ani se e lexova hahaha
ani se e lexova hahaha
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
nga trepca.net
Shkruan: Nazmi LUKAJ
--------
Letėr e hapur kriminelėve nė prag tė festės sė Vitit tė Ri
Mos i sillni mė vaj e lot Kosovės, se mjaft ėshtė gjakosur dhe pėrlotur
---------------------------------------------------------
31 dhjetor 2003 / TN
Kur tė shtrohet sofra pėr Vitin e Ri, kujtohuni se si do tė kishin pasur dėshirė tė mblidheshin edhe Smajli, edhe Tahiri, edhe Xhemajli, edhe Iliri, edhe komandant Drini, edhe Bekimi.me familjet e tyre. E, pastaj, qani e qani. Qani me zė. Se keni bėrė vepra pėr tė qajtur pėr veten dhe pėr ata.
Shkruan: Nazmi LUKAJ
S'besoj se kush t'u ketė shkruar letėr tė hapur ndonjėherė kriminelėve. Jo, pse s'kanė njerėzit die t'ju shkruajnė, por thonė se kriminelėt janė kriminelė dhe, si tė tillė, s'kanė ndjenja, andaj s'ke pse t'u shkruash. Pastaj, nuk ėshtė e zakonshme qė t'ju shkruash letra tė hapura atyre. Tjetėr. Edhe po t'i shkojė mendja dikujt ta shkruajnė njė letėr tė tillė, druan se si do tė pritet ajo nė opinion. A mos po dal qesharak? A mos po dal naiv?.Besa edhe druhet t'i hyjė kėsaj pune. Njėqind hamendje tė sillen rreth kokės. Po, ndjenja e dhimbjes njerėzore pėr tė vrarėt e pasluftės, qė e deshėn kombin aq shumė, e qė bėnė pėr tė aq shumė, tė fut gjithkah. Edhe ta rrezikosh jetėn.
Edhe tė dalėsh naiv. Edhe. Kjo ndjenjė, qė aq shpesh mė ka nxitur ta fus kokėn nė gėrshėrė, edhe kėsaj radhe, nuk mė le tė qetė. Ndoshta edhe ju, lexues tė nderuar, do tė ma shihni pėr tė madhe qė po u drejtohem kriminelėve, pasi ata nuk kanė shpirt, sepse, po ta kishin atė, s'ishin bėrė kriminelė. Ju, kuptoj.
Mund tė ma zini pėr tė madhe edhe pse kaq shumė e fus kokėn nė gėrshėrė, si e kanė futur dhe e fusin edhe kolegėt e tjerė tė mi tė "Bota sot", kur dihet se kriminelėt janė sot ata qė po e rrotullojnė Kosovėn. Kur dihet se, tė papenguar nga askush, po i sjellin kėsaj gjėmė e lot. Por, askush qė ka ndjenja njerėzore, nuk duron dhimbjet qė na i sollėn ata. Kjo ndoshta mė arsyeton para jush, nėse dal naiv, nėse dal qesharak. Sė paku, mė kuptoni, se dua ta shpreh pezmin qė mbaj nė shpirt. Siē e keni edhe ju, lexues tė nderuar.
Kur i shkruan letėr tė hapur dikujt, mundimin mė tė madh e ke si ta titullosh atė. Aq mė tepėr kur njė letėr tė tillė ua shkruan njerėzve tė natyrės kriminale. Ta titulloj "Letėr tradhtarėve tė kombit", nuk gaboj. Sepse, ata mund tė mos jenė vegėl e serbit, por me vrasjen e atdhetarėve, e kanė kėnaqur serbin. Edhe ata qė e kėnaqin serbin, veē tradhtarėve tė vėrtetė, janė tradhtarė. Ta titulloj "Kopilėve tė serbit", as kėshtu nuk gaboj, se sigurisht njė pjesė e tyre janė kopila tė serbit. Ta titulloj "Gjakpirėsve tė kombit", as kėshtu nuk gaboj, se ata qė bėjnė krime, s'mund tė jenė ndryshe, veē gjakpirės. Sido qė ta nis, dhe sido qė t'u them, asgjė s'gaboj.
Por, zgjodha midis gjithė titujve, atė mė njerėzorin: " Mos i sillni mė vaj e lot Kosovės, se mjaft ėshtė gjakosur dhe mjaft ėshtė pėrlotur". Besoj, lexues tė nderuar, se ky ėshtė titulli mė i njerėzishėm, pasi edhe qėllimi imi ka tė bėjė me anėn njerėzore- ta prek ndonjė atom ndjenje, nėse e kanė kriminelėt. Njė tjetėr vėshtirėsi tė paraqitet edhe si ta nisėsh letrėn.
Ta nis: "njerėz tė poshtėr, ju drejtohem me kėtė letėr.", nuk gaboj. Se tė poshtėr edhe janė. Se ai qė shtie dorė nė vėllain e vet, s'ka se si tė jetė ndryshe. Ta nis: "njerėzve qė duan ta vrasin Kosovėn", as kėshtu nuk gaboj gjė, se bukur shumė dėme i kanė shkaktuar. Por, edhe kėtė do ta nis njerėzishėm, pasi, si thashė mė lart, pėr moto tė kėsaj letre kam njerėzoren. Me peripeci, zgjodha, mė nė fund, dilemėn: " nėse deri mė sot vratė se s'u ndali kush, ndaleni dorėn! Kujtojini lotėt e fėmijėve tė atyre qė i vratė". E tash, e kam mė lehtė ta hartoj kėtė letėr, pasi gjeta titullin dhe pjesėn hyrėse.
Kriminelė, ju lutem, mos i sillni mė vaj e lot Kosovės, se mjaft ėshtė gjakosur dhe mjaft ėshtė pėrlotur nėse deri mė sot vratė, e s'ju ndali kush, ndaleni dorėn. Kujtojini lotėt e fėmijėve tė atyre qė i vratė. Sė pari, ju qė keni fėmijė, sa herė t'i shihni ata, qė sigurisht nuk e dinė se ju jeni kriminelė, qani. Qani shumė. Qani deri sa t'ju afrohen fėmijėt tuaj, e t'ju pyesin se pse po e bėni kėtė. Dhe, kur t'ju pyesin, mos i gėnjeni asgjė, por tregojuni drejt se po qani qė keni marrė shpirtra njerėzish. Tregojuni drejt se keni marrė shpirtra atdhetarėsh.
Vetėm pse ju kanė thėnė urdhėrdhėnėsit tuaj se duhet t'i vrisni. Ata do tė qajnė tri herė mė shumė se ju. Njė herė do tė qajnė pse ju kanė prindėr. Njė herė do tė qajnė pėr ata qė ju ua morėt shpirtin. Edhe njė herė do tė qajnė pėr mocanikėt e vet, qė i latė pa prindėr. Pastaj, ledhatojauni flokėt dhe pėrqafoni ata. Sa herė t'i ledhatoni e pėrqafoni, ndaluni e kujtoni fėmijėt e atyre qė ua morėt shpirtin, tė cilėt shumė kishin dashur tė ledhatoheshin e tė pėrqafeshin nga prindėrit e vet. Qani e qani. Qani shumė.
Tash, para kėsaj feste, para Vitit tė Ri, merrni fėmijėt tuaj dhe shkoni e vizitoni varret e atyre qė ua morėt shpirtin. Por, mos shkoni t'ua heqni kurorat, si keni bėrė deri mė sot. As t'i frikėsoni njerėzit qė shkojnė pėr t'i vizituar ato, si keni bėrė. Atje, tregojuni fėmijėve se kush kanė qenė ata qė i vratė. Tregojuni drejt. Pra, se kanė qenė atdhetarė. Kanė qenė njerėz qė e kanė dashur shumė Kosovėn e lirė. Tregojuni se i morėt nė qafė, vetėm pse menduan ndryshe pėr tė mirėn e Kosovės.
Pastaj, uluni e qani. Qani bashkė me fėmijėt tuaj. Tregojuni edhe se nga sa fėmijė kanė pasur ata qė ua morėt shpirtin. Tregojuni se kolonel Tahirit ia keni vrarė edhe tė vetmin djalė qė e ka pasur-Enisin. Fėmijėt do tė qajnė edhe mė shumė. Tregojuni se Smajlin e vratė duke ju quar qumėsht fėmijėve tė vet. Tregojuni se keni vrarė edhe dy vajza tė njoma. Tregojuni se keni vrarė edhe njė grua shtatzėnė dhe njė luftėtar lirie-Ilirin. Edhe kur tė shtrohet sofra pėr Vitin e Ri, kujtohuni se si do tė kishin pasur dėshirė tė mblidheshin edhe Smajli, edhe Tahiri, edhe Xhemajli, edhe Iliri, edhe komandant Drini, edhe Bekimi.me familjet e tyre.
Kur akrepėt tė bashkohen nė orėn 24, kujtohuni se shumė do tė kishin pasur dėshirė tė hidheshin nė pėrqafimin e fėmijėve tė vet. E qani e qani. Qani me zė. Se keni bėrė vepra pėr tė qajtur pėr veten dhe pėr ata. Pėr veten, mė sė shumti. Se ata qė ua keni marrė shpirtat, kanė hyrė nė histori. Si burra tė mėdhenj tė kombit. Si krenaria e tij dhe e familjeve tė tyre. Edhe fėmijėt qė i latė pa prindėr, janė krenarė qė i patėn tė tillė.
Mė sė keqi i keni bėrė vetes dhe fėmijėve tuaj. Se njė ditė, nėse nuk pendoheni vetė pėr veprat qė i keni bėrė, dhe nėse nuk rrėfeheni vetė pėr to, patjetėr drejtėsia do t'ju godasė. Herėt a vonė. Se asaj nuk mund t'I shpėtoni. Para se ta pėrmbyll kėtė letėr tė pazakonshme pėr ju, kur tė bėhet ora 24, nė vend tė cokėrrimit tė gotave mė tė dashurit tuaj, brohoritni me tėrė forcėn: "Ne jemi kriminelė! Ne morėm shpirtra!". Dhe mallkoni urdhėrdhėnėsit tuaj.
Pastaj, betohuni se kurrė mė, pėr asnjė ēmim, s'do ta vazhdoni krimin. Jepjani fjalėn vetes qė vetė do tė dorėzoheni para drejtėsisė. Se edhe vetėdorėzimi pėr veprat e kėqija pak ua lehtėson veprat e liga qė i keni bėrė. Veproni kėshtu, nėse e doni Kosovėn. Nėse jo, ju jeni me vetėdije tradhtarė tė kombit. Atėherė, ky ėshtė dhe do tė jetė mallkimi mė i madh pėr ju.
----------------------------------------------------------
trepca.net
Brari me shok a mundeni te pergjigjeni ne keto pyetje?
Ahmet Krasniqi nė vitin 1991 ka pas tė veshur Uniformėn ēetnike , bile bile deri me 1992 !!
Ishte i denuar nga Kroacia e Tugjmanit nė vitin 1994 me 2 vjet burg si spiun i serbisė .
Ahmet Krasniqi ishte vendosė si Ministėr i Mbrojtjes pa autorizimin dhe nėnshkrimin e Dr Bujar Bukoshit, ather Kryeministėr i Qeverisė nė egzil !!!
Ahmet Krasniqi kishte filluar botimin e "Revistės Ushtarake" nė gusht 1998, pa lejen e Bujar Bukoshit Kryeministėr i Ahmet Krasniqit !!??
Ēka mshefet me revistėn "Revista Ushtarake" dhe me mshefjen e 9 milon DM tė arsyetuar prapa vrasjes sė Ahmet Krasniqit !!??
Po tė sqaroheshin kėto tema :
1.) Si erdh deri te vendosja e Ahmet Krasniqit Ministėr i Mbrojtjes pa autorizimin dhe nėnshkrimin e Bujar Bukoshit ??!
2.) Si erdhi deri te botimi i revistės "Revista Ushtarake" pa lejen e Bujar Bukoshit ??!!
3.) Ēka u bė me Drejtorin Informative tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Republikės sė Kosovės ??!!
4.) Cili ishte roli i kėtyre nė tentim Grushtshtetin e 14 shtatorit 1998 nė Tiranė ??!!
5.) Pse ishin thirr Forcat e FARK-ut tė tėrhiqeshin nga Dukagjini dhe tė vendoseshin nė Tiranė, pėrpara tentim Grushtshtetit me 14 shtator 1998 !!?? (gėnjeshtėr ėshtė ajo se tėrheqja u bė pėr tė shpėtuar 60 mijė dukagjinas)!!
6.) Nė ndėrkohė del Deklarata e Bujar Bukoshit nė tė cilėn thuhej se "Qeveria e Kosovės nuk e ka krijuar FARK-un dhe se pėrpos UĒK-sė nuk ka kurrfarė forcash tjera ushtarake" !!!
