Ēaste kotėsie:
Historia e njėrit nga ata
Ardin e njihni edhe ju, me moshė ėshtė: edhe i ri edhe i vjetėr. Fjalėt mė tė dashura, mė tė pėrsėritura nė fjalorin e tij i ka Unė, me tė vėrtetė. Herė prezentohet si Ladi herė si Ardi. Nganjėherė edhe LadiArdi ose ArdiLadi. Kudo mund ta shohish: nė kafene, zyre, kokteje, rrugė, ndeja, synetllėēe, dasma, pėrurime, simpoziume, kremtime, koncerte, spektakle, festivale, promovime tė partive... Vetėm kur duhet djersė, sakrifica, atėherė avullohet, humbet si shurra e pulės. Ka shumė fytyra: hijerėndė, serioz, gazmor... Sheh edhe pas shpine. Deri vonė ėshtė betuar Pasha nderin e partisė. Sipas motit e kthen gzofin. Shikimin e ka herė depėrtues herė pėrulės. Sopata kurrė nuk i pretė me njė vend. Vetėmburret, vetėlavdohet. Ėshtė rob i tė madhit e tiran i tė voglit, ziliqar, nazik, orator, grindavec, mburravec, koprrac, babėzi, dorėlir, spitullaq, zuzar... Gazetėn kurrė nuk e heq nga xhepi i jashtėm i setrės. Syzat e diellit (tė zeza) i mban edhe natėn. Kur gabon Ladi e pėrmirėson Ardi. Kėshtu bashkėjetojnė, i mbijetojnė vėshtirėsitė. Ladi ėshtė me PDK, kurse Ardi me LDK. LadiArdi ėshtė i majtė, kurse ArdiLadi i djathtė. Edhe njėri edhe tjetri mund tė lėvizin (zgjatėn si llastik) sipas nevojės anash dhe kah qendra. Kur i thonė: O Ardi, ti i ke dhėnė shumė shqiptarizmit! Pėrgjigjet me modesti Paj...unė, me tė vėrtetė...unė vetėm kam kryer detyrėn e njė qytetari tė rėndomtė . O Ardi, kur nisi lufta nė Kosovė, kah ia pate therr? Inatoset dhe me njė tė folur belbane kundėrshton, si tė them, unė... desha tė kthehem prap pėr tė luftuar po u bė si u bė... unė shokė... edhe ashtu kam kontribuar shumė nė autoshkollė, djali i djalit tė hallės sė babait tim ka qenė ushtar i UCK- ės, pastaj kamionat e parė pas lufte me zarzavate, me sheqer, kripė, kaēik tpulave, suxhuk, teknikė tė bardhė, cigare etj. i prura nė Kosovė. Pra unė e furnizova popullsinė. Unė...Unė shokė, mė falni desha tė them zotėri, kėsaj here mė detyruat tė mos jem modest, kam kontribuar edhe atėherė kur kam punuar si ideolog e instruktor nė ish komitetet e LKJ, kurse mė vonė nė (auto)shkollė. Unė, me tė vėrtetė krejt potencialin tim intelektual e fizik e kam harxhuar pėr pėrparimin, modernizimin, emancipimin e shqiptarėve sipas standardeve tė Evropės duke punuar nė autoshkollėn Mėrizi. Nė kėtė autoshkollė me dhjetra shqiptarė kanė marrė lejet pėr autistė. Smirzinjt mė kanė akuzuar pėr korrupcion. Unė, me tė vėrtetė kam marrė sa pėr ta mbajt familjen, kuptohet sipas standardit evropian....fundja kėshtu unė i sfidoja shkijet duke ua bė me dije se unė dhe populli im jemi pro Evropės. Pėrshkak veprimtarisė time kam qenė vazhdimisht nėn mbikqyrjen e inspektorėve serb, prandaj nuk kam mund ta paguaj 3%, me njė fjalė nuk e vlente barra qeranė me rrezikue pa lidhje veprimtarinė patriotike. Unė, vėllezėr e motra, jam ikonografi e tė gjitha partive. Tash pėr tash jam me UNMIK-un. Saherė bėhen promovimet e cilėsdo parti, unė, me tė vėrtetė jam aty, helbete, nuk dihet, mund ta marrin pushtetin njė ditė e unė duhet tė jem kurdoherė pranė atyre qė kanė pushtet.
Gjatė luftės shokė! Ah, lufta! (merr frymė thellė). Unė, me tė vėrtetė, me kohė i pata marrė tė gjitha masat qė tė mos zihem nė befasi. Dy-tri ditė para bombardimeve dy djemtė me nuset, mercedesin, cisternat e naftės, kamionat i largova nga Kosova. Unė, me tė vėrtetė vetė, e kisha nė plan tė kthehem, pėr tė luftuar, por shkijet, siē e dini e mbyllėn kufirin nė Han tė Elezit. Pastaj, deshta sdeshta vazhdova biznesin. Unė, me tė vėrtetė... Tash, vėllezėr e motra, pasi kufiri ėshtė i hapur...Kosova e lirė...unė jam kėtu...unė jam i gatshėm tė luftoj, tė vdes pėr Kosovėn... (ndalet, e ve dorėn pas veshit tė djathtė pėr tė dėgjuar reagimet
Nė Luginėn e Preshevės, nė Kumanovė, nė Tetovė, o Ardi, po luftohet, po vdiset pėr ato troje denbabaden tonat, pastaj Mitrovica e ndarė... (Ladi zihet ngusht, lėviz kokėn sa majtas sa djathtas, bėhet sikur merakoset shumė, dhe:
Heu shokė, tani KFOR-i, si shkijet dikur, e ka mbyll kufirin... Nė Mitrovicė... Ibri bre, po na pengon. Nuk kalohet dot andej, kurse mali ėshtė i minuar, pastaj hė pėr hė jam i zėnė me ndėrtimin e shtėpisė pėr djalin e dytė, i cili ėshtė nė Londėr, me ndėrtimin e poligonit pėr autoshkollė, kurse i madhi me nusen, e dhanė me qera shtėpinė, dhe u kthyen pėrsėri nė Suedi. Po vėllezėr, ja, para jush po e pėrsėrisė prap se kur ėshtė nė pyetje Kosova unė jam nė gjendje tė vdes.
Mjaft se na plase, o Ardi! Ti nuk vdiēe pėr Kosovėn, as dje, as ske pėr tė vdekur as sot, as nesėr, fundja i vdekuri ska si tė vdes.
Sabit Abdyli
Krijoni Kontakt