-
Qėndresa e ilirėve ndaj romanizimit
Gjatė gjithė periudhės sė pushtimit, Perandoria Romake, zbatoi nė provincat ilire njė politikė asimilimi, ose, sikur ėshtė cilėsuar ndryshe, romanizimi. Pėr tė realizuar kėtė politikė dhe pėr tė forcuar pushtimin, shteti romak ka synuar qė nė krye tė tėrhiqte dhe tė bėnte pėr vete parinė vendėse. Pėr kėtė, qė herėt, kėsaj shtrese iu dha e drejta e qytetarisė romake dhe poste tė ndryshme nė administratėn provinciale. Edhe rekrutimi i tė rinjve nė ushtrinė romake qė Roma ka zbatuar gjerėsisht nė disa provinca, si nė Dalmati, Panoni e Dardani ndikonte nė kėtė politikė tė forcimit tė sundimit tė saj nė Iliri. Tė rinjtė e rekrutuar, qė nė fillim kryenin detyrimin ushtarak nė formacionet ndihmėse tė ushtrisė romake (nė burimet e shkruara latine pėrmenden kohortat dalmate e dardane dhe kalorėt dalmatė). Shteti romak i largonte nga vendlindja, i dėrgonte nė provincat veriore dhe nė ato tė Afrikės. Nė kėtė mėnyrė, nga njėra anė, zėvendėsoheshin humbjet e ushtrisė gjatė luftėrave pushtuese, ndėrsa, nga ana tjetėr, dobėsohej qėndresa e popullsisė ilire.
Nė tregjet e provincave ilire shiteshin asokohe prodhimet e punishteve tė mėdha italike e jashtitalike. Nė fushat e ndryshme tė prodhimit, nė metalurgji, nė zejtari dhe nė bujqėsi hynė nė pėrdorim njė tok veglash tė reja pune mė tė pėrsosura e mė praktike. Bashkė me to u pėrhapėn edhe stoli e objekte zbukurimi tė reja. Pėrhapje tė gjerė ka pasur edhe qeramika romake e kuqe me lustėr, e quajtur terra sigillata, dhe nė tė njėjtėn kohė u bė uniformizimi i shumė prodhimeve tė qeramikės. Nė pėrgjithėsi nė provincat ilire, sidomos nė shekujt I-II tė e.sonė, kishin hyrė elemente tė kulturės materiale e artistike romake, bashkė me to edhe disa shfaqje tė kulturės shpirtėrore, qė kishin marrė karakter kozmopolit dhe ndesheshin edhe nė provincat e tjera.
Duke u nisur nga kjo pamje e pėrgjithshme qė kanė pasur provincat ilire nė tre shekujt e parė tė erės sonė, disa dijetarė kanė shfaqur mendimin se sikurse popujt e tjerė, dakėt, galėt, iberėt, edhe ilirėt u romanizuan plotėsisht. Sipas tyre asimilimi nga ana e Romės u bė me anė tė gjuhės, tė antroponomisė, tė fesė dhe tė disa shfaqjeve shoqėrore-politike. Mirėpo, argumentet qė sjellin dijetarėt pėr romanizimin nė tėrėsi tė ilirėve, nuk arrijnė ta provojnė kėtė. Duhet pasur parasysh fakti se procesi i romanizimit, preku gjerėsisht shtresat e larta tė popullsisė vendėse, tė cilat pėr shkak tė pozitės sė tyre tė privilegjuar ishin mė tė ekspozuara ndaj ndikimeve romake, por jo masėn e popullsisė ilire. Pastaj ky proces nuk u zhvillua njėlloj nė tė gjitha krahinat e fushat e jetės dhe ndikimet e tij kanė ndryshuar nga njėra krahinė ose provincė nė tjetrėn. Kėshtu p.sh. procesi i romanizimit mori pėrmasa mė tė gjera nė Ilirinė Veriore, ku u zhvillua edhe dalmatishtja, njė gjuhė romane, e cila u zhduk pėrfundimisht nė shek. XIX.
Njė argument qė pėrdoret pėr tė provuar romanizimin e ilirėve ėshtė pėrhapja e gjuhės latine si gjuha zyrtare e kohės. Ka edhe gjuhėtarė qė i mbahen pikėpamjes se pėrdorimi i gjerė i gjuhės latine nė tė shkruar e nė tė folur, bėri qė gjuha ilire tė zhduket. Dokumentet mbishkrimore tė zbuluara nė provincat ilire tregojnė se gjuha latine ka qenė gjuha e administratės dhe e kulturės dhe nuk ka pasur nė ēdo kohė dhe kudo njė pėrhapje tė gjerė. Nė mėnyrė shumė tė qartė kjo vėrehet nė provincat e Ilirisė Jugore, ku numri i mbishkrimeve latine ėshtė shumė i vogėl dhe i kufizuar, madje edhe nė kolonitė romake dhe nė periferinė e tyre tė afėrt. Nė shumė krahina tė kėtyre provincave, sidomos nė brendėsi tė vendit, nuk ka dėshmi mbishkrimore tė pėrhapjes sė gjuhės latine. Gjuha latine nuk mundi asnjėherė ti zinte vendin gjuhės ilire si mjet shprehės nė marrėdhėniet shoqėrore e familjare, madje as nė qytetet ku ilirėt bashkėjetuan me banorėt italikė tė ardhur. Hieronimi, njė ilir nga Dalmatia dhe qė ka jetuar nė shek. IV tė e. sonė, shkruante se ilirėt nė kohėn e tij flisnin gjuhėn e tyre, e cila ndryshonte nga gjuha latine. Pėr mė tepėr, vetė prania e gjuhės shqipe nė trevat e Ilirisė Jugore dėshmon qartė kundėr romanizimit tė njė pjese tė madhe tė popullsisė sė kėtyre trevave.
Njė fushė tjetėr, ku del qartė gjithashtu, qėndresa ilire, ėshtė onomastika, ruajtja e emrave tradicionalė vendės, si tek njerėzit, emrat e vendeve, lumenjve, maleve etj. Emra vetjakė ilirė ka me shumicė nė mbishkrimet latine tė gjetura nė provincat e ndryshme ilire. Emra ilirė ka edhe nė monumentet mbishkrimore qė u takojnė edhe personave zyrtarė e ushtarakėve qė kishin marrė qytetarinė romake dhe ishin dėrguar pėr tė kryer shėrbimin ushtarak larg atdheut. Ilirėt ruajtėn, bashkė me qendėrbanimet, e tyre edhe emrat e lashtė. Si tė tilla mund tė pėrmenden Skodra, Lisi, Dyrrahu, Aulona, Skupi, Naisi etj. Tė rralla kanė qenė edhe midis qendėrbanimeve tė reja, qė u zhvilluan si qytete, ato qė mbanin emra romakė. U ruajtėn, gjithashtu, edhe emrat e shumė lumenjve e maleve, si Drilon (Drin), Mathis (Mat), Skardi (Sharr) e shumė tė tjerė, tė cilėt kanė mbetur si tė tillė deri nė ditėt tona.
Ilirėt nuk i kishin humbur vetitė e tyre kulturore e etnike dhe kėtė e tregojnė riti i vjetėr i varrimit me vendosjen e trupit nė varr dhe mėnyra e ndėrtimit tė varreve. Nė monumentet skulpturore, kryesisht nė gurėt e varreve, pėrveē emrave ilirė, figurat e skalitura mbajnė edhe veshjen popullore ilire. Studiuesve tė kėtyre monumenteve u ka rėnė nė sy se shumica prej tyre, sidomos relievet, janė punuar disi mė ndryshe nga ato tė njohura si vepra tė skulpturės romake. Ato ruajnė disa tradita tė artit helenistik, tė gėrshetuara me njė stil vendės, qė ėshtė i ngjashėm dhe rrjedh nga ai i gdhendjes sė drurit.
Njė fushė tjetėr ku pushtuesit romakė u ndeshėn me traditat e lashta vendėse dhe ku hasėn qėndresė, ka qenė besimi, feja. Romakėt nėpėrmjet kolonive e qytetarėve romakė pėrhapėn hyjnitė e panteonit tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė ata mundėn qė tė unifikonin disa hyjni tė vjetra vendėse me ato romake duke u dhėnė edhe veshjen e jashtme, emrin latin (interpretatio romana). Nė kėtė mėnyrė hyu i madh i parthinėve u barazua me Jupiterin romak, por nė mbishkrimet ai do tė cilėsohet Jupiter Parthinus, sikurse hyjnesha e Kandavėve, kulti i sė cilės ishte shumė i pėrhapur; ajo barazohej me Dianėn e do tė quhej Diana Candavensis - (Diana e Kandavėve). Nė Dalmati hyun e vjetėr ilir Vidas romakėt e identifikuan me Silvanin e tyre, mirėpo nė relievet ai vazhdoi tė paraqitej me atributet e vjetra. Shumė nga kultet e vjetra ilire, me gjithė interpretimin romak, edhe gjatė tre shekujve tė parė tė e.sonė, vazhduan tė zinin njė vend tė rėndėsishėm nė jetėn shpirtėrore tė ilirėve.
Tė nisur nga kėto fakte e tė dhėna tė tjera, dijetarė tė ndryshėm e gjithnjė mė tė shumtė e kundėrshtojnė tezėn e romanizimit tė ilirėve. Duke sjellė argumente gjuhėsore, arkeologjike e jashtarkeologjike kėta dijetarė kanė provuar se edhe pas futjes nėn sundimin romak, ilirėt nuk u shfarosėn dhe as u asimiluan, por ruajtėn elemente tė shumta tė kulturės shpirtėrore e materiale, u ruajtėn si njė popullsi kompakte dhe e qėndrueshme, se kombėsia ilire i qėndroi romanizimit mė mirė nė Ilirinė Jugore (pak a shumė tokat e banuara sot nga shqiptarėt) dhe se gjatė sundimit romak, me pėrjashtim tė disa qyteteve bregdetare, si Dyrrahu, Apolonia etj. nė tokat e brendshme populli duhet tė ketė folur ilirishten.
-
-
Kultura nė kohėn e vonė antike (shek. IV-VI)
Gjendja ekonomike e politike qė u krijua nė provincat ilire nė shek. IV tė e. sonė ndikoi edhe nė zhvillimin e kulturės, nxiti gjallėrimin dhe vazhdimin e traditave kulturore tė lashta. Nė shekujt qė pasuan, kultura materiale, bashkė me ndikimet bizantine filloi tė marrė tipare tė qarta anase, mbi bazėn e tė cilave do tė formohet kultura e hershme shqiptare. Ajo nuk pati atė zhvillim tė madh si mė parė, por nė kėtė lindėn elemente tė reja tė rėndėsishme (si nė kulturėn materiale, dhe nė marrėdhėniet shoqėrore), tė cilat nė mesjetė u zhvilluan nė mėnyrė mė tė plotė.
Ndryshe nga periudha pararendėse, nė provincat ilire u zhvilluan mė tepėr ndėrtimet me karakter fortifikues ushtarak dhe ato me karakter fetar, tė krishterė. Nė grupin e parė hynin kryesisht kėshtjellat e reja dhe kėshtjellat e lashta tė fortifikuara pėr qėllime ushtarake, ndėrtimi dhe rindėrtimi i tė cilave pati filluar qė nė shekullin IV dhe arriti kulmin nė shek. VI nė kohėn e sundimit tė perandorit Justianian, i cili sikurse shkruan biografi i tij, nė dy provincat Epir i Ri dhe Epir i Vjetėr, ndėrtoi dhe rindėrtoi 94 kėshtjella.
Nga qytetet, nė tė cilat u bėnė ndėrtime tė mėdha e tė rėndėsishme qė prekėn edhe sistemin e brendshėm urbanistik ka qenė Dyrrahu. Kėto ndėrtime u bėnė nė kohėn e sundimit tė perandorit bizantin Anastas, qė ishte me origjinė nga ky qytet. Nga kėto objekte, me tė vėrtetė monumentale, janė ruajtur pjesė tė sistemit fortifikues: muret rrethuese trefishe tė Dyrrahut tė ngritura nga perandori Anastas, tė cilat llogaritet tė kenė qenė 4 400 m tė gjata, rreth 12 m tė larta dhe 3,50 m tė gjera. Me interes ėshtė edhe rrjeti i kanalizimeve qė dėshmon gjithashtu pėr njė qytet tė madh dhe mjeshtra tė aftė.
Arkitektura e banesave, siē kanė treguar zbulimet arkeologjike, nuk pati ndryshime tė dukshme. Si nė planin, ashtu edhe nė ndėrtimin e saj u ruajtėn traditat e lashta.
Monumentet arkitektonike qė lidhen me fenė e krishterė, dhe qė ishin karakteristike pėr antikitetin e vonė kanė qenė bazilikat. Kėto godina kulti janė me interes pėr planimetrinė e tyre, plastikėn dekorative dhe pėr dyshemetė me mozaikė. Pėrsa u pėrket planimetrive janė gjetur bazilika tė thjeshta me tri anijata (nė Tepe tė Elbasanit) dhe bazilika tė tipit trikonke (nė Lin tė Pogradecit). Shpesh godinat e kultit paleokristian janė ngritur mbi ndėrtime mė tė lashta, duke ndryshuar planimetritė e tyre (bazilika nė Tiranė, pagėzimorja e Butrintit).
Rrėnojat e njė bazilike monumentale janė zbuluar nė qytetin e sotėm tė Ballshit, qė nė mesjetė u bė njė qendėrbanim i rėndėsishėm shqiptar (nė burimet mesjetare ėshtė njohur me emrin Kefalonia-Glavinica). Nė kėtė bazilikė monumentale ėshtė vėrtet e pasur dhe me vlerė artistike plastika dekorative arkitektonike. Nė plastikė pėrveē kapiteleve, harqeve, arkitrave, spikasin nė mėnyrė tė veēantė disa pilastra e panele tė perdes ndarėse tė altarit. Si pilastrat, dhe panelet janė punuar nė reliev, kanė njė trajtim tė mirė artistik dhe njė dekoracion tė pasur ku nuk mungojnė elementet zbukuruese tradicionale vendase.
Midis monumenteve tė skulpturės tė kohės sė vonė antike dhe qė nuk lidhen me kultet fetare janė disa relieve mortore, tė punuara nga artistė vendas. Kėto relieve nga mėnyra e trajtimit artistik, kompozimit, frymėzimit, modelimit e nga paraqitja e figurave dhe veshja e tyre, pėrbėjnė njė tėrėsi qė i veēon nga ato relieve sepulkrale tė zakonshme pėr tre shekujt e parė tė erės sonė. Ajo qė i bėn edhe mė interesante kėto vepra artistike ilire (sepse u takojnė ilirėve), ėshtė se ato janė gjetur jo nė qendra qytetare, por nė lokalitete tė brendshme, nė fshatra dhe se figurat qė mbajnė paraqesin zakonisht njerėz tė punės, fshatarė e zejtarė. Karakteristike pėr kėtė kohė janė edhe disa portrete tek tė cilėt nuk vėrehet as idealizmi i artit grek, as natyralizmi i skulpturės romake; portretet pasqyrojnė qoftė edhe nė mėnyrė tė thjeshtė karakterin burrėror, por edhe tė rreptė tė popullsisė ilire.
Karakteristike pėr periudhėn e vonė antike ka qenė lulėzimi i artit tė mozaikut. Duke filluar nga shek. IV e. sonė arti i mozaikut pėrhapet edhe nė viset e brendshme tė provincave ilire, duke u lidhur nė fillim me qendėrbanimet rurale, vilat fshatare dhe mė pas me godinat e kultit, bazilikat paleokristiane. Nė kėta mozaikė janė tė pranishme, krahas elementeve tė reja dekorative, edhe ato tradicionale mė tė lashta. Kėshtu nė dyshemetė me mozaikė tė godinave tė kultit vėrtet mbizotėrojnė figurat qė pėrfytyrojnė kafshė, shpendė e peshq tipike pėr artin masiv paleokristian, por krahas tyre, nė kornizat qė rrethojnė emblemat vėrehen elemente dekorative gjeometrike, figura rombesh, motivi i gėrshetės, i rrathėve qė priten etj., qė lidhen me njė traditė tė lashtė. Mozaikėt e kohės sė vonė antike, nga tė cilėt janė zbuluar mjaft nė kėto vitet e fundit, tregojnė pėr njė lulėzim tė kėtij arti, sidomos nė shek.V e VI dhe pėr praninė e atelieve mozaikpunuese vendase.
Nė antikitetin e vonė ndodhėn ndryshime tė dukshme edhe nė kulturėn materiale. Zhvillimi i bujqėsisė u shoqėrua me futjen nė pėrdorim dhe pėrsosjen e njė sėrė veglash bujqėsore. Shfrytėzimi intensiv i vendbanimeve me metale bėri tė nevojshėm shtimin e pėrmirėsimin e veglave tė minatorėve. Shek. IV, sipas tė dhėnave arkeologjike, me gjithė krizėn e pėrgjithshme, ka qenė periudhė e njė gjallėrimi tė zejtarive, tė qyteteve tė mėdha dhe tė qendrave tė brendshme. Kjo vėrehet nė prodhimin e stolive, ku vendin e parė e zėnė fibulat, tė cilat edhe nė kėtė kohė vazhdojnė tė kenė njė funksion praktik e estetik. Njė pėrhapje tė gjerė kanė pasur fibulat e gjoksit tė tipit tė quajtur me koka qepe dhe ato me kėmbė tė pėrthyer, pararendėse tė fibulave tė pėrdorura nga shqiptarėt nė mesjetėn e hershme.
Edhe qeramika masive (tullat e tjegullat), edhe qeramika e pėrdorimit tė pėrditshėm nuk ndryshon shumė nga ajo e shekujve pararendės. Ndėrsa nė elementet dekorative pėrdoret pikturimi me breza ngjyrė kafe e tė kuqe, trajtat e enėve thjeshtohen. Gjithnjė e mė shpesh enėt prej balte tė pjekur zbukurohen me motivin e gropėzuar, ēatalla dhe vija rrethore ose tė valėzuara tė gėrricura, motive kėto tė traditės ilire.
Pėrsa i pėrket kulturės shpirtėrore pėr antikitetin e vonė kultet e besimit fetar tė krishterė, pėrhapen gjithnjė e mė shumė nė popullsinė e provincave ilire. Feja e krishtere, e cila nė fillim lindi si njė fe e shtresave tė varfra, tė cilat mendonin tė gjenin tek ajo rrugėn e shpėtimit, u pėrqafua mė vonė edhe nga shtresat e pasura dhe u bė fe zyrtare.
-
-
Tiparet e krizės nė provincat ilire
Shthurja e sistemit antik tė prodhimit, qė pėrfshiu gjithė perandorinė dhe qė ishte arsyeja themelore e krizės sė saj, nuk pati kudo pėrpjesėtime tė njėjta. Nė Lindje dhe nė Ilirik, ku prona private ishte zhvilluar mė ngadalė, kjo krizė nuk qe aq katastrofike sa nė provincat perėndimore.
Pas shek. III e. sonė edhe nė provincat ilire bujqėsia fitoi njė rėndėsi tė madhe. Nė fshatin ilir, deri nė fund tė shek. IV e. sonė ka pasur njė rritje tė prodhimit bujqėsor. Sipas burimeve tė shkruara nė Ilirik ka pasur fshatarė tė pasur qė kishin skllevėr, tė cilėt ishin, kryesisht, robėr lufte me origjinė gote. Nė provincat ilire, pėr njė farė kohe u gjallėruan edhe pronarėt e mėdhenj tė tokave, qė i shtuan pronat e tyre pas rėnies sė qyteteve. Por latifondet qenė relativisht tė pakta dhe tė kufizuara nė ultėsirat bregdetare.
Me gjithė gjendjen e keqe qė u krijua nė Perandorinė Romake, nė provincat ilire fshatarėt e lirė mbetėn edhe pėr njė farė kohe njė forcė e madhe. Pėr ruajtjen e popullsisė sė lirė fshatare dhe pėr ta mbrojtur atė nga shkatėrrimi prej borxheve, ishin tė interesuar edhe perandorėt, tė cilėve u duhej si rezervė pėr ushtrinė dhe pėr taksat e ndryshme. Nė zonat e brendshme malore ilire kishte edhe bashkėsi fshatare, pjesėtarėt e tė cilave ishin zotėrues tokash.
Zbulimet arkeologjike dėshmojnė pėr njė zhvillim tė bujqėsisė dhe tė vendbanimeve fshatare nė Iliri nė shek. III-IV. Veglat bujqėsore prej hekuri ishin tė zakonshme dhe mbizotėruese nė inventaret e varreve tė kėsaj kohe, qė u takonin vendbanimeve fshatare kryesisht tė vogla. Vendbanimet fshatare u shtuan edhe nė zonat e brendshme; disa prej tyre qenė lidhur me minierat e ndryshme, tė cilat nė kohėn e krizės kishin kaluar nė duart e banorėve vendas.
Nė pronat bujqėsore tė provincave ilire filloi tė shtohet numri i kolonėve, njė dukuri qė njihej edhe mė parė. Kolonėt nė fillim kanė qenė qiramarrės tė lirė dhe vinin kryesisht nga radhėt e fshatarėve tė rrėnuar dhe tė mbetur pa tokė. Kolonė zunė tė bėheshin edhe robėrit e luftės. Borxhet, qė erdhėn duke u shtuar i shkatėrruan kolonėt, fillimisht tė lirė, dhe i bėnė pjesė tė pandarė tė tokės. Nė pėrgjithėsi gjendja e kolonėve edhe nė Ilirik ka qenė e keqe dhe nuk ndryshonte nga ajo e skllevėrve. Nė kushte tė tilla kolonėt braktisnin shpesh tokat dhe arratiseshin. Perandori Konstandin, me anė tė njė dekreti, kishte shpallur se tė gjithė ata qė fshihnin kolonėt e ikur gjobiteshin, kurse kolonėt e arratisur duhej tė ktheheshin me forcė nė vendbanimin e tyre. Ky ligj u pėrsėrit disa herė, por pa sukses. Nė vitin 371 tė e. sonė u lėshua njė urdhėr i posaēėm pėr kolonėt e Ilirikut. Tani ligjet ndalonin shitjen e kolonėve pa tokėn, kėshtu qė kėta tė fundit u shndėrruan nė njė shtresė shoqėrore qė lidhej me tokėn.
Tė gjitha masat qė mori perandoria nė kohėn e krizės nė fushėn e marrėdhėnieve agrare kishin tė bėnin me politikėn fiskale tė saj. Taksat qė paguanin pronarėt e tokave caktoheshin jo vetėm sipas sipėrfaqes sė tokės qė ata kishin, por edhe nga numri i frymėve, i njerėzve qė punonin nė to. Kolonėt mbetėn tė lidhur me tokėn, ata ishin paraardhėsit e bujkrobėrve tė kohės sė mesjetės.
Pas shek. III e. sonė kriza e tatėpjeta e pėrgjithshme pati pėrfshirė edhe mjaft qytete tė provincave ilire, sidomos tė atyre jugore, duke ndikuar nė rėnien e jetės qytetare, ndonėse jo nė atė masė si nė pjesėn perėndimore tė perandorisė. Qytete tė rėndėsishme, si Apolonia, Bylisi, Amantia, Foinike, Antigonea e ndonjė tjetėr qė si koloni, municip apo qytet i lirė i qenė pėrshtatur organizimit administrativ, me fillimin e krizės sė sistemit antik tė prodhimit e me rėnien e ekonomisė morėn tatėpjetėn pėr tu zhdukur mė vonė bashkė me ato qytete ilire qė kishin filluar tė binin qė nė dy shekujt e parė tė erės sonė. Disa prej kėtyre qendrave tė vjetra qytetare nuk mundėn tė qėndrojnė si tė tilla edhe pse u bėnė qendra peshkopatash. Njė dukuri qė nis tė duket nė shek. IV e. sonė ka qenė ngritja e gjallėrimi i disa qytezave tė lashta e tė reja, tė fortifikuara me nismėn e fuqinė e popullsisė vendase, roli ekonomik i tė cilave u rrit, i ndihmuar nga kriza ekonomike e politike e perandorisė.
Nė rrėnimin e qyteteve ndikuan faktorė tė ndryshėm. Sė pari, duhet theksuar rėnia e pronės sė vogėl e tė mesme bujqėsore tė lidhura me qytetin, tė cilat kishin ruajtur deri vonė tiparet e njė ekonomie skllavopronare. Gjatė shek. IV pronat tokėsore tė qyteteve u fortifikuan nga perandorėt dhe nga kleri kristian ose kaluan nė duart e pronarėve tė mėdhenj. Pronat e mėdha tokėsore dhe fshatrat me bashkėsi tė lira luanin asokohe njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn ekonomike tė perandorisė. Nė kėto prona e fshatra u zhvillua edhe zejtaria, me tė cilėn u morėn nė latifondet skllevėrit e kolonėt dhe nė fshatrat zejtarėt e lirė. Pranė tyre u zhvendosėn njė pjesė e popullsisė sė qyteteve dhe u krijuan tregjet. Qytetet humbėn edhe autonominė e privilegjet e vjetra duke kaluar nėn vartėsinė e prokuratorėve, tė cilėt ishin emėruar nga sundimtarėt e provincave. Edhe gjendja e shtresės sė lartė qytetare ishte keqėsuar shumė. Kuritė qė kishin zėnė vendin e dekurionėve tė mėparshėm, tė cilėt mbanin ofiqet administrative nė qytetet, u pakėsuan. Ata jo vetėm qė duhej tė nxirrnin nga qytetet detyrimet e taksat, por ishin tė detyruar tė paguanin edhe vetė. Detyra e kurive u bė njė barrė e rėndė; nėn shtrėngimin e sundimtarėve, nė disa qytete ajo u bė e trashėgueshme. Kurialėt qė tė shpėtonin nga detyrimet e rėnda largoheshin nga qytetet, duke ikur nė fshat ose duke u futur nė ushtri. Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV ndonjė perandor bėri pėrpjekje pėr tė rimėkėmbur kuritė qytetare, por pa sukses. Rendi i kurive e kishte jetuar kohėn e tij. Qytetet mbetėn nė duart e nėpunėsve perandorakė, tė cilėt u pasuruan nė sajė tė shpėrdorimeve qė bėnin nė kurriz tė shtresave tė ulėta qytetare. Kjo gjendje vazhdoi nė ato qytete qė pėrballuan krizėn.
Nė provincat jugore jeta qytetare nuk u shua; pati edhe qytete, tė cilat mbetėn si qendėrbanime tė rėndėsishme, sidomos nė ultėsirėn bregdetare. Nė njė burim tė shkruar, kur tregohet pėr pushtimet e bėra nga Teodoriku nė provincėn e Epirit tė Ri thuhet: askush nuk do tė duronte qė ai tė mbante qytete kaq tė mėdha. Qyteti mė i madh nė trevėn jugore ilire, i cili jo vetėm ruajti fizionominė e tij, por nga shekujt V e VI, sidomos nė kėtė tė fundit, pati njė zhvillim e lulėzim tė mėtejshėm, ka qenė Dyrrahu. Ai ishte njėkohėsisht edhe kryeqendėr e provincės dhe seli peshkopale. Njė funksion tė tillė ka pasur edhe qyteti i Skodrės. Mbetėn si qendra qytetare, edhe pse pėr njė farė kohe u degraduan si kėshtjella me karakter mė tepėr ushtarak, qytetet e qytezat e lashta tė Lisit, tė Antipatresė, tė Aulonit, tė Kaninės, tė Adrianopolit, tė Justinianopolit, tė Buthrotit etj. Nė shekujt IV-VI pati edhe kėshtjella ushtarake qė u kthyen nė qendra qytetare, sikurse ndodhi me Skampinin.
Njė tablo tjetėr kemi nė qytetet e provincave veriore dhe tė brendshme ilire, tė cilat kishin reparte ushtarake tė shumta. Nė disa qytete, si nė Salona, Naisi e ndonjė tjetėr ka pasur njė ngritje tė madhe tė atyre degėve tė zejtarisė qė lidheshin me ushtrinė. Pėr kėtė qėllim u zgjerua punimi i hekurit dhe punishtet pėr pėrpunimin e tij. Nė provincat ballkanike prodhohej rreth 40% e armėve tė ushtrisė romake. Qyteti Nais i Dardanisė ishte njėri nga qytetet ku ndodheshin punishtet e mėdha perandorake pėr prodhimin e armėve. Nga provincat e Dalmatisė dhe tė Dardanisė, sipas njė burimi tė shkruar tė kohės, vazhdonin tė tregtoheshin si mallra tė kėrkuara, hekuri, druri dhe prodhimet blegtorale.
Por me gjithė zhvillimin qė patėn disa qytete, gjendja qė u krijua nė pėrgjithėsi nė qytetet e provincave ilire qė kishin pėrballuar krizėn, qe e rėndė. Kjo bėri qė perandorėt tė merrnin disa masa pėr tė shmangur rrėnimin e shtresave tė ulėta e tė mesme qytetare tė pėrbėra nga zejtarėt, tregtarėt, pronarėt e tokave, sepse ndryshe rrezikoheshin tė ardhurat shtetėrore. Pėr kėtė qėllim nė qytetet e Ilirikut u krijua institucioni pėr mbrojtjen e shtresave tė ulėta qytetare, i cili duhej tė kishte pushtet nė ēėshtjet policore, juridike dhe financiare. Por kėto masa nuk u zbatuan dhe gjendja e vėshtirė e popullsisė sė qyteteve tė Ilirikut nuk u pėrmirėsua; nėpunėsit perandorakė vazhduan veprimet e tyre grabitėse, sepse mė vonė dolėn dekrete tė tjera qė kishin tė njėjtėn frymė. Ashtu si nė pronat bujqėsore e nė fshatrat, edhe nė qytete u lėshuan urdhėresa perandorake qė tė siguronin pagesėn e rregullt tė taksave dhe furnizimin e ushtrisė me mallra e prodhime tė ndryshme. Nė shek. IV tė gjithė zejtarėt qenė shtrėnguar tė regjistroheshin nė kolegje nga tė cilat as fėmijėt e tyre qė trashėgonin zanatin nuk mund tė largoheshin. Por si skllevėrit, kolonėt e fshatarėt e varfėruar, edhe shtresat e ulėta qytetare nuk e duruan kėtė gjendje, ndaj ngritėn krye, duke u bashkuar edhe me barbarėt qė invadonin gjithnjė e mė shpesh Gadishullin Ballkanik.
-
-
Kriza e sistemit antik tė prodhimit dhe e Perandorisė Romake
Duke filluar nga shek. III e. sonė, nė Perandorinė Romake mėnyra antike e prodhimit i kishte shteruar mundėsitė e saj pėr njė zhvillim tė mėtejshėm dhe filloi tė shkonte drejt rėnies. Skllavėria nuk sillte tė ardhura si mė parė. Rendimenti i skllevėrve, qė nuk kishin asnjė nxitje pėr punė, bėhej gjithnjė e mė i pakėt, kurse shfrytėzimi i tyre mė pak i leverdisshėm dhe skllevėrit e tepėrt ishin bėrė njė barrė e rėndė pėr pronarėt e tyre. Marrėdhėniet e vjetra po bėheshin njė pengesė nė rrugėn e zhvillimit shoqėror. Filloi kėshtu kriza e pėrgjithshme e sistemit antik tė prodhimit.
Nė fushėn e ekonomisė kriza u shfaq me rėnien e prodhimit, me varfėrimin e masave tė gjera tė popullsisė, dobėsimin e lidhjeve tregtare midis krahinave e provincave tė ndryshme. Nė shumė qytete pati njė ulje tė nivelit tė jetės, ēka ėshtė vėrejtur edhe nė zbulimet arkeologjike. Me rėnien e qendrave tė mėdha zejtare banorėt e provincave nisin ti prodhojnė nė vend sendet pėr tė cilat kishin nevojė, por kėsaj radhe pėr njė rreth tė ngushtė konsumatorėsh. Nė gjendjen e krijuar duke filluar nga shek. IV u rrit edhe mė shumė roli i bujqėsisė. Ajo u bė dega vendimtare e prodhimit nė gjithė botėn antike. Ekonomia e latifondeve, qė ishte bazuar nė punėn e skllavit nuk sillte mė tė ardhura ndaj, ekonomia e vogėl u bė pėrsėri e vetmja formė e bujqėsisė qė sillte fitime.
Banorėt e provincave mbetėn gjithnjė nėn presionin e vazhdueshėm tė taksave, prej tė cilave nėpunėsit perandorakė kėrkonin tė nxirrnin burime tė ardhurash sa mė tė mėdha. Burimet e shkruara antike pėrmendin Probin, sundimtarin e Ilirikut, i cili qė nga fundi i shek. III e.sonė, duke mbledhur taksat nė mėnyrė tė padrejtė, i kishte dobėsuar krahinat veriore ilire, para se ato tė shkatėrroheshin nga barbarėt.
Njė shenjė tjetėr e krizės ishte edhe dobėsimi i pushtetit qendror nė perandori. Gjendja e keqe e popullsisė qytetare e fshatare u bė shkak pėr shpėrthimin e kryengritjeve. Nė kryengritjet me skllevėrit e kolonėt u bashkuan si fshatarėt e varfėr, dhe vegjėlia e qyteteve. Lufta e tyre e tronditi thellė regjimin perandorak. Shpeshherė perandorėt e sundimtarėt pėr tė shtypur kryengritjet e popullsive tė provincave kėrkonin ndihmėn e barbarėve. Kėshtu veproi perandori Honor me gotėt e udhėhequr nga Alariku: nė vitin 395 e. sonė kishin ngritur krye taulantėt dhe duke mos qenė nė gjendje tė shtypte kryengritjen e shtetasve tė tij, Perandori dėrgoi kundėr ilirėve vizigotėt qė ishin futur asokohe nė Ballkan.
Nė acarimin e krizės sė pėrgjithshme tė sistemit antik tė prodhimit njė rol jo tė vogėl kanė luajtur sulmet e barbarėve. Kufijtė veriorė e verilindorė qė nga shek. III e kėtej filluan tė sulmoheshin gjithnjė e mė shumė nga fise tė ndryshme barbare.
Njė nga shfaqjet mė tė rėnda tė krizės qė ndikoi nė dobėsimin e perandorisė ka qenė edhe prirja e qarqeve sunduese tė provincave pėr tu shkėputur nga pushteti qendror dhe sidomos lufta pėr pushtet ose lufta midis senatit e ushtrisė, midis perandorėve tė senatit e perandorėve tė ushtrisė, bashkė me ta edhe ndryshimet e shpeshta nė fron. Mbėshtetja e vetme e sigurt e pushtetit perandorak u bė ushtria. Nė periudhėn e krizės dhe pas saj, pjesa mė e madhe e ushtrisė vinte kryesisht nga popullsia fshatare e provincave. Nė provincat periferike njė vend tė dorės sė parė zinin provincat ilire, sidomos ato veriore e lindore ku ishin pėrqendruar njėsi ushtarake tė shumta dhe ku prona e vogėl e tokės kishte njė peshė tė madhe. Ushtria, e cila vinte nga kėto shtresa, u bė mburoja e fundit e perandorisė dhe filloi tė luajė njė rol vendimtar nė ngjarjet politike tė kohės. Nga gjiri i saj u krijua njė pari e fortė provinciale e interesuar pėr ruajtjen e skllavopronarisė dhe e gatshme pėr tė luftuar kundėr skllevėrve, kolonėve dhe shtresave popullore, tė cilat ngrinin krye herė pas here
Nė vitin 212 e. sonė, i imponuar nga fillimet e krizės dhe situata e krijuar si pasojė e saj, perandori Karakalla shpalli ediktin e tij, me anė tė tė cilit popullsive tė provincave tė konsideruara deri atėhere tė huaja iu dhanė tė drejtat e qytetarisė romake. Perandoria Romake e mori kėtė masė pėr tė zgjeruar bazėn shoqėrore mbi tė cilėn mbėshtetej pushteti qendror dhe pėr rėndėsinė qė kishin provincat e pasura tė Gadishullit Ballkanik. Nė kėtė mėnyrė u thellua edhe mė shumė procesi i provincializmit dhe i barbarizmit tė Perandorisė Romake. Masat e marra nga perandorėt nė shek. III dhe mė vonė nuk mundėn tė ndalonin krizėn e pėrgjithshme dhe tė ruanin skllavopronarinė. Kėtė nuk mundėn ta bėnin as disa nga pėrfaqėsuesit e shtresave sunduese provinciale, tė cilėt arritėn tė bėhen edhe perandorė.
Nė shekujt III-IV e. sonė, madje deri nė shek. IV nė krye tė Perandorisė Romake kanė qenė disa perandorė me prejardhje ilire. Perandorė ushtarė ilirė kanė qenė: Deci, Klaudi II, Aureliani, Probi, Diokleciani dhe Konstandini. Burimet e shkruara bashkėkohėse tregojnė se kėta perandorė, si pėrfaqėsues tė qarqeve sunduese provinciale, nė vija tė pėrgjithshme ndoqėn njė politikė, e cila synonte tė forconte pushtetin e perandorit, tė ruante skllavopronarinė dhe tė shtypte lėvizjet kryengritėse. Ata forcuan ushtrinė dhe me anėn e saj u pėrpoqėn tė mbronin kufijtė e perandorisė nga sulmet e jashtme. Figura mė kryesore midis perandorėve ilirė ka qenė Diokleciani, njė ilir nga qyteti Dioklea (nė provincėn e Dalmatisė), qė sundoi nė vitet 284-305. Diokleciani ndoqi tė njėjtėn politikė si paraardhėsit e tij, por ai bėri edhe disa reforma administrative e ushtarake. Perandoria Romake u nda nė katėr prefektura dhe 12 dioceza. Nė pjesėn lindore tė saj gjendej prefektura e Ilirikut, e cila ndahej nė tri dioceza e nė disa provinca. Tokat shqiptare qė nga gjysma e parė e shek. IV, qenė pėrfshirė nė provincėn e Prevalit me qendėr Shkodrėn, ku bėnin pjesė Dalmatia e Jugut, Mali i Zi dhe Shqipėria Veriore, nė provincėn e Dardanisė me qendėr Skupin, ku hynin pothuaj tė tėra krahinat e Kosovės sė sotme, nė provincėn e Epirit tė Ri me qendėr Dyrrahun, qė pėrmblidhte krahinat e Shqipėrisė Qendrore e Jugore deri te lumi Vjosa dhe nė provincėn e Epirit tė Vjetėr, me qendėr Nikopolin, ku hynin tokat nė jug tė Vjosės deri nė gjirin e Prevezės.
Me reformat e tij ushtarake Diokleciani e rriti numrin e legjioneve dhe formoi me ushtarė tė zgjedhur njėsi ushtarake tė lėvizshme, tė cilat nė kohė lufte shoqėronin sundimtarėt dhe nė kohė paqeje qėndronin si garnizone nė qytetet e kėshtjellat e provincave.
Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. III, por nė mėnyrė tė veēantė gjatė shek. IV nė provincat ilire u bėnė ndėrtime me karakter fortifikues dhe u hapėn e u riparuan rrugė tė ndryshme. Nė radhė tė parė kėto punime u bėnė nė provincat veriore dhe shėrbyen pėr mbrojtjen e kufijve nga sulmet e barbarėve. Por edhe nė provincat e brendshme jugore, po pėr qėllime ushtarake u rifortifikuan shumė qytete dhe u ngritėn kėshtjella tė reja. Ndryshe nga ato tė veriut, pėrveē detyrės sė mbrojtjes sė Perandorisė nga invazionet e barbarėve, qė mund tė hynin nė Gadishullin Ballkanik, ato patėn edhe njė mision tjetėr, shėrbyen pėr qėndrimin e garnizoneve dhe pėr tė pėrballuar kryengritjet e vendėsve, tė cilat u shtuan nė situatėn e krijuar nga kriza e rendit skllavopronar.
Reformat administrative e ushtarake dhe ndėrtimet fortifikuese tė bėra nga Diokleciani e vonuan pak rėnien e Perandorisė Romake, por nuk mundėn ta ndalonin. Nė kėtė drejtim njė rol jo tė vogėl kanė luajtur provincat veriore e verilindore ilire, por ndihmuan edhe rrethanat politike, sidomos lufta kundėr sulmeve tė barbarėve nė kufirin danubian. Kjo luftė kishte njė karakter tė dyfishtė pėr perandorėt e komandantėt ushtarakė ilirė, ishte njė luftė pėr mbrojtjen e vendit tė tyre, por edhe pėr mbrojtjen e Perandorisė me tė cilin ishin lidhur ngushtė interesat e tyre.
Nė sajė tė disa masave qė mori paria e re provinciale, duke pėrfshirė edhe atė ilire, u bė e mundur tė pėrballohej pėr njė farė kohe kriza e Perandorisė Romake. Por ato nuk mundėn ta shmangnin atė.
-
-
i/e regjistruar
Pune te mbare po do ishte mire qe te thuash se ku i ke mare apo perkthyer apo jane nje permbledhje juaj sqaroj pak njerzit per ato qe lexojne pra te dine edhe burimin e tyre .
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt