Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 104
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ti bledo flet vetem e mllef e pasion, por nuk ke ide e vizion e qarte per te ardhmen. Edhe kur e ke e ke agresiv dhe jo te mencur. Kurse per ate kllufin me lart qe i ka quajtur greket qelbesira, nuk kam llaf pasi e ka treguar veten. Asnje komb i ketij planeti nuk meriton te quhet 'qelbesire', pavaresiht sa arsye mund te ekzistojne.

    Habitem me ate shkruesin siper qe qellimishti fut te gjithe ortodokset shqiptare ne nje thes. Kjo eshte percarje. Nuk eshte e vertete qe ortodokset shqiptare e shohin te ardhmen tek greqia. Nese ka disa, keta jane ata banoret e zonave kufitare me greqine. Por me cdi nga eksperienca ortodokset e shqiperise se mesme e me lart, si cdo shqiptar tjeter, te ardhmen tone e shohin tek evropa dhe usa. Ndaj mjaft me provokime o sterrzi. Sepse ishte Noli ai qe njehere e mir e ndau kishen shqiptare nga mbikeqyrja greke, duke treguar deshiren e shqiptareve ortodokse per pavaresi . Nese ka shqiptare qe i behen ure grekut per ca dhrahmi te qelbta nga athina der ne selanik keta jane shqiptare te cdo besimi, te cilet varferia, injoranca dhe komplekset i bejnete heqin dore nga dinjiteti.

    Tani per ceshtjen ne fjale. Problemi eshte me spec sepse pavaresisht se ne mund te tregohemi humane e bujare per ate lapidarin grek, ne mendje duhe te mbajme faktin qe cdo veprim i greqise sheh shume lart. Nese ata vertet do donin thesht nje lapidar perkujtimor e aq ne mund ta lejonim pa problem, por historia ka treguar se greku gjithmone mendon me pisllik nga brenda. Ata me te vertete kane depertuar thelle ne cdo aspekt te shqiperise, dhe ne nje fare menyre eshte normale, pasi kane dhe paren dhe na njohin me mire mentalitetin tone ballkanas se fjala bie italia apo gjermania. Por sidoqofte ne duhet te tregohemi me te kujdesshem ne cdo leshim qe bejme, sepse ky eshe nje poker gjeopolitik, me jep te jap. Per sa kohe qe ata akoma mbajne ne fuqi ligjin e luftes eshte veshtire te shoh si mund te behemi aq te mire me nje partner qe ne cdo levizje ta ka me hile. Megjithate, fakti qe i kemi fqinje na detyron te ndajme shume fate me ta, ndaj ne politiken me greqine duhet te jemi teper elastike e gjakftohet, e para se jemi vend i vogel, pra me pak by**e per te vene kushte (shprehja eshte 'me mire mu-t se i vogel') dhe e dyta sepse shume shqiptare jetojne ne greqi ku edhe jane integruar pas nje dekade, kush me mire e kush me keq. Valute e shumte jetike hyn ne shqiperi nga keta emigrante. Ndaj, ne kete mes, politika nacionaliste nuk na hyn shume ne pune. Ajo vetem sa mund te na kenaqe per pak kohe shpirtrat tona te etur per revansh, por ne perspektive na le ne vend. Ceshtja eshte se si mund ta perballojme fuqine e greqise jo me force por me mencuri e dituri. Te organizohemi njehere i shtet i forte ligjor perbrenda, dhe te krijojme lobinjet tona kudo ne bote ku ekziston vendimmarrja kolektive nga shtetet aleate. Te ndergjegjesojme veten per forcen qe kemi si komb(nese kemi), dhe shume e shume shqiptare do ndjejne me teper respekt per atdheaun e tyre, e nuk do ta braktisin. Kjo kerkon edukim masiv dhe kulture qytetare. Pra jane ceshtje qe duan vite te permiresohen, por te pakten ti identifikojme si faktore themelore, perpara se ta shtrojme cdo problem per zgjidhje nen petkun patriotik.

    Le te biem dakord ne parim per lapidarin nese ne shkembim marrim nga greqia premtimin per heqjen e ligjit te luftes ose dicka tjeter madhore. Te bejme politike per interes, jo politike per inat (pra ste le te besh lapidar se je grek). Pragmatizmi eshte fatkeqesisht nje cilesi qe na mungon ne shqiptareve. Greket do ti kemi gjithnje komshinj, puna eshte si te behemi te zgjuar qe ti manipulojme edhe ne ata per interesat tona, pa u bere te padrejte.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Manoklla ajo qe pasqyrohet ne shkrimin tim eshte realiteti ,mund te jete i rende po ashtu eshte.
    Ai njeri qe do te zgjith dicka duhet me pare te shikoj qarte realitetet se nga ky fillon zgjidhja.
    Politika jone e se kaluares me greket e bazuar ne ato parime feminore 'dy popuj miq, etj ka rezikuar jo vetem e deshtuar po fatale per ne.
    Une mendoj se ajo qe ka rendesi eshte se ne shqiptaret ne rradhe te pare duhet te kemi kurajon qytetare ti flasim gjerat hapur e jo te kemi frike te ngrem nje problem se na zemerohet greku e na ben kete e ate.
    E sa per cudi greku sot eshte me i kufizuar se ne se eshte brenda EU e ka dhe shume kufizime.
    Dhe kjo kohe per te miren tone nuk na duhet te marrim armet e te luftome por te kemi kurajon qytetare te ngrim problemet tona e te qendrojme te forte e pa kompromis ne mbrojtje te interesave shqiptare.
    Kjo eshte nje favor i kesaj kohe per ne.
    Atje ku nje humbes shikon nje penges nje fitues shikon nje mundesi per te fituar.
    E po ta shikosh kemi shume miqe e nje pafundesi mundesish.

    Iderat e paaftesise sone para grekut i hapin politikanet qe bota e tyre eshte vetem karrigja e se mos ju lekundet gje e na kane harruar gjithe ne shqiptareve e shqiperine.

    Greqia me politikat e saj sot eshte penguseja kryesore e shqiperise kete e pranojne dhe qeveritaret tane progrek te Tiranes.
    E kjo nuk eshte dicka qe e them une per efekte historie apo se nuk i dua greket po kjo eshte reale.
    Kjo pasqyrohet perdite ne jeten e shqiptareve qe nga pengesat per investimet e BE ne shqiperi si Koridori i 8 ,te monopolet greke qe duan te na kthejne dhe ne shqiperi argat te grekerve,e deri te poltikia greke qe nuk na le te marrim fryme me agresivitetin e saj.
    Ne cdo drejtim ta nisesh qe nga ekonomia e deri te Kosova e ceshtria jone kombetare greqia eshte kundra nesh dhe interesat e saj jane te kunderta me ne.
    I kemi fqinj se fqinji nuk zgjidhet po interesat e tyre jane te kunderta me ne.

    Une nuk dua qe te zvaritemi e te kemi frike te ngrime zerin se keshtu do ngelemi gjithe jeten emigrant ne greqi e emigrant ne shqiperi sherbetore te grekerve.

    Bota eshte e atyre qe kane kurajon e ngrihen me besim e mbrojne veten e vendin e tyre.
    Asnjeri nuk te fal gje ne kete bote cdo gje duhet ta fitosh vete.

    Ato qe hapin per ortodokset jane spekullime dhe une jam ortodoks po nuk e shikoj me syte e cave ketu realitetin.
    Shqiperia eshte atdheu im e jo greqia.
    Ato qe ti shikon ketu jane ndikim i politika te Janullatosit e grekerve qe duan te asimilojne artodokset shqiptare e bien ne kundershtim me historine e shqiperise e me kontributin e madh qe kjo shtrese ka dhene per vendin.
    Kujtojme ata prifterinj ortodoks shqiptare qe u vrane nga greku se lexuan Fjalet e Zotit ne gjuhen e nenes.

    Ekulibrimi i forcave sjell qendrueshmerine.Terheqia jone, mungesa e kurajos para tyre do ti nxisi me shume ata per kerkesat e tyre antishiptare se ata kane sy e na shikojne ne kur ne jemi te pavendosur e frikesuar.
    Nje mendie e zgjuar dhe atdhetare e shikon qarte se mundesite jane te panumerta per te perballuar greket.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Bie dakord me ty qe duhet te tregohemi me kurajoze e te vendosur ne mbrotjen dhe afirmimin e kerkesave tona. Problemi eshte se nuk kemi shume kellqe ta bejme kete gje gjithmone, pasi kufizohemi nga vete pamundesite dhe paaftesite tona.

  4. #64
    Citim Postuar mė parė nga Albo

    Veri keto ne nje ane te peshores, kurse nga ana tjeter ver ato qe i ndajne te dy popujt dhe shiko nga anon peshorja, nga te perbashketat apo nga ndasite. Greket kane nevoje per mbeshtetjen shqiptare, aq shume sa shqiptaret kane nevoje per mbeshtetjen greke. Ka edhe shqiptare si Enver Hoxha qe besojne ne forcat e veta dhe duan te krijojne nje murr te hekurt izolues nga bota rreth Shqiperise, por proverbi i lashte shqiptar thote: Trimi i mire, me shoke shume.


    Ti po anashkalon qendrimin aktual te Greqise dhe po mundohesh te besh trularrje me beneficjonet e nje marredhenie te mire fqinjore. Nuk na duhet enderrat me sy hapur. Se sa te mira sjellin marredheniet e mira me fqinjet, kete spo e ve ne diskutim asnjeri. Por kjo eshte larg te vertetes. Asimilimi i shqiptareve matane kufirit, zhdukja e emigranteve shqiptareve neper kufirin shqiptaro-grek, mbyllja e problemit cam, ndotja e bregedetit ne kulm te sezonit veror, dhe nje vagon me halle tjera jane realiteti i socem. Kjo tregon haptaz interesin e pales greke per te krijuar marredhenie pozitive me Shqiperine.

    Une qendrimin per ndaj ketij problemi e kam dhene disa here edhe me pare, ti mund te vazhdosh ta interpretosh si te duash:

    Tabelat ne dy gjuhe vetem nese shkruhen reciporkisht ne te dy anet e kufirit. Jo ne Shqiperi po, andej jo.

    Te hapen fillimisht shkolla shqipe per ato 600 000 mije shqiptare ne Greqi (pa llogaritur ato autoktonet qe ne numer arrijne miljona), pastaj diskutohet shkollimin ne greqisht te atyre 600 nxenesve greke ne Shqiperi. Ka mese 5 vjet qe eshte nenshkruar marreveshja per hapjen e shkollave mes kryeministrave te dy vendeve dhe akoma po zvarritet hapja e tyre per emigrantet shqiptare ne Greqi. Shkoni pyesni Mimoza Dakon, perfeqesuesen e emigraneteve shqiptare ne Greqi, se si po e zvarrit burrogracia ne adiministraten shteterore greke kete problem.

    Shqiperia ka 20% te populates me perkatesi orthodokse. Eshte nder per te gjithe qe ne krye te saj te jete nje shqiptar. Nuk mungojne as kuadrat e kualfikuar. Nuk ka cfare te kerkoje komuniteti orthodoks shqiptar tek nje komb qe nuk lejon as hapjen edhe te nje kishe shqiptare ne Greqi, aq me shume liderien shpirteror te tyre.

    Flamujt dhe lavdite jane krenaria nacjonale. Te vesh flamurin tend ne deren e tjetrit dmth qe e ke kapitulluar (duke patur parasysh marredhenie ‘e mira’ historike mes dy vendeve, Camerine, arvanitasit, edhe situaten e sotshme). Ose ti mbajne te dy palet ne tokat e tyre, ose te lejohen reciprokisht.

    Keshtu une shof repsketin reciprok e marredhenie te mira afatgjate mes dy vendeve. Ne shifet qe jemi te hapur per bashkepunim, nese Greqia nuk ndryshon qendrimin e saj ndaj nesh, atehere marredhenie e mira fqinjore ngelen hallucinacjon.

    PS Si Xhaferis eshte e terre Greqia, jane arsye tjera pse nuk eksekutohen ato mendime nga qeveria. Do ti rradhis edhe keto?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 30-10-2004 mė 14:21

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Bledi Gjoka, une them qe me mire ta bejme sic e beri Enver Hoxha. Ngrejme nje murr te hekurt rreth e rrotull Shqiperise, bazohemi tek "forcat tona", dhe nuk kemi perse e vrasim mendjen as per greket, as per serbet, as per italianet, as per amerikanet, as per ruset, as per evropianet.

    Ne kete menyre, ti dhe te gjithe patriotet e tjere ne kete teme, do te jeni te qete.

    Albo.

    P.S Kur ta kuptoni se popujt fqinje nuk i zgjedh dot, do keni kuptuar qe Ballkani nuk eshte Shqiperi, por Shqiperia eshte Ballkan. Deri atehere, me mentalitete te tilla nuk mund te diskutohet.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kur dy popuj nuk gjejne dot gjuhen e perbashket, ose kane nje konflikt per te zgjidhur, vlen te merret parasysh edhe kendveshtrimi i nje te huaji, qe mund tu beje te kuptoni shume mbi "mentalitetet Ballkanike" dhe rrugen e mundshme te zgjidhjes se konflikteve.




    Nje profesor amerikan, ne nje prej klasave qe ai jepte ne lidhje me politikat nderkombetare, kish qelluar qe ne klase te kish nje grek, nje shqiptar, nje turk dhe nje serb. Te gjithe keta ishin studente qe merrnin te njejten klase, dhe profesori e njihte aq mire Ballkanin aqsa kish bere edhe disa studime disa mujore mbi konfliktet ne maredheniet midis popujve ballkanike.

    Pasi i nxorri para klases te katert, u tha nxenesve, qe te katert keta na vijne nga Ballkani. Une do tu bej nje pyetje te perbashket te katertve, dhe dua qe ju klasa, ti degjoni te katert dhe te dilni me te perbashketat e ketyre te katertve ne pergjigjet e tyre.

    Pyetja e profesorit ishte: Cfare mendoni per njeri-tjetrin si fqinj ballkanike?

    I pari e mori fjalen turku, i cili tha se Greqia na ka marre Qipron dhe populli turk nuk ka ndonje simpati per ate grek. Per shqiptaret kemi simpati pasi jane muslimane si ne. Per serbet nuk kemi ndonje simpati te vecante per arsye historike.

    I dyti e mori fjalen greku, i cili tha se per Turqine nuk kemi aspak simpati se na ka pushtuar per 400 vjet dhe e ka ndare Qipron me dysh, edhe pse Qipro eshte shtet me vete nga Greqia. Per shqiptaret qe i kemi fqinj, nuk kemi ndonje simpati te vecante, pasi ata jane muslimane, mbajne fene e turkut. Per serbet i konsiderojme popull mik, se ndajme te njejten fe, fene orthodhokse.

    I treti e mori fjalen shqiptari, i cili tha se per Turqine, nuk kemi ndonje simpati te vecante pasi na pushtoi per 500 vjet. Per Greqine nuk kemi ndonje simpati te vecante, pasi ka debuar shqiptaret came nga Greqia dhe mban nen kontroll Camerine qe eshte toke shqiptare. Per serbet nuk kemi ndonje simpati te vecante pasi Serbia mban te pushtuar Kosoven, qe eshte toke shqiptare.

    I katerti e mori fjalen serbi. E urrejme Turqine pasi Turqia na mbajti te pushtuar per 400 vjet. Per shqiptaret nuk kemi ndonje simpati te vecante, se ata jane me origjine turke dhe na kane zaptur Kosoven. Kurse greket i konsiderojme popull mik pasi ndajme te njejtin besim fetar dhe te njejten histori.

    Profesori i falenderon te katert, dhe u thote uluni tani ne vendet tuaja. I drejtohet klases qe i degjoi, kryesisht studente amerikane qe nuk dinin gati asgje mbi Ballkanin dhe u ben kete pyetje:

    Cfare kane te perbashket keta studente qe na vine nga Ballkani?

    Ngrejne doren dy studente. I pari thote: "Jane te katert Ballkanas". Kurse studenti i dyte hidhet e thote: "Keta e urrejne njeri-tjetrin njesoj". Profesori qe ne ate moment buzeqeshi, i drejtohet gjithe klases:

    A arritet te kuptoni gje se perse keta e urrejne njeri-tjetrin?

    Ngrihen 3 duar nga tre studente. Studenti i pare hidhet e thote: "E ka fajin historia qe keta e urrejne njeri-tjetrin". Studenti i dyte thote: "Urrejtja ka motive fetare". Studenti i trete thote: "Jam dakord me dy te paret, por do shtoja edhe pretendimet territoriale te paleve".

    Profesori i kenaqur nga pergjigjet e studenteve te tij, ben pyetjen ne vazhdim:

    Si mendoni, cila do te ishte rruga e zgjidhjes se ketyre konflikteve ne maredheniet midis fqinjeve?

    Asnjeri nuk ngriti doren. Profesori, qe e priste kete reagim te studenteve te tij, u ben nje pyetje te fundit qe ishte ne te njejten kohe pergjigje edhe per pyetjen qe nuk mori nje pergjigje me lart:

    Si e shpjegoni ju faktin se keta te katert e gjejne gjuhen e perbashket ne kete klase, e ne kete vend (Amerike) edhe pse e urrejne njeri-tjetrin?

    Kesaj here, doren e ngre shqiptari qe deri ne ate moment po degjonte reagimin e amerikaneve. Arsyeja perse ne te katert nuk kemi probleme te tilla ketu ne Amerike eshte se ne Amerike njerezit nuk gjykohen nga perkatesia kombetare, fetare, por nga puna dhe kontributi qe ata japin ne shoqeri.

    A jeni dakord ju tre te tjeret?

    Te tre te tjeret tunden koken ne forme aprovimi.

    Ja tek i zgjidhet vete te gjitha problemet ballkanike, u pergjigj profesori.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Albo mos ve ne gojen time fjale qe nuk i kame thene e pergjigjesh po vete e kenaqesh e se vetem keshtu do fitosh nje debat qe e ke te humbur.

    C'nuk ke genjyer ne kete teme e ke sjelle fakte jo te verteta e ke fyer shume njerez te mbrosh dicka qe nuk e mbron dot se nuk ke te drejte.

    Ajo qe ti ju referove me siper per ballkanin thuaja vetes se ke paragjykime fetare te medhaja e qe duken hapur.

    Ato murret qe ti mi ve mua, po i ngrin ti ketu ne forum midis shqiptareve qe kane besime te ndryshme fetare.

    Per ty nuk eshte gje te zihesh pa fund me nje shqiptare qe mund te jete i nje besimi tjeter po per cudi prekesh po te shame greket e na mban leksione tolerance.

    Tema qe monumentet e ushtareve grek qe kane rrene per vorio-epirin ndertuar ne nje fushe qe nuk ka pasur asgje e te nje ushtrie qe ka masakruar e vrare shqiptare.

    Ti nuk i thua JO kesaj.

    Ketu jemi ndare mbaroi puna.

    Leri akrobacite e hedhjet dege me dege e nga nje teme ne nje teme tjeter, per ti shpetuar e per te mbuluar qellimin e vertete.

    Shqiptaret jane me tolerante , me te dashur ,me paqesore e me te hapur se greket dhe kete ti e di shume mire.

    Nuk e prishim ne paqen ne keto mardhenie, ne shqipetaret me peseqind probleme, po politika greke antishqiptare per vorio-epirin.

    Ta kam thene dhe me pare, o je i ndikuar apo ke mungesa ne njohjen e realiteteve dhe po shket duke ngulur kembe ne pozita shume te keqia, duke tradhetuar dhe veten me sa te njohim nga ato prezantime qe ke bere me pare.

    Te miren nga e keqia nje hap e ndan.

  8. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Tema qe monumentet e ushtareve grek qe kane rrene per vorio-epirin ndertuar ne nje fushe qe nuk ka pasur asgje e te nje ushtrie qe ka masakruar e vrare shqiptare.

    Bledi Gjokaj, sic ta thash edhe me lart, ti jo vetem nuk e di se cfare po diskuton, por ti nuk njeh as historine, dhe detyrimisht qe flet per gjera qe jane shume afer mentalitetit komunist te Enver Hoxhes.

    Cilet qenkan keta ushtare greke qe paskan rene per "Voiro Epirin", se duke qene Permetar vete, une di qe ata ushtare greke qe kane 62 vjet te varrosur ne toke shqiptare, kane ngelur aty nga lufta italo-greke, jo nga lufta "per Voiro-Epirin".

    Luften italo-greke nuk e nisi Greqia, e nisi Italia, qe vuri shqiptaret ne krye te luftes per ti perdorur per qellimet e saj, pasi e kishte pushtuar Shqiperine nje vit me pare.

    Ju as nuk e njihni historine, as nuk doni te mesoni ate. Ky eshte problemi juaj, jo problemi i Albos.

    Albo

  9. #69
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ti car historie ke mesuar ? Ke mesuar historine amerikane qe flet per luften inekzistente greqi-itali? Apo mos ke mesuar hisotrine greke qe e dinke kaq mire historine? Apo bazohesh tek plakat e permetit ?

    Ti je permetar e un jam himarjot e historine ti nuk mund ta dish kurre nen kendveshtrimin qe e njoh une, ose permeti atehere qenka me keq se himara kur vjen puna tek identiteti kombetar ose me sakte influenca greke e jashtzakonshme atje. Nuk ka ekzistuar lufta italo-greke ndonjehere, sepse i bie qe me ate mendje ne te festojme cdo clirim qe i kemi bere vendit nga serbet e greket keto 1000 vitet e fundit, edhe pse shumica kane qene luftime sporadike.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Albo me duket nuk mban mend ca kemi shkruar me pare.

    Ta perseris prape per te sajten here.

    Greket, vella kur ushtria greke kaloi kufirin ne luften italo-greke e konsiderojne qe luftoi per te cliruar vorio-epirin.
    Dhe te renet i quajne te rene per vorio epirin.
    Plus masakrave te bera ne shqiperi.

    Ajo qe une kam te shtrenjte eshte shqiperia e jo koka e madhe bosh e Enver Hoxhes.

    Ti i nderuar ke nderuar Enver Hoxhen me Janullatosin.

    Arsye qe ti mban kete qendrim eshte se ne ate inagurim ka qene dhe Janullatosi.

    Me kete qendrim me le nje shije te keqe pasi ka pasur shume shkrime te tuaja per temat e tjera qe i kam pelqyer.

    E mos kalo ne ekstrem, nuk e kane fajin te tjeret, eshte pozicioni jote qe ke mbajtur ne kete teme.

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •