Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25

Tema: Fiset Ilire

  1. #11
    Citim Postuar mė parė nga GoAheadEagles
    ej kisha nje pyetje kam degjuar qe emrat perendive ua kane vene iliret dhe jo greket ,eshte e vertete apo jo?
    Me sa di une nje studim i tille eshte bere nga profersor Eqerem Ēabej, i cili ngre idene qe disa emra te perdorur ne mitologjine greke mund te shpjegohen me gjuhen shqipe.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #12
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Me sa kam lexuar edhe une ne nje reviste italiane(me duket se Focus) edhe disa krahina te Italise e kane marre emrin nga disa fise ilire te vendosur ne trojet italiane.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  3. #13
    Labeatet

    Fis ilir qe banonte rreth liqenit te Shkodres. Permenden per here te pare nga Livi gjate Luftes III iliro-romake. Benin pjese ne mbreterine ilire te Gentit. Qytete te tyre ishin Shkodra, qe ishte dhe kryeqendra e mbreterise ilire, dhe Meteoni (Meduni i sotem ne Mal te Zi). Labeatet prene monedha ne emer te bashkesise fisnore, sipas tipit te monedhave te mbretit Gent dhe me sa duket me autorizimin e tij.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #14
    Eordejte

    Fis ilir, banore te krahines Eordes ne rrjedhen e siperme te Devollit dhe ne treven e liqeneve te Kosturit. Permenden shpesh ne kohen e lufterave romako-maqedone. Me 199 para eres sone trojet e tyre u shkateruan nag ushtria e konsullit romak Sulpici dhe me 171 para eres sone u pershkuan nga ushtria maqedone e Perseut. Pas pushtimit romak, Eorden u perfshi ne krahinen IV maqedone. Neper te kalonte rruga Egnatia. Qyeteter kryesore ishin: Eordea dhe Kela.


    Enkelejte

    Fis ilir, banore te treves se liqenit Lihnid (Ohrit). Qyteti Enkelana, vendi i te cilit ende nuk eshte percaktuar, duhet te lidhet me kete fis. Burimet historike i quajne njekohesisht Enkelejte edhe si banore prane gjirit te Rizonit (ne Gryken e Kotorrit). Permenden ne shek VI - V para eres sone lidhur me ngjarjet historike si strehimi i Kadmit e Harmonise qe vijne ketu nga Teba, dhe grabitja e tempullit te Delfit ne shek. VI para eres sone. Nuk permenden me ne shek. IV para eres sone kur vendin e tyre ne ngjarjet e kohes e zene Dasaretet. Ne historiografi u eshte dhene nje rol me i madh nga sa deshmohet prej te dhenave historike. Enkelejte shquheshin si peshkatare e konservues te zote te peshkut.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #15

  6. #16
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Po per Dokleatet a din kush ndonje send?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #17
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Fiset Ilire

    ILIRĖT





    1. Origjina e Ilirėve


    Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė historinė e lashtė tė Ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishullit Ballkanik. Ata janė autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropologjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre.

    Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaft tė gjera; ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, qė nga degėt e Danubit, lumenjtė Sava e Drava, nė veri, e deri te Gjiri i Ambrakisė (Prevezė), nė jug, kurse nė lindje deri nė Vardar. Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e Jugur. Kėto janė fiset mesapet dhe japige.

    Emri etnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shek. V p. K. Kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė e pėrmendėn qė nė shek. XII nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė mė e lashtė.
    Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.K., qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.) ilirėt u formuan plotėsisht, duke trashėguar nga epokat mė tė hershme eneolitike dhe tė bronzit tipare kulturore gjuhėsore e antropologjike etnike.

    Teoria e vjetėr qė i bėri ilirėt tė ardhur nga Evropa Qendrore, nė shekujt XII – XI p.K., ėshtė rrėzuar nga studimet e kryera pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė fakti qė varrimet me urna, karakteristike pėr popujt e Evropės Qendrore, nuk janė tipike pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm nė zona tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė ardhjes sė ilirėve nė Ballkan nga veriu.

    Gjurmėt e kulturave tė Evropės Qendrore, qė ndeshen nė Iliri, janė rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e tė lėvizjes sė artizanėve tė punimit tė metaleve.


    2. Fiset kryesore ilire

    Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilire janė: taulantėt, ardianėt, dardanėt, paionėt, dalmatėt, albanėt, penestėt, molosėt, kaonėt, thesprotėt etj.

    TAULANTĖT. Banonin nė zonėn e Adriatikut, qė nga lumi Vjosa, deri nė prapatokėn e Dyrrahut. Ky fis luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė historinė ilire tė shek. IV – III p.K., duke u vėnė nė krye tė shtetit ilir, tė cilin e kishin krijuar mė parė enkelejtė. Nė trevat e taulantėve mė vonė shfaqet fisi i Albanėve dhe i Parthinėve.

    ENKELEJTĖ. Banonin nė krahinat pėrreth liqenit tė Ohrit. Ata krijuan dinastinė e parė tė mbretėrisė Ilire, nė fund tė shek. V p.K. Njė nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk pėrmenden mė. Nė trevat e fisit tė enkelejve pėrmenden edhe dasaretėt. Enkelejtė kanė qenė peshkatarė tė zotė.

    DASARETĖT. Janė njė fis i madh nė Ilirinė Juglindore. Njiheshin nė lashtėsi sidomos pėr prodhimin e drithėrave tė bukės. Njė nga qytetet mė tė njohura ishte Pelioni (qyteza nė Selcė tė Poshtme tė Pogradecit). Qytet tjetėr i madh i kėtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

    ALBANĖT. Banonin nė prapatokėn e qytetit tė Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgėrdheshi i Krujės). Fisi i albanėve i dha emrin e vet shqiptarėve, gjatė mesjetės sė hershme, kur ata njihen si albanė, arbėr.

    ARDIANĖT. Fillimisht shtriheshin rreth gjirit tė Rizonit dhe tė lumit Neretva. Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol shumė tė madh nė luftėrat kundėr pushtuesve romakė, gjatė shek. III – II p.K., nė kohėn kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire. Kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra.

    DARDANĖT. Ishin fisi mė i madh ilir qė u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane, nė Ballkanin Qendror, kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni, i njohur si kryeqendėr e nxjerrjes sė metaleve. Dardanėt pėrmenden si luftėtarė tė fortė, xehetarė shumė tė mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.

    PAIONĖT. Fise ilire qė banonin nė luginėn e sipėrme tė Vardarit nė kufi me dardanėt, duke u shtrir deri tek lumi Struma. Pėrmenden pėr herė tė parė nga Homeri, si aleat tė trojanėve. Nė gjysmėn e parė tė shek.IV paionėt krijuan mbretėrin e tyre, e cila u detyrua t’u bėjė ballė pėr shumė kohė sulmenve tė maqedonasve. Paionėt prenė nė shek.IV-II p.K. monedhėn e tyre prej argjendi.

    DALMATĖT. Banonin nė brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorė tė njohur, shquheshin pėr punimin e llojeve tė ndryshme tė veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika nė shekujt e parė u pėrdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe nė veshje rituale kishtare. Qyteti mė i njohur i tyre ka qenė Delmini.

    PENESTĖT. Banonin nė luginėn e Drinit tė Zi e pėrreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė nė vitet 170 – 169 p.K. Luajtėn rol tė rėndėsishėm nė Luftėn e Tretė Ilire – romake. Pėrfshiheshin nė Mbretėrin Ardiane. Kishin 14 qytete e kėshtjella, ndėr tė cilat pėrmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenėse pranuan garnizone romake nė qendrat e tyre, maqedonasit ua shkurtuan vendin.

    MOLOSĖT. Janė njė nga tri fiset kryesore qė banonin nė qendėr tė Epirit antik dhe qė luajtėn rol shumė tė rėndėsishėm drejtues nė historinė e lindjes dhe tė formimit tė shtetit tė Epirit.

    KAONĖT. Ky fis epirot kishte shtrirje tė gjerė, qė nga lumi Thyamios (sot lumi Kallama), deri nė luginėn e Drinosit, nė Gjirokastėr. Kryeqendra e kaonėve, Foinike (Finiqi i Sarandės), nė shek. III p.K. u bė kryeqendra e gjithė shtetit tė Epirit. Qytet tjetėr i madh i kaonėve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrės).

    THESPROTĖT. Banonin nė Epir, nė jug tė lumit tė sotėm Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėrmenden nė shkrimet e lashta qė nga shek. V p.K., si fis qė sundoheshin nga dy kryetarė tė zgjedhur ēdo vit nga gjiri i parisė.

    Fise tė tjera tė njohura janė edhe labianėt (pėr rreth liqenit tė Shkodrės), pirustėt (nė Mirditė) dhe parthiniet nė ultėsirėn bregdetare tė Adriatikut.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  8. #18
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Gjuha

    Ilirėt flisnin njė gjuhė qė dallohej nga gjuhėt e popujve tė tjerė tė kohės sė lashtė tė Ballkanit. Ajo ishte njė gjuhė e veēantė indoevropiane, qė kishte lidhje afėrie ku mė tė largėt e ku mė tė afėrt me gjuhė tė tjera tė gadishullit dhe jashtė tij. Janė konstatuar elemente tė pėrbashkėta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes nė mes tė gjuhėve indoevropiane ėshtė diskutuar mjaft dhe janė dhėnė mendime tė ndryshme.
    Njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore pėr origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Sintezėn mė tė plotė, tė shoqėruar me vėshtrimin kritik tė mendimeve pėr origjinėn e gjuhės shqipe, e ka dhėnė gjuhėtari i shquar prof. Eqrem Ēabej, i cili ka sjellė dhe argumentet e tij shkencore, nė mbėshtetje tė tezės ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janė kėto:
    Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar popullsi ilire; nga ana tjetėr, nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera nė trojet e sotme; njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra vendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato janė zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, d.m.th. kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse; marrėdhėniet e shqipes me greqishten e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshtė zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit; tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
    Nga tė gjitha kėto argumente, del si pėrfundim se teza e origjinės ilire tė gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk ėshtė gjetur gjė e shkruar dhe ėshtė menduar se nuk ka qenė e shkruar. Dėshmohet e shkruar mesapishtja e Italisė Jugore, qė ėshtė mbajtur e mbahet pėrgjithėsisht si njė degė e ilirishtes, nė njėfarė mase si njė dialekt i saj i zhvilluar mė tej nė kushtet e njė veēimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhėsor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime tė shkruara nė njė alfabet grek (dorik) me disa ndryshime pėr tė riprodhuar disa tinguj tė posaēėm tė gjuhės sė tyre. Njė mbishkrim i Kalasė sė Dalmaces afėr Pukės, qė pėr dekada tė tėra qe mbajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhėsia e re shqiptare se nuk ishte tjetėr veēse njė mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nėse do tė kurorėzohen me sukses pėrpjekjet qė po bėhen pėr leximin e njė mbishkrimi tė Muzeut tė Shkodrės me prejardhje nga Dobraēi, shkruar me njė alfabet tė panjohur dhe tė njė mbishkrimi tė gjetur nė Bugojė tė Bosnjės Perėndimore, mund tė sillen tė dhėna tė reja e tė hapen perspektiva. Zbulimet e mėtejshme arkeologjike mund tė japin ndonjė tekst ilir tė shkruar me alfabet tė veēantė ose me alfabet grek a latin. Gjuhėt greke dhe latine qė hynė mė parė nė Iliri si gjuhė kulture, tregtare ose si gjuhė zyrtare administrative, nuk u bėnė kurrė gjuhė tė tė gjithė popullit, i cili vazhdoi tė ruajė nė jetėn e tij tė pėrditshme tė folmen amtare. Njoftimi i historianit grek tė shek. II p.e.sonė, Polibit, pėr bisedimet e mbretit Gent me delegatėt maqedonas pėrmes pėrkthyesit qė njihte ilirishten, dėshmon se kjo gjuhė u praktikua edhe si gjuhė zyrtare deri nė fund tė jetės sė pavarur politike tė ilirėve.
    Nga gjuha e ilirėve kanė mbetur disa materiale, por qė nuk janė tė mjaftueshme: elemente leksikore shumė tė pakta tė sė folmes sė pėrditshme pėrbėrė nga disa glosa ilire, dhe sidomos njė numėr i madh (rreth 1 000) emrash tė pėrveēėm, emra personash, perėndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalėt ilire i kemi nė formėn qė na janė dhėnė prej autorėve grekė e latinė, jo nė formėn autentike tė tyre. Ndėr ato fjalė mund tė pėrmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrė meli etj. Emrat e pėrveēėm ilirė qė na janė transmetuar nė burimet e shkruara antike (autorė grekė e latinė, mbishkrime greke e latine, monedha tė territorit ilir) pėrbėjnė materialin kryesor qė kemi prej ilirishtes sė Ballkanit. Ato lejojnė qė tė nxirren disa elemente tė fjalėformimit emėror tė ilirishtes e ndonjė tipar fonetik i saj, ndonjė element i leksikut tė saj dhe material krahasimi me gjuhėt e tjera indoevropiane, po nuk japin mundėsi tė njihen gramatika dhe leksiku i saj.
    Studiues tė ndryshėm kanė pėrcaktuar si ilire edhe njė numėr fjalėsh tė ndeshura nė gjuhėt e tjera tė lashta ose nė gjuhėt e sotme tė Evropės, duke i marrė ato si huazime nga ilirishtja ose si tė trashėguara prej saj. Shumica e tyre janė tė diskutueshme, po disa kanė gjasa vėrtetėsie. Ndėr to pėrmendim: lat. mannus = kalė i vogėl, krhs. shqipen maz/mėz; gr. balios = i bardhė, me pulla tė bardha, krhs. shqipen balė; gr. kalibe = kasollė; disa fjalė pararomane etj.
    Material mė tė pasur jep mesapishtja e Italisė Jugore. Prej saj kanė ardhur njė numėr mbishkrimesh zakonisht tė shkurtra e shpesh fragmentare tė shek. VI-I p.e.sonė, qė japin edhe fjalė, trajta e ndonjė frazė, pėrveē emrave tė pėrveēėm qė pėrmenden nė to, por qė janė kuptuar dhe shpjeguar deri mė sot nė njė masė tė vogėl. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilė, bijė etj., dhe shumė emra tė pėrveēėm njerėzish, fisesh e vendesh.
    Janė vėnė re gjithashtu edhe bashkėpėrkime tė rėndėsishme midis mesapishtes dhe shqipes nė sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-sė sė shkurtėr indoevropiane nė |a|, evolucioni ?|-m|>|-n| i mbaresės sė rasės kallėzore njėjės tė emrave nė tė dyja kėto gjuhė etj

  9. #19
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Provincat ilire


    Me ndarjen e Perandorisė Romake nė fund tė shek. IV provincat ilire mbetėn me perandorinė e Lindjes, Bizantin. Edhe pasi u bėnė pjesė e Perandorisė Bizantine struktura ekonomiko-shoqėrore e provincave ilire nuk ndryshoi. I vetmi ndryshim ishte se ato u bėnė krahina periferike tė perandorisė, ēka ndikoi mė vonė nė jetėn e tyre.
    Nė Perandorinė Bizantine, ku bėnin pjesė krahina tė pasura me qendra tė mėdha zejtare dhe ku ruheshin fshatarėt e zejtarėt e lirė, kriza e skllavopronarisė nuk ishte ndjerė aq shumė. Edhe pse nuk arriti tė ndalonte dyndjet e “barbarėve” nė Ballkan, Perandoria Bizantine me burimet e saj ekonomike mundi tė pėrballonte gjendjen e krijuar gjatė kėtyre dyndjeve dhe tė qėndronte si njė shtet i madh edhe njė mijė vjet tė tjera. Kurse perandoria e Perėndimit nuk mundi tė rezistojė para sulmeve tė “barbarėve” dhe nė vitin 476 ra nė duart e gjermanikėve, tė udhėhequr nga Odoakri.
    Nė shek. V-VI provincat jugore e juglindore ilire si Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetėr, pas shkatėrrimeve e dėmeve tė shkaktuara nga invazionet barbare u mėkėmbėn, madje nė shek. VI patėn njė farė ngritjeje qė u vu re nė shumė drejtime.
    Bujqėsia mbeti edhe nė kėta shekuj njė degė e rėndėsishme e ekonomisė. Karakteri i pronave bujqėsore mbeti ai qė kishte qenė edhe mė parė. Nė disa vendime shtetėrore qė i takojnė vitit 535 duket shumė qartė gjendja e pronave bujqėsore nė Ilirik. Qėllimi i kėtyre vendimeve ishte ndalimi i pėrpjekjeve tė pronarėve tė mėdhenj dhe i fajdexhinjve pėr t’u marrė fshatarėve borxhlinj tokat e bagėtitė. Nė pronat e mėdha bujqėsore figura qendrore ka qenė koloni. Nė legjislacionin e asaj kohe flitet pėr kolonė tė lirė e kolonė tė varur. Tė parėt, krahas tokės qė merrnin nga pronarėt, kishin edhe ngastra e vegla tė tyre, kurse tė fundit ishin tė lidhur pas tokės; as vetė, as edhe fėmijėt e tyre nuk mund tė largoheshin nga vendet ku ishin regjistruar. Mė vonė, midis kolonėve nuk kishte mė asnjė ndryshim ēka u pasqyrua mė pas edhe nė legjislacion.
    Edhe nė shekujt V-VI nė provincat ilire nuk qenė zhdukur pronat e vogla tokėsore; nė viset malore vazhdonin tė ruheshin edhe bashkėsitė e lira fshatare. Si mė parė, edhe tani shteti bizantin duke ruajtur pronat e vogla fshatare dhe duke ndaluar rrėnimin e tyre, kėrkonte tė siguronte njė prodhim sa mė tė madh drithėrash, tė mblidhte taksat dhe tė rekrutonte ushtarė. Fshatarėt ishin tė detyruar tė kryenin edhe angari tė shumta nė hapjen e rrugėve, nė ndėrtimin e urave e tė kėshtjellave. Pėr t’u shkėputur nga vėshtirėsitė ekonomike, ngarkesat e shumta me taksa, veprimet e padrejta e dhuna e nėpunėsve tė financave dhe pėr tė mos u kthyer nė kolonė, fshatarėt kėrkuan mbrojtjen e pronarėve tė mėdhenj me ndikim qė ishin tė interesuar tė kujdeseshin pėr ta (v. 468). Lindi kėshtu patronazhi latifondar, i cili u pėrhap mjaft saqė perandorėt nxorėn urdhra pėr ta ndaluar atė.
    Rrėnimi i fshatarėsisė u bė mė i theksuar, veēanėrisht nė fund tė shek.V dhe nė fillim tė shek.VI, kur ajo u ngarkua me taksa edhe mė tė rėnda. Fshatarėt e provincave ilire qenė tė detyruar t’u paguanin pronarėve tė mėdhenj tė tokave njė taksė tė re nė tė holla, ndėrsa shtetit nė ar. Tė gjitha kėto ndihmuan nė ruajtjen nė kėto provinca tė marrėdhėnieve mall-para, por fshatarėt qenė shtrėnguar tė shisnin nė treg prodhimet e tyre ose tė merrnin hua nga fajdexhinjtė. Duke mos qenė nė gjendje pėr tė paguar me kohė borxhet ata duhet t’u dorėzonin atyre gjithēka zotėronin dhe pastaj tė kėrkonin mjete jetese nė qytetet ose tė hynin nė radhėt e ushtrisė. Nė kėtė mėnyrė, nė ushtrinė e perandorisė sė hershme bizantine hynė shumė ilirė.
    Pėr provincat jugore ilire tė asaj kohe ka qenė karakteristik zhvillimi i bujqėsisė nė qendėrbanime tė vogla, tė fortifikuara, tė cilat, sikurse tregojnė tė dhėnat e arkeologjisė, tė shek. V-VI, ishin bėrė qendra tė rėndėsishme ekonomike. Por nė kėta shekuj ekzistonte njė ndryshim midis provincave jugore e veriore; kėto tė fundit i pėrballuan tė parat goditjet e sulmeve tė “barbarėve”. Nė provincat jugore qė nuk u prekėn aq nga inkursionet e barbarėve dhe qenė krahina pa trupa tė rregullta ushtarake, u ruajt nė mėnyrė mė kompakte popullsia e vjetėr fshatare e qytetare. Burimet e shkruara tregojnė se edhe nė shek. V dardanėt pėrbėnin njė popullsi tė madhe e kompakte, kurse nga burimet mbishkrimore rezulton se nė kėtė provincė edhe nė shek. VI vazhdonin tė ruheshin emra vetjakė e emra fshatarėsh ilirė.
    Nė provincat ilire edhe nė shek. V e VI jeta qytetare vazhdoi pa ndėrprerje, megjithėse numri i qyteteve ishte pakėsuar edhe mė shumė. Hierokli, nė udhėrrėfyesin e tij tė shek. VI pėrmend nė katėr provincat jugore ilire, emrat e 27 qyteteve, disa prej tė cilave ishin edhe qendra peshkopale. Sidoqoftė, me gjithė numrin e pakėsuar tė qyteteve dhe krizėn e skllavopronarisė, nė shek. VI, nė Iliri kishte ende qytete relativisht tė pasura ose qytete qė kishin ruajtur rėndėsinė e tyre. Nė kėtė kohė, pas shkatėrrimeve tė shekujve paraardhės, ka qenė karakteristike njė rigjallėrim i jetės nė qytet dhe nė fshat, dhe njė qėndrueshmėri nė raportet mall-para.
    Qė nga fundi i shek.V dhe gati gjatė gjithė shek. VI, kur ndodhi rilulėzimi i jetės qytetare, numri i monedhave u shtua nė mėnyrė tė ndjeshme. Monedha tė kėsaj kohe, e sidomos monedhat e perandorit Justinian, tė perandorit Justin qarkullonin gjerėsisht; ato gjendeshin jo vetėm nė qytetet, por edhe nė qendėrbanime tė fortifikuara e tė vogla e nė zona tė brendshme malore.
    Nė pjesėn ballkanike tė perandorisė sė Bizantit njė qytet i madh ka qenė Dyrrahu. Nė Dyrrah vinin anije nga vende tė ndryshme tė Mesdheut, kurse rrugėt tokėsore qė niseshin nga ky qytet nuk e kishin humbur rėndėsinė e tyre. Kėtu ndodheshin punishtet dhe arsenalet qė furnizonin me armė e me mjete tė tjera ushtrinė e flotėn perandorake. Qyteti, dy herė i dėmtuar nga tėrmetet dhe nga pushtimi i gotėve, ishte mėkėmbur dhe zbukuruar me mure tė reja. Perandori bizantin Anastasi (v. 491-518) qė ka qenė me origjinė nga ky qytet, e rrethoi Dyrrahun me njė kurorė trefishe muresh mbrojtėse dhe ndėrtoi aty njė hipodrom tė madh. Shkrimtari i shek. VI, Prokopi nga Gaza, e pėrshkruan Dyrrahun “si njė qytet tė madh qė zgjatet nga toka nė det, qė ka me tepricė nga ato qė mund tė prodhojė toka e deti”.
    Ndėrtime me karakter fortifikues nė provincat jugore ilire janė bėrė edhe pas sundimit tė Anastasit. Prokopi i Cezaresė, bashkėkohės i perandorit Justinian ka shkruar se ky i fundit, pėr tė mbrojtur perandorinė e provincat e saj nga sulmet e mundshme tė barbarėve, ndėrtoi e rindėrtoi njė varg kėshtjellash. Vetėm nė tri provincat ilire jugore sipas listės sė hartuar nga autori i mėsipėrm, numri i qendėrbanimeve tė fortifikuara arrinte deri nė 168. Kėrkimet arkeologjike kanė treguar se nė shek. V-VI nė Iliri janė ndėrtuar njė tok kėshtjellash, shumė prej tė cilave nuk pėrfshihen nė listėn e atyre kėshtjellave, qė sipas Prokopit tė Cezaresė janė ndėrtuar e rindėrtuar nga perandori Justinian. Pėrveē qyteteve tė rrethuara rishtas me mure, por shpeshherė tė kufizuar nė sipėrfaqe tė vogla, vėrehen nė kėta dy shekuj pėrpjekje tė vetė popullsisė pėr tė fortifikuar qendėrbanime tė reja ose pėr t’u kthyer nė kėshtjellat e vjetra. Sikurse ėshtė provuar nga tė dhėnat arkeologjike, nė kėta shekuj vihet re njė rritje e rolit ekonomik tė qytezave tė reja tė fortifikuara, sidomos nė ato krahina ku ishte dobėsuar autoriteti perandorak. Kjo bėri, sidomos nė periudhėn parafeudale, qė tė rigjallėrohet popullsia vendėse dhe qė krahinat e brendshme tė fitojnė njė rėndėsi tė veēantė, e cila do tė shfaqet qė nga shek. VII e mė tej nė vendosjen e feudalizmit si sistem ekonomik.
    Nė shek. VI u krijuan kushtet jo vetėm pėr ndėrtime me karakter mbrojtės, por edhe pėr ndėrtime tė tjera me karakter monumental. Kėsaj kohe i pėrkasin ndėrtime tė shumta tė kultit tė krishterė nė qytetin e Bylisit, Butrintit si dhe nė qendrat e tjera tė vogla. Kėto kanė qenė monumentet e fundit tė shoqėrisė antike.
    Nė shek. VI autoriteti perandorak ishte ende i fortė nė krahinat bregdetare dhe nė qytetet. Qytetet e provincave ilire nuk kishin mė magistraturat municipale, as edhe vetadministrimin e vjetėr. Ato kishin rėnė nė duart e funksionarėve perandorakė. Nga paria e vjetėr sunduese kishte mbetur njė pakicė e vogėl e pėrbėrė nga pronarėt e mėdhenj tė tokave. Funksionarėt shtetėrorė dhe tė kishės i ruajtėn tė paprekura pozitat sunduese. Nga radhėt e kėsaj shtrese qenė zgjedhur edhe perandorėt. I tillė ka qenė edhe Anastasi qė vinte nga gjiri i aristokracisė senatoriale tė Dyrrahut. Por edhe nė kėtė kohė ushtria vazhdonte tė luante njė rol tė rėndėsishėm nė shtetin e Bizantit dhe prej asaj vazhduan si mė parė, tė dilnin perandorėt. Ushtarakė ilirė, qė kishin bėrė karrierė nė ushtrinė bizantine qenė edhe perandori Justin I (518-527) dhe ai Justinian (527-565). Sipas njė burimi tė shkruar bizantin perandori Justin, fshatar me origjinė nga Dardania, duke mos siguruar dot jetesėn nė vendlindjen e tij kishte shkuar nė Konstantinopol dhe kishte hyrė nė radhėt e ushtrisė, ku arriti mė pastaj deri nė postin mė tė lartė shtetėror.
    Me kohė, nė qarqet sunduese tė provincave ilire, si kudo nė perandori, njė rol tė madh filloi tė luante kisha e krishterė e pėrfaqėsuar nga kleri i lartė, i cili pėr shėrbimet kundrejt perandorisė merrte si dhuratė toka e pasuri tė ndryshme. Nė shek. VI kisha e krishterė ka pasur prona tė saj nė provincat e Bizantit prej nga nxirrte tė ardhura tė mėdha.
    Shek. VI pėrbėn pėrpjekjen e fundit tė rigjallėrimit tė antikitetit nė Ballkan. Nė gjysmėn e dytė tė shek. VI dhe nė gjysmėn e parė tė shek.VII do tė rifillojnė invazione e dyndje tė reja popujsh, tė cilat do tė sjellin ndryshime nė pėrbėrjen etnike tė gadishullit dhe do tė ēojnė nė rėnien e plotė tė sistemit antik tė prodhimit. Nė Perandorinė e Lindjes, nė tė cilėn bėnin pjesė edhe provincat ilire, ku skllavopronaria ka qenė mė pak e zhvilluar, procesi i shthurjes sė mėnyrės antike tė prodhimit dhe vendosja e feudalizmit u bė mė me ngadalė.

