Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Gjykata: Tė shemben kullat "Hawai"

    Vendimi i Gjykatės sė Lartė lė nė fuqi vendimin e KRRT-sė sė Bashkisė pėr prishjen e kullave tė “Hawai-Alb”

    Gjykata: Tė shemben kullat "Hawai"



    Ardita Hysa

    TIRANĖ – Gjykata e Lartė i hap rrugėn shembjes sė kullave tė firmės “Hawai- Alb”. Vendimi i shkallės sė tretė tė gjyqėsorit ka lėnė nė fuqi vendimin e KRRT-sė sė Bashkisė sė Tiranės, pėr prishjen e dy pallateve 11- katėshe, tė ndėrtuara pa leje ndėrtimi nga firma “Hawai- Alb, shpk” me president El-Sajed. Sipas vendimit tė dy ditėve mė parė, dhėnė nga vetė kryetari i Gjykatės sė Lartė, Thimio Kondi, lihet nė fuqi vendimi i Gjykatės sė Tiranės pėr prishjen e dy kullave 11-katėshe. Nė vendimin e saj, Gjykata e Lartė ka hedhur poshtė vendimin e Apelit, qė pengonte shembjen e dy kullave. Pas vendimit tė shkallės sė dytė tė gjyqėsorit, juristėt e Bashkisė sė Tiranės ishin ankuar nė Gjykatė tė Lartė, duke kėmbėngulur nė faktet se pėr ndėrtimin e pallateve, Kėshilli i Rregullimit tė Territorit kishte dhėnė vetėm leje pėr pėrdorimin e truallit, por jo pėr ndėrtimin e pallatit. Nė vitin 2000, pėrfaqėsuesit e firmės egjiptiane “Hawai-Alb” kėrkuan leje ndėrtimi pėr ndėrtimin e dy kullave, leje kjo qė iu refuzua nga KRRT-ja e Bashkisė sė Tiranės.

    Dėshmitė
    Sipas dėshmive tė dhėna gjatė procesit nė Gjykatėn e Tiranės, meqenėse brenda 45 ditėve nga dorėzimi i kėrkesės pėr leje ndėrtimi, bashkia nuk i ishte pėrgjigjur as pozitivisht as negativisht pėrfaqėsuesve tė firmės, kjo e fundit kishte filluar punimet. Nisja e punės kishte pėrkuar edhe me prenotimin e apartamenteve, tė cilat ishin tė gjitha tė blera, kur punonjėsve tė bashkisė u kishte rėnė nė sy se tashmė pallatet ishin ngritur. Nė tetor tė vitit 2002, KRRT nxjerr njė vendim pėr shembjen e kullave, duke e argumentuar me ndėrtimin e tyre pa leje. Gjatė interpretimit para Gjykatės sė Tiranės, juristet Rezarta Ismailaja, Vjollca Gjokutaj dhe Natasha Kondi sqaruan edhe se pėrveē mungesės sė njė lejeje, ndėrtimi i pallateve tė El-Saedit nuk i ishte pėrmbajtur rregullave tė caktuara teknike. Nė njė fazė tė dytė tė procesit, pėrveē firmės “Hawai-Alb” dhe Bashkisė (si e paditur), u pėrfshinė edhe banorėt qė kishin hedhur lekė nė ndėrtimin e shtėpive. 11 prej tyre, tė pajisur me dokumentet e blerjes, i shpjeguan trupit gjykues tė drejtuar nga Farije Budo, edhe mėnyrėn e pėrpilimit tė kontratave tė shtėpive tė banimit. Menjėherė pas daljes sė kėtij urdhri administrativ, firma e pėrfaqėsuar nga avokati Shefqet Dizdari, i cili pėr momentin nuk ndodhet nė Shqipėri, kėrkoi anullimin e vendimit.

    Procesi
    Gjatė gjykimit, avokati Dizdari kishte vėnė nė dukje se: “Bashkia e dinte shumė mirė qė punimet vazhdonin dhe nuk e ndaloi punėn qė nė momentet e para, por i la punimet tė shkonin drejt pėrfundimit”. Ndėrsa juristet, kishin paraqitur gjobat e shėnuara nė procesverbalet e Policisė Ndėrtimore, pėr firmėn ndėrtuese, qė nė themel tė punimeve, nė vitin 2000. Pasi kishin administruar si provė materiale edhe vendimin e KRRT-sė, juristet kujtuan se leja ishte dhėnė vetėm pėr sheshin e ndėrtimit, jo pėr ndėrtim. Juristet, duke cituar mendimet e specialistėve tė Bashkisė, kishin theksuar se nė ndėrtimin e kėtyre pallateve, ishte thyer edhe njė rregull i rėndėsishėm i ndėrtimit deri nė 10 kate. Madje kishin shtuar edhe se “banorėt i kanė hedhur paratė pa kontrolluar mė parė dokumentacionin e firmės”. Ndėrsa Dizdari, duke cituar ligjin pėr urbanistikėn, u ishte pėrgjigjur se: “leja pėr ndėrtim duhet tė jepej tre muaj pas dhėnies sė lejes pėr shesh ndėrtimi”. Seanca e parė e gjyqit, e caktuar mė 16 dhjetor tė vitit 2002 i kishte gjetur njė pjesė tė mirė tė banorėve tė pallatit nė grevė urie, ku ishin pėrfshirė edhe fėmijė. Pjesėmarrja e tyre nė tė gjitha seancat ka qenė shumė aktive. Banorėt e kanė pritur me indinjatė vendimin e Gjykatės sė Tiranės, qė i jepte tė drejtė Bashkisė sė Tiranės pėr prishjen e kullave tė El-Sajedit. Pa lėnė qė njė vendim i tillė tė merrte formėn e prerė, kishin kėrkuar qė nė procesin e radhės, nė Apel, tė ishin palė e tretė e gjykimit, duke u pėrfaqėsuar atje nga avokati Haki Kraja. Por tashmė, pėr shembjen e dy kullave ėshtė shprehur edhe Gjykata e Lartė, e cila ka vendosur shembjen e tyre.


    02/10/2004
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Per mua eshte e qarte qe keto kulla duhet te prishen. Kostoja e tyre per qytetin dhe rreziku qe ato perfaqesojne aty ku jane ndertuar eshte teper e madhe.

    Nuk jam aspak dakort me avokatin mbrojtes qe akuzon bashkine se ajo nuk i ndaloi punimet qe ne fillim. Bashkia nuk e vuri kurre kete ndertim ne pozicion te favoirshem per tu bere. Asnje leje nuk eshte dhene per nje ndertim te tille. Nuk ka asnje ligj qe i kerkon bashkise, apo e mban ate pergjegjese per ti prishur ndertesat e paligjshme ne kete apo ate faze. Resourset e bashkise per kontroll te imet jane te kufizuara pasi ato kushtojne. Bashkia nuk eshte polici, dhe ajo e beri detyren e saj per mos-ndertimin e ketyre pallateve, duke mos u dhene leje ndertimi.

    Qytetaret qe i blene keto apartamente hyne aty me riskun e tyre dhe edhe pse ata e dinin se ky pallat ishte ndertim i paligjshem. Ishte detyra e ketyre individeve te vertetonin ligjshmerine e mallit qe po blenin, dhe jo e bashkise.

    Nuk mund te them se bashkia apo me sakte policia ndertimore nuk ka pergjegjesi. Me neglizhencen e tyre dhe lejimin e ndertimit te plote te ketyre pallateve ato dhane pershtypjen se keto pallate jane te rregullta. Por kjo eshte e pavlere besoj kur konsideron faktin se dokumentat e rregullt jane ato qe merren ne konsiderate per vertetesine apo ligjshmerine e nje prone dhe jo pershtypja apo opinioni.

    Per mua zgjidhja me e mire eshte te shkohet mbas pronarit. Nqs ai eshte ne Tirane, ai duhet te siguroje nje kompesim te plote te atyre familjeve qe i ka mashtruar apo i ka shtyre te besojne ne nje realitet te paligjshem duke evituar shpalosjen e te gjitha fakteve. Nqs individed i blene apartamentet me ndergjegje te plote dhe duke e ditur fare mire se ato ishin te paligjshme, ata nuk kane se kujt ti ankohen. Ndertuesi i tyre duhet gjobitur sa te mundet, dhe nqs nuk paguan ti konfiskohet pasuria. Firma qe i ndertoi keto pallate gjithashtu duhet gjobitur, pasi zbatoi nje projekt te paligjshem. Nqs nje ligj i tille nuk ekziston, ai duhet hartuar dhe aprovuar menjehere.

  3. #3
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Shembja e kullave "Hawai", Nikolli: Po pres vendimin


    B. Prifti

    “Lajmin e kam marrė vesh nga gazeta “Shekulli”. Kėshtu ėshtė shprehur dje, drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė Ndėrtimore, Mark Nikolli, i cili pohon se asnjė lloj vendimi lidhur me shembjen e dy pallateve 11 katėsh nė Selitė nuk ka mbėrritur nė institucionin qė ai drejton. “Unė mund tė flas nė momentin qė do tė kem njė urdhėr nė dorė. Tani ėshtė shumė herėt tė shprehem pėr njė gjė tė tillė”,- thotė Nikolli, pasi ėshtė pyetur nga “Shekulli” nėse do tė ekzekutohet vendimi i KRRT-sė, tani qė Gjykata e Lartė i dha tė drejtė Bashkisė sė Tiranės pėr shembjen e kullave “Hawai”. Sipas Nikollit, tjetėr gjė ėshtė tė njoftohesh pėr njė vendim mes shtypit e tjetėr gjė tė lexosh vetė vendimin. I pyetur se si do tė vazhdohet, duke patur parasysh edhe reagimin e banorėve pėr moslėshimin e shtėpive, ai thotė se gjithēka do tė kryhet nė bazė tė ligjit. “Pastaj duhet kohė deri sa tė zbardhet vendimi”,- sqaron mė tej Nikolli, duke theksuar edhe njė herė se ėshtė shpejt tė flitet pėr veprimin e Policisė Ndėrtimore, lidhur me ēėshtjen nė fjalė.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  4. #4
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Avni Duka, banor nė njėrėn prej dy kullave “Hawai” pohon se do tė mblidhen pėr tė diskutuar vendimin

    “Shteti s’ mund tė nxjerrė rreth 170 familje nė rrugė”


    Lindita Ēela

    TIRANĖ - Banorėt e dy pallateve tė ndėrtuara nga firma “Hawai-Alb” pritet tė mblidhen sot, pėr tė diskutuar rreth vendimit mė tė fundit tė Gjykatės sė Lartė. Edhe pse nuk e besojnė se dy kullat ku ata janė strehuar mund tė shemben, banorėt paralajmėrojnė njė tjetėr formė proteste, nėse vendoset qė rreth 170 familjet qė banojnė nė dy kullat tė hidhen nė rrugė. Njėri prej banorėve, Avni Duka, thotė pėr “Shekullin” se me vendimin e Gjykatės sė Lartė ėshtė njohur nėpėrmjet “Shekullit”. Jo vetėm burri mbi tė 50-tat, por e gjithė familja ka jetuar me stres prej dy vjetėsh, nė pritje tė vendimeve tė njėpasnjėshme tė gjykatave. Tashmė, familja Duka nuk mund ta besojė se ėshtė lėnė nė fuqi vendimi i Bashkisė sė Tiranės, pėr shembjen e shtėpive qė i blenė me aq mund.
    Z. Avni kur jeni strehuar nė kėtė apartament?
    Mė 18 tetor tė vitit 2002 kam hyrė nė kėtė apartament, sė bashku me familjen time. Qė prej asaj dite, herė pas herė, dėgjojmė histori nga mė tė ndryshmet, nė lidhje me kėtė ndėrtesė. I fundit ėshtė lajmi qė Gjykata e Lartė ka vendosur shembjen e kullave. Ne nuk dinim asgjė. Pėrkundrazi, ishim tė qetė nė njė farė mėnyre, sepse dinim qė Gjykata e Apelit kishte dhėnė njė vendim, ku hidhej poshtė kėrkesa e Bashkisė sė Tiranės pėr prishjen e pallateve tona.
    Sa ka kushtuar apartamenti juaj dhe nė kohėn qė e bletė, ishit nė dijeni tė problemeve?
    Ne kėtė apartament e kemi blerė me 300 dollarė metrin katror. Pagesa ėshtė bėrė nė dorė dhe apartamenti nuk ka qenė i pėrfunduar. Mė pas dėgjuam lajme nga mė kotradiktore pėr pallatet qė jetojmė. Fillimisht u tha se ky pallat ishte ndėrtuar mbi kolektor. Kjo gjė u tha pas pėrmbytjes qė ndodhi nė kėtė lagje. Por mė vonė, rezultoi se kolektori ndodhej 150 metra larg kullave. Dhe mė e bukura ėshtė se mbi kolektor sot ėshtė ndėrtuar njė tjetėr pallat. Mė vonė u tha se pallati ėshtė ndėrtuar jashtė parametrave teknikė. Ndėrkohė qė ekspertiza nga Inistuti i Kėrkimeve Sizmike tha tė kundėrtėn. Mė pas u tha se firma nuk kishte siguruar lejen e ndėrtimit. Tė gjitha lajmet qarkulluan pasi banorėt kishin filluar tė strehoheshin nėpėr apartamente.
    Nuk ju shqetėson fakti se pallati nuk ka leje ndėrtimi?
    Po tė ishte kėshtu, sigurisht qė do tė mė shqetėsonte, por ėshtė e kundėrta. Nė kontratėn e blerjes qė unė kam me pėrfaqėsuesit e firmės “Hawai”, pėr garanci ekziston edhe emri i njė notereje, i Myrvete Pėrmetit. Tek kjo notere ekziston i tėrė dokumentacioni i plotė mbi kėtė pallat.
    Nesė do tė zbatohet vendimi i KRRT sė Bashkisė sė Tiranės, si do tė reagoni?
    Nuk di ē’tė them. Nuk besoj se do tė ndodhė njė gjė e tillė. Kjo ėshtė njė ēmenduri. Pastaj unė nuk e kuptoj si kanė marrė njė vendim tė tillė, pėr tė nxjerrė nė rrugė rreth 170 familje. As qė nuk e mendoj se ēfarė mund tė bėhet. Megjithatė, do tė mblidhemi tė gjithė banorėt e do tė diskutojmė rreth kėtij problemi.

    ĒMIMI

    Apartamentet, me 300 USD pėr metėr katrorė

    TIRANĖ- E mendojnė si njė lojė tė radhės sė politikės, ndaj dhe nuk preferojnė tė besojnė se pallatet ku janė strehuar mund tė shemben. Sipas banorėve, edhe vendimi mė i fundit i Gjykatės sė Lartė pėr prishjen e dy kullave tė “Hawait” do tė mbesė njė shkresė pa fuqi vepruese. E gjithė kjo zhurmė, sipas banorėve, bėhet pėr shkak tė ēmimeve qė ndėrtuesit aplikonin nė shitjen e apartamenteve. Pothuajse tė gjithė banorėt i kanė blerė aparatamentet nė kėto dy ndėrtesa 11- katėshe me njė ēmim shumė mė tė lirė se tregu qė ekziston nė kėtė zonė tė re tė Tiranės. Apartamentet nė kėto dy kulla janė shitur nga 270 deri nė 300 dollarė pėr metėr katror. Ndėrkohė qė ēmimet e apartamenteve tė tjera nė Selitė shkojnė deri nė 800 dollarė pėr metėr katror. Arbeni, banori i katit tė tretė tė kullės sė lyer thotė se ėshtė e vėrtetė qė apartamenti i tij nuk ėshtė punuar me kujdes, por ėshtė mėse funksional. Arbeni tė thotė se apartamentit tė tij i mungojnė pllaka luksoze, por e krahasuar me ēmimin e blerjes, apartamenti i tij ėshtė mėse i pranueshėm.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  5. #5
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Bashkia e Tiranės hesht pėr kullat


    B. Prifti

    Asnjė reagim apo qėndrim zyrtar nuk ka pasur dje nga Bashkia e Tiranės nė lidhje me ēėshtjen e kullave “Hawai”. Institucioni qė dy vjet mė parė, me vendim tė Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit dha vendimin pėr shembjen e dy pallateve tė firmės “Hawai Construcion” nė Selitė si tė paligjshme, dje ka heshtur. Gjithēka dje nė bashkinė kryeqytetase ka qenė e qetė, edhe pas lajmit tė bujshėm pėr vendimin e Gjykatės sė Lartė pėr shembjen e dy pallateve 11- katėsh. Askush nuk ka marrė pėrsipėr tė japė qoftė edhe njė qėndrim lidhur me kėtė ēėshtje, duke qenė se ishte pikėrisht KRRT-ja e Tiranės ajo qė vendosi pėr shembjen e tyre dhe vendimi i Gjykatės sė Lartė, ishte i njėjtė me vendimin e dy viteve mė parė me KRRT-nė. Konflikti lindi pasi KRRT-ja verifikoi se dy kullat dispononin vetėm lejen e pėrdorimit tė truallit, por jo tė ndėrtimit. Duke i cilėsuar ato ndėrtime pa leje, Bashkia e Tiranės kėrkoi rrėzimin e dy pallateve tė ndėrtuara nga El-Sajed.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    El Sajedi
    Ska cu
    Thesin me euro
    tek edi

    kjo eshte ceshtja..


    edvini i komandon gjithe institucionet e shtetit.. plus gazetat..
    Me nje gur vret 2 zogj edvini..

    1- e detyron el sajedin te jap "taksen " pra thesin me euro.. tek edvin supermiliarderi.. dhe nga ana tjeter i thot xhefrave te Bushit.. e shikoni sa anti myslim jam...pra me mbani me hater mua..

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    DO TE VDESIM BRENDA NE SHTEPI"

    Flasin banoret: Shembja e kullave na nxjerr ne mes te kater rrugeve

    "Nuk kemi ndermend te leme shtepite. Nuk dalim te gjalle prej ketej, pasi nuk kemi ku te vemi". Keshtu u shpreh dje Fatos Kurtaj, njeri nga perfaqesuesit e banoreve te dy kullave "Haeai Alb" ne Selite, per te cilet Gjykata e Larte vendosi para pese ditesh qe te shemben. "Shumica e familjeve nga rrethet e kane blere me borxh shtepine. Akoma marrin ushqimet me liste ne dyqane, ndersa shteti do te na hedhe ne rruge", vazhdoi me tej ai. "Dje kemi bere nje takim me Avokatin e Popullit, por nuk kemi marre akoma pergjigje, megjithese na kane marre numrat e telefonit", tha Kurtaj. 5 perfaqesuesit e 178 familjeve qe banojne ne dy kullat 11-kateshe, jane ankuar dje prane Avokatit te Popullit per problemin e tyre. Por me sa duket as institucioni i Avokatit te Popullit, nuk do t'i ndihmoje dot, pasi ne nje deklarate pergjigjeje, u shpreh dje se nuk kishte kompetenca per te nderhyre ne lidhje me vendimin e marre per shembjen e dy kullave. Perfaqesuesit kane bere dhe nje mbledhje, ne te cilen kane vendosur qe nuk do te lejonin zbatimin e vendimit te Gjykates se Larte. Te tensionuar jane te gjithe banoret e dy kullave, te cilet preken nga ky vendim. Apeli i tyre eshte i qarte per shtetin: "Na vrisni, por nuk i leme shtepite". "Nuk dalim te gjalle nga shtepite. Le t'i shembin bashke me ne brenda", thote nje 45-vjecare, banore e po ketyre dy kullave. "Kam paguar 100 milione leke. Kam djersen e burrit dhe te djalit qe tani me eshte semurur duke punuar per te blere kete shtepi. Nuk do te guxoje njeri, as shteti te na nxjerre nga ketu", flet e tensionuar ajo. Ndersa bashkeshrti i saj tha se do te ngujohej brenda, por nuk linte nje jete te tere pune dhe te dilte ne mes te kater rrugeve. "Kam harxhuar mbi 40 milione per te mobiluar shtepine, pervec 60 milioneve qe e kam blere. Le te me vrasin. Te me vene bomben, une nuk dal nga shtepia. Do te ngujohem bashke me dy djemte dhe te bejne c'te duan me ne", tha ai. Kurse Sabire Gaxha, nje tjeter banore e kullave "Haeai", tha se nuk do te lejonin qe kullat te prisheshin. "Keshtu me thane perfaqesuesit qe ishin tek Avokati i Popullit", tha gruaja e moshuar. Sabirja banonte me qira ne katin e dyte te njeres prej kullave, pasi shtepine e saj te meparshme ia ka marre pronari i ligjshem. "Ku te na cojne. Vetem te na hedhin ne rruge", tha ajo. Nena e njerit prej perfaqesuesve tregon se ka harxhuar me shume se 13 milione per te mobiluar hyrjen e saj dhe nuk ka ndermend te dale nga aty. "Ne kemi me shume se nje vit qe banojne ketu. Por tani u kujtuan keta te na nxirrnin", tha gruaja rreth 60 vjec, e cila donte te mbetej anonime. Sipas banoreve, vendimi eshte politik dhe jo ligjor. "Ne kemi dokumentet e rregullta. Kemi kontrate me shtetin, paguajme dhe energjine". Kullat duan t'i shembin, vetem se jane cenuar interesat e politikaneve", thone ata. Ndersa ne lidhje me pretendimet e shtetit se ndertimi eshte jashte standardi, banoret tregojne te kunderten. Materialet qe jane perdorur per te ndertuar pallatet, jane brenda cilesive. Kete e kane thene dhe specialistet qe erdhen nga jashte per te bere analizen. "Si qenka jashte standardi hekuri dhe betoni, kur ne ne dimer nuk kemi perdorur ngrohese", tha nje banore. "Por problemi nuk eshte as cilesia e materialeve te perdorura per ndertim, as korrektori. Eshte konkurrenca ne mes. Firma e ndertimit e El Sajed, i kishte cmimet me te lira dhe kjo cenoi interesat e firmave ndertuese qe i kane ne pronesi politikanet", thekson nje banore. Asgje tjeter nuk i ndal banoret e ketyre dy kullave per te hyre ne greven e urise. Megjithese asnjehere sjellje te tilla nuk jane marre parasysh nga shteti. Por kete here banoret jane te vendosur per te shkuar deri ne fund duke mbrojtur interesat e tyre, te cilat mendojne se u jane cenuar padrejtesisht.





    Koha Jone
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Avokati i Popullit i pėrgjigjet negativisht kėrkesės sė 178 familjeve, pėr tė ndėrhyrė qė kullat Hawai” tė mos prishen

    Avokati i Popullit: Nuk mund tė ndėrhyj pėr kullat “Hawai”


    Ardita Hysa

    TIRANĖ – Avokati i Popullit nuk jep asnjė zgjidhje pėr banorėt e dy kullave “Hawai”. Ankesės sė 178 familjeve tė kėtyre dy pallateve, qė pritet tė shemben pas vendimit tė fundit tė Gjykatės sė Lartė, Avokati i Popullit nuk i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht. Tė dėshpėruar pas vendimit tė pesė ditėve mė parė, familjarėt kishin shpresuar se ky institucion do t’i ndihmonte nė mosekzekutimin e urdhrit tė KRRT-sė pėr prishjen e dy pallateve. Por duke iu pėrmbajtuar caqeve tė veta tė kompetencės, ky institucion u ka dhėnė pėrgjigje negative. “Meqenėse jemi pėrballė njė vendimi gjykate, ne nuk mund tė veprojmė dot”,- tha dje pėr “Shekullin”, zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit, Artur Lazebeu. “Ligji nuk na e lejon tė ndėrhyjmė nė vendimet e njė pushteti tė pavarur, dhe as nuk mund tė bėjmė avokatin privat, siē e kėrkon ky rast”,- sqaron Lazebeu. Zyra e Avokatit tė Popullit e ka cilėsuar si tė pamundur ndėrhyrjen nė kėtė ēėshtje, ndėrkohė qė dy vjet mė parė, pėrfaqėsuesit e kėsaj zyre kishin reaguar kundėr vendimit tė vonuar tė Bashkisė sė Tiranės.
    Vendimi
    Menjėherė pas daljes sė vendimit tė KRRT-sė, banorėt ishin ankuar dhe kishin marrė si pėrgjigje njė rekomandim, drejtuar Kėshillit Bashkiak, ku thuhej se “bashkia duhej tė ndėrhynte nė kohė dhe jo pasi pallatet kanė mbaruar”. Pas mė shumė se njė viti, qysh kur firma ndėrtuese “Hawai alb, shpk” e fitoi gjyqin me Bashkinė e Tiranės nė Apel, ankthi i banorėve tė kėtyre pallateve ėshtė rikthyer. Pasi kishte shqyrtuar kėrkesėn pėr rekurs tė tri juristeve tė Bashkisė, kolegji civil i Gjykatės sė Lartė, i kryesuar nga vetė kryetari i gjykatės, Thimio Kondi, la nė fuqi tė enjten e kaluar vendimin e Gjykatės sė Tiranės. Thelbi i kėtij vendimi legjitimonte vendimin e KRRT-sė sė Tiranės pėr prishjen e dy pallateve tė ndėrtuara nga “Hawai”,pasi ato nuk ishin pajisur me leje nga Bashkia. Urdhri i lėshuar nė kohėn qė pallatet ishin ngritur nė 11 kate, kishte shtyrė firmėn egjiptiane tė El-Sajedit t’i kėrkonte gjykatės anullimin e tij, duke ngritur edhe njė padi civile.
    Procesi
    Gjykata e Tiranės, pas ndryshimit tė trupit tė parė gjykues, vendosi ta quajė tė pabazuar nė ligj kėrkesėn e prezantuar para saj nga “Hawai-Alb” dhe vendosi t’i hapė rrugė punimeve tė policisė ndėrtimore, sipas urdhrit tė KRRT-sė. Por gjykata e Apelit, pasi kishte evidentuar disa shkelje proceduriale tė gjyqtares Farije Budo, kryesuese e kėtij gjykimi, vendosi ta pranojė kėrkesėn pėr anullimin e shembjes sė dy kullave, nė fillim tė vitit tė kaluar. Pala e paditur, Bashkia e Tiranės, pretendoi gjatė gjithė hallkave tė gjykimit se ndėrtimet ishin tė paligjshme, pasi njė leje pėr shesh ndėrtimi, nuk mund tė justifikojė ndėrtesat 11-katėshe, aq mė shumė qė kati i fundit ishte i tepėrt, sipas rregullave tė urbanistikės. Ndėrsa paditėsit, pėrfaqėsuesit e firmės, u pėrgjigjen se leja e ndėrtimit ishte kėrkuar dhe pasi nuk kishin marrė njė pėrgjigje brenda 45 ditėve, kishin filluar punimet. Ndėrkohė qė banorėt, tė cilėt u bėnė palė e tretė nė procesin civil administrativ, i kishin parapaguar paratė e shtėpive tė tyre. Fondet me tė cilat u pėrfunduan kėta pallate, ishin paratė me tė cilat banorėt, tashmė tė irrituar, do tė blinin shtėpitė. Gjykimi i zhvilluar deri tani, nė tri shkallėt e gjyqėsorit, ka patur pėr objekt vetėm anullimin e urdhrit tė Bashkisė, kėrkesė kjo qė nuk ėshtė miratuar nga Gjykata e Lartė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Gangsterra shum kta banoret e pallatit, po po, te gjith keshtu bojne para televizorit si trima por kur vje policia ndertimore me ca forca specjale i mbushin breket. Popull kot. Fajet i kane vet. Hallexhinj hesapi jan fut ne pallat kur ska maru akoma. As jon interesu noi here per parametra teknik por ec futu mrena si bageti ne pallat te pambaruar. Kan ardh ca nga tepelena ca nga lezha ca nga leskoviku, vende ku snjihet as ligji as maliqi dhe kerkojn te sillen kudo si fakira. Ligji o ligj, tja vejn dinamitin pallatit se ashtu i do mushka drute. Vetem me dhune edukohet ai popull. Ene atij elsajedit tja sekuestrojn te gjitha dhe ta kalbin mrena gabelin e dreqit. Super mashtrus.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Mir tju behet injorantave te dreqit tja u prishin pallatet se smertojn ata shtepi.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata e Strasburgut i jep njė tjetėr “shuplakė” qeverisė pėr pronat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  2. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57
  4. RD flet Kodra mbas bregut
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 12:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •