Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Ja ku ndodhet ushtria shqiptare

    Forcat Tokesore Shqiptare (Ushtria)
    Ushtria Shqiptare eshte forca kryesore mbrojtese e vendit. Ajo ka nje force rreth 35 000 vete te shperdare ne tri nen-force kryesore. Ato jane:
    Trupat e luftimit
    Trupat e mbeshtetjes luftarake
    Trupat logjistike
    Arma kryesore luftarake eshte arma automatike AK-47 dhe me vone AK-74 Kallashnikov. Trupat speciale perdorin nje variant me te avancuar dhe pritet qe me vone te marrin arme perendimore. Tanku kryesor i Ushtrise eshte T-62. Tanke te tjere ne dispozicion jane T-59, T-54 dhe T-34. Te gjithe keto tanke jane me origjine nga ish Bashkimi Sovjetik ose nga Kina. Keto tanke jane te vjeter dhe jo modern po te krahasohen me tanket qe shtetet e tjera disponojne si Challenger II, Abrahams, Leopard II ejt. Nese Shqiperia do te futej ne NATO me kete logjistike forcat do te hasnin probleme me radio-komunimin si gjithashtu me diferencen teknologjike permes tankeve tone dhe atyre te NATO's.

    Forcat Ajrore Shqiptare (Aviacioni Ushtarak)
    Forcat Ajrore, gjithashtu te njohura si Aviacioni Ushtarak Shqiptar nga Shqiptaret nuk eshte pa probleme. Avionet qe FASH'ja disponon mund te kene qene nje nga me te miret ne vitet 50, 60 dhe 70 por jo ne shekullin e 21. Shume nga avionet rrine ulur ne toke sepse nuk ka me pjese kembimi per keto avione te vjeter. Avioni me i mire eshte varianti i vjeter i MiG-21, F-7A, i prodhuar ne Kine. Shqiperia ka blere edhe 10 avione MiG-21bis nga Ukraina, te cilet jane nje avionet me te mire qe ne disponojme dhe qe perben heshten shpuase se Forcave Ajrore.

    Forcat Detare Shqiptare (Marina Ushtarake)
    Forcat Detare jane ndoshta forca me e dobet nga te treja Forcat e Armatosura. Tri nendeteset, qe ishin krenaria e Forcave Detare, pse jo e te gjitheve Shqiptareve, jane tani jashte perdorimit. Disa anije (perfshire nje minahedhes) kane dale nga sherbimi. Forcat Detare kane nevoje te madhe per anije te reja, te vogle dhe te medha.

    Fundi

    Tani Tirana ze vendin e 39 per bukuri si nje qytet (Kini parasysh qe jane me shume se 100 shtete ne bote). Personalisht nuk do te isha aspak i habitur nese Forcat tona Ajrore do te dispononin avione F-35 ose JAS-39 apo C-130. Gjithashtu nuk do te isha aspak i habitur nese Shqiperia nje dite do te behej pjestare e NATO's dhe pse jo e BE'se.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dito : 29-10-2004 mė 19:14

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Si eshte kjo puna e bukurise se nuk e morra vesh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    thjesht perfundimi te mbyllej me optimizem. Kjo i perkiste forcave ajrore qe njohin vertet veshtiresi kur tirana quhet nje metropol, mbase?

  4. #4
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Tirana ne vendin e 39 per bukuri??!!!!!!!!!!!!!!!!
    Booh

  5. #5
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Talking Edhe Ju

    U Ngaterrua Odeon Donte Te Thonte Vendin E 39 Nga Fundi LooL.
    Pse Jo Odeon Cfare Na Pengon Qe Te Mos Hyjme Ne NATO ?
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #6
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  7. #7




    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  8. #8
    Ushtria shqiptare dhe arti i saj ushtarak


    Pėrballimi me sukses i luftės kundėr pushtuesve osmanė kėrkonte nė radhė tė parė krijimin e njė ushtrie tė aftė dhe me cilėsi tė lartė luftarake.
    Si njohės i mirė i ushtrisė osmane, i organizimit dhe i armatimit tė saj, Skėnderbeu, qė nė fillim, vuri nė qendėr tė vėmendjes organizimin dhe fuqizimin e forcave ushtarake tė vendit, qė tė ishin nė gjendje tė pėrballonin njė kundėrshtar aq tė fuqishėm.
    Nė Kuvendin e Lezhės tė marsit 1444 u vendos qė, me kontributin e pjesėmarrėsve tė tij, tė krijohej njė ushtri e pėrbashkėt. Bėrthamėn kryesore tė saj e formuan luftėtarėt qė i mobilizonte vetė Skėnderbeu, si komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė. Nė fillim forcat ushtarake tė Besėlidhjes Shqiptare kishin karakter federal, sepse fisnikėt shqiptarė, jashtė ushtrisė sė pėrbashkėt qė ishte nėn komandėn e Skėnderbeut, mbanin njė numėr jo tė vogėl forcash ushtarake. Kėto trupa, gjatė procesit tė formimit tė shtetit tė bashkuar shqiptar, u shkrinė me forcat e ushtrisė sė pėrbashkėt.
    Masa e luftėtarėve vinte kryesisht nga radhėt e fshatarėsisė. Ajo mbante njė qėndrim tė papajtueshėm ndaj pushtetit osman dhe ishte nė gatishmėri tė tillė tė pėrhershme luftarake aq sa, siē shprehej Barleci, "burrat me njėrėn dorė lėronin arat dhe me tjetrėn mbanin shpatėn". Fshatarėsia u bė burim i pashtershėm forcash njerėzore pėr formimin e njė ushtrie tė madhe popullore, tė fuqishme, me shpirt tė lartė vetėmohimi, tė panjohur nė kushtet e luftėrave tė zakonshme feudale.
    Ushtria shqiptare pėrbėhej nga trupat e pėrhershme dhe nga luftėtarė qė mobilizoheshin vetėm gjatė kohės sė luftės. Trupat e pėrhershme ishin ndarė nė dy njėsi kryesore. Njėra pėrbėhej prej 2 mijė deri 3 mijė kalorės tė armatosur lehtė, tė cilėt stėrviteshin prej Skėnderbeut dhe shėrbenin si gardė personale e tij. Pjesa tjetėr ruante fortesat dhe kėshtjellat e vendit, si dhe brezin kufitar lindor. Trupat nė viset kufitare lindore i komandonte Moisi Arianiti (Golemi) dhe, sipas M. Barlecit, pėrbėheshin nga 2 mijė kalorės dhe 1 mijė kėmbėsorė. Masėn kryesore tė ushtrisė shqiptare e formonin luftėtarėt qė mobilizoheshin gjatė kohės sė luftės sipas parimit "burrė pėr shtėpi". Kur rreziku ishte tepėr i madh, mobilizoheshin tė gjithė banorėt qė mund tė luftonin. Kur bėhej mobilizimi i pėrgjithshėm, forcat ushtarake shqiptare arrinin nga 20 mijė deri nė 30 mijė luftėtarė, duke formuar njė ushtri tė madhe pėr kohėn.
    Komanda e ushtrisė ishte nė dorėn e Skėnderbeut, qė ishte komandant i pėrgjithshėm. Pėr t'u konsultuar gjatė veprimeve ushtarake pranė tij qėndronte Kėshilli i Luftės, i pėrbėrė nga komandantėt mė tė shquar, tė cilėt zakonisht dilnin nga radhėt e fisnikėve. Kishte edhe komandantė qė dilnin nga radhėt e njerėzve tė thjeshtė, tė cilėt drejtonin formacionet e ndryshme luftarake, sidomos kur shpallej mobilizimi i pėrgjithshėm.
    Pjesėmarrja e gjerė e shqiptarėve nė ushtrinė e Skėnderbeut la gjurmėt e veta nė taktikėn dhe armatimin e saj. Nė kushtet e vendit tonė mori pėrhapje tė gjerė lufta guerile, formė tradicionale kjo e luftės sė fshatarėsisė nė epoka e vende tė ndryshme. Ushtria shqiptare pėrbėhej nga kalorėsia, qė pėrgjithėsisht ishte e pakoracuar, prandaj lėvizte me shpejtėsi, dhe nga kėmbėsoria. Luftėtarėt e saj pėrgjithėsish kishin armatim tė lehtė dhe nuk mbanin armatime tė rėnda si ato qė pėrdoreshin nė ushtrinė feudale tė kohės. Skėnderbeu e mbėshteti strategjinė dhe taktikėn ushtarake nė trimėrinė dhe heroizmin e luftėtarėve tė tij, nė traditėn luftarake tė shqiptarėve, nė njohjen prej tij tė organizimit e tė artit ushtarak tė armikut etj.
    Ushtria shqiptare kishte si detyrė parėsore moslejimin e trupave osmane qė tė futeshin nė thellėsi tė viseve tė lira pėr tė grabitur e shkatėrruar vendin. Kėtij qėllimi i shėrbente sistemi mbrojtės i brezit kufitar, tė cilit iu kushtua kujdes i veēantė. Pasi trupat osmane pushtuan Stefigradin, shqiptarėt, pa vonesė, ngritėn nė viset lindore njė bazė tjetėr ushtarake e tė fortifikuar, kėshtjellėn e Modrishės. Zakonisht ushtritė armike sulmoheshin e shpartalloheshin nė zonat kufitare. Kur ushtritė osmane ishin shumė tė mėdha dhe nuk mund tė shkatėrroheshin nė brezin kufitar, Skėnderbeu ndėrmerrte masa energjike pėr tė pėrballuar zhvillimin e luftimeve nė thellėsi tė vendit. Popullsia e paaftė pėr luftė largohej prej zonave qė mund tė shkeleshin prej ushtrive armike dhe strehohej pėrkohėsisht nėpėr vende malore e tė sigurta, duke marrė me vete bagėtinė, rezervat ushqimore e sende tė ndryshme. Materialet e prodhimet, qė nuk mund tė transportoheshin, asgjėsoheshin me qėllim qė trupave pushtuese t'u hiqej mundėsia e pėrdorimit tė tyre. Ndėrkohė kėshtjellat pėrforcoheshin, duke i furnizuar me luftėtarė, armatime e rezerva ushqimore.
    Kur trupat osmane arrinin tė futeshin nė thellėsi tė vendit, luftėtarėt e brezit kufitar tėrhiqeshin tė organizuar dhe bashkoheshin me pjesėn tjetėr tė forcave shqiptare. Gjatė tėrheqjes ata sulmonin pareshtur trupat osmane, ngadalėsonin marshimin e tyre, duke u shkaktuar dėme tė mėdha.
    Kur arrinin tė depėrtonin nė thellėsi tė vendit, synimi kryesor i trupave osmane ishte pushtimi i Krujės, qė ishte kryeqendra administrative dhe ushtarake pėr viset e lira shqiptare. Nė kėto raste Skėnderbeu i organizonte veprimet luftarake nė mėnyrė tė tillė, qė pesha kryesore e luftimeve tė binte jo mbi mbrojtėsit e kėshtjellės, por mbi luftėtarėt qė vepronin jashtė saj. Me shumicėn e ushtrisė ai qėndronte jashtė kėshtjellės dhe organizonte me to, ditėn dhe natėn, sulme tė pandėrprera e tė befasishme, qė u shkaktonin dėme tė rėnda forcave pushtuese. Vėmendje tė veēantė i kushtonte Skėnderbeu edhe prerjes sė rrugėve tė furnizimit tė armikut. Sulmoheshin karvanet qė vinin nga lindja pėr tė furnizuar ushtrinė osmane me ushqime e sende tė tjera tė nevojshme, si dhe ato qė vinin nga drejtime tė tjera. Kėtė detyrė e kryenin sidomos ēetat e armatosura.
    Skėnderbeu i kushtoi kujdes edhe organizimit tė zbulimit. Zbuluesit shqiptarė gjendeshin kudo, nė krahinat fqinjė, nė zonėn ku marshonte, qėndronte e vepronte ushtria armike dhe nė qendėr tė Perandorisė Osmane,. Nėpėrmjet tyre siguroheshin tė dhėna tė karakterit strategjik, operativ e taktik qė kishin tė bėnin me kohėn e ardhjes sė ushtrisė armike, me madhėsinė e organizimin, si dhe me lėvizjen e veprimet luftarake tė saj etj. Zbuluesit i paraprinin ushtrisė shqiptare, kur kjo futej nė vise tė pushtuara. Ata organizoheshin nė grupe, lėviznin nė largėsi tė caktuara ndėrmjet tyre dhe kontrollonin mirė terrenin pėr tė shmangur pritat e armikut, dėrgonin shpejt nė drejtim tė Skėnderbeut informacionin e grumbulluar.
    Variantet taktike qė pėrdorte Skėnderbeu pėr tė shpartalluar ushtrinė armike ishin tė larmishme e mbėshteteshin nė bashkėrendimin e mbrojtjes me sulmin, tė mėsymjes sė ushtrisė sė rregullt me goditjen e ēetave, tė ndeshjeve ballore me sulmet e befasishme, duke futur nė pėrdorim si kėmbėsorinė ashtu edhe kalorėsinė e armatosur lehtė. Nė ēdo luftim Skėnderbeu pėrpiqej ta parashikonte ecurinė e tij, sulmonte e hapte beteja nė kushte qė i dukeshin mė tė pėrshtatshme. Ai gėrshetoi dhe pėrdori gjerėsisht manovrėn e shpejtė tė forcave tė veta me sulmet e befasishme mbi ushtritė armike nė ēdo kohė, ditėn dhe natėn, duke i shoqėruar kėto nė mėnyrė tė pėrsosur me prita e kurthe tė ndryshme.
    Skėnderbeu kishte aftėsi tė jashtėzakonshme ushtarake. Ai ishte nė tė njėjtėn kohė strateg dhe ushtar, hartonte e ndryshonte nė pėrshtatje me situatat planin e luftės, udhėhiqte ushtrinė dhe njėkohėsisht luftonte edhe vetė.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •