Close

Rezultati i Sondazhit: Unë jam...

Votues
171. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • liberal

    32 18.71%
  • liberal i moderuar

    35 20.47%
  • konservator

    13 7.60%
  • konservator i moderuar

    28 16.37%
  • krejtësisht i pavarur

    45 26.32%
  • nuk e di se cfarë jam

    18 10.53%
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    Fulmen Dei Maska e Rezi77
    Anëtarësuar
    25-11-2004
    Vendndodhja
    New York, USA
    Postime
    4
    Une e quaj veten time konservator i moderuar.
    Fate is a blind raging bull than often tramples us under foot, but just sometimes it stands before us in a favourable position . Clever and capable is the man who sees his moment, takes the bull by the horns and masters it.

  2. #32
    siciliano Maska e camorra
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Vendndodhja
    itali catania
    Postime
    9
    une nuk kam asnje ide deri tani po me shum drejtohem dreit liberal i moderuar
    o korçare o ngela beqar fare

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    E cfare kuptimi kane keto terma???
    Perse me doemos duhet te zgjedhim nje?

    Une jam indipendent por mendoj se ju do me quanit centrist.

    Kur flet per politike duhet te pranosh ligjin universal qe te gjithe politikanet jane hajduta.
    Une jam per abortin,per denimin me vdekje, per lirine e armeve por me kontrolle strikte(columbine???), per investime ne edukim, kunder gare armatimesh.

    Kohet e fundit, fale presidences ekzemplare te W, kam tendenca te mbroj ate qe administrate e tij sulmon.
    Prandaj jam per martesen e gay sepse nuk kemi asnje argument per ti ndaluar pervcse ca dogmave ne Kuran e Bibel.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    8
    Une mendoj se opinionet, per sa i perket bindjes politike, jane te ndryshme per sejcilin nga ne, dhe meqenese nuk jemi politikane por studente nuk e shoh te arsyeshme te diskutojme se njera bindje eshte me e drejte se sa nje tjeter sepse cdo gje ne fund te fundit eshte relative, dhe cdokush vepron e mendon sipas interesave personale...
    Shume interesante mu duken temat qe propozoi "TITUS", gjithashtu edhe pikpamja e tij ndaj sondazhit paraqitet indiferente e devijuese ne probleme me konkrete si : "hajdutlliku" i politikaneve si persona dhe jo si politikane...

  5. #35
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439
    Liberal i Moderuar

    Per mendimin tim eshte e bazuar si teori ne filozofine Liberaliste (Jon Steward Mill filozof Anglez), me disa ndryshime nga liberalizmi ne idologji:
    1) Klasat punetore mbrohen nga shteti
    2) Investitoret mbrohen nga shteti
    3) Individi eshte i lire te veproj e punoj sipas kapacitetit intelektual qe ai disponon

    Ne ndryshim nga idologjite e tjera Solializmi, Komunizmi, Marksizmi, Konservatorizmi

    Liberalizmi i moderuar eshte praktik ne shtete te zhvilluara si Angli dhe SHBA
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2002
    Postime
    63
    une kam idene time
    nese kjo ide perputhet me ideologjine komuniste
    atehere quameni KOMUNIST
    (gjithsesi per ke nuk i ka idete e qarta ose i nuk i ka hedhur ndonje sy mendimit e filozofise politike ideologjia komuniste nuk eshte perputhur kurre me idene e realizimit socialist ne vende te ndryshme si evropa lindore kina kuba etj e per me teper ka ardhur e eshte pershtatur me kohen si rrjedhoje ka lindur krahu moderator krejtesisht i pamvarur e ne kontradikte me ekstremizmin e majte)
    por nuk jam me revolucionar sepse mendoj qe koha e revolucioneve ka kaluar e sepse tashme mund te permirsohen gjerat pa patur nevoje te shkaterrosh te gjithe sistemin e ta rindertosh sipas shembelltyres ideale edeniste.
    (por perseri ne kllapa nuk hedh poshte arritjet e revolucionit ne vende te ndryshme e ne periudha te ndryshme si revolucioni francez 1789,revolucioni rus 1917,revolucioni kuban etj e figura revolucionaresh si rousseau lenin ernest che guevara etj)

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    Madison, WI
    Postime
    2
    Liberal i ekstremit sepse besoj se njerezit nuk duhet te limitohen nga ligjet por nga vetedija se po shkelen lirine e tjetrit atehere nuk do te mund te konceptojne lirite per vetveten. Gjithashtu jam i majte por jo komunist sepse mendoj se kooperimi dhe jo konkurrenca eshte esenca e nje shoqerie dhe eshte mekanizmi kryesor qe con nje shoqeri perpara. Te majtet kane programe sociale dhe jo individuale dhe boshtin e filozofise se tyre kane bere pikerisht kooperimin midis njerezve. (te pakten ku ndryshojne te majtet me te djathtet ne SHBA apo Europen perendimore ku deget e politikes jane rritur mire, per sa i perket Shqiperise te majtet dhe te djathtet duke u bazuar ne programet e tyre jane akoma bashke tek trungu ne fidanin tone te ri politik)

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2003
    Vendndodhja
    shelby twp mi
    Postime
    6
    Une jam i pavarur
    mendoj se besimi dhe vlerat njerezore
    jane personale
    institucionet jane shkaterrimi i besimit dhe vlerave humane
    one certain given day
    make me feel like a kid,
    free of trials

  9. #39
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    O Albo ma shpjego pak opcionin "i pavarur" c'do te thote? Besoj se te qenurit liberal apo konservator eshte menyre e te menduarit dhe reagimit ndaj situatave te ndryshme qe te krijohen. Ne baze te formes se reagimit te personit cilesohet dhe liberalizimi apo konservatorizmi i tij. Besoj se kur ke shkruar sondazhin nuk ke marre parasysh vetem bindjet politike apo jo? Liberalizmi apo konservatorizmi jane menyra te te sjellurit dmth i bie te jesh ose jo konservator/liberal si mund te sillesh ndaj nje situate si i "pavarur" keto te treja nuk jane nocione te krahasueshme midis tyre. Me respekt Juli
    Ezekiel 25-17.

  10. #40
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga Julius
    O Albo ma shpjego pak opcionin "i pavarur" c'do te thote? Besoj se te qenurit liberal apo konservator eshte menyre e te menduarit dhe reagimit ndaj situatave te ndryshme qe te krijohen. Ne baze te formes se reagimit te personit cilesohet dhe liberalizimi apo konservatorizmi i tij. Besoj se kur ke shkruar sondazhin nuk ke marre parasysh vetem bindjet politike apo jo? Liberalizmi apo konservatorizmi jane menyra te te sjellurit dmth i bie te jesh ose jo konservator/liberal si mund te sillesh ndaj nje situate si i "pavarur" keto te treja nuk jane nocione te krahasueshme midis tyre. Me respekt Juli
    Julius ke te drejte! Kete gje doja ta vej edhe une ne dukje, gjithashtu me ben pershtypje se me temen Albo pyet "i majte, apo i djathte......" por me sontazhin nuk ta jep mundesine te pergjigjesh!~

    Tani tek tema e "krejtesisht i pavarur" une e kuptoj si demagog! Publiku do te fshehesh mendimet e tua te verteta ose te nxjerresh nje shpirt asnjanes (qe eshte e pamundur) dhe keshtu papritmas beshtyn cdo gje dhe del "engell" (se vetem dicka hyjnore mund te jet kaq "krejtesisht e pavarur" - po ne jetojme ne Toke e jo ne qiell, ne jemi pasojat e jetes, zhvillimeve dhe historise. Jemi incidente te ambjentit qe na rethon, pra nuk jetojme jashte Tokes qe te mos vartesohemi nga ambjenti rethues, jemi protagoniste dhe viktima te ketij ambjenti.). Sigurisht ka mundesi te mos perputhet dikush me tezat e vena ne sontazh, por kjo nuk e ben "krejtesisht te pavarur". Tani, nese mendoni se dogmatizmi im nuk me len te shikoj mosvaresine e disave ju them se cdo ideologji dhe cdo teori po te mblidhen sebashku permbajne cdo kendveshtrim dhe botekuptim (se njerez si ne ishin edhe ata qe formuan ideologjite dhe grupacionet kendveshtruese).

    Pra me vjen keq qe 45 votues te sontazhit na qenkan demagoge (ose te humbur qe nuk dine se ku jane - "ne e quajme ate qe nuk merret me ceshtjet publike jo vetem njeri koti por edhe te rrezikshem" Perikliu, "si mos jesh i rrezikshem kur nuk di cfare beson dhe ke edhe fuqine e votes" Kryeplaku)!

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  3. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 13:16
  4. ABC-ja e Demokracisë
    Nga Redi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2002, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •