Pershendetje Llap.
Eshte e treta here qe mundohem t'a spostoj kete pershendetje per ty dhe me ndalet rryma elektrike. Keshtu eshte ne Kosoven tone te shumevuajtur. I kam percjellur me kujdes spostimet tua ne kete forum dhe me te vertet te pergezoje per kurajon dhe vullnetin qe keni ne mbledhjen dhe prezentimin e fakteve gjate shtjellimit te temave ne kete forum. Mendoj qe eshte shume me rendesi qe ne si pjesmarres direkt ne luften qlirimtare dhe si ish ushtare te lirise te mundohemi te tregojme nje ane te se vertetes per kete lufte te lavdishme. Ne qofte se arrijme siq thote populli , vetem sa qon miza me krahe , qe te ndergjegjesojme dhe informojme bashkekombasit tone te cilet nuk kane informacione te mjaftueshme ose jane keqinformuar rreth luftes se populit tone nen udheheqjen e UQK-se, atehere nuk e kemi humbur kohen kot ne kete forum. Per here te pare kur jam antaresuar ne forum dhe kam lexuar spostimet qe kishin te benin me luften e UQK-se me te vertet nuk kam dashur te besoje qe ka ende shqiptare qe eshte ne gjendje t'ia ktheje shpinen ketyre vlerave te qmuara te luftes se UQK-se per hire te ideologjive partiake ose inateve personale. Me beso sikur edhe njemije jete te me jepeshin asnjehere nuk do te pranoja te ndrroje ate pjese te jetes sime te cilen ia perkushtova luftes se armatosur per lirine e popullit tim ne rradhet e UQK-se. Shpeshe here mendoj qe isha me fat qe mu dha rasti t'ia kthej pushken atij pushtuesi gjakatare. Kete mundesi ma dha Ushtria Qlirimtare e Kosoves, dhe ata djeme trima qe i gjeta ne arme kur u kyqa ne rradhet e saj. Sdi si do t'a kisha ndjere veten gjate dhe pas luftes sikur te mos kisha pasur rast te kyqem ne UQK-se ,si shume djeme te tjere te cilet per shume arsye edhe pse ndoshta me zemer kane qene ne UQK ,por nuk kane mundur te vijne ne Kosove dhe t'a kryejne kete obligim kombetare.
Lufta jone ka qene nje lufte e drejte me shume sakrifica, mundime dhe vetemohime . Kane kaluar pese vite dhe ende nuk me hiqen nga kujtesa shoket te cilet u vrane neper beteja , jo duke ikur , jo duke u frikesuar por duke luftuar si drangonje. Ata nuk i numronin forcat e Serbise , ata nuk i'u frikesuan tankseve dhe topave te armikut. Per ata ishte me e rendesishme t'a luftonin pushtuesin. Edhe ata e donin jeten, familjen e tyre, femijet e tyre, pasurine e tyre dhe ndoshta me se paku merrnin nga Kosova e tre e dashur por me shume se te gjitha keto , ata e donin lirine per popullin e tyre. Disa ne kete forum nuk e dine ose nuk duan t'a dine se qka do te thoshte te ishe ushtare i UQK-se. Paramendo per tu bere ushtare duhej se pari te armatoseshe. Per tu armatosur duhej qe te kalonje neper mes te forcave ushtarake dhe policore te armikut .Duhej t'i binje kufirit Kosove -Shqiperi neper zonat me te thella te trojeve tona ku veq dhite e egra mund te mbijetojne, neper zona te minuara dhe perskaj karaullave serbe. Duhej te ngarkoheshe me armatim dhe te beje me dhjetra ore rruge te mundimshme per tu kthyer ne Kosove, po permes zonave te kontrolluara nga armiku. Pastaj duhej te perballeshe me mijera granatime te armatimit te rende dhe miliona fishekeve te te gjitha kalibrave nga fisheket e topave ajror e deri ne ata te kallashnikovit. Pastaj duhej te afroheshe ne afersi tearmikut dhe te sulmoje forcat armike . Gjithashtu duhej te hapje kanale dhe bunkere , te zeshe pozicione, te beshe roje neper netet e ftohta ,pa veshmbathje adekuate ,shume here pa ushqim dhe uje te mjaftueshem, vetem dhe vetem per te siguruar popullaten neper zonat e lira . Duhej pastaj te perballoje ofanzivat shkatrrimtare te armikut , te perballeshe ne nje lufte krejte te pabarabarte frontale dhe guerile. Duhej te mbroje fshatrat dhe popullaten e evakuar neper lugina dhe malet tona. Pas gjithe kesaj duhej te niseshe perseri per kufije per tu armatosur dhe per te vazhduar luften. Tani paramendo ka ende shqiptare qe flasin shqip dhe dalin e thone se nuk ka pasur lufte ne Kosove , se nuk ka pasur UQK-se, se ka pasur vetem ofanziva armike dhe se nuk paska pasur Kosova trima luftetare te cilet luftuan per kete toke me vetmohim. Duhet te ju tregojme atyre te mjereve qe nuk eshte e vertet ajo q'ka mendja e semur e tyre e krijon dhe dora qe i'u dridhet ju shkruan. Megjithekete mendoje qe nje pjese e njerezve nuk jane te informuar ose jane keqinformuar sepse me te vertet logjika e shendoshe nuk e pranon ndryshe. Besoje qe ata duhet te jene krenare per luften qe e bene keta djeme dhe vajza ne rradhet e UQK-se dhe qe me sakrificat e tyre e sollenkete liri qe e gezojme sot.
Krijoni Kontakt