Close
Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 215
  1. #141
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Ahmet Krasniqi ende figuron ne listen per krime lufte kunder Kroacise me uniformen e APJ-se!

    Ky eshte nje dokument zyrtar i Kroacise dhe emrin e Ahmet Krasniqit, mund ta gjeni me numer rendor 57!


    http://www.hic.hr/ratni-zlocini/hrva...njic-ban01.htm


    KRASNIĆI, AHMET, (Hajriz), rođen 15.01.1948. godine u selu Žilivoda, Kosovo, prebivalište u Gospiću, kao pripadnik JNA, u činu potpukovnika sudjelovao u napadima na vojne i civilne objekte u Baranji, od studenoga 1991. do lipnja 1992. godine.

    PS. kapidan, pse qane koken me kosista dhe udbash? Kete dokument e ke publikuar ti para disa viteve dhe prita t'ua perplasesh fytyres! Por, ja qe nuk pata durim te pres dhe e solla para teje edhe pse merita te takon ty.

  2. #142
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Lavdi jetes dhe vepres se kolonelit te ndjere Krasniqi ne pervjetorin e vrasjes se tij para 12 viteve!

    Ne vazhdim po i bashkangjes ca foto, ne mungese kohe per tu zgjeruar ne diskutime.

    Ndersa fotoja e trete, eshte pikerisht per ata dhe per tu sqaruar, se ne mesin te ofanzives serbe ne ate kohe, pra dy dite pas vrasjes se ministrit, dikush kishte kohe te mirrej me atentate dhe likuidime ndershqiptare, nderkohe qe serbet vepronin me te gjitha formacionet ushtarake e paraushtarake ne Kosove dhe nuk degjoheshin te thonin, pse po vret shqiptare ushtria e rregullt serbe, o formacionet ēetnike ose formacionet e arkanit ose te sheshelit ?!

    Ndersa tjetra se ēfare shkruan Llapi eshte pyetje e intelegjences se njeriut, te shtrire per asfaltin e "Bitilenkes" se Fatmir Limajt ne relacionin Vermice e pak pertej Llapit, gati ne Merdare
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. #143
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Nuk e mora mundin te lexoj shumė ne kete temė por gjithsesi lexova pjesrisht, prandaj vetem desha te them diēka lidhur me "shokun" Ahmet Krasniqi.

    Ahmet Krasniqi dhe disa Ahmeta te tjerė qe mashtruan dhe manipoluan ishin vet UDB-ja dhe argatet e dreqit ne at kohė.

    Edhe Rilindja qe u botua jasht Kosove ishte gazetė e pacifistave dhe ne sherbim te UDB-sė.

    Ėshtė mirė tė jemi mirė tė informuar kur flasim per luften dhe zhvilliemt e atėhesrhme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 21-09-2010 mė 09:40
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  4. #144
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Dy krisma nė Tiranė

    Lufta, vrasja dhe kthimi i kolonelit nė Kosovė
    Bajrush Morina
    Dy krisma nė Tiranė

    Nė shtator tė vitit 1998 kanė ndodhur dy vrasje. Qė tė dy vrasjet kanė ndodhur nė terr, nė mbrėmje tė territ. Qė tė dyja vrasjet janė bėrė pas shpine, vrasje tinėzare. Qė tė dy tė vrarit kanė qenė shqiptarė, njėri pishtar i demokracisė e tjetri strateg i luftės pėr liri.

    Edhe Azem Hajdari edhe Ahmet Krasniqi janė vrarė nė shtator tė vitit 1998. Mes kėtyre dy vrasjeve ka vetėm njė dallim. Vrasėsit e Azem Hajdarit po “kalben” nė burg ndėrkaq vrasėsit e Ahmet Krasniqit janė ende nė liri.

    2. Vrasja e kolonelit


    Nė flakėn e luftės nė Kosovė, nė kohėn kur makineria serbe ia kishte vėnė flakėn pothuaj krejt Drenicės, Dukagjinit e pjesėve tė tjera tė Kosovės, nė kohėn e ofensivės sė fundit tė gushtit e fillimit tė shtatorit tė vitit 1998, njė vrasje nė Tiranė ka prekur thellė shqiptarėt kudo qė jetonin, nė tmerret e luftės nė Kosovė dhe nė ethet e luftės jashtė Kosovės. Njė vrasje papritur.

    Pėr kolonel Ahmet Krasniqin janė shkruar e janė thėnė shumė artikuj e fjalė. Pėrveē atyre qė kanė madhėruar figurėn e kėtij strategu tė luftės pėr liri, ka pasur edhe asish qė kanė bėrė pėrpjekje ta baltosin kėtė emėr tė veēantė tė fushės sė strategjisė ushtarake pėr liri tė Kosovės.

    Kur sekuencat e pakta tė TVSh-sė sė vitit 1998 dhanė lajmin pėr emėrimin e kolonel Ahmet Krasniqit pėr ministėr tė Mbrojtjes sė Qeverisė sė Kosovės nė ekzil, shumica e shqiptarėve qė ėndėrronin lirinė edhe nė frontin e luftės, e pranuan kėtė lajm si njė shpresė mė shumė se liria nuk ėshtė larg.

    Me shumicėn bashkėpunėtorėve tė Ahmet Krasniqit me tė cilėt kam biseduar, e kanė pėrshkruar kolonel Krasniqin si njė njeri tė dashur, tė sinqertė, patriot qė kishte vetėm njė qėllim, ēlirimin e Kosovės nga okupatori serb. Askush prej bashkėbiseduesve tė mi nuk mė ka thėnė as edhe njė fjalė tė pathėnė pėr Ahmet Krasniqin.

    Gjithēka qė kam dėgjuar e lexuar pėr Ahmet Krasniqin mė ka shtuar dhembjen pėr atė burrė, pėr atė strateg tė luftės dhe pėr atė shqiptar patriot. Kjo dhembje pastaj mė ėshtė shtuar me njė lloj mllefi qė shpėrthente atėherė dhe herė pas here edhe sot: kush e vrau Ahmet Krasniqin? Pse e vranė Ahmet Krasniqin? Pse nuk arrestohen vrasėsit e Ahmet Krasniqit?

    Eshtrat e kolonelit...

    Nė pėrvjetorin e 12 tė vrasjes sė kolonel Ahmet Krasniqit, familjarėt dhe bashkėluftėtarėt e strategut tė luftės pėr liri, kanė njė kėrkesė shumė njerėzore dhe modeste. Ata duan qė eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit tė kthehen nė atdhe, nė Kosovėn e lirė. Ai prehet nė varrezat nė Tiranė, atje ku u vra. Por ai tash duhet tė kthehet nė Kosovėn e lirė, nė Kosovėn qė e ėndėrronte.

    Iniciativa pėr kthimin e eshtrave tė kolonel Ahmet Krasniqit ėshtė familjare por edhe miqėsore. Nuk ėshtė iniciativė institucionale. Por kjo iniciativė duhet tė realizohet nė mėnyrė institucionale. Do tė duhej qė institucionet e Kosovės tė merren vesh me institucionet e Shqipėrisė dhe tė realizojnė kėtė ėndėrr tė parealizuar sa ishte gjallė kolonel Ahmet Krasniqi.

    Familjarėt e kolonelit e presin tė kthehet nė vendlindje birin e tyre tė vrarė jo nė frontin e luftės por nė errėsirėn e natės sė 21 shtatorit tė vitit 1998 nė Tiranė.

    Vendlindja e kolonelit e pret kthimin e eshtrat tė bashkėvendėsit tė tij qė tė prehet nė amshim nė “prehrin” e vendlindjes.

    Kosova e lirė e kėrkon qė ta mbajė pranė luftėtarin e lirisė, kolonel Ahmet Krasniqin!

    Ėshtė koha kur kolonel Ahmet Krasniqi duhet tė kthehet nė vendlindje, nė atdhe.

    4. Heshtja vrastare pėr kolonelin...

    Po tė mos ishin pėrkujtimet familjare, do tė harrohej edhe dita e vrasjes sė kolonel Ahmet Krasniqit. Por familja ende e mban gjallė...

    Por pse kjo heshtje e rėndė, heshtje institucionale nė Kosovė pėr Ahmet Krasniqin?! Njė rrugė, madje njė rrugė larg qendrės nė Prishtinė mban emrin e Ahmet Krasniqit. Asgjė mė shumė!

    Derisa ishte gjallė presidentit Ibrahim Rugova organizoheshin akademi pėrkujtimore pėr kolonel Ahmet Krasniqin. Viteve tė fundit as akademi tė tilla nuk mbahen.

    A janė thėnė tė gjitha tė vėrtetat pėr kolonel Ahmet Krasniqin? Tė gjitha tė vėrtetat pėr strategjinė e luftės sė tij, pėr ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqin, pėr shqiptarin e vėrtetė Ahmet Krasniqin?

    A ėshtė thėnė e gjithė e vėrteta pėr vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit?
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pergezime nismetareve per kthimin e eshtrave te atdhetarit Ahmet Krasniqi.

    Koloneli duhet te kthehet per shum arsye.

    E para.. se atje e ka vendin .. ne Kosoven e Pamvarur ..

    E dyta .. qe hajnat polpotiste qe e vrane te mos ndihen te qete .. e te dridhen kur kurverojne ne grand-hotel-bordelot e Prishtines e ne Pojatat e Mafies.. e ne studiot televizive ku jan te plotfuqishem.. e tu mbeten ne fyt llokmat e hajnise e pabesise..


    E dyta .. Koloneli duhet te ike nga ai vend qe nuk e mbrojti por e preu ne bese.. nga ai vend ku shteti ne 12 vite vazhdon te mos e ver ujin ne zjarr per te vene para gjyqit vrasesit .. nga ai vend ku askush nuk e cau kryet ti kerkoje vrasesit duke filluar me PS-ne qe eshte tutore e bandes qe vrau Ahmet Krasniqin e deri me PD-ne e Berishes.. qe e la ne heshtje kte krim te felliqur..

    Ka dhe te tjera arsye pse Ahmet Krasniqi duhet te kthehet... por mjeftojne dhe keto..

    Kush jan vrasesit do thoni ju..

    ja.. prisni.. sepse mbas meje do fillojne te shkruajne.. spiunet e tyre..

    qe dhe ne forum i kemi perdite.



    ..


    Thx Xim per kte lajm..

    Pergezime trimit Bajrush Morina..

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kujtese


    Per Plakun e te tjere pak histori nga e kaluara

    -

    Si para thenje po i them dy fjale..
    Plak.. nga gjith ato emra qe do lexosh ne keto pershkrime historike mos harro se mbi 95 % e tyre jan likujduar pabesisht nga diktatori dhe klani i tije gjat e pas luftes.. e kjo liste perfundoj me 2 bashkpuntoret e tij shum vjecar Mehmetin e Kadriun.. qe i genocidoj jo vetem ata si persona por dhe familjet..


    -----------




    Fronti Nacional Ēlirimtar dhe manipulimi me tė

    ‑Cila ishte ideja pėr krijimin e njė Fronti Nacional Ēlirimtar dhe e vėrteta e mbledhjes sė Pezės, mė 16 shtator 1942?

    ‑Si u manipulua Fronti, nga Partia Komuniste?

    ‑Si janė eliminuar figurat themeluese tė Frontit Nacional Ēlirimtar?

    ‑Kush ishte kryetar i parė e Frontit dhe si e zėvendėsoi Omer Nishanin, Enver Hoxha?

    ‑Si u organizua kongresi i I i Frontit Demokratik, nė tė njejtėn ditė me atė tė Frontit jugosllav?

    ‑Pse i gjithė Komiteti i parė Ekzekutiv i tij, figuron i shpallur “tradhtar”?

    ‑Pse Nexhmije Hoxha ishte kryetarja e parafundit e Frontit Demokratik tė Shqipėrisė?



    Kastriot Dervishi



    Gjatė viteve tė sundimit komunist nė Shqipėri, Partia Komuniste drejtoi vendin, nėn maskėn e Frontit Demokratik tė Shqipėrisė, i cili ishte vazhdues i Frontit Nacional Ēlirimtar, i lindur ky nė vitin 1942 nė Konferencės e Pezės. Nė tė gjitha zgjedhjet pėr Kuvendin Popullor, Partia Komuniste e Shqipėrisė (pas vitit 1948 Partia e Punės) u paraqit si udhėheqėse e koalicionit antifashist qė quhej Fronti Demokratik, nė krye tė sė cilit, pas vitit 1945 e deri nė vitin 1989, u vu sekretari i I i PPSH‑sė. Duke qenė se Fronti ishte njė “emėr i madh”, ose mė mirė tė themi, njė maskim i madh pėr PKSH, historia e tij mbetet mė tepėr njė histori e fshehur dhe e trajtuar sipas dėshirės sė partisė qė drejtoi vendin pėr mėse 50 vjet.



    Ēfarė ishte realisht mbledhja e Pezės, nė vitin 1942?



    Pikėnisja e Frontit Nacional Ēlirimtar ėshtė marrė mbledhja e Pezės, e quajtur rėndom, edhe si Konferenca e Pezės. Si edhe rastet e tjera, Partia e Punės ka falsifikuar tėrė historinė e krijimit dhe zhvillimeve tė tjera, nė lidhje me kėtė organizatė. E vėrteta zė fill nė muajt e parė tė vitit 1942 dhe ka si personazh tė parė, vėllain e Myslim Pezės, Shyqyrin. Ky i fundit, nė shkurt 1942 pranoi kompromisin fashist, sipas sė cilit, nė Pezė, fuqia e vetme qė do tė vepronte pėr ruajtjen e rendit, do tė ishte njė grup i armatosur nėn urdhrat e tij (Shyqyriut). Myslimi nuk e pranoi kėtė kompromis, por nė fakt, ai pėrfitoi mjaft prej tij (shih letra e Koēo Tashkos, drejtuar Kominternit nė vjeshtė 1942, tek “Politikė antikombėtare e Enver Hoxhės, Pleniumi i dytė i Beratit”, Tiranė 1995, faqe 191‑192). Nė kėtė mjedis tė sigurt, u mbajt Konferenca e Pezės. Pjesėmarrės kryesorė nė tė, ishin Abaz Kupi, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani, Ndoc Ēoba, Ramazan Jarani, Halim Begeja, Ismail Petrela, Skėnder Muēo, Azis Ēami dhe Skėnder Jegeni, ndėrsa nga PKSH morėn pjesė Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koēo Tashko, Enver Hoxha, Nako Spiru dhe Nexhmije Xhuglini (mė vonė Hoxha). Kryetar i konferencės u zgjodh Ndoc Ēoba dhe sekretar, Mustafa Gjinishi. Nė konferencė u diskutua organizimi i forcave nė njė luftė tė pėrbashkėt, kundėr okupatorit, organizim ky qė mori emrin mė vonė, Fronti Nacional Ēlirimtar. Tė pranishmit hynė nė debate nė lidhje me simbolet komuniste, si ylli i kuq, etj, i cili nuk pranohej nga jokomunistėt.

    U miratua njė rezolucion, nė tė cilin thuhej se pėrfaqėsuesit e tė gjitha tendencave nacionaliste, PKSH-sė, Rinisė Komuniste, Rinisė Nacionaliste dhe Rinisė Femėrore Popullore, miratonin deklaratėn pėrkatėse, ku pėrkrahej koalicioni kundėr Boshtit, akuzohej rėndė Mustafa Kruja dhe pėrkrahej lufta e atyre ēetave qė kishin luftuar deri ato momente, duke i dhėnė rėndėsi nga ana tjetėr, ēėshtjes sė kėshillave nacionalēlirimtare. (“Politikė antikombėtare e Enver Hoxhės¼.”, faqe 174 ‑ 179).

    Konferenca zgjodhi Kėshillin e Pėrgjithshėm Nacional, tė pėrbėrė nga Kamber Qafmolla (kryetar), Mustafa Gjinishi (sekretar), Ndoc Ēoba, Myslim Peza, Abaz Kupi, Enver Hoxha, Ymer Dishnica (anėtarė). Pas menjanimit tė Kamber Qafmollės, si drejtues i Frontit filloi tė njihej Omer Nishani. Me kėtė cilėsi, ky i fundit, kryesoi edhe delegacionin e Frontit nė mbledhjen e Mukjes, ndėrsa Balli Kombėtar prihej nga Mit’hat Frashėri.



    Transformimi i Frontit nė njė fasadė tė Partisė Komuniste



    Pas grisjes sė marrėveshjes sė Mukjes, nė gusht 1943, nė shtator 1943, PKSH i mbylli pėrfundimisht hesapet me ato qė ajo i cilėsonte si kundėrshtarė politikė.

    Emisarėt komunistė jugosllavė luajtėn njė rol kryesor, edhe pas marrėveshjes sė Mukjes.

    Konferenca e Dytė Nacional Ēlirimtare qė u mbajt mė 4 ‑ 9 shtator 1943, nė Labinot tė Elbasanit (e para quhej ajo qė ishte mbajtur nė Pezė, mė 16 shtator 1942), trajtoi kryesisht ēėshtjen e pushtetit dhe veēmas, atė tė kėshillave popullore, pėr tė cilat u tha se ishin “i vetmi pushtet i popullit nė Shqipėri”. Po ashtu, qėllim kryesor tė saj, konferenca pati denoncimin e marrėveshjes sė Mukjes, e cila dėmtonte seriozisht interesat sllave nė Shqipėri. Rolin kryesor kėtu e patėn Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha. Pėr rrjedhojė, u kopjua modeli jugosllav dhe u veprua sipas tij.

    Mė 26 nėntor 1942, Tito kishte organizuar nė Bihaē tė Bosnjes, Mbledhjen e Parė tė Kėshillit Antifashist Nacional Ēlirimtar (AVNOJ), ku vendosi krijimin e Ushtrisė Nacional Ēlirimtare Jugosllave. Kėtu u parashikua pėr herė tė parė se si do tė ishte Jugosllavia e tretė. Nėn shembullin e kėsaj mbledhjeje, u mbajt nė Labinot mbledhja nė fjalė.

    Konferenca e Labinotit zgjodhi Kėshillin e Pėrgjithshėm Nacional Ēlirimtar, tė pėrbėrė nga 62 anėtarė (nga 7 qė ishte mė parė) dhe ky njė kryesi tė pėrbėrė nga 16 anėtarė. Kryesia qė u vu nė rolin e njė presidence ilegale, pėrbėhej nga kėto persona: Omer Nishani, Mustafa Xhani, Myslim Peza, Enver Hoxha, Kostė Boshnjaku, Ymer Dishnica, Ollga Plumbi, Liri Gega, Haxhi Lleshi, Fetah Ekmeēiu, Medar Shtylla, Nako Spiru, Sejfulla Malėshova, Ramadan Ēitaku, Abaz Kupi dhe Spiro Moisiu (Enver Hoxha “Kur u hodhėn themelet e Shqipėrisė sė re”, Tiranė 1984, faqe 329). Pas kėsaj konferencė filloi lufta civile. Sekretariati i Frontit Nacional Ēlirimtar pėrbėhej nga Omer Nishani (president), Koēi Xoxe, Sejfulla Malėshova, Medar Shtylla (n/presidentė), Nako Spiru (sekretar), Shefqet Beja (sekretari i pėrgjithshėm) (sipas “Bashkimi”, 7 gusht 1945).



    Riorganizimi i Frontit, pas lufte. Omer Nishani ia le vendin Enver Hoxhės



    Pas lufte, roli i Frontit ishte maska mė e mirė pėr PKSH‑nė, e cila nuk guxoi tė dilte hapur si forcė udhėheqėse. Mė 5 gusht 1945, u mbajt kongresi i I Frontit, ku u shpall se organizata do tė vazhdonte tė ishte njė forcė antifashiste. I pranishėm ishte ministri jugosllav nė Tiranė, Velimir Stojniē. Tė njejtėn ditė filloi edhe kongresi i Frontit Nacional Ēlirimtar tė Jugosllavisė, madje Koēi Xoxe propozoi qė t’i dėrgohej njė telegram atyre, gjė qė u pranua me kėnaqėsi e duartrokitje prej tė pranishmėve (“Bashkimi” 7 gusht 1945), ndėrsa u dha e plotė fjala e Titos nė kėtė kongres (“Bashkimi” 8 gusht 1945). Njė ditė mė vonė, kryetari i Frontit NĒL Omer Nishani propozoi qė president i ardhshėm i Frontit tė ishte Enver Hoxha (“Bashkimi” 9 gusht 1945). Ky propozim u shoqėrua me britma nga delegatėt, aq sa nė njė ēast, ato e morėn nė krahė Enver Hoxhėn. Pas kėsaj, Nishani brohoriti pėr Enver Hoxhėn, Frontin, PKSH‑nė, Rininė Antifashiste, Gruan Antifashiste, Gruan Antifashiste, sindikatat e popullin shqiptar. Duke zbuluar edhe planin e ardhshėm, Nishani tha nė “konformitet me dėshirėn e shfaqur prej tė gjithėve”: “Rroftė Republika Demokratike shqiptare!”. Sipas kėsaj, u duk qartė qė zgjedhjet qė do tė zhvilloheshin do tė ishin krejt kot, sepse tashmė edhe forma e regjimit ishte vendosur. Mė 10 gusht 1946, gazeta “Bashkimi” doli me logon “organ i Frontit Demokratik”, siē do tė ishte emri i ri i organizatės kėtej e tutje. Pas kėsaj date u paraqit njė program prej 7 pikash, qė kishte tė bėnte me realizimin e unitetit tė tė gjithė popullit, mbrojtjen e pavarėsisė e sovranitetit, pėrkrahjen e pushtetit tė ri popullor, organizimin politik tė popullit shqiptar, reforma tė gjera ekonomike e sociale dhe bashkėpunim ballkanik e mė gjerė, pėr tė forcuar linjėn antifashiste.

    Nė sekretariatin e Frontit u zgjodhėn:

    1‑Gjen ‑ kol.Enver Hoxha ‑ president

    2‑Gjen ‑ leit.Koēi Xoxe ‑ n/president

    3‑Medar Shtylla ‑ n/president

    4‑Shefqet Beja ‑ n/president

    5‑Sejfulla Malėshova ‑ sekretar i pėrgjithshėm

    6‑Behar Shtylla ‑ sekretar

    7‑Fadil Paērami ‑ anėtar

    8‑Kolė Kuqali ‑ anėtar

    9‑Selaudin Toto ‑ anėtar

    Nga kėta, u shpallėn tradhtarė nė kohė tė ndryshme, Koēi Xoxe, Shefqet Beja, Sejfulla Malėshova, Selaudin Toto, Kolė Kuqali dhe Fadil Paērami. Mbetėn “besnikė” vetėm Enver Hoxha dhe Medar Shtylla. Madje 4 prej “tradhtarėve” u dėnuan me vdekje.

    Nė Komitetin Ekzekutiv, veē anėtarėve tė sekretariatit, ishin zgjedhur edhe:

    ‑Gjen.maj.Bedri Spahiu

    ‑Ymer Dishnica

    ‑Nako Spiru

    ‑Manol Konomi

    ‑Kol. Kristo Themelko

    ‑Naxhije Dume

    ‑Pandi Kristo

    ‑Dom Luigj Pici

    ‑Siri Shapllo

    ‑Gjergj Kokoshi

    ‑Abdyl Kėllezi.

    Ėshtė rast unikal qė tė gjithė kėta u shpallėn tradhtarė, duke dhėnė edhe shembullin mė tipik pėr vitet e regjimit komunist.

    Nė rezolucionin e Frontit tė mbledhjes nė fjalė, flitej edhe pėr Kuvendin Themeltar, si dhe vlerėsohej njohja e qeverisė komuniste tė Shqipėrisė nga ajo jugosllave.

    Mė 9 prill 1946, nė mbledhjen e II tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Frontit, u miratua statuti dhe rregullorja e Frontit. Pėr shkak se kishin filluar devijimet dhe heqjet e para, u riformulua Sekretariati i kėtij tė fundit, sipas kėsaj pėrbėrjeje: Enver Hoxha ‑ president, Koēi Xoxe ‑ n/president, Medar Shtylla ‑ n/president, Hysni Kapo ‑ sekretar i pėrgjithshėm, Tuk Jakova, Gogo Nushi, Gaqo Tashko, Liri Belishova. Nga kėta u shpallėn “tradhtarė” tė tjerė, edhe Tuk Jakova, edhe Liri Belishova.

    Ndėrsa Komiteti Ekzekutiv (ku bėnin pjesė edhe anėtarėt e sekretaritatit) u riformulua, si vijon: Nako Spiru, Pandi Kristo, Kristo Themelko, Naxhije Dume, Bedri Spahiu, Fadil Paērami, Abdyl Kėllezi, Ymer Dishnica, Manol Konomi, Kadri Baboēi, Nexhmije Hoxha, Haxhi Lleshi, Kiēo Ngjela (“Bashkimi” 25 shtator 1946).

    Fjalėn kryesore tė mbledhjes nė fjalė e mbajti Koēi Xoxe. Nė statutin e miratuar me kėtė rast, thuhej se Fronti Nacional Ēlirimtar ishte “njė organizatė politike masash, e cila grumbullon nė gjirin e saj tė gjitha organizatat dhe elementėt demokratikė e antifashistė”, e cila kishte lindur dhe kishte “udhėhequr masat e popullit shqiptar nė Luftėn ANĒ dhe ėshtė sot fuqia kryesore pėr ruajtjen e fitoreve tė LANĒ‑it dhe e ndėrtimit tė Shqipėrisė sė re”. Kėshilli i Pėrgjithshėm ishte organi udhėheqės, i cili zgjidhte Komitetin Ekzekutiv e ky, sekretariatin. Kongresi mbahej pėr ēdo 2 vjet dhe anėtarė tė Frontit ishin tė gjithė shtetasit. Nė kėtė mbledhje tė Frontit u pėrjashtuan nga radhėt e tij, Hysni Peja, Dom Luigj Pici, Kolė Rodhe, Suat Asllani e Dan Kaloshi, tė cilėt u akuzuan se kishin punuar kundėr Frontit (“Bashkimi” 8 ‑ 10 prill 1945).

    Ushtarakėt e lartė qė eleminoi Enveri

    Nga 13 antarėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm, vetėm Myslym Peza dhe Haxhi Lleshi i shpėtuan dorės sė hekurt tė Hoxhės. Mustafa Gjinishi, Koci Xoxe, Dali Ndreu, Liri Gega, Nako Spiro dhe Baba Faja u ekzekutuan, Abaz Kupi u arratis, kurse Bedri Spahiu, Spiro Mojsiu dhe Ramadan Ēitaku u burgosėn e u persekutuan

    Sipas njė vendimi tė K.Q. tė PKSH-sė, mė 4 korrik tė vitit 1943 nė fshatin Labinot tė Elbasanit u mblodh Kėshilli i Pėrgjithshėm Nacional-Ēlirimtar i cili vendosi qė tė krijohej Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare, qė do tė pėrbėhej prej 13 vetash.


    Sipas kėtij vendimi mė datėn 5 korrik u zhvillua mbledhja e parė e Shtabit tė Pėrgjithshėm ku komandant i tij u zgjodh Major Spiro Mojsiu dhe komisar Politik Enver Hoxha. Mė 11 Korrik Kėshilli i Pėrgjithshėm Nac-Ēlirim. me anė tė njė proklamate njoftoi publikisht me anė tė trakteve se ishte krijuar Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė partizane. Po kush ishin antarėt e kėtij Shtabi dhe cili ishte fati i tyre i mėvonshėm. Pas major Spiro Mojsiut qė kishte qėnė ushtarak i karrierės qė nga koha e monarkisė e qė u zgjodh komandant i kėtij Shtabi dhe Enver Hoxhės qė u zgjodh nė postin e komisarit politik, antarėt e tjerė ishin Abaz Kupi, Dali Ndreu, Myslym Peza, Liri Gega, Mustafa Gjinishi, Koci Xoxe, Haxhi Lleshi, Baba Faja Martaneshi, Bedri Spahiu, Ramadan Ēitaku dhe Nako Spiro. Nga tė 13 antarėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm, pėrveē komandantit major Spiro Mojsiut, vetėm Bedri Spahiu kishte qenė ushtarak i karrierės nė vitet e Monarkisė dhe Dali Ndreu i cili kishte studjuar nė njė shkollė ushtarake nė Itali. Po kėshtu edhe Abaz Kupi kishte shėrbyer nė armėn e xhandarmėrisė gjatė kohės sė Zogut me gradėn e majorit. Tė gjithė antarėt e tjerė tė Shtabit nuk kishin asnjė lidhje me anėn ushtarake.


    Goditja ndaj antarėve tė Shtabit
    Nga antarėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm pėrveē Myslym Pezės dhe Haxhi Lleshit qė i shpėtuan dorės sė hekurt tė Enver Hoxhės, ( i cili pas Kongresit tė Pėrmetit u shpall dhe Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nac-Ēlirim. me gradėn Gjeneral-Kolonel) pothuajse tė gjithė tė tjerėt u eleminuan apo u ekzekutuan me urdhėr direkt tė tij gjatė luftės dhe pas saj. Pėrveē antarėve tė Shtabit qė nga koha e luftės dhe mė pas. Enveri goditi dhe elemninoi fizikisht pjesėn mė tė madhe tė komandantėve dhe komisarėve tė ēetave, batalioneve, divizioneve dhe brigadave partizane, qė udhėhoqėn luftėn partizane. I pari antar i Shtabit tė Pėrgjithshėm qė u godit nga Enver Hoxha, ishte Mustafa Gjinishi. Gjinishi ndonėse bėnte pjesė nė Shtab, mė tepėr se sa komunist, ai ishte njė nacionalist i kulluar qė kishte lidhje me pjesėn mė tė madhe tė nacionalistėve shqiptarė qė drejtonin ēetat antifashiste. Sipas kujtimeve tė vetė Enver Hoxhės, ai dyshonte tek Gjinishi se ai ishte agjent i anglezėve. Pėr kėtė arsye Enveri urdhėroi dhe eleminimin e tij tė cilin e zbatoi Liri Gega. Lidhur me ekzekutimin e Gjinishit, ka dėshmuar pėr "Gazetėn" Shyqėri Kėllezi ish roja personale i Enver Hoxhės gjatė luftės dhe mė pas antar i K.Q. tė PPSH-sė. Kėllezi qė pas krijimit tė Shtabit ka pasur edhe detyrėn e komandantit tė rojeve tė kėtij shtabi, ka pohuar:" Ndodhesha pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm nė zonėn e Korēės. Enveri me Miladinin ishin ulur pranė radistit qė po jepte dhe po merrte me radio. Pas pak ata tė dy u ēuan nė kėmbė dhe duke u pėrqafuar filluan tė ngrinin nė krah njėri-tjetrin. Pastaj ata dhanė urdhėr qė i gjithė Shtabi dhe rojet e tij tė rreshtoheshim pėrpara ēadrės. Aty Enveri njoftoi se gjatė njė aksioni nė fshatrat e Peshkopisė, ishte vrarė antari i Shtabit shoku Mustafa Gjinishi dhe pėr nder tė tij ne mbajtėm njė minutė zi". Mbas vrasjes sė Gjinishit goditja e Enver Hoxhės filloi ndaj disa komandantėve dhe komisarėve tė ēetave nacionaliste dhe atyre partizane. Krisja e parė nė mes Enver Hoxhės dhe antarėve tė Shtabit, ndodhi me largimin e nacionalistit Abaz Kupi i cili nuk ishte dakort me politikėn qė po ndiqte Enveri. Tė parėt qė u ekzekutuan me urdhėr direkt tė Enver Hoxhės, ishin komandanti dhe komisari i ēetės plakė tė Vlorės Neki Ymeri me pseudonimin Vangjo dhe Xhemil Ēakėrri (Milo). Ekzekutimi i tyre erdhi pėr arsye se ata nuk kishin zbatuar urdhėrin e Enver Hoxhės pėr ekzekutimin e Sadik Premtes njė nga themeluesit e PKSH-sė, qė ishte caktuar nė ēetėn e Vlorės tė cilin Enveri e cilėsonte si franksionist sė bashku me Anasatas Lulėn. Anastasi pas urdhėrit tė Enverit u ekzekutua nga njė grup partizanėsh tė Beratit, kurse Sadik Premtja arriti qė t` i shpėtonte pritės qė ju ngrit. Neki Ymeri dhe Xhemil Ēakėrri jo vetėm qė nuk zbatuan urdhėrin pėr ekzekutimin e Sadik Premtes, por ata ishin dhe mbėshtetės kryesor tė tij. Kjo ishte dhe arsyeja qė Enveri urdhėroi ekzekutimin e tyre i cili ju ngarkua Liri Gegės e cila e zbatoi atė me anė tė disa partizanė tė Brigadės sė parė tė Mehmet Shehut. Kjo gjė u bė pasi Dushan Mugosha dhe Liri Gega i thėrritėn ata pėr bisedime nė njė fshat tė Mallakastrės.


    Eleminimi i antarėve tė Shtabit, 1944-1949
    Eleminimi i antarėve tė Shtabit qė filloi me Mustafa Gjinishin gjė gjatė luftės, vazhdoi mė pas edhe pas luftės. Kėshtu pas zgjedhjeve tė 2 dhjetorit tė vitit 1945, Enveri projektoi pėr tė eleminuar disa ushtarakė qė nuk ishin dakort me vijėn e hekurt qė po zbatonte ai. Pasi Enveri mbaroi punė me ushtarakėt e lartė qė kishin drejtuar Ushtrinė Kombėtare shqiptare gjatė kohės sė Monarkisė, duke pushkatuar gjeneralėt Gustav Mirdash, Aqif Pėrmeti si dhe disa pasues tė tyre, ai ju drejtua ushtarakėve madhorė tė ushtrisė sė tij. Nė vitin 1946 Enver Hoxha liroi nga detyra e Shefit tė Shtatmadhorisė Gjeneral-major Spiro Mojsiun duke e nxjerrė atė nė pension nė moshėn 47 vjeē. Kjo gjė erdhi pasi Mojsiu kundėrshtoi ardhjen e specialistėve ushtarakė jugosllavė nė ushtrinė shqiptare, qė sipas tij nuk kishin ē` tju mėsonin ushtarakėve shqiptarė. " Kaēakė ne, kaēakė ata. Ēfarė do mėsojmė ne prej tyre", i tha Mojsiu Enver Hoxhės. Pas kėsaj Tito i sugjeroi Enverit se nuk mund tė drejtonte ushtrinė shqiptare njė ushtarak i monarkisė sė Zogut. Mė pas Mojsiu u caktua Komandant i Garnizonit tė Tiranės dhe nė detyra tė tjera me forcat vullnetare duke u abandonuar krejtėsisht. Pas Mojsiut me akuza si agjentė tė anglo-amerikanėve dhe tradhėtarė tė Frontit, Enver Hoxha dha urdhėr pėr arrestimin e kolonel Mestan Ujanikut, (Komandantit tė sė parės ēetė partizane nė Shqipėri dhe Komandant e deputet i Qarkut tė Beratit). kolonel Islam Radovickės (Komandant i Zonės sė Parė Operative Vlorė-Gjirokastėr) dhe kolonel Zenel Shehut, komandantit tė partizanėve tė Tepelenės qė kishte finacuar luftėn me paratė e shtėpisė sė tij dhe kolonel Rexho Plakut njė nga udhėheqėsit legjendarė tė ēetave tė zonės sė Ēamėrisė. Tė tre tė parėt u pushkatuan kurse Rexho Plaku dhe disa ushtarakė tė tjerė pasues tė tyre si Nexhmi Ballka etj ju nėnshtruan burgimeve tė gjata. Nė atė kohė u arrestua dhe u burgos edhe kolonel Kadri Hoxha ish Komandant i Qarkut tė Elbasanit dhe pėrfaqsues i Shqipėrisė nė Shtabin e Forcave Aletate nė Itali. Kadri Hoxha vuajti burgime tė gjata deri nė 1990-ėn. Njė nga viktimat e Enver Hoxhės, ishte dhe nacionalisti Baba Faja Martaneshi, i cili me urdhėr tė tij shkoi nė Kryegjyshatėn Botėrore tė Bektashinjėve pėr t` i kėrkuar Kryegjyshit tė saj statutin e asaj kryegjyshate sipas porosisė sė Enverit. Kryegjyshi bektashi nuk e pranoi atė gjė dhe vrau Baba Fajėn dhe veten brenda nė Kryegjyshatė. Njė nga antarėt e tjerė tė Shtabit qė u eleminua si rezultat i presioneve direkte tė Enverit, ishte Nako Spiro. Nako vrau veten nė zyrėn e tij, pasi Enveri e akuzoi atė si tė shitur tek jugosllavėt. Pas Nako Spiros, nga ish antarėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm u eleminua Ramadan Ēitaku.Ēitaku me pseudonimin Baca pas ardhjes nė Shqipėri nga detyra e ambasadorit nė Beograd, u caktua nė detyra dytėsore dhe i persekutuar jetoi deri nė vitin 1989. Tė rrallė ishin ata persona qė e dinin se Ēitaku ishte gjallė dhe jetoi nė Tiranė deri nė atė kohė. Nė atė periudhė u elemniuan nga ushtria dhe u internuan Gjeneral-majorėt Tahir Kadare ish komandant i Brigadės sė gjashtė partizane e Komisar i Divizionit tė Parė dhe Nexhip Vinēani zv / shef i Shtatmadhorisė. Goditjen mė ta madhe ndaj ushtarakėve tė lartė Enver Hoxha e filloi nė prag tė Kongresit tė parė tė PKSH-sė. Asokohe dhe mė pas gjatė vitit 1949 Enver Hoxha goditi bashkpuntorin e tij mė tė afėrt Gjeneral-leitnant Koci Xoxen.




    Komandantėt dhe Komisarėt qė u pushkatuan dhe u burgosėn

    Brigada e I-rė
    Komandant Komisar
    1. Mehmet Shehu (i vrarė) 1. Tuk Jakova (vdekur nė burg)
    2. Muhamet Prodani (i burgosur) 2. Arif Hasko (i burgosur)


    Brigada e 2-tė
    Komandant Komisar
    1. Beqir Balluku (i pushkatuar) 1. Vasil Konomi (i harruar)


    Brigada e 3-tė
    Komandant Komisar
    1. Hulusi Spahiu (i burgosur) 1. Shahin Ruka
    2. Saliko Sulo 2. Osman Sinani ( i dėnuar)
    3. Muzafer Spaho ( i dėnuar)


    Brigada e 4-ėt
    Komandant Komisar
    1. Nexhip Vinēani (burg e i persekutuar) 1. Pėllumb Dishnica (i burgosur)
    2. Zija Kambo


    Brigada e 5-tė
    Komandant Komisar
    1. Abaz Shehu 1. Hysni Kapo
    2. Shefqet Peēi 2. Hito Ēako ( i pushkatuar)
    3. Bendo Asllani


    Brigada e 6-tė
    Komandant Komisar
    1. Tahir Kadare ( i burgosur) 1. Mustafa Matohiti
    2. Jaho Gjoliku 2. Haki Toska
    3. Sotir Filto 3. Xhule Ēiraku


    Brigada e 7-tė
    Komandant Komisar
    1. Gjin Marku (vdekur nė burg) 1. Kadri Hoxha (i burgosur)
    2. Musa Daci 2. Qazim Kapisyzi


    Brigada e 8-tė
    Komandant Komisar
    1. Hasaf Dragoti 1. Qazim Kondi
    2. Feti Smokthina 2. Minella Bulku
    3. Rasim Bazo


    Brigada e 9-tė
    Komandant Komisar
    1. Irakli Bozo 1. Mihallaq Ziēishti (i burgosur)

    Brigada e 10-tė
    Komandant Komisar
    1. Njazi Ēepani 1. Kahreman Ylli

    Brigada e 11-tė
    Komandant Komisar
    1. Mevlan Dervishi ( pensionuar para kohe)1. Halil Pulaj


    Brigada e 12-tė
    Komandant Komisar
    1. Refat Bajrami 1. Qemal Klosi
    2. Rahman Parllaku (i burgosur)


    Brigada e 14-tė
    Komandant Komisar
    1.Gjon Banushi 1. Gafur Ēuēi


    Brigada e 15-tė
    Komandant Komisar
    1. Teki Kolaneci 1. Shahin Ruka


    Brigada e 16-tė
    Komandant Komisar
    1. Spiro Bakalli 1. Avdyl Kėllezi (i pushkatuar)
    2. Rrahman Uruēi (i burgosur) 2. Tajar Grepcka
    3. Nikollaq Sallabanda (i dėnuar)


    Brigada e 17-tė
    Komandant Komisar
    1. Gjeli Argjiri ( i vetvrarė) 1. Qamil Guranjaku


    Brigada e 18-tė
    Komandant Komisar
    1. Esat Ndreu ( i burgosur) 1.Miēo Kallamata
    2. Petrit Dume (i pushkatuar)


    Brigada e 19-tė
    Komandant Komisar
    1. Thoma Xhixha 1. Vango Mitrojorgji (i dėnuar)


    Brigada e 20-tė
    Komandant Komisar
    1. Riza Kodheli 1. Misto Treska


    Brigada e 22-tė
    Komandant Komisar
    1. Sali Verdha 1. Tonin Jakova
    1.Rexhep Zyma 2. Nimet Ymeri
    2.Neshat Hysi


    Brigada e 23-tė
    Komandant Komisar
    1. Hamit Keēi (i burgosur) 1. Xhavit Qesja ( i burgosur)
    2. Haxhi Seseri ( i dėnuar) 2. Mėrkur Ēela ( i dėnuar)


    Brigada e 24-tė
    Komandant Komisar
    1.Ndreko Rino 1. Abedin Shehu ( i burgosur)


    Brigada e 25-tė
    Komandant Komisar
    1. Veli Niman Doēi ( i ekzekutuar) 1. Nuri Arapi


    Brigada e 27-tė
    Komandant Komisar
    1. Sadik Bekteshi (i burgosur) 1. Tajar Grepcka
    (Shėnim: Brigada 13, 21 dhe 26 nuk ka pasur)


    Nga Dashnor Kaloēi


    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-09-2010 mė 15:21

  7. #147
    Po qka ka lidhje more e tera kjo histori e kot!? A eshte vra Ahmet Krasniqi per keto qe i thuani ju, apo eshte vra sepse ka luftu kunder shkaut?! Kuptohet qe nuk eshte kan me LPK-ne! Kjo LPK-ja krejt komunikatat i kish pas bo prej Zvicre! E ka than vete Xhaviti ne Rubikon! Nejse... Po qeky Philipsi qka tha more para do diteve per SHIKUN!? Nejse
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  8. #148
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    Nuk e mora mundin te lexoj shumė ne kete temė por gjithsesi lexova pjesrisht, prandaj vetem desha te them diēka lidhur me "shokun" Ahmet Krasniqi.

    Ahmet Krasniqi dhe disa Ahmeta te tjerė qe mashtruan dhe manipoluan ishin vet UDB-ja dhe argatet e dreqit ne at kohė.

    Edhe Rilindja qe u botua jasht Kosove ishte gazetė e pacifistave dhe ne sherbim te UDB-sė.

    Ėshtė mirė tė jemi mirė tė informuar kur flasim per Hluften dhe zhvilliemt e atėhesrhme.
    Krejt ata qe nuk jan me juve dhe me shikun, ia jan tradhetare ja jan me dreqin!!! Po pse more burr mas lufte veq skenderajin e keni fitu ne zgjedhje!? 70% e Popullit tradhetar sipas juve mas lufte! Nejse...
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  9. #149
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    Perse u vrane? Lum ti qe e dike or mik se une nuk e di. Ne Kosove, jo sot po kahera i kane futur hundet 100 sherbime sekrete e se kush i sherben kujt une nuk e gjej dot. Une di vetem ata qe kane dale hapur.

    Ti e di kushi vrau dhe perse i vrau, une nuk e di. Perderisa NUK e di, dmth qe nuk po mbroj askend dhe as po akuzoj askend sic po ben ti.

    Por ti perse me pyet per komandantet e UCK dhe nuk me pergjigjesh per komandantin tend (te FARK-ut")?

    Po une te bera nje pyetje: PSE ai Bllaca doli pikerisht kur diskutohej ceshtja e Kosoves?
    Nuk them as qe genjen as qe thote te verteten sepse nuk e di. Kete e them seriozisht. Une po pyes vetme PSE TANI?
    Kavir, kete pytje duhet t/ia bejsh shokeve te Nazimit Xhavitit dhe Azem Syles, apo ma mire me than eproreve te tijna qe i ceke ne cd. Sa per dam qe i beri qeshtjes se Kosoves ne GJDN u pa se kurfar dami hiq. Po ti banu burr nje here e pyete Qerim Kelmendin e ai i din te gjitha!?
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2009
    Postime
    119
    Krahasoni renjen e heronjeve te vertete qe rane ne lufte kunder armikut shekullor per lirine e Kosoves dhe vrasjet misterioze te ketyre karaktereve kontraverze.Mua se paku me duket se dallimi eshte i madh si drita e diellit me skuten e erresires.Derisa per heroizmin dhe renjen e Adem Jasharit,Hamez Jasharit me heronjet e Prekazit,Zahir Bajazitit,Luan Haradinajt,Fehmi Lladrofcit,Ismet Jasharit,Pal Paluces, Agim Ramadanit,Sali Ēekut,Bekim Berishes e qindera trimave te lirise,shqiptaret e Kosoves pothuiajse te gjithe mburren dhe ndjenjen e dhembjes e mund krenaria ,per keta tjeret qe u vrane skutave e rrugicave nga nje zot e din pse dhe kush jo vetem se mungon ndjenja e dhembjes krenare por pas zhagiten si fantazma ,dilema,dyshime,akuza perqarese e konfliktuoze qe na lane nje shije te hidhur te gjithe asaj qe pengoi duke u perpjekur te injoroje dhe demonizoje luften e UĒK-se per liri.
    Zbardhja e ketyre skutave te erresires dhe arsyet e kryesit e ketyre vrasjeve eshte me se miri ta beje drejtesia se ndryshe sa here ngriten debate per ta vetem ripertrihen dhe thellohen ndasite dhe mospajtime dhe nuk ndihmohet fare zbrdhja
    e tyre.

Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  2. Nikė Gjeloshi vs Mark Krasniqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 11:07
  3. Luan Krasniqi: Nė shtator dy gėzime, pavarėsi dhe kampion bote
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53
  4. Hulumtim: Perėndimi i egėr i Kosovės
    Nga iliria e para nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2005, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •