-------------------------------------------------------------------------------------
Konferenca kombėtare e tiroides. Harta e sėmundjes nė vend
Nė Korēė, Skrapar, Mat e Dibėr njerėzit priren tė jenė mė pak intelegjentė. Kjo sepse mungesa e jodit ul koeficientin e intelegjencės nga 10 deri nė 15 pėr qind. Dhe kėto zona janė ravijėzuar tashmė nė tė dhėnat e endokrinologėve pėr mungesėn e theksuar tė jodit. Specialistėt ia faturojnė problemin sidomos ushqimeve qė shqiptarėt konsumojmė, ne nuk konsumojmė shumė peshk dhe prodhime deti, uji ku jodi duhet tė jetė i pranishėm nė masėn 20 mikrogramė nė 1 litėr, ndodh qė tė jetė nė nivel zero
"Niveli intelektual i kėtyre fėmijėve nuk ėshtė i barabartė", theksoi doktor Sulejman Budo, duke krahasuar fėmijėt e shėndetshėm me ata qė vuajnė pasojat e mungesės sė theksuar tė jodit, qė ka ndikim tė drejtpėrdrejtė nė gjendrat Tiroide . Madje specialistėt kanė vėrejtur edhe se si trashėgohen tė tilla probleme edhe nga nėna e sėmurė me tiroide. Kėshtu nga tė dhėnat e njė testi neuropsikologjik rezulton se fėmijėt e lindur nga nėna me tiroide kanė shumė mė tepėr probleme me tė mėsuarit se kategoria qė s'e njeh kėtė tė dhėnė. Ky tregues qėndron nė raportet 21 me 11 pėr qind. Pėrsėritja e klasės ėshtė gjithahstu dyfish e shprehur tek fėmijėt qė trashėgojnė nga prindėrit pasojat e mungesės sė jodit. "Nė qoftė se 3 nė 1.000 fėmijė kanė probleme pėr shkak tė mungesės sė jodit nė vendet ku jodizimi ėshtė normal, tek ne ky tregues ėshtė shumė mė i lartė, ndoshta 15 apo 20 pėr 1.000 fėmijė", tha dr. Lindita Grimci dje nė konferencėn e dytė kombėtare pėr tiroiden,
"Nėse ne e kemi shumė tė shprehura tė tilla pasoja, me njė numėr tė madh tė shqiptarėve qė vuajnė nga tiroidja, tė njerėzve qė kanė strumė (gushė), tė fėmijėve qė lindin me probleme apo rriten tė tillė, ky duhet tė konsiderohet njė fenomen social dhe aspak mjekėsor", u theksua nga mjekėt specialistė Sulejman Budo e Feēor Agaēi. Nė Zvicėr qė nė vitin 1923 ka hyrė nė fuqi ligji qė ndalon importimin e kripės sė pajodizuar, ndėrsa njė vendim i Kėshillit tonė tė Ministrave lė hapėsira pėr spekullime, pasi duke ciėlsuar jodizimin vetėm pėr kripėn me tė cilėn gatuhet, abuzohet duke u justifikuar me qėllimin e pėrdorimit tė kripės. Raportet e deritanishme pėr praninė e jodit nė ushqimet qė ne konsumojmė japin tė dhėna aspak optimiste. Njė studim i UNICEF-it i vitit 1993 dha tė dhėna alarmante. Sipas tij 98 pėr qind e popullatės kishte deficencė (mungesė) jodike. Tė marra me rezerva nga specialistėt e shėndetit njė e dhėnė e tillė mund tė zbresė deri nė 70 pėr qind tė popullsisė, e shprehur kjo sidomos nė zonėn e Peshkopisė, ku kjo mungesė ėshtė veēanėrisht e thellė. Njė studim i vitit tė kaluar nė shkollat e Korēės dhe tė Pogradecit u pa se kanė probleme me tiroiden rreth 55 pėr qind e fėmijėve, rreth 94 pėr qind e fėmijėve tė fshatit (qė vuajnė nga kequshqyerja) dhe 22 pėr qind e fėmijėve tė qytetit.
-------------------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt