Mos do ndjekin kete edhe vendet tjera???
THuhej nga lider se po hapen ambasada te vendeve te ndryshme ne Kosove???


Kanadaja mbyll Zyren e ndërlidhjes në Kosovë

Prishtinë, 28 tetor - Kanadaja ka shpallur sot mbylljen e zyres së saj ndërlidhëse në Prishtinë, më 17 dhjetor, 2004. Zyra e ndërlidhjes e Kanadasë u hap në vitin 1999 me një mision të përkohshëm dhe ka përmbushur mandatin e saj për të sjellë ndihmën humanitare dhe asistencën për rindërtim në Kosovë.
Ndërkohë Qeveria e Kanadasë do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën nëpërmjet përfshirjes së saj në entitetet multinacionale siç janë Banka botërore, OSBE, NATO dhe OKB. Agjencia kanadeze për Zhvillim Ndërkombëtar do të vazhdojë të japë asistencë teknike për Kosovën.
Stiven Moran, i cili është shef i Zyres për ndërlidhje i Kanadasë prej gushtit të vitit 2003, thekson se vendimi për mbylljen e zyrës nuk do të thotë se Kanadaja do ta reduktojë përkushtimin e saj për Kosovën apo Ballkanin. "Kanadaja vazhdon të jetë e angazhuar në këtë rajon, ku kemi dhënë 400 milionë dollarë ndihma gjatë dekadës së kaluar dhe planifikojmë të japim edhe 100 milionë të tjerë deri në vitin 2010. Përveq kësaj, Kanadaja ka mirëpritur me mijëra emigrantë nga Kosova".
Mbyllja e kësaj zyreje është pjesë e një ristrukturimi të planifikuar më parë, i cili përfshin mbarë përfaqësimin e Kanadasë në rajon.