
Postuar mė parė nga
Albo
Tani Athine, mendjet e vogla merren me pleq, varre e lapidare. Mendjet e medha shohin 10-20 vjet perpara ne kohe dhe i vendosin gjerat ne nje kontekst me te gjere. Ti nuk arrin te shikosh ate qe ka ngjare apo po ngjet ne Ballkan, per arsyen e thjeshte, se ti jeton ne Ballkan. I semuri nuk sheron dot veten, pasi po te sheronte vetveten, nuk do te kish nevoje fare per doktor. Ballkanasit jane nga ata lloj njerezish qe nuk e pranojne qe jane te semure. Po ta shikoje Ballkanin nga nje kendveshtrim tjeter jashte tij, kishe per te ndryshuar shume prej mentaliteteve dhe bindjeve te tua. Po te bej disa gjera te qarta.
Shteti grek eshte shume here me i pafuqishem se sa populli grek. Po te ishte i plotfuqishem ky shtet nuk do te ndiqte politika qe binin ndesh me interesat e tyre kombetare, vetem e vetem se ishin ne nje linje me opinionin publik grek. Shteti grek do te distancohej nga rregjimi i Milloshevic. Shteti grek nuk do te mbante e ushqente per 40 vjet organizata terroriste anti-amerikane si 17 Nentori.
Shtetin grek e themeluan arvanitasit te cilit u vune ne krye te levizjes kombetare dhe thirrjet qe i bashkuan greket dhe shqiptaret ne ato vite ishin dy:
1. Lufte turqise qe na shtyp dhe roberon.
2. Bashkim per mbrojtjen e Ballkanit nga sllavet.
Pra qe ne gjenezen e tij, shteti dhe kombi grek ka nje kontribut te jashtezakonshem prej shqiptareve.
Dy jane paradokset Ballkanike per analistet amerikane:
- Mbeshtetja e Greqise per Jugosllavine, qe ne vetvete konkurron Greqine per rendesi dhe kontroll gjeostrategjik ne Ballkan.
- Maredheniet e tensionuara Shqiperi-Greqi, dy popujt e vetem fqinje jo-sllave te Ballkanit.
Keto raporte te zhdrejta po kristalizohen edhe per greket me kohen, pas renies se rregjimit te Milloshevic. Kjo duket ne raportet e mira dhe ndihma qe shteti grek po i jep qeverise ne Prishtine, edhe pse kjo nuk shihet me sy te mire ne Beograd. Tani se fundmi Greqia ka hapur edhe nje perfaqesi diplomatike ne Prishtine, qe eshte hap i pare drejt njohjes se pavaresise se Kosoves dhe ngritjes se nje ambasade greke ne Prishtine.
Une nuk anashkaloj asgje. Une po te bej te qarte ty qe te vendosesh ne peshore 3000 vjet bashkejetese te mire midis dy popujve me te lashte te Ballkanit qe ndajne se bashku meritat e qyteterimeve te me te sukseshme ne bote, me keto 150 vjetet e fundit. Propaganda e mendjeve te vogla erreson historine e 3000 vjeteve duke e vene theksin vetem tek urrejtja e ngritur keto 150 vjetet e fundit.
Ti perseri e identifikon problemin me "shtetin", kur ne vetvete problemi eshte manipulimi i historise nga te dy palet dhe propaganda e shfrenuar anti-shqiptare apo anti-greke e te dy paleve. Shteti grek apo shqiptar perfaqesojne vetem frymen e maredhenieve midis dy popujve.
Se pari, Greqia ka ze por nuk ka kapital politik ne Keshillin e Evropes. Greqia mund te vere veton ndaj Shqiperise, por nuk frenon dot ndihmen per Shqiperine pasi vete Greqia eshte shtet qe merr ndihme nga BE. Nese ajo kushtezon ndihmen me Shqiperine, BE i kushtezon ndihmen vete Greqise. Tensionimi i maredhenieve kur PD ishte ne pushtet ishte nje reagim pasi Shqiperia ishte vendi me rritjen me te larte ekonomike ne Evrope, nje histori suksesi ne Ballkan, dhe qeveria e atehershme po merrte gjithmone e me shume vemendje nga komuniteti nderkombetar. Suksesi i Shqiperise ngjalli xhelozine e Greqise, pasi nje shtet shqiptar i suksesshem, ngre zerrin e shqiptareve ne bote ne mbrojtje te interesave te tyre kombetare si ne Kosove edhe ne Cameri.
Kosova per greket eshte nje thike me dy presa. Mbeshtetja e tyre morale per serbet provoi se ata ishin ne krahun e gabuar te historise dhe ajo qe rrodhi me pas provoi se bombat e NATO e ndryshuan ne menyre te pariparueshme relievin gjeopolitik te Ballkanit. Shteti grek nga dita ne dite po perballet me idene e nje Shqiperie te ngritur me dy kembe dhe Greqia ka ndryshuar shume ne keto 5 vjet politikat e saj si ndaj Republikes se Shqiperise edhe ndaj qeverise ne Prishtine.
U desh nderhyrja e NATO dhe clirimi i Kosoves qe edhe greket te kuptojne se nuk mund te anshkalojne apo minimizojne faktorin shqiptar ne Ballkan. Greqia eshte me afer me Shqiperine se sa me Serbine qe ende vuan pasojat e luftes dhe izolimin nderkombetar.
Per te njejten arsye qe Shqiperia mban maredhenie te mira me vendet e BE dhe SHBA. Shqiperia ka nevoje per fqinjesine e mire me fqinjin e saj jugor, pasi pa nje fqinjesi te mire, Shqiperia e ka me te veshtire suksesin ne reformat demokratike dhe zhvillimin ekonomik. Mbi te gjitha duhet te kesh "siguri rajonale" dhe kjo eshte e rendesishme si per shqiptaret edhe per greket qe ndien po aq te kercenuar nga pretendimet shqiptare.
Lexo me lart se cfare kam shkruajtur per arvanitasit. Arvanitasit e identifikojne veten me shume me identitetin grek, per arsyen e thjeshte se identiteti shqiptar pas pushtimit otoman binte ndesh me traditen dhe besimin e tyre te lashte fetar. Ky besim eshte me afer identitetit te Greqise se sa Shqiperise. Arsyeja tjeter eshte se ndarja e kufijve nga fuqite e medha i la ata fizikisht te shkeputur nga shteti am.
Greket nuk njohin asnje minoritet ne Greqi, jo vetem ate shqiptar. Arsyeja eshte politike, nese ata njohin keto komunitete atehere i hapin deren dhe faktojne ne nje fare mase pretendimet e shqiptareve apo maqedonasve. Greqise i intereson ruajtja e status-quo ne Ballkan, pasi cdo rishikim i kufijve nuk eshte ne favor te interesave greke.
Albo
Krijoni Kontakt