Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... o Medo, po pse nuk ja thu emrin e plote bankes, mire ne GSH nuk e ben, po thuaja te pakten ketu ne Forum or burre i dheut. Pastaj, pse nuk i denoncon me emra vrasesit meqenese i njeh, t'i diskreditosh ne GSH, edhe keshtu ndahet shapi nga sheqqeri ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #12
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Zhdukja, ja emrat e dy policëve të implikuar.

    Gazeta Shqiptare.

    ga.ja.

    Hetimet për fatin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha.

    TIRANE

    Hetimi për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit nga Tetova, Remzi Hoxha, ka arritur të identifikojë edhe dy oficerë të policisë kriminale të Komisariatit nr.3 të policisë së kryeqytetit. Këta të fundit dyshohet se kanë pasur dijeni mbi arsyet e rrëmbimit të Hoxhës dhe personat që e shoqëronin, por kanë refuzuar të bashkëpunojnë me grupin e atëhershëm të hetimit. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme janë shprehur për Gazetën se se ndaj dy oficerëve, Jani.N dhe Z.Çullhai u lëshuan edhe urdhërarreste nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, por që nuk u ekzekutuan asnjëherë nga eprorët e tyre, derisa ata u larguan duke u shpëtuar prangave dhe ndjekjes penale.

    Identifikimi
    Burime nga organi qendror i akuzës, dhe pranë grupit që ka ndjekur nga afër hetimet, janë shprehur se identifikimi i dy oficerëve të policisë kriminale të Komisariatit nr.3 është bërë nëpërmjet familjarëve të Remzi Hoxhës. Këta të fundit, pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme për të liruar familjarin e tyre, kanë dëshmuar më vonë në prokurori se dy oficerë të policisë kriminale (duke dhënë edhe emrat) kishin dijeni mbi arsyet dhe personat që e shoqëronin Remziun. Më konkretisht, burimet kanë sqaruar se personi që ka ditur më tepër për biznesmenin e zhdukur ka qenë ish-oficeri i policisë, Z.Çullhai. Ky i fundit, gjithnjë sipas dëshmisë së familjarëve, ishte takuar disa herë me ta derisa një ditë u kishte thënë se nuk mundej ta lironte Remziun dhe se të afërmit duhej të interesoheshin te SHIK-u, sepse ata e kishin marrë. Pas marrjes së këtij informacioni, prokuroria u kërkoi dy oficerëve të dëshmonin në lidhje me ngjarjen dhe të tregonin çfarë dinin. Por kjo kërkesë e organit të akuzës u injorua nga dy oficerët e policisë, të cilët në mënyrë kategorike (nëpërmjet personave të tretë) kanë mohuar faktin se kishin dijeni mbi këtë ngjarje. Mohimin e tyre dy oficerët e kanë bazuar me argumentimin se nuk kishte asnjë dokument që vërtetonte se Remziu ishte shoqëruar në Komisariatin nr.3 dhe se ata kanë qenë të pranishëm në ato momente.

    Urdhërarrestet
    Pasi dështoi me kërkesat, organi i akuzës vendosi t'i merrte të pandehur dy oficerët e policisë kriminale, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Burime të Prokurorisë së Përgjithshme janë shprehur se në atë kohë dy oficerët ishin personat e vetëm që mund të orientonin hetimin. Pas ngritjes së akuzës nuk u vonuan edhe firmosjet e dy urdhërarresteve për ta. Por edhe kjo përpjekje rezultoi e pasuksesshme për organin e akuzës. Fillimisht eprorë të dy oficerëve refuzuan arrestimin e kolegëve të tyre, me pretendimin se ata nuk kishin të bënin me ngjarjen. Faktikisht këtë pretendim, deri diku, e ka pranuar edhe prokuroria, sipas së cilës dy oficerët nuk ishin të implikuar në rrëmbimin e Hoxhës, por kishin dijeni mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje. Por, pavarësisht pretendimeve, dy urdhëarrestet asnjëherë nuk u ekzekutuan, derisa prokurorisë i vjen konfirmimi se dy uniformat blu nuk gjendeshin më dhe se ishin larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë, pas rinisjes së hetimeve në vitin 2003, grupi i hetimit i cilësoi si të pavlefshme urdhërarrestet ndaj dy oficerëve të policisë kriminale, pasi akuza e shpërdorimit të detyrës, për të cilën ishin marrë të pandehur, ishte amnistuar në vitin 1997.


    Ilir Kumbaro
    ISH-SHIKAS
    Dyshohet se është personi i fundit që ka pasur kontakt me Remzi Hoxhën. Nga hetimet rezulton se Remziu i është dorëzuar Kumbaros në rezidencën e SHIK-ut në pyllin e Lezhës.

    Arben Sefgjini
    ISH-SHIKAS
    Dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbim. Arrestohet në prill të vitit 2003, por lirohet në qershor të viti 2004, pasi vepra penale për të cilën akuzohej ishte amnistuar në vitin 1997, dy vjet pas ngjarjes.

    Budion Meçe
    ISH-SHIKAS
    Dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbim. Arrestohet në prill të vitit 2003 me urdhër të prokurorisë, por lirohet më pas në qershor të viti 2004, pasi vepra për të cilën akuzohej ishte amnistuar në vitin 1997.

    Avni Koldashi
    ISH-SHIKAS
    Dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbim. Arrestohet në prill të vitit 2003 me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme, por lirohet më pas në shtator të po këtij viti si i pafajshëm për ngjarjen në fjalë.

    Jani N.
    ISH-OFICER
    Dyshohet se ka qenë i pranishëm kur Hoxha është shoqëruar në Komisariatin nr.3, pas rrëmbimit. Ndaj tij është lëshuar një urdhërarresti nga prokuroria, pasi nuk pranoi të bashkëpunonte me akuzën.

    Z.Çullhai
    ISH-OFICER
    Dyshohet se ka qenë i pranishëm kur Hoxha është shoqëruar në Komisariatin nr.3. Pretendohet se ka komunikuar edhe me familjarë të biznesmenit. Ndaj tij është lëshuar një urdhërarresti.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Google Latitude! Ku ndodhen shokët?
    Nga con_uk në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:30
  2. per te gjithe ato qe ndodhen ne torino
    Nga cikita në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 07:48
  3. Tungjatjeta shqiptarëve kudo që ndodhen
    Nga RSHP në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-02-2006, 22:01
  4. Ngjarje Historike Qe Ndodhen Ne Kurbin
    Nga Djal_Lacjan në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 19:58
  5. Ku ndodhen "Restorantet" me te mira ne bote?
    Nga Estella në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 14:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •