mendoj se duket te percaktohet qarte se cfare eshte mirenjohja dhe mosmirenjohja perpara se te japesh mendimin personal ne lidhje me fjalen mirenjohjePostuar mė parė nga green
megjithate ka shume persona ne bote ku nuk arrijne te percaktojne qarte konceptin e mirenjohjes dhe te falenderojne ate subjekt qe afron mirenjohjen
mendoj se ti japesh buke dhe pune ,apo strehim dhe veshje , kur eshte ne nevoje nje personi te caktuar dhe pastaj ta fyesh ate me fjale duke i thene se une te dhash kete apo ate te mire, dhe ta fyesh me vone me fjale duke i shkaktuar plage psikologjike kjo per mendimin tim nuk duhet konsideruar mirenjohje , dhe ata qe nuk falenderojne per nje mirenjohje te tille bejne mire per mendimin tim
disa te drejta jane esenciale per epoken qe ne jetojme dhe tja heqesh apo te mos ja japesh qenjeve njerzore sot , eshte krim , shume trazira ne jeten individuale- familjare- sociale ndodhin sot ne bote pikerisht nga ky shkak sepse njerzit ose me sakte shumica e njerzve sot ne bote nuk e kane fare idene se cfare eshte esenciale dhe e domosdoshme sot ne jete per jetuar normalisht
mirenjohja e vertete kur eshte fjala per ti dhene tjetrit minimumin esencial ne jete, nuk ka nevoje te permendet fare per mendimin tim , nje njeri qe ben mire ne jete nuk ka pse te mburret me miresine e tij , sepse ai nese qendron ose nuk e njeh egoizmin , nuk ka pse te shqetesohet nese eshte mare ne konsoderate miresia e tij apo jo nga personi i ndihmuar ose ai qe e ka pranuar miresine
sepse ne gjerat esenciale ne jete miresia nuk hyn fare per mendimin tim gjerat esenciale jane e drejta e lindur e cdo njeriu ne bote , dhe keto te drejta esenciale ne epoken e sotme te cilat jane konsideruar normale per jetuar normalisht jane , ushqimi , veshja,arsimi,edukimi,strehimi,dhe kujdesi shendetesor
nese ai qe i ka me shumice keto pasuri qofte ai individ apo shtet dhe nuk i jep keto gjera esenciale , per mua eshte egoist, dhe me fjalen egoist une ne rast kuptoj mosmirenjohsin
ndersa ai qe nuk i ka keto dhe nuk i pranon ose nuk sforcohet sinqerisht per ti patur ,perseri per mendimin tim eshte egoist dhe me fjalen egoist ne kete rast une kuptoj mosmirenjohesin
pra perpara se te themi se a jemi mirenjohes ne jete duhet me pare te percaktojme qarte se cfare eshte mirenjohja dhe ketu eshte gjithe ceshtja kryesore per tu zgjidhur them per tu zgjidhur sepse nuk ka nje linje te qarte midis midis mirenjohjes dhe mosemirenjohjes ajo qe i ndan nganjehere keto dy terma eshte shume e pakuptushme
kur jetoja ne tirane pyeta nje vajze qe ishte me shkolle te larte, e dale goxha ne jeten e saj pra kishte udhetuar neper bote, dhe kishte krijuar edhe familje , punonte ne nje pune goxha te rrespektueshme ne jeten e saj
dhe pyetja ime ishte kjo
cfare konsideron ti gjera normale ose esenciale ne jete???
dhe ajo mu pergjigj duke me numeruar nje varg gjerash te cilat ajo i konsideronte normale ose esenciale ne jete , por keto gjera qe ajo i konsideronte normale ne shqiperi , po tja japesh nje vajze ne amerike ajo i konsideron si kulmi i varferise , ndersa po te njejtat gjera po tja japesh nje vajze ne afrike ajo i konsideron si kulmi i pasurise
ja pra se si ndryshon koncepti i gjerave normale ne jete dhe bashke me konceptin e gjerave normale ndryshon edhe koncepti i mirenjohjes dhe i mosmirenjohjes
mendoj se perpara se ti kerkosh tjetrit te jete apo jo mirenjohes duhet ti tregosh se cfare eshte esenciale dhe domosdoshme ne jeten, pastaj ti kerkosh se a eshte ai mirenjohes ne jeten e tij
Krijoni Kontakt