kishes greke per ta mbajtur ate te pandare nga shteti.

    Gjithashtu edhe nje citim tjeter nga ky liber:

    Moreover, high-ranking Church dignitaries were openly involved in actions that may have led to the destabilization of the Albanian state by providing at least spiritual support to movements that sought the union of the Northern Epirus (southern Albania), where a greek minority resides, with Greece.

    Pra mendojeni vete: Kush eshte rrezik per Shqiperine? At Marku apo kisha greke? A nuk ishte Janullatosi high ranking dignitary i kesaj kishe?


    Ne radhe te pare, a nuk eshte vete N. Marku nje nga ata qe kerkon ta ktheje vete Kishen Ortodokse ne Shqiperi ne nje institucion ultra-gjoja-shqiptar via ultra anti-grek, te cilin po perpiqeni ta mbeshtesni ju?
    Atehere ku qendron e keqja e ekzistences se politikes se jashtme defensive te Kishes greke, kur juve po keni po ate mendesi, edhe eshte pikerisht ajo qe juve kerkoni te arrini? Apo thjesht aty meqe greket e kane ate mundesi, ndersa ju jo?!



    E verteta eshte se juve, gabimisht, jeni duke folur per nivele e kontekste krejt te ndryshme. Kisha greke reagon kundrejt dukurise europiane qe bashke me jeten civile kerkon te ndikoje qofte edhe kercenoje edhe sistemin kishtar qe ortodokset greke e kane ruajtur prej milienumesh. Keshtu qe reagimet jane normale derisa te gjehet nje gjuhe e perbashket.
    Europa, qe nuk eshte Etaloni i se mires edhe pagabueshmerise, duhet te kete kujdes qe ne perhapjen e vete, ne dukje laike, te mos fshehe edhe dukuri te nje "feje" te laicizuar qe mbart ne vetvete te gjitha kompleksitetet e mesjetes fetaro-politike.
    Persa kohe edhe perderisa qe EU-ja te perbeje nje perandori ne ngjashmeri te atyre franko-teutonike mesjetare, do te hase ne mos pengesa, veshtiresi ne perfshirjen e kulturave te tjera.



    Nga ana tjeter, ne pasazhin e dyte thuhet qarte se high-ranking Church dignitaries were openly involved in actions that may have led to the destabilization of the Albanian state by providing at least spiritual support to movements that sought the union of the Northern Epirus (southern Albania), where a greek minority resides, with Greece....


    si mund te barazohet nje Kishe e tere me disa "High-ranking Church dignitaries", sic ka qene Sebastjanos psh, sic kerkoni te beni ju?
    Atehere, nqs bejme keshtu, perse te mos barazojme cdo prezence arabi ne Shqiperi me ato arabe qe u fshiheshin amerikaneve neper Shqiperi?
    Pse te tregohemi te njeanshem ne kete pike?




    Une dua nga juve ndonje botim zyrtar te Institucionit kishtar grek ku te kerkohet destabilizimi i Shqiperise, ashtu sic do te mund tju tregoja une parathenien e Kuranit ne shqip, ku, pervec diabolizimit qe i behet krishterimit ne Shqiperi e Ballkan, kerkohet nje krijim e nje shteti islamik Shqiperi-Kosove-Bosnje ne Ballkan, atehere jemi duke folur brenda teme...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 26-11-2004 mė 21:54

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Nqs je ne gjendje te garantosh realitetin Ortodoks te lutem pergjigju akuzava te gazetarit Grek Takis Michas. Dikush postoi me pare disa citate nga libri i tij. C'pergjigje ke per to?
    Une jam ne gjendje te garantoj realitetin ortodoks, por jo "realitetin ortodoks" te Takis Michas. "Realitetin ortodoks" te Takis Michas mund ta karakterizoj dhe jo ta garantoj. Garantohet dicka per te cilen je i gatshem te vesh doren ne zjarr. Dhe per metoden "nga mban xhepi" nuk jam gati te behem garant.

    Te falemnderit qe me kujtove ate muhabetin e kartave te identitetit ku shteti mban qendrim krejt te kundert nga Kisha. Kjo verteton ate qe kam thene me siper, se kisha dhe shteti ne Greqi nuk jane nje. Dhe as e para kerkon te bashkohet me te dytin. Po te synonte dicka te tille, ne temen ne fjale, do te mbante qendrim prej servili dhe jo te mbante zyrtarisht qendrim te kundert.

    Takis Michas krijon konfuzion, perseri ai i jep zgjidhje paqartesive. It's o.k. Qafir?

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Gjithashtu, cdo ekspert gjeopolitik qe di dicka per Greqine qe kam lexuar une, konstaton se nen udheheqjen e Kristsodullos Kisha e Greqise qe perfaqson te djathten ekstreme eshte ne konflikt me shtetin laik[psh. debati mbi kartat e identitetit ne Greqi].
    U bu bu mor Qafir! I bere gjerat corbe.

    E ashtuquajtura "e djathta ekstreme", nuk ekziston me si parti ne Greqi.

    Sot, ekziston nje parti, e cila prej disa analisteve politike konsiderohet si e tille, e megjithate vete kreret drejtues te saj nuk e pranojne dicka te tille.

    Quhet LA.O.S. (Laikos Orthodhoksos Sinajermos). Qe do te thote, Alarmi laik ortodoks. Nuk merr pjese as ne parlamentin grek. Eshte nje parti me ide ekstreme dhe futja e "ortodoks", nuk shpreh dhe as perfaqeson Ortodoksine. Ortodoksia nuk ka dhe nuk mund te kete lidhje me politiken. Eshte nje parti qe kerkon per "viktima".

    Dhe per te te futur paksa ne realitetin e Greqise po te bej te ditur se tashme nuk qeveris me shteti "laik" i P.A.S.O.K.-ut, por NEA DHIMOKRATIA.

    Ne kete moment, Kisha e Greqise nuk eshte ne asnje konflikt me shtetin dhe nuk perfaqeson asnje parti apo ide partie.

    Ki kujdes here tjeter Qafir! Gjej topin njehere pastaj gjuaj.

  9. #79
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga ndreu
    Une jam ne gjendje te garantoj realitetin ortodoks, Garantohet dicka per te cilen je i gatshem te vesh doren ne zjarr. It's o.k. Qafir?
    Ajde, Ndreko, ajde. Po qenkerke i rendesishem ti a tu mbyllte.

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    I ndreruar Ndre, mua perseri nuk me keni kthyer pergjigje o lumadhe. Duhet pergjigje e sakte per ato pyetjete qe ju parashtreova perpara, dhe pastaje te merreni me qafirin, edhe pse po cuditem si po vonon qe te sjelli faktet. Siduket ka frike se perjashtohet si te tjerete.

    Ku e lame ndrer? Tek Nikolla me duket.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Onufri, ikonografi mė i madh shqiptar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 13:00
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Niko Nikolla
    Nga Ladi05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •