Ka te drejte albo kte here, fatkeqesisht. Le te mos behemi te gjithe injorante me brire e nacionaliste banale. E kuptoj qe mund te kete nje lloj dinakerie greke ne kete mes qe synon rritjen e prezences se tyre ne vendin tone, por parimisht nuk mund te kemi argumenta te forte kunder, ndaj kerkeses greke per nje lapidar. Eshte humane ta nderosh te vdekurin kudo qe te jete, dhe vetem fanatiku sheh kombesine perpara sesa te nderoje. Le te mos behemi fanatike me bisht. Ne shqiperi kemi dhe varreza italianesh e austriakesh apo francezesh te rene qe nderohen nga ne. E vetem meqe jane greke duhet ti poshterojme? Po u sollem keshtu cfare na dallon ne nga greket te cilet i shajme? Le te bejme njehere debat me greket jo me force e me inat allashqiptarce por me dituri e arsye te holle. Vetem atehere do te triumfojme ne shqiptaret. Driteshkurtesia apo kokfortesia sdo te na coje askund. Greket prandaj kane bere hajer ne kete bote sepse perdorin diku forcen edhe dinakerine edhe diku lobingun edhe parane. Kurse ne perdorim vetem 'forcen' e famshme shqiptare, e cila pervec disa momenteve lavdie te paperfillshme, zhduket ngadale duke na lene perhere mes vuajtjes e mjerimit tone te pafund. Jam i sigurt se nese do te kishte ushtare te vrare shqiptare ne greqi ne do te kerkonim te njejten gje, nje lapidar perkujtimor. Greket sigurisht sdo te na lejonin, por veten e tyre do tregonim. Prandaj le te tregojme permes miresise dhe bonsensit se qendrojme me lart moralisht se ata atehere. Dhe ky moral me i larte e me i paster do te na coje perpara ne te ardhmen si komb, besomeni.
Krijoni Kontakt