Ti bledo flet vetem e mllef e pasion, por nuk ke ide e vizion e qarte per te ardhmen. Edhe kur e ke e ke agresiv dhe jo te mencur. Kurse per ate kllufin me lart qe i ka quajtur greket qelbesira, nuk kam llaf pasi e ka treguar veten. Asnje komb i ketij planeti nuk meriton te quhet 'qelbesire', pavaresiht sa arsye mund te ekzistojne.
Habitem me ate shkruesin siper qe qellimishti fut te gjithe ortodokset shqiptare ne nje thes. Kjo eshte percarje. Nuk eshte e vertete qe ortodokset shqiptare e shohin te ardhmen tek greqia. Nese ka disa, keta jane ata banoret e zonave kufitare me greqine. Por me cdi nga eksperienca ortodokset e shqiperise se mesme e me lart, si cdo shqiptar tjeter, te ardhmen tone e shohin tek evropa dhe usa. Ndaj mjaft me provokime o sterrzi. Sepse ishte Noli ai qe njehere e mir e ndau kishen shqiptare nga mbikeqyrja greke, duke treguar deshiren e shqiptareve ortodokse per pavaresi . Nese ka shqiptare qe i behen ure grekut per ca dhrahmi te qelbta nga athina der ne selanik keta jane shqiptare te cdo besimi, te cilet varferia, injoranca dhe komplekset i bejnete heqin dore nga dinjiteti.
Tani per ceshtjen ne fjale. Problemi eshte me spec sepse pavaresisht se ne mund te tregohemi humane e bujare per ate lapidarin grek, ne mendje duhe te mbajme faktin qe cdo veprim i greqise sheh shume lart. Nese ata vertet do donin thesht nje lapidar perkujtimor e aq ne mund ta lejonim pa problem, por historia ka treguar se greku gjithmone mendon me pisllik nga brenda. Ata me te vertete kane depertuar thelle ne cdo aspekt te shqiperise, dhe ne nje fare menyre eshte normale, pasi kane dhe paren dhe na njohin me mire mentalitetin tone ballkanas se fjala bie italia apo gjermania. Por sidoqofte ne duhet te tregohemi me te kujdesshem ne cdo leshim qe bejme, sepse ky eshe nje poker gjeopolitik, me jep te jap. Per sa kohe qe ata akoma mbajne ne fuqi ligjin e luftes eshte veshtire te shoh si mund te behemi aq te mire me nje partner qe ne cdo levizje ta ka me hile. Megjithate, fakti qe i kemi fqinje na detyron te ndajme shume fate me ta, ndaj ne politiken me greqine duhet te jemi teper elastike e gjakftohet, e para se jemi vend i vogel, pra me pak by**e per te vene kushte (shprehja eshte 'me mire mu-t se i vogel') dhe e dyta sepse shume shqiptare jetojne ne greqi ku edhe jane integruar pas nje dekade, kush me mire e kush me keq. Valute e shumte jetike hyn ne shqiperi nga keta emigrante. Ndaj, ne kete mes, politika nacionaliste nuk na hyn shume ne pune. Ajo vetem sa mund te na kenaqe per pak kohe shpirtrat tona te etur per revansh, por ne perspektive na le ne vend. Ceshtja eshte se si mund ta perballojme fuqine e greqise jo me force por me mencuri e dituri. Te organizohemi njehere i shtet i forte ligjor perbrenda, dhe te krijojme lobinjet tona kudo ne bote ku ekziston vendimmarrja kolektive nga shtetet aleate. Te ndergjegjesojme veten per forcen qe kemi si komb(nese kemi), dhe shume e shume shqiptare do ndjejne me teper respekt per atdheaun e tyre, e nuk do ta braktisin. Kjo kerkon edukim masiv dhe kulture qytetare. Pra jane ceshtje qe duan vite te permiresohen, por te pakten ti identifikojme si faktore themelore, perpara se ta shtrojme cdo problem per zgjidhje nen petkun patriotik.
Le te biem dakord ne parim per lapidarin nese ne shkembim marrim nga greqia premtimin per heqjen e ligjit te luftes ose dicka tjeter madhore. Te bejme politike per interes, jo politike per inat (pra ste le te besh lapidar se je grek). Pragmatizmi eshte fatkeqesisht nje cilesi qe na mungon ne shqiptareve. Greket do ti kemi gjithnje komshinj, puna eshte si te behemi te zgjuar qe ti manipulojme edhe ne ata per interesat tona, pa u bere te padrejte.
Krijoni Kontakt