Ēka u bė me Drejtorin Informative tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Republikės sė Kosovės ??!!
"Ahmet Krasniqi pasi muar vendimin pėr formimin e Drejtorisė Informative tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Republikės sė Kosovės, dhe dha urdhėr pėr nxerrjen e organit tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Drejtori i kėsaj Qendre ushtaraku Rifat Haxhijaj i kreu me pėrpikėri detyrat dhe brenda njė kohe tė shkurtėr e bėri tė gatshėm nr 1 tė organit tė Ministrisė sė MbrojtjesRevistė ushtarake pėr botim, por Qeveria e Bukoshit ndaloj daljen e saj nga shtypi. Numri i parė i kėsaj reviste u botua disa ditė para se tė vvritet Ahmet Krasniqi, ndėrsa numri i dytė pas vrasjes sė tij me urdhėrin e Ahmet Krasniqit, pa dijėn dhe pėlqimin e Bujar Bukoshit dhe me punėn e palodhshme tė Rifat Haxhiajt."
Nėse kėto tema sqarohen, do tė sqarohet enigma FARK dhe Sigurimi i Atdheut !!!
Dhe nė fund si tė sqarohet sot mos interesimi tash 5 vjet pėr rivarrosjen nė Kosovė tė Ministrit tė tyre (pyetje pėr FARK-istat dhe atyre qė thirren nė atė Ministri) ??!!
Kėto pyetje qė shtruam nuk janė spekulime (si bėjn spekulime disa ksajde) po janė pyetje FAKTIKE qė i njeh opinjoni i gjėrė !!!
Do tė ishte mirė tė jepnin pėrgjigjje tė involvuarit nė kėto Avantura.
Ata qė bėnė "Revistė Ushtarake" gusht -shtator 1998 nė Tiranė ...
Edhe Drejtoria Informative e Ministrisė sė Mbrojtjes tė Republikės sė Kosovės... ku ishte dhe ēka bėnte ??
Gjithė koha e veprimtarisė sė FARK-ut , FARK-u ishe ilegale dhe i pa pranuar nga Qeveria e Bujar Bukoshit !!
Ahmet Krasniqi nė fund tė gushtit 1998 ia shtroi me shkrim kėto kėrkesa Bujar Bukoshit : 1.Tė finansohėn Forcat e Armatosura tė Republikės sė Kosovės nga Fondi i Qeverisė sipas parallogarisė qė i duhėn pėr armatim, veshmbathje, dhe ushqim, tė mbėshtetur nė standarde ushtarake. 2. Tė legalizohet Ministri i Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura tė Republikės sė Kosovės, nė organet pėrkatėse tė Shqipėrisė.3. Tė bėhėn ndryshime nė Ministrinė e Informatave dhe nė TV-nė e Kosovės. 4. Tė bėhėn sqarime tė nevojshme me pėrfaqėsues tė UĒK-sė, pėr ti bindur se ėshtė nė tė mirėn e Kosovės rrespektimi i Marrėveshtjes sė Osllos. 5. Po qe se pėrfaqėsuesit e UĒK-sė edhe mėtutje nuk e rrespektojnė Marrėveshtjen e Osllos, tė dilet nė opinion me sqarime tė nevojshme pėr zbardhjen e kėsaj Marrėveshtjeje.
Pėrgjigjja ishte negative !!
Ahmet Krasniqi pat paraqitur dorėheqje nga funksionet qė i mbante njėherė nė qershor 1998 dhe herėn tjetėr nė gusht tė vitit 1998 deri u vra nė rrethana tė paqarta !
Edhe pse kishte vepruar nė mėnyrė tė paligjshme Ahmet Krasniqi dhe FARK-u, ishte peticioni i Oficerve tė prirė nga Xhafer Jashari dhe Halil Bicaj tė cilėt kėrkonin largimin e Ahmet Krasniqit nga veprimet e tij aventureske !!
Tash paramendoni . Disa tė mashtruar akuzojn forcat e UĒK-sė nė Kosovė se paskan qenė kundėr bashkimit tė faktorit Ushtarak tė Kosovės !!!
Shiqoni ku janė problemet janė jasht Kosovės, janė nė emigracion , janė te ata qė nuk e kishin pa me sy luftėn nė Kosovė . Po kanė qenė tė involvuar nė grabitjen e miliona Markave tė mėrgimtarve tė dhėna pėr Drenicėn dhe Luftės e saj !!
marr nga ni forum shqipta
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Llap lene banden qe e vrau Ahmetin me i gjet justifikimet.
cka po hyn ti o i ngrat?
a mos i ndan me ty milaim zeka miljonat ?
vec prej biletave te avionit qe mashtroj vjet mijra njerez ai ka shti ne xhep mbi 2 milion euro.
ti nuk je ne at band se me qen do ishe sot pronar bordelloje e pumpe benzini e skishe pas koh me hi ne Forum.
Nji her del lima-ist pastaj del Tuxhmanist..
Nji her del thaqist e nji her Bukosh-ist..
hajt Llap mos u lodh me rrena se i dim tana..
Mos harro se Ahmeti ish shqiptar e kurr mos u gzo kur vritet shqiptari se del shka mbasandej.
qashtu llap.
Z.BRARI
Nje proverb popullore . Me tė diturve arsyja, argumenti.
Me idjotėt shkopi .
Per te kuptuar se cfar fituan "Masat popullore te revolucionit te 97 -tes.".. lexo kte artikull per Skraparin dhe mendo se keshtu eshte situata ne gjith qyet-fashatrat e llojit "bastione bolshevike".
Fitorja u buz-mullaqe-qeshi vec nje grushti nga soji i Malo arapo ruco fino blush klosave e edvino braceve.. kurse kusuri llogaritet vec si kontigjent votuesish qe u duhet bere vizit para votimesh..
Po mir tu behet.. se e kerkuan vete..
Nejse..
KJ
--------
E Diele, 07 Nentor 2004
SKRAPARI, "KOMUNA E PARISIT" TE PS-SE?
Dilaver Xhelili
Skrapar-Te kalosh ne Corovode ne "Komunen e Parisit", sarkastik apo jo ky krahasim i Agollit ne raste fushatash elektorale, nuk gjen as me shume e as me pak, varferine e ulur kembekryq ne familjet skraparlie. Statistika qe te trembin ne papunesi, njerez qe perpiqen te ikin nga ky qytet qe per fushate elektorale merr emertime te tjera shpresedhenese per socialistet duke u cilesuar si bastion i tyre. Por vargjet e "Mjerimit" te Migjenit jane me shume se te cituara ne periudhen mes zgjedhjeve. Kjo gje eshte vene re me shume se kurre kete vit, kur i zgjedhuri i tyre, ish-kryeministri Ilir Meta ka ikur nga partia qeverisese. Kryesocialisti Nano si ndeshkim per "rebelin" e ketij qyteti ka gjetur menyren me te mire, te mos investoje thuajse asgje ne kete zone, duke dhene nje investim qesharak nga buxheti i shtetit. Gjithsesi fushata po afron dhe njerezit ndonese tashme nuk besojne me ne ate qe mund t'u afrojne pushtetaret, presin ndonje cope "torte", ne kembim te votes se tyre per nje mandat tjeter. Po deri kur keshtu? Kujtohu nje here ne kater vjet, loz me votat e njerezve dhe pastaj merr haqe "rebelesh". Varferia-varferi, papunesia-papunesi....votat-vota.....
Corovoda, qyteti qe shitet cdo dite. Ne zemer te maleve, aty ku natyra ka falur gjithe bukurine e saj, eshte ndertuar qyteti i Corovodes, kryeqendra e Skraparit. Por asnjehere kjo bukuri nuk i gezon 6700 banoret me te varfer ne shkalle vendi. Edhe uji i ftohte i Guakut, qe buron nga larg maleve te Osumit, qe thur kenge e lan rrudhat ne fytyren e shkembinjve, as dhe ajri i paster i maleve nuk i qetesojne keta banore. Ata sikur gjejne zbrazeti nga uji i Guakut dhe ajri i paster i maleve. Natyra e bukur fton njerezit e ketij qyteti te harrojne pak hallet e medha. Me romantiket ecin mes formacioneve karstike , qe preu Osumi ne shekuj. Nje mrekulli e vertete e natyres se ketij qyteti. Kanionet shpatet e maleve, dy lumejte dhe rrapet me kaprodhe perbejne dekorin e ketij qyteti. Sa futesh brenda ajo qe te bie ne sy jane rruget e shtruara me kalldrem. Qyteti eshte ndertuar mes malesh midis dy lumenjve dhe me nje arkitekture te mahnitshme, ku eshte harmonizuar si duket bukuria e natyres dhe dora e njeriut. Nje fotografi e qytetit qe te mahnit nga pamjet magjepsese te kanioneve. Duke qene nje qytet ne skajin fundor te jugut, kur vjen ne Corovode, te duket sikur ke dale ne fund te Shqiperise. Prandaj dhe te huajt vijne rralle. Banoret e qytetit pothuajse merren me blektori, tregti, edhe shitje-blerja qe thuhet rendom, pothuasje eshte e vaket. Tregtaret kryesisht furnizohen ne Tirane dhe ketij malli duke i shtuar dhe cmimin e rruges, sa vjen e behet me i shtrenjte. Qyteti duket i qete dhe i paster. Rrugicat me kalldrem jane te gjelberuara dhe Bashkia ka punuar per mirembajtjen e tyre. Nenkryetari i Bashkise, Baftjar Kalemi, tregon per gazeten "KJ", se ne rrethin e Skraparit, gjendja ekonomike eshtealarmante. Ne kete qytet nuk ka shkelur asnje firme e huaj, s'ka asnje biznes te kapitalit te huaj, ose te perbashket. Corovoda, eshte nje nga zonat me te varfera ne qarkun e Beratit e me gjere. Bashkia e Corovodes, ndryshon nga bashkite e rretheve te tjere. Ajo eshte e bekuar nga zoti, eshte me dy lumenj me resurse te tjera, ka thene numri nje i bashkise Kalemi. Me tej ai shprehet se me skandalozia eshte buxheti qesharak qe ka akorduar shteti gjate vitit 2003, per bashkine qe ai drejton. Shteti ka dhene 3 milione leke dhe per vitin 2004, 14 milione leke. Kjo shume do te shpenzohet per gjithe rrethin, ne arsim, shendetesi, infrastrukture, ujesjelles e te tjera. "Nuk kuptojme se ku futet Skrapari, qeveria nuk e ka te listuar ne zonat me prioritet te vecante".
Papunesia, ne statistikat e bashkise, shifra tronditese
Edhe banoret e Skraparit flasin per pasione dhe enderrojne per nje jete me te mire. Por papunesia e ben te pamundur nje gje te tille. Ne statistikat e bashkise mesojme se nga 6700 banore qe figurojne ne keto lista 2000 veta jane pa pune. Kjo kategori familjesh trajtohet me ndihme ekonomike dhe numri i tyre arrin ne 140, nga 1600 qe ekzistojne ne kete qytet. Sipas statistikave 4 per qind, jane punesuar ne sektorin privat dhe ne ate shteteror. 550 forca ne institucione te ndryshme te Bashkise, arsimit etj, sipas burimeve largohen afersisht 100-120 familje, cdo vit, c'ka tregon se qyteti po braktiset me ritme te shpejta.
Varferia po vret bukurine e qytetit
Migjeni ka trokitur ne Corovode, ne horizontin gri ku lumenjte "pershendeten" me njeri-tjetrin. Ne cdo orar te dites pershendeten si lumenjte dhe njerezit. Vite te tera pune dhe i papune, si ne novelat e Migjenit. Ndalet perpara nje lokali, dyqani ushqimor a me gjere dhe nuk mundet qe te bleje asgje banori i varfer i pune dhe i papune. Ne kete qytet, gdhihen e ngrysen 6700 banore. Meqenese mengjesi dhe mbremja ne kete qytet jane kaq te varfera, duket se nocioni "argetim" ka vdekur per banoret e kesaj zone. Dita e nata nuk eshte vecse nje rutine e bezdisshme qe ka per qellim te shkunde edhe xhepat e ngrisur te skpraparllinjve. Cdo familje ben ne darke bilancin e vet negativ. Cdo gje vazhdon ne varferine e vet. Xhepat e tyre jane bosh, ashtu si syte e tyre te zhytur ne hapesire. Shpresa eshte shume e madhe. Ata presin dhimbshem pas deres se zyres se ndihmes ekonomike ne bashkine e qytetit. Ajo qe te bie me shume ne sy eshte fakti se ne qytet shikon vetem te moshuar, nderkohe qe mungojne te rinjte e moshave 20-30 vjec. Femijet jane shnderruar ne pleq nga hallet e streset e prinderve. Dhjetra prej tyre i shikon rrugeve e anash trotuareve qe shesin me kartona, banane, cigare, e cikerrima per te shtuar ca qindarka ne ekonimine e familjes se tyre. Intelektuale te shumte te qytetit u shprehen per "KJ", se qytetit firon cdo dite e me shume a duket se kjo eshte e vetmja rruge ne kerkim te nje jete me te mire. "Nga 12 mije banore qe ka patur Corovoda ne fillim te proceseve demokratike numri ka rene ne 6700, dhe po vazhdon te bjere cdo dite dhe do te katandiset sic ka qene para clirimit me 13 shtepi dhe nje mulli qe i sherbente banoreve te zonave ne rrethe per te bluar ne rrethe per te bluar bereqetin", thane intelektualet.
Deshperimi, nje retorike e dites
Vetem yje, nata dhe hena, era kenga e zogjve jane ata qe nuk kane faje dhe percjellin e veshtrojne mjeshterisht njerezit e pafajshem te ketij qyteti. Eshte e vertete qe ketu jeta eshte e veshtire. Demokracia per ta eshte shume larg. Ajo qendron si nje lemsh ne fytyre te njerezve, sepse nuk mund te kete demokraci me barkun bosh. Ka ardhur koha qe skraparllinjte te bejne si Migjeni, i cili kollitej tmerreisht ne rruget e Shkodres. Kjo eshte panorama me pak fjale e nje qyteti te varfer. Qyteti i cili qesh dhe loton, qyteti qe jeton si ne nje enderr te perjetshme. Kjo eshte Corovoda, 100-vjecare.
----------------
Dje psh Nano ndau tollona nafte ne Myzeqe..
gezohen te ngratet se kushedi ckujtojne..
enveri dikur u ndau tapite.. e perseri ju a mori.. po nuk ve mend ky milet jo..
gjynaf..
PERSHENDETJE
I lexova me kujdes te gjitha spostimet rreth kesaj teme dhe si ish pjestare i UQK e ndieva te nevojshme te kyqem dhe t'i shpreh opinionet e mia rreth rreth rolit dhe rendesise se luftes se UQK .Disa forumiste qe kete lufte e kane perjetuar nga larg, per arsye te keqinformimit ose me qellim te spekulimeve hedhin helm dhe vrere mbi luften e lavdishme te UQK-se. Disa forumiste si puna e ketij fare Brarit , ne emer te qellimeve ideologjike dhe partiake jane ne gjendje qe te etiketojne , krijojne perqarje dhe te sulmojne te gjithe te tjeret te cilet nuk jane ne nje mendje me ta. Keta jane ne gjendje qe te hedhin poshte qdo proces ose dukuri pozitive nese ajo nuk perkon me iluzionet dhe imagjinaten e semure te tyre. Po ndalem konkretishte ne disa fakte :
Brari dhe disa te tjere panderprere gjate shkrimeve te tyre perdorin zhargone fyese dhe kontradiktore , si majtistet,stalinistet enveristete ,ruset ,etj. dhe lloje lloje etiketimesh per rreth gjysmen e popullit shqiptare vetem e vetem qe ne mungese faktesh gjate prezentimit te tyre te krijojne kinse nje perparesi morale kundrejt oponentit te tyre. Ata jane gjyqetaret, ata jane policet, ata prejne dhe ngarkojne, ata e dine se qka eshte e mire dhe qka eshte e keqe. A nuk jane te gjitha keto etiketime per te majte dhe te djathte nje perqarje serioze qe i bejne popullit te tyre njerezit e tille?
Une pasi jam nga Kosova do te mundohem te shpreh nje opinion timin rreth ketij fenomeni.
Me sa dije ideologjia komuniste per popullaten e shqiptare te Kosoves ka qene gjithnje e huaj dhe ajo asnjehere nuk ka zene vend ne vetedijen e saj. Une nuk besoje qe ne Kosove ka pasur dhe ka te majte dhe te djathte ne kuptimin klasik te fjales. Une e dije qe kjo ideologji edhe kur i eshte imponuar popullatese shqiptare ka pasur vetem nje kuptim krejt tjeter ne ate te perfitimit nga pushteti Jugosllav ose edhe te kundershtimit te atij pushteti.
Ata qe kane deshiruar qe te perfitojne nga ish pushteti Jugosllave jane antaresua ne LKJ dhe e kane quajtur veten komuniste jugosllave dhe kuptohet kane perfituar nga ajo si servile qe kane qene. Mu ata sot me se tepermi trumbetojne ne Kosove kinse e urrejne ideologjine komuniste dhe paraqiten si te djathte .Nje pjese e madhe e tyre sot jane aktiviste ose edhe ne udheheqjen e larte te disa partive me te medha te Kosoves qe para popullit paraqiten si te djathta. Ky grup ka gjetur vend sidomos ne LDK ku panderprere kane gjeneruar perqarje dhe ndasi kinse ideologjike me qellim te arritjes se synimeve partiake, luftes se tyre per pushtet.
Kjo propagande e perqarjes ka krijuar nje hendek te thelle dhe te panevojshem ne mes popullit dhe partive politike shqiptare te cilat shpenzojne shume energji per te etiketuar njera tjetren.
Nje grup tjeter i njerezve ne Kosove me qellim te kundershtimit te pushtetit jugosllav kane formuar, perkrhahur ose jane antaresuar ne grupe komuniste marksisto leniniste . Ky grup i njerezve jo vetem qe nuk ka perfituar asgje nga pushteti jugosllav por edhe ka vuajtur me se tepermi nga ai regjim i atij shteti si grup nacionaliste, iredentiste etj. Ky grup ka pranuar ate ideologji ne emer te njesimit me shtetin shqiptare si nje ideologji e shtetit meme dhe jo si nje ideologji te ciles i kane besuar ose i jane perkushtuar dhe ky grup e ka quajtur veten komunist shqiptare. Ja pra dallimi ish komuniste jugosllave dhe ish komuniste shqiptare . Te ashtuquajturit Ish komunistete shqiptare te Kosoves besoje qe te gjithe pajtoheni qe ishin atdhetaret ,njerezite qe e donin Shqiperine ashtu siq ishte e mire ose e keqe, e pasur ose e varfer, socialiste ose kapitaliste . Me rendesi ishte te ishin pjese e saj . Te ashtuquajturit ish komunistet jugosllave e kishin ndoshta ne zemer Shqiperine por ata me teper i donin perfitimet dhe privilegjet te cilat i fitonin edhe nuk dyshoje qe ata nuk u bene komuniste shqiptare vetem se nuk ju pelqente komunizmi shqiptare ose regjimi i Enver Hoxhes. Megjithate posa fryen ererat demokratike ne Ballkan ishin po shqiptaret te paret te cilet e hudhen poshte kete ideologji qe per ta kishte qene gjithnje e huaj dhe kishte sherbyer vetem si vegel per ti realizuar synimet e tyre dhe asnjehere nuk ishte ngulitur ne vetedijen e popullit tone si nje dukuri vendase.
Tani eshte per te ardhur keq qe disa forca politike ne Kosove luajne lojen e djallit mu kete fenomen( ideologjine komuniste), qe sidomos ne Kosove nuk ka pasur fare ndikimi ne kuptimin e luftes se klasave ose te koncepteve te asaj ideologjie .
Qka eshte edhe me keq gjithe kjo loje errezikshme eshte reflektuar edhe ne proceset teper te rrezikshme dhe te veshtira te cilat i ka kaluar populli shqiptare i Kosoves, siq ishte edhe lufta qlirimtare e udhehequr nga bijte dhe bijat me te mira te Kosoves te cilet i mbyllen veshet nga etiketimet , sharjet , ofendimet dhe vazhduan luften e tyre per qlirim nen emblemen e UQK-se dhe iu binden SHP te UQK-se dhe drejtorise politike te UQK-se si te vetemet udheheqese te denja te luftes per liri.
Shkoza i Prizrenit..
dhe ti ARB ..me lexo me vemendje.. sepse kemi dhe nji fat..sot.. Lesi mbreme ka treguar dicka ne parlament qe vec i ka perforcuar tezat e mija mbi UCK e luften e Kosoves.. prandaj po e zgjeroj pak sot teorine time..
Shkoz.. Te Lexova dhe diskutojme pak bashk..
Stalinizmi ne Shqiperine e Enverit nuk ka pasur arsye te behej dhe ideollogji e juaja..pra atdhetareve Kosovare..sepse sipas teje dhe jo vec sipasteje por keshtu si ty flasin krejt LPK-ja.. mendohej se njehsohej identiteti juaj me Atdheun mėmė..
Ky eshte nje justifikim qe Koha e ka rrezuar si gjethe vjeshte..
Nese juve e keni menduar stalinizmin enverist si ideologji e Atdheut mėnė.. e i jeni bashkangjitur jo me bindje por nga interesi kombetar (keshtu thua ti) .. athere duhej qe mbas ndryshimeve qe ndodhen ne Shqiperi juve te mbanit linjen e atdheut mėmė..
Pra meqense Shqiperia hoqi dore nga stalinizmi enverist duhej te perfshiheshit dhe ju ne kete Rruge te re .. por dihet se nuk ndodhi keshtu..
Perjashto ndonji Kadri Man ( ish enverist qe reflektoi pikerisht se i shkoj pas Atdheut e jo ideologjise) ..krejt ju tjeret mbetet ne pozicionet e meparshme..
Ju e dini se me 1992 Shqiperia me shumic vote ndryshoi Rrugen..
Pra Populli i Shqiperise e la pas enverizmin stalinist por juve nuk ju bashkuat kesaj Epoke te re..
Dihet se enveriset kosovare sidomos te Diaspores u bene detashment besnik i partise qe ndryshoj emer por qe ne perberje te saje trashegoi bartesit e enver-stalinizmit shqiptar..
Ne Trazirat e "marsit" (jo te Marsit tuaj te 2004) por te atij Marsit rebelo-asfalist famekeq te 1997-tes.. kreret tuaj ishin ne mesin e bandave rebele ..pra aty ku i vihej zjarri Atdheut..
Kjo pjesmarrje e juaja ne ato ngjarje tregoi se slogani juaj se "keni qene enverista jo nga bindjet por se ashtu mendonit se njehsoheshit me Atdheun".. ra posht si ajo gjethja e fikut te eves e adamit..
Pra juve ju bashkangjitet dhe zjarrvenesave per hir te asaj se kreret tuaj kishin bere nje PAKT.. te rrezohej demokracia e te ri -vinte ne Pushtet Partia me iniciale te ndryshuara por perseri Parti e Kelyshve te Enverit e Ramizit..
Deri athere juve edhe se gjithmone kishit pretenduar se vec ju mendoni per Clirim te Kosoves.. nuk kishit Shpallur me Taratataaaaaaaaaa.. ne mediat Boterore se " e keni nji UCK"..
Pse nuk e kishit shpallur ju UCk -ne ne Media..me fakse dokumentara e Video qe ta dinte krejt bota se ka UCk der ne ate kohe?
Sepse nuk kishte faktikisht nji UCk ne Kosove ..dhe se nuk ju duhej ne ate kohe ndonji "uck" ne Kosove..as realisht as tollumbaco-isht ose simbolikisht..
Arsyet do ti rendis me poshte..
Pra ne vitet 1992-97 vemendja e juve "atdhetareve qe kishit perqafuar enver-stalinizmin jo per bindje ideologjike" por kinse per " Kombetarizem".. ishte perqendruar ne ceshtjen tjeter.. pra ne ate KRYE CESHTJEN tuaj .. Si ta rrezojme Sali Malokun.. pra ate qe po drejton nji Shtet jo sipas rruges kubanezo-Koreano kineze envero-staliniste por sipas modeleve europiane..
Pikerisht mbasi luftuat qe nga 1992 deri ne 1997 me te gjitha format legale e ilegale ne "uck-ene e Nano Rucave e Zan Caushave" qe per objekt nuk kishin Serbine e ushtrine e saje..por Shtetin Shqiptar e mbasi e arritet qellimin..pra u siguruat se revolucioni i vonuar e ri-pruri ne pushtet te dashuren tuaj te vjeter PPSH-PS-ne.. filluat nje lufte tjeter..
Tash dalim ne UQK-ne tende..
Dashuria juaj per enver-stalinizmin eshte aq e madhe sa per ate ju jeni gati te sakrifikoni cdo gje.. bile dhe ato qe jane me te shenjtat per cdo njeri normal te kesaj Bote..sic jane ATDHEU dhe JETA e NJERIUT..
Vazhdojme..
Erdhi ne (1997) Pushtet Nano..miku juaj ose ai qe ju e kishit modeluar ne KOKE si Enveri i gjalle..
Jam i bindur se ne ate kohe juve do keni bere ndonji mbledhje te fshehte..(jo ti si Shkoze ..por lideret e tu) qe.. si ta lehtesojme qeverine NANO ..pra pushtetin e birit te Enverit..nga telashet.. Si tja bejme me komode e me te pa ngacmuar nga opozita ( Sali Maloku) .. cfar te gjejme nje "dicka te forte" qe ta asfiksojme opoziten e Nanos e njekohesisht me ate gje te forte ne form Guri te vrasim dhe ndonji zog tjeter ..
Ju e dinit mire se ku shkoj Shteti Shqiptar ne ditet e tmerrshme te 97-tes .. sepse ishit vetet ne llogoret e zjarrvenesave ( lexo librin e Kelmend Elshanit..) dhe ju dinit mire dhe se cfare resurse ushtarake kishte ato dite shteti shqiptar por ju dinit mire se dhe cfare kapacitetesh kishte eventualisht Kosova ne pergatitjen luftarake..
Pra ato dite ku sapo Nano shtronte qylymat ne Zyrat e tije.. dhe ku PS-ja sapo kishte emeruar shefat e rinj per Ushtrine..ku dallohej ne krye te saje nje flamur ngrites grek sic ishte Aleks Andoni.. dikush u nxitua te shpalle me TATATAAAAAA sa me te madhe se.. "na ka dal nji gonxhe e re era karajfil po i vjen.." pra me shpall me dhune se KA UQK KOSOVAAAAAAAAAAAAA heehej ejjj degjoni..KA UCK.. a degjon more Beligrad a joo..
Por cfar ishte kjo uck e Shpallur..?
dauti me sulltanin.. e ca tjere me ca pushke .. e ca carape te zeza ne krye..
Pse knusi i mbyll syt kur kendon?
sepse..thote proverbi se e di kangen permenc..
Te gjithe kemi pare basket boll e futboll.. e Volejboll ..
dikush do thote se ka pa dhe GOLF..por sot nuk do merremi me golfin qe eshte loje statike..por me sportet dinamike.. sic jane kto qe thashe.. dhe per nji arsye sepse jane lojra te ngjashme me luften..
Marrim volejbollin..
pritesi.. e kap topin duke bere nje hedhje te veshtire dhe ja ngre shokve.. perpunuesi.. e merr topin dhe.. po te keni pare me kujdes.. luan nji teater mashtrues.. ai ben sikur ja hedh tpin gjuajtesit majtas qe..mbrotja kundershtare te zere rrjeten ne krahun e majte.. dhe ne fakt me nji levizje mjeshterore.. topin e perpunuar tashma per goditja ja hedh gjuajtesit te djathte.. dhe.. ai goditesi i djathte ngrihet ne ajer.. hap krahun dhe fuqishem e befasisht Godet..
Cfar ndodh?
faktori kohe hyn ne pune..
topi ka aq shpejtesi sa mbrojtja kundershtare nuk e mund ( perballon) dot kete shpejtesi sepse ajo nje pjes te kohes e harxhoi duke u poziciunuar majtas.. dhe derisa ajo mbrotje merr pozicionin mbrotjes ne te djathte.. kaluan te dhjetat e sekondes e bile sekondi.. TOPI nderkaq ka prekur Fushen kundershtare.. pra PIKE per palen tjeter qe goditi..
Keshtu eshte dhe futbolli dhe basket bolli..
Sic keni vene re ai perpunuesi nuk eshte ndonji Shvarseneger.. jo perkundrazi eshte nje djalosh i paket ne trup por i manovrueshem dhe inteligjent..
Ai ka per detyre te mashtroje kundershtarin..
Pra tu a Marre kohen atyre qe kte koha ta fitoje i veti..
kjo qe permenda eshte filozofija e Luftes.. se dhe vet loja eshte nje Lufte..
Golfi ka ligje te tjera.. aty ska nevoj per nxitim e mashtrim.. aty duhet Force dhe fantazi ne te nuhatur te riliefit te fushes e te ererave..
Golfisti eshte nje artilier.. ai pozicionon qetesisht artilerine dhe Godet.. fiuuuuuuuu dhe ne presim flurudhen e shikojme se ku do bjere topi..
dalim te Basket bolli..
eshte njeri qe i thone..luajtes i topit.. ose perpunuesi .. pra ai qe c'organizon mbrotjen e kundershtarit..
ai luan me top ne qender dhe her ben sikur do shkoj majtas e here djathtas e here sikur do caje ne mes.. por ne fakt ai duke i vene ne maksimum pune shqisat e tije.. shikon LARG..
ai ka nje piksynim.. dhe ky pik synim eshte.. te gjeje ne pozicion te volitshem ate yllin e skuadres..kosh shenuesin me te mire..pramanovrat e tije synojne hutimin e kundershtarit dhe daljen e lire te Xhordanit apo Gim Fagut dhe fesht.. me nji finte te bukur.. ja leshon topin mjeshtri te koshave i cili sapo merr topin nuk e zgjat por godet dhe... shenon..
Mirpo cndodh kur perpunuesi luan me topin..
Keni vene re se gjithmone nje lojtar tjeter i pozicionohet mbrapa ketij luajtesit..pra behet nji prapavije qe..ne rast se kundershtari per nji cast arrin tja shkepuse ketij Maradone ..pra ketij xhongleri topin.. ekipi te mos gjendet ne befasi pra i pa mbrojtur.. pra te jete nje mbrojtes rezerv per cdo rast qe kundershtari te mos e gjeje te lire rrugen drejt Koshit apo portes..
Dalim tek UCK-ja..
Pse them une se Shpallja u be me dhune e UCK-se..
u be me dhune sepse populli nuk ishte i bindur se ishte momenti i volitshem per Shpallje te nje UCK-je..
Pra dikujt i duhej kjo Shpallje me perdhune..
Pse populli nuk ishte i bindur se duhej trumbetuar se kane Kosovaret nje UCK ?
Sepse populli i Kosoves kishte pare diellin dhe futbollin dhe basket bollin shume me perpara se Daut haradini e sulltan futboleri..
Cdo te thote kjo..
populli e dinte se.. kundershtari i Kosoves Shqiptare.. SERBIA pra .. nuk ishte ekipi i futbollit a i basketbollit.. i Lepencit a Milanos.. por ajo me Ushtri-policine e saje ishte nji MAKINE VRASESE pefekte dhe qe me vite mbahej ne gatishmeri per te Vrare shqiptaret e Kosoves..
gjithashtu populli e dinte se..nje Shpallje UCk-je do te thote nje shpallje lufte Serbise.. e nje Lufte do te thote nje perballje jo midis Dautit e Ushtrise Serbe..por nje perballje e Ushtrise Serbe me "ushtrine" shqiptare..
Por kush ishte Ushtria e vertete Shqiptare..
Ishte ne fakt vet populli grate femijet burrat pleqte..
Pra SERBIA nuk do merrej me ndjekjen e atij dautit a selimit qe me corape te zeza shpalli ne nje varrim UCK-ne..por.. por.. do merrej me Armikun e saje ..dhe ARmiku i SERBISE eshte "ekzistenca ne ato troje e Shqiptareve"..
Pra SERBIA e priste nje rast te tille.. pra ujku priste qe vec njihere te thosh qengji.. ujk a ma ha m-utin.. dhe e dinte ukku mire se cdo bente..
populli dhe Rugova e dinin kapacitetin e dautit e ademit e hashimit e Selimit..
fuqia e tyre ishte..
disa pushke e kallasha te afte te qellojne nga nji breg.. kerrin e milicise dhe si djem te rinj kembelehte te ikin e fshihen ne mal a pyll a katunde..
kjo fuqi as qe mund te mendohej se do i bente balle Ushtrise SERBE.. e kete e dinte jo vec populli I KOSOVES e RUGOVA..por dhe ATA..
Cilet ATA..
ATA qe nxitonin tja lehtesonin Partise se Nano Enverit nje sundim komod pas 97-tes..
Kete e dinte mire dhe Xhep Mejdan Klos Nanoja..
Do vazhdon nga darka kte shkrim.. e do dalim deri ne ditet e sotme..
pse mori urdher pra Dauti me shok me shpallUCk e pse me dhune u detyrua Kosova ta pranoj se ka UCk dhe pse ai qe eshte hartues i programit te PS-se se Tiranes..KOCo Danot me Shoke.. ishin dhe frymezues te kesaj lloj UCK-je dhe pse kjo UCK nuk mbrojti asgja.. etj etj..
tung njihere
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 09-11-2004 mė 06:00
SHKOZA
Te pershendes dhe te kshilloi qe as mos ti lexosh se qfar shkruan ky Brari me nja dy tre shok sepse te njejtat genjeshtra e te njejten urrejtje per ishe Ushtaret e UĒK-se e SHP e Drejtorin Politike te saj ke ndegjue e ndegjon per dit prej shkieve te serbosllavis.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Pershendetje Brari
E lexova me vemendje dhe nuk mund ta mohoj edhe me kersheri spostimin tuaj . Me te vertet nuk paskam gabuar aspak ne paragjykimin tim per ju . Ju vetem e perforcuat ate qe mendoja . Perzemersishte te falenderohem per tregimin tend , mos ma merr per te keq por ky tregim i juaji me beri perfundimishte te bindem se sa larg qendroni me mosnjohjen e proceseve shoqerore dhe situates neper te cilen ka kaluar populli i shumevuajtur i Kosoves ,por edhe i pjeses tjeter te Shqiperise etnike. Ju ne mungese te fakteve dhe aftesise per te qene objektiv dhe i paanshem gjate gjykimeve tuaja , mundoheni qe me lojra fjalesh, me dogmatizem te mbuloni ate shprazeti qe shihet qarte ne spostimet tuaja gjate mbrojtjes se ideve shume here kunderthenese . Perveq dogmave tuaja , ju shume i nderuari Brari nuk thate asgje per mendimin tim. Ah po harrova , ju u munduat te na tregoni se i nihni lojrat sportive , gjithashtu sipas atyre fiksasioneve tuaja . Gjithashtu ju pa pasur edhe nje te vetmin fakte , me paragjykimet e tuaja te semura me bete te kuq, te verdhe , anetare te LPK-se , Enveriste,Nanoiste e q'ka jo tjeter. Ju po me ate gjykimin tuaj ,, apsolutishte te drejte " , me bete edhe kundershtare te Zotit Salih Berisha .
Ja keshtu ju beni studimet tuaja, ja keshtu ju i krijoni faktet e juaja. Mjafton qe vetem te paragjykoni diqka ose dike se nuk eshte i te njejtit mendim me ty dhe ai eshte ,,Armiku atehere''. Qka eshte edhe me keq ju edhe trumbetoni se ju i mbroni vlerat demokratike, tolerancen dhe mirekuptimin. Ju trumbetoni se mbroni vlerat me te shejta demokratike dhe pluralizmin dhe si me metodat moniste (komuniste ) . Ai qe nuk eshte si une dhe ai qe nuk mendon si une patjeter eshte armik, eshte agjent, eshte tradhetar. O jo ore shoku Brari se nenvetedija juaj eshte ende ne ate sistem ne te cilin je rritur, ke punuar dhe ke perfituar besoje sa qe edhe paraqitjete me servile te juajat nuk ju mbulojne fytyren e vertet moniste te cilen e keni. Or shoku Brari leri njeher e pergjithmone keto krijesa djallezore te cilat i pjelle ne mendjen tende dhe kethehu ne realitet. Armiku me i madhe i Shqiperise dhe popullit shqiptare eshte ai qe perqane ate. Armiku me i madhe i Shqiperise sone dhe popullit tone te shumevuajtur eshte po ai i cili e ka mendjen e semur nga sistemi moniste i cili te disa me te verteet ka lene plage te pasherueshme ne menyren e te menduarit dhe perceptimit te gjerave dhe proceseve . Mos thuaj UQK-se tende , Kosoves tende ,Shqiperise tende por tones or shok i PPSH-se. Megjithekete une do te mundohem te shpalose nje mendim timin krejt personal dhenje gjykim krejt personal pra relativ dhe jo si ato mendimet apsolute te tuajat per luften e popullit shqiptare dhe jo vetem te atij te Kosoves por te te gjithe popullit shqiptare nen udheheqjen e UQK-se per qlirimin e Kosoves. Perseri une do te mundohem qe te besoje qe ju me te vertete duke qene large ngjarjeve te cilat jane zhvilluar gjate pjeses me te lavdishme te historise me te re te Kosoves nuk i nihni ngjarjet dhe proceset te cilat pa vetedije i gjykoni . Me shprese se eshte keshtu te pershendes perzemersishte dhe me vjene shume mire qe do te kem rastin te debatoj me nje bashkekombas timin nga gjysma e Shqiperise sone .
Krijoni Kontakt