Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Pėrjashtim

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132

    Flija E Madhe

    per fytyren tende prej balte
    dhe kafken me idete prej perendie
    per duart prej gjak sherbyesi
    dhe kembet prej udhetim endesi
    o blegerime e sterpikur me fryme
    dhe fryme e mbrujtur me shpirt
    dhe shpirt i ardhur nga fundi
    andej nga pritet te nise fillimi
    o keshtjelle qe lind nga germadhat e tua
    kur permbyse vetveten e krenarine shqyese
    do te te flas gersa toka ajri uji zjarri
    te zhbehen dhe te behen
    per se prapmi
    sa ta kap gjithesine prej fyti
    dhe ta ul ne banken e akuzuesit
    e ta shoh t`ndeshet me gjykatesin
    qe me s`fundi te nxjerre nga myku koken
    dhe te perplaseni duke u puthur
    ekzaltisht,derisa t`perpiheni serish
    qe te lindni prape serish...
    EJJJJJJ....ZBRAZETIRE
    kthehu dhe njehere
    s`do te t`hedh me pluhur ne bark
    mos t`me pjellesh me aspak
    ty po te flas o kokelashte
    kujdes nga une mos u bej i marre
    se shen -njerezimi do te te vrase
    po s`na zhduke ti m,e pare
    hajkde vritme mos ki frike
    na mbyt te gjitheve nje e nga nje
    po ti e di me mire se une
    po u beme nje here s`zhdukemi kurre
    se grimcat ligji do na i marre
    do na i ngjize da na ktheje prape
    do na rrjedhe prape gjak qingji ne qafe
    te pakten ujqit do ti lene rehat....
    po ejjjjj cfare ben?
    me jep nje britme te pakten te vdes
    prej turmes larg
    kur me lidhin litarin
    ne qafen prej qingji me gjak
    dhe t`shoh si zgerdhihesh
    prapa henes ti
    dhe fytyra ime prej balte
    dhe kockat e mija prej endrre
    do gjejne pak qetesi
    nga mendja prej dreqi
    qe vezhgohej ne hetuesi...
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132

    Perjashtim

    Ndoshta qellimshmerisht
    kur ben
    vepron keshtu dhe ashtu
    se shenjt krijuesi
    tha : -Ti je i dyzuar
    qe kur te fala
    nje pale sy te tjere
    dhe nje bisht tjeter
    POr mua me pelqen
    se si e shkon doren
    prapa zverkut
    dhe pulit syte
    si shtremberohesh dhimbshem
    tek ferkon temthat
    dhe ben dy hapa
    anash
    majtas dhe djathtas
    ne kohen e trete
    hidhesh para
    nje,dy tre,eccccccccc
    nje ,dy...
    gjeometri,
    metafizike,
    filozofi,
    ti,
    ai,
    ajo,
    gramatika,
    dhe pse vetem ne dukje
    jane te tilla
    ti i sheh ashtu
    jo keshtu
    se ti je i tillle
    dhe i atille...
    |Pra ,ne duhet te themi
    se...
    -si,cfare?
    -po ne e thame fjalen tone.
    -c`eshte ?
    -je me heretik se mesia.
    keshtu qe dergoi nje telegram
    mbeshtjelle me dy fjale
    atij ose asaj
    qofte burre
    apo djale
    dhe thuaj me miresjellje
    "dua(dy pika)(vize)(thonjeza)
    tjeter parajse
    se nuk me nxe ne asnje perpjesetim
    qofte edhe pluhurin e trurit
    vendi qe rezervova
    n`at ` tramvajin e perjetshem
    se aty s`ka qiell te lengshem
    te embel ,te tharte,te turlishijshem
    ku ore e cast ta pi etshem...
    prandaj ti zoti perendi
    une i mire
    apo i keq
    djale apo vajze
    plak a foshnje
    do refuzoj
    alkool dhe temjan
    do iki vrullshem
    nga ty ,ai
    apo ajo
    dhe kur t`i kem
    bere te gjithha
    do fus gjishtin
    ne goje
    zgurdulloj syte
    dhe do them
    -KA PRAPE?
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132

    frymezim i zi

    Mos u mundo fare
    Aspak
    ne asnje menyre
    bej c`te duash po mos u mundo
    Shiko ketu!
    Nje Buburrec!


    Eshte si ti
    Por me i qarte
    Per kozmosin
    dhe vrimat
    dhe per ty...
    Ky eshte buburrec
    ti je burrec
    ai ka nje bu perpara
    qe e ben
    do ti apo jo
    me interesant
    Jo jo jo
    e ke gabim
    ti dhe soji yt
    e keni gabim
    se nuk dini
    as te pakten
    Boten dhe mushkonjat
    T`i shihni me qetesi
    buburrecore
    te neveritshmen
    qetesi buburrecore...




    ”Nėn xhaketė”


    Ecnin te dy,gati supeputhitur mbi asfaltin e lagesht nga erresira.Ndoshta kane vite qe parakalojne ashtu para bashkise dhe universitetit,para akademise dhe harvardit. Koloseut a urave te Neves.Ndoshta jane gjithkund ,ecin dhe tani me hap te sinkronizuar,kepuce qe farfurijne,duart ne xhepa dhe xhaketen detyrimisht pak te ngritur nga fundi.
    Kane miliona vite .
    Te dy, te njejte.Prej shekujsh degjohet trokellima e erret e kepuceve.Nje-dy…pese…here –here ,flasin…
    Njeri eshte I shqetesuar,thith cigaren me padurim,dhe shikon larg si duke kerkuar te tashmen.Tymos gjithe nervozizem ,dhe kthen kryet anash ,nga shoku…Ky I buzeqesh ,si per t`I thene”Mire e ke.”Ka dic keqe dhe femerore ne ate ngrirje buzesh cepengritur.tjetri ul kryet dhe kalon buzen e poshtme mbi te sipermen,dhe picerron syte.Kollitet,nje here,dy…nxjerr shamine dhe fshin buzet.Shoku e kap nga shpatullat si per ta mbajtur.Perkulet duke u anuar nga ai dhe e shikon me kujdes.Ky I rreshqet syte tinez dhe me nje levizje histerie clirohet nga duart e tjetrit…nis te vrapoje shpejt-shpejt-shpejtttttt………..me duar ka zene veshet per te mos degjuar fjalet “Kthehu ku shkon?Ku shkon?”Po nje kollitje e befte e ben qe te ndaloje duke u perkulur mbi parmakun e nje ure te vjeter ngyre gri.I shtrengon gishtat mbi beton sikur kerkon ti fuse brenda ,thelle e me thelle ,te futet dhe vete .Tjetri duke gulcuar e ka mberritur tashme.Fshin ballin e djersitur nga te vrapuarit pa kuptim dhe nxjerr gjuhen te lepije buzet e thara.Rrine ashtu te dy…Njeri I harkuar mbi parmak ,tjetri perballe me profilin e tij ,duke marre fryme me veshtiresi.Pastaj buzeqesh dhe I thote si pa te keq”C`te gjeti?”
    “Ti do te me vrasesh!”shqipton ultaz I semuri dhe rrotulon kryet per ta pare te akuzuarin ne fytyre.
    “Si?Cfare ke keshtu ?Mos nuk je mire?”
    “Jo ,une po them ate qe kam mbajtur fshehur prej shekujsh!Ti ke nje thike ne xhepin e brendshem te xhaketes.Trashegim nga soji yt.Ja tregon te gjitheve kur une jam I pavemendshem e kur nuk ndodhem aty.-Ja –I thua-shikoni si shelqen ,eshte e persosur –ndersa ato te pergjigjen te neveritur-thike e ndyre-po ti nuk do t`ia dish ,e fut prape ne xhep duke u zgerdhire dhe pastaj shkon duart ne floke.
    Tjetri gjithe kohen shpie buzen ne gaz ne forme mosbesimi.
    “Po ti nga mund t`I dish keto gjera kur nuk ndodhesh aty?”-thote ky duke hapur gojen aq shume nga e qeshura e shtire sa I duket mishi I dhembeve me gjithe peshtiresine e vet.
    “E c`rendesi ka?Ti do te me vrasesh!Nuk mjafton kjo per te qene me I ndyri I sojit tend?Ti je neveria vete!”
    “Ha Ha Ha ! E pse dashkam te te vras o anormal?”
    “Sepse jam I semure”
    “C`kuptim ka kjo e gjitha ?Hajde merre nje cigare dhe degjo pastaj leksionet e per profanen e origjines time.”
    “I ndyre “-mermeriste veremliu-“I ndyre! Nuk e duron dot te qenit I parendesishem dhe I paafte .”
    “ E pse qenkam une I paafte?”
    “Ti nuk semuresh dot?kupton?nuk mundesh!Te gjithe shkruajne per miresine time te natyreshme dhe pershendesin qe larg teksa ti shpervjel buzet dhe thua “I urrej”
    “Pse duhet te mendojne se ti ke miresi?Ej mik ,ti ke lojtur mendsh!”
    I semuri e kap prej fyti me duart qe I dridhen dhe me kraharorin qe po I shkallmohet nga emocionet.
    “Ndyresire “-uleret-“Ti me urren ,me urren se je I keq…..kupton ?Shpirtkazem dhe I deshtuar…Nuk guxon te me shohesh ne sy heeee?I ke syte e shperqendurar …Ke frike burrec ke frike te me shohesh…Po une nuk vdes para teje.Degjon?Nga e di une qe jam I mire?Hahaha !Ti ma mesove!Poshtersia jote!Neqofte se ti do te ishe jo –I-ndyre atehere do isha une djalli por jooooo une e mora shperblimin tim .lengimin vdekjeprures dhe shoqerine tende”
    E leshoi dhe u mbeshtet I keputur mbi parmak .Gelltiti peshtymen dy here dhe ngriti kryet te shohe naten lart.D.m.th ,mungesen e rrezeve lart.
    “Ne I arrifsha yjet “-tha-“Do t`ua tregoj kalvarin tim te gjate”
    Tjetri kishte ngrire .Qeshi dhe nje here si femer dhe me gjithese nuk ndjente ftohte mbertheu kopsat.I jepte shume rendesi paraqitjes.I zgjati krahun shokut ,krahun e majte,anen ku kishte vendosur thiken e ndyre.
    “Ti ke kohe qe me ke vrare,kafshe .”Tha njeriu I mire the u mbeshtet ne krahun e ndyresires.



    Gusht ,2002
    Tirane.
    Titulli:”Nen xhakete”




    Udhėtari

    Po nis ta pershkruaj njeriun qe ka dite qe ecen permes xhungles.
    Eshte studiuesi i mbetur femije,burri qe i fshihet vetvetes dhe i perjashtuari me deshire.Si gjithe raca e tij ka sy te vegel te levizshem ,lekure te bardhe qe ka filluar t`i rrudhoset,mishrat i shkrihen dita dites,sikur i ngjizen me insektet,bimet e rralla apo trungjet mijera vjecare.Mbi hunde e para syve i rri skeleti i vjeter i qelqeve optike...Mendoni sa shume eshte kujdesur kur i porositi,ka bere nje liste te gjate me parametrat e deshiruar,i ka ndenjur siper kokes teknikut specialist dhe se fundmi i kas futur gjithe krenari ne kellefin e kadifenjte.Kasketa gjusem e rreckosur sikur i ka ngjitur ne floket gjithe djerse,pantallonat e shkurtra ekspozojne gjunjet eshtake dhe pulpat prej te semuri .Buzet rrine puthitur gjithe kohen ,pervec rasteve kur i del perpara "ajo",gjeja qe se ka pare kurre,dhe ato hapen pak sikur po ngerdheshen ,deri sa i shfaqen gjithe dhembet e siperm,ndersa syte i picerrohen pas xhamave gjithe pluhur.
    Ai nuk eshte i njohur,s`ka shkruar kurre nje artikull,komshinjtei pershendet gjithe miresjellje po nuk ua di emrat,ai nuk njeh njerez ,ai rron me milingona,me raca te ndryshme ,gjini te ndryshme,turlilloje organizmash.Ne shtepine e trasheguar ka nje dhome ,nje dhome te vogel me ajer mbytes ku ka stivosur gjithe doreshkrimet e medha dhe gjithe librat e vegjel.
    Tani endet pyjeve me nje cike uje neper xhepa dhe kepucet e stermedha si varkat e limanit te zhurmshem qe e sollen deri ketu.I kerrusur ,i kujdeshshem se mos ngaterrohet diku.Edhe kur i mbetet kembeve ndonje lian i bezdisshem ,ai ulet,qetesisht nxjerr nga canta e shpines nje thike dhe me ore te tera rri i harkuar siper deges se keqe qe i ka mbeshtjelle gjymtyret,dhe nuk ankohet kurre.
    Sot eshte gdhire i shqetesuar ,po nuk e ve re.I shtyp gjithe shenjat e jetes me mosperfillje dhe me guxim se ne ate dhomen e vogel,ne kontinentin tjeter ka ca doreshkrime qe do i pasuraoheshin nga ky udhetim i lodhshem.Pra sot,ai si gjithmone ecen ,ecen ...me buzet e puthitura..me syte e vegjel te ngulitur,se ai so...ai do shume qe te gjeje dicka te re,dhe te shkoje ta shkruaje ,dhe te fleje nje ore i qete.
    Ecen...
    Mbi degen e nje peme shtazarake,te shemtuar,ka ndenjur nej zog i vogel.eshte aq i vogel sa mezi vihet re.Po ai e sheh ,nuk ka gje qe t`i shpetoje syrit te tij te mire.Epikas qe larg dhe nis te shpejtoje hapin,ky shalegjate i xhungles.Kapercen shkurre ku rrine fshehur gjarperinj,fluturon mbi pellgjet e krokodileve,duket si mekanizem i sapovajisur.Ai vrapon ,turret gjithe qejf,i shket ndonje buzeqeshje triumfuese si babai kur sheh femijen e lindur.Arriti,eshte aty teri para mrekullise se tij...Zogu rri sikur ka per te permbushur nje mision,pulit syte,dhe drejton kryet.eshte i kuq ne fillim e ne pjesen e prapme te trupit vjen si i verdhe.Qepallat i ka te renduara,te hapura pergjysme.Ngjan si profet i mencur.
    Ndersa ai ka nxjerre nga gjoksi nje bllok te vogel ngjyre te bezhte ,shikon zogun,i vjen rrotull,shkruan ,gishtat e gjate e te plakur sikur i ka zene ngerci ne pozicionin e te vizatuarit te fjaleve.Ai sikur qesh me veten,duket sikur eshte zhdyzuar e i bie vetvetes ne shpatulla,sikur e pergezon gjithe dashamiresi.
    Qetesohet pastaj,fshin djerset e ballit,kollitet pak,e shikon zogun per here te fundit dhe niset per levizjen drejtvizore qe ka bere gjithe jeten.Po ne jemi ende tek zogu ,teksa ai tretet ne horizont.Ky ketu ka ndryshuar pamje,i jane errsuar syte,pjesa e mbisyve eshte mbledhur ne mes te ballit.Zogu ndryshoi.
    Duket sikur gelltitet njehere ,merr drejtqendrim dhe ngrihet nga dega.Shpalos krahet dhe niset fluturim drejt dikujt...
    zogu e arrin "ate" e ka fare prane,aq sa i degjon frymemarrjen ,ai ende eshte i lumtur dhe fishkellen shkujdesshem..........................
    Zogu i rri prapa zverkut dhe aty,pikerisht aty ku mbaron kafka i ngul sqepin e tij te vogel e te mprehte.
    I thith gjakun si te ishte nje pompe,.....ai ende buzeqsh teksa bie i vrare ne toke...
    Nga goditja,xhamat i jane futur ne syte e shpuar...Zogu i mbytur ne gjak ,i perlyer ne trup e fytyre dihat i kenaqur.Shikon diellin dhe ndjen t`i avulloje nje pjese e lengut-
    Ngrihet nga toka dhe qendron serish mbi degen fatale ...ne pritje...
    "Ai " do filloje te kalbezohet derisa te tretet i teri nen dhe`.Derisa
    te myken dhe doreshkrimet atje...ne ate dhomen e vogel gjithe pluhur ...shkrimet e njeriut te ndershem...


    Atje ku kam filizat...

    Ka mbetur pak vere
    dy rreshta poezi
    plot libra te huaj
    dhe merzi,shume merzi

    penelat po heshtin
    prane tablove te vjetra
    si ishuj ku shoh
    gjysemfriken nga vetja

    befas porta hapet
    nga vullneti i botes tjeter
    aty rri njeriu-gur
    forme e larget ,e vjeter

    erdhi per t`me thene
    "ku i ke filizat...
    n`lojen tende te rreme
    apo n`Bjeshke e Qiparisat?"

    mbeta fort e habitur
    nga njeriu pa fryme
    materia ime e hershme
    me pamje t`eger,t`zymte

    dy here doja t`i flisja\
    s`munda dot,s`leviza
    ndergjegjja kish vendosur
    per Bjeshke e Qiparisa

    per lartesite e mija
    nga t`cilat ketu u hodha
    per livadh ajer liri
    atje ku gjendet vetja

    drite vershoi ne studio
    mbi tablote dhe poezite
    m`u permbysen idhujt
    iken,moren arratine

    drite!por drita s`erdh tek une
    u end n`objekte t`jetes
    qe m`mbanin gjalle at`here
    mohues te t`vertetes

    statuja kishte ikur
    andej nga erdhi drita
    duke perseritur
    "shko ne Bjeshke ,ne Qiparisa..."


    Zėrat Rrebele

    I ktheva prape syte
    pa ndrojtje pa mencuri
    ashtu thjesht si at`here
    kur binin tempujt tane
    ca te vjeter ca te rinj

    vec s`kish` me drite mistike
    qe te na conte qiejve
    ashtu si kohe me pare
    kur zjarr kishim nder deje
    dhe pak realizem me vete

    e arritem atje ku donim
    mbi trajtat e te zakonshmes
    shkrire me token dhe diellin
    e harruam inkuizicionin
    dhe delirin e se perkohshmes

    vec fataliste gjer ne vdekje
    me ju s`do puqemi kurre
    vetmi mes ikonash do duam
    dimensionet tuaja s`na mjaftojne
    ato s`dine as te akuzojne...



    Revelacion njerezor

    Kur agimi
    stolite e ftohta
    sjell
    kupto drejt kambanat
    dhe lajmesit e tjere
    nje pulebardhe
    shqiponjat
    dhe qyqen zecjerre

    atehare fshih shpejt
    projektet
    atje ku zhduken minjte
    qe shume te mos merzitesh
    kur t`thone
    se s`qene te tute

    pa dale ende nga porta
    gdhend dy fjale
    mbi shpine
    t`mos shkrihesh n`maskarade
    ti i bukri im
    shpirt n`ataraksi...
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  4. #4
    E dua letėrsinė
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Postime
    29
    ARRITA RASTESISHT TE LEXOJ KRIJIMET E TUA KETU
    me pelqyen shume dhe do thoja pa ndrotje qe mbase nje kafke i dyte eshte ringjallur serish ne kete shekull
    ke nje menyre te bukur te dhenies se nje portreti njerezor ne tere sferat
    luan bukur me gershetimin e hapesires se heshtur me nje imagjinate sfilitese
    pjesa qe me pelqeu me teper eshte ajo me titull
    NEN XHAKETE
    do ishte cudi per ty por une do e radhisja kete pjese ne nje rrjesht me
    METAMORFOZEN e kafkes
    pjesa tjeter qe me terhoqi eshte ajo me titull
    UDHETARI
    Mendoj se ketu stili i te shkruarit ka nje dimension me te gjere se thjesht nen zgavren e nje udhetimi
    kush e di mbase eshte udhetim i te gjithe neve
    ne nje hije qe le gjurme nen nje zverk te shtyre nga nje goditje e kraheve te nje zogu te endur ne nje dimer pa bore
    perfundimisht do shtoja se menyra si shkruan eshte e bukur ,pa shume performance ,por qe mban nje mesazh te qarte
    idene se arti luan me tere karakteret dhe figuracionet e nje mendimi krijues


    e bera kete vleresim sepse e dua artin ,letersine ,e kuptoj ate dhe e njoh disi
    dhe arrij te dalloj nje qe shkruan dhe qe jep dicka nga vetja e tij si krijue
    suksese te metejshme ne krijimtarine tuaj

    RISELA

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  2. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  3. Semafor 2004
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 29-12-2004, 16:21
  4. Perjashtim
    Nga zarathustra nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-08-2002, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •