Tremujori i dytë i këtij viti shënoi nivelin më të ulët të prodhimit të energjisë elektrike që nga vitit 1991, sipas të dhënave nga Instituti Shqiptar i Statistikave. Sipas INSTAT, ky nivel ishte rreth 6,1% më i vogël se
burimet e siguruara në tremujorin e parë dhe 6,9% më i vogël se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Muaji qershor paraqitet me nivelin më të vogël të burimeve, rreth 22,4% më pak se niveli mesatar mujor i arritur gjatë kësaj periudhe. Niveli i ulët i prodhimit bëri që të rritet ndjeshëm importi i energjisë elektrike, për plotësimin e nevojave. Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti u prodhua vetëm 52,3% e energjisë së planifikuar nga hidrocentralet kryesore në vend. Shmangia e krizave energjitike është ndër prioritetet e qeverisë së re. Në programin e saj parashikohet miratimi i një planveprimi brenda një muaji, me qëllim shmangien në të ardhmen të këtyre krizave.
Krijoni Kontakt