Ne kopshtin e tij nuk mungon asnje lule.
Eshte kopshti me i bukur dhe me imadh ne bote. Mund te ecesh gjithe diten dhe perseri ta shohesh veten mes lulesh.
Ato celin gjitheandej, dhe rriten pa pasur nevoje per asnje lloj kujdesi.
I mjafton dashuria e tokes per tu harlisur mbi cdo siperfaqe te lire. Cdo dite shperthejne mijera sythe te reja e mijera gonxhe bujisin te shendetshme.
Ai jeton ne nje shtepi druri, ne zemer te kopshtit, poshte nje luledielli gjigande.
Mureve te jashtme te shtepise varen dorezonjat, ndersa themelet jane te mbushura me lule guri. Lulet kacavjerrese burojne nga catia si te ishin floke te gjelber. Dritaret jane te pushtuara nga lulet e gjakut dhe karafilet. Perreth shtepise zambaket dhe tulipanet kane shperthyer nga zemra e tokes . Vjollcat dhe karakaftet lulezojne ne cdo stine. Gjithcka gardhohet nga trendalilat dhe manjolat... ka aq shume mimoza sa edhe ajri zverdhet prej tyre.
Ai jeton ne nje shtepi druri, ne mes te kopeshtit, dhe gjithe diten rri pas dritareve te mbyllura hermetikisht duke soditur frikshem se si harlisja e tyre gjithmone e me teper po rrenjoset ne muret e shtepse, ne cati e themele, se si ajri po mbushet me kundermimin e tyre.
Dhe nuk ka si te mos tmerrohet nga prania e tyre e pafajshme.
Eshte alergjik ndaj luleve.



http://pikeuji.wordpress.com