  10. #20
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    KULTURA NĖ PROVINCAT ILIRE

    Kultura nė shekujt e parė tė erės sonė


    Nė shek. I tė e.sonė, me pushtimin e plotė tė Ilirisė, nisi tė pėrhapej edhe kultura romake, duke u ndėrthurur me kulturėn vendėse ilire dhe duke zhdukur pak nga pak edhe ndryshimet kulturore qė ekzistonin deri atėherė midis krahinave ilire. Njė rol tė rėndėsishėm nė pėrhapjen e kulturės romake nė provincat ilire ka luajtur aparati administrativo-ushtarak i pushtuesve romakė. Vatra kryesore tė pėrhapjes sė kulturės romake u bėnė kolonitė e municipet, ato qytete, tė cilat si pasojė e organizimit tė ri administrativ u bėnė qendra tė rėndėsishme ekonomike dhe patėn njė jetė tė gjallė kulturore-artistike. Dukuritė mė tė shumta kulturore, tė ndikuara nga Roma, zunė vend, nė masėn mė tė madhe, tek banorėt e ardhur nga Italia ose nga provincat e tjera dhe te pėrfaqėsuesit e shtresės sė pasur vendėse.
    Nė provincat ilire, sikurse edhe nė provincat e tjera tė perandorisė romake u zhvilluan arkitektura zyrtare, skulptura - veēanėrisht portreti, arti i mozaikut dhe piktura murale.
    Pushtuesit romakė pėr nevojat e tyre bėnė ndėrtime tė shumta, tė cilat nė disa raste ndryshuan planet e vjetra urbanistike tė qyteteve. Kėto ndryshime nė planin urbanistik tė qyteteve tė vjetra nė provincat jugore ilire u bėnė sepse romakėt nuk ngritėn ndonjė qytet tė ri. Mė qartė ato shihen nė Buthrot e Apoloni. Nė njėrėn nga tarracat e mėdha, tė formuara nė kodrėn ku shtrihej qyteti i Apolonisė, nė pjesėn perėndimore tė saj, gėrmimet kanė nxjerė nė dritė tepricat e njė ansambli godinash me karakter shoqėror tė ngritura nė fillim tė shek.II e.sonė. Kėto ndėrtime, qė i takojnė lagjes qendrore tė qytetit, u bėnė mbi rrėnojat e godinave mė tė lashta ose duke i ndryshuar ato qė i pėrkisnin gjithashtu qendrės sė qytetit para pushtimit romak.
    Nė ansamblin e godinave tė kėsaj pjese qendrore tė qytetit, bėnin pjesė njė teatėr i vogėl i mbuluar (odeon), njė bibliotekė dhe njė godinė me njė fasadė monumentale, e quajtur nė literaturėn arkeologjike, monumenti i agonotetit, e cila ka shėrbyer si seli e kėshillit tė qytetit (buleteurion). Me interes ėshtė kėtu edhe mbishkrimi i skalitur nė arkitekturėn e fasadės qė tregon, jo vetėm se kush e kishte ndėrtuar kėtė godinė monumentale, por edhe se me rastin e inaugurimit tė saj ishin organizuar dyluftime midis 25 ēifte gladiatorėsh. Kjo supozon se nė atė kohė nė Apoloni ekzistonte njė arenė amfiteatėr i madh dhe se luftimet e gladiatorėve ishin shfaqje tė futura nga shtresa skllavopronare sunduese e italike. Me kompleksin e godinave me karakter shoqėror tė mėsipėrme lidhej edhe njė hark triumfi me tri porta, i ngritur nė mes tė sheshit dhe njė rrugė magjistrale, e cila nga godina e kėshillit zbriste nė drejtim tė lagjeve tė pjesės perėndimore tė qytetit, ku ndodheshin edhe banesat e parisė skllavopronare apoloniate. Tė gjitha kėto godina nga pikėpamja e planimetrisė dhe e teknikės sė ndėrtimit nuk ndryshojnė nga ato bashkėkohėse tė ngritura nė provinca tė tjera ballkanike.
    Njė plan tė ri urbanistik ka pasur, nė shekujt e parė tė erės sė sonė, edhe qyteti i Buthrotit. Nuk ka tė dhėna qė tė provojnė nėse nė fillim tė erės sonė ndryshoi plani urbanistik i qytetit tė Dyrrahut. Megjithatė, dihet se nė kėtė qytet, nė shek. II, u ndėrtua njė amfiteatėr i madh, njė pjesė e tė cilit ėshtė zbuluar.
    Njė zhvillim tė mirė ka pasur nė tre shekujt e parė tė e. sonė edhe arti plastik, skulptura. Skulpturėn e kėsaj kohe e njohim nė mėnyrė tė veēantė nga zbulimet e bėra nė rrėnojat e Apolonisė. Karakteristike pėr skulpturėn apoloniate tė kėsaj kohe ėshtė se njė pjesė e mirė e veprave skulpturore i mbetėn besnike traditave tė artit klasik e helenistik ose riprodhojnė vepra mė tė njohura tė artit grek, kurse nė portretet shpesh janė zbatuar rregullat kompozicionale dhe tė skalitjes karakteristike pėr skulpturėn romake. Nė vargun e gjatė tė skulpturave apoloniate tė tre shekujve tė parė tė erės sonė ka vepra origjinale, tė denja pėr mjeshtra tė zotė e me pėrvojė tė madhe, portrete tė stilit augustian e mė tė vona, si busti i Karakallės e ndonjė tjetėr, por ka edhe kopje tė veprave klasike, tė cilat kanė njė forcė tė madhe shprehėse, janė shumė tė bukura dhe dėshmojnė pėr njė pjekuri artistike tė autorėve tė tyre (portreti i Demostenit, busti i Filozofit e ndonjė tjetėr). Ndryshe ka ndodhur nė relievin sidomos atė mortor, ku nuk ndeshen mė kompozimet e bukura tė stileve sepolkrale apoloniate dhe nė vend tė tyre skaliten relieve me njė dekoracion uniform e monoton tė marrė nga repertori i stileve romake.
    Nė plastikėn e vogėl vendin kryesor e zėnė figurinat prej bronzi, tė gjetura nė qytete dhe nė lokalitete fshatare. Nė kėto figura bronzi tė vogla, tė prodhuara mė tė shumtėn nė seri, tė cilat lidhen me hyjni ashtu edhe me personazhe laike (aktorė, fėmijė, atletė etj.), ka edhe modele me vlera artistike tė vėrteta.
    Njė pėrhapje tė gjerė, gjatė periudhės sė pushtimit romak ka pasur edhe arti i mozaikut. Edhe mozaikėt dhe zhvillimi i tyre, ashtu sikurse veprat mė tė bukura tė arkitekturės dhe tė skulpturės, kanė qenė lidhur me shtresat e larta tė provincave, si tė atyre tė qyteteve, ashtu edhe tė vendbanimeve fshatare, tė zotėruesve tė vilave e latifondistėve. Nė kėta mozaikė ku mbizotėron dekoracioni gjeometrik ndeshen edhe elemente e skena tė marra nga mitologjia greke e tejlashtė (Akili e Pentesilea nė mozaikėt e Apolonisė etj.).
    Ndryshime tė dukshme ndodhėn edhe nė kulturėn materiale e shpirtėrore, veēanėrisht nė qytetet dhe nė periferitė e tyre. Krahas me futjen nė prodhim tė njė sėrė veglash tė reja pune, gjatė shekujve tė parė tė pushtimit romak hyjnė nė pėrdorim edhe stoli tė reja, njė pjesė prej tė cilave lidheshin me modele veshjesh tė ardhura. Midis stolive vendin e parė e zėnė fibulat, funksioni i tė cilave sigurohej nėpėrmjet njė thumbi ku kapej gjilpėra, duke u zėnė vendin atyre fibulave ku mbyllja sigurohej nėpėrmjet njė spiraleje, nga dilte gjilpėra. Fibula tė kėsaj kohe tė llojit tė quajtur “Aucissa”, me kėmbė pėrthyer ose tė tipit “pincete” pėrhapen gjerėsisht nė provincat jugore ilire.
    Me forma e teknikė tė re paraqitet nė tre shekujt e parė tė erės sonė edhe qeramika, duke pėrfshirė edhe qeramikėn e ndėrtimit. Pėrveē punishteve tė poēarisė vendėse, qė prodhojnė forma enėsh tė zakonshme, edhe nė provincat e tjera romake, njė pėrhapje tė gjerė mori nė dy shekujt e parė (nė drejtim mė tepėr si imitacion) qeramika e quajtur “terra sigillata”. Nė kėtė kohė zgjerohet mė shumė edhe pėrdorimi i enėve prej qelqi.
    Nė qytetet e nė zonat fshatare deri nė thellėsi hyjnė nė pėrdorim tjegulla - solene e kaliptere - tė lakuara, tulla me trajta e pėrmasa tė ndryshuara, ndėrsa nė ndėrtim hynė llaēi e gėlqerja, tė cilat sollėn ndryshime nė teknikėn e ndėrtimit, nė cilėsinė dhe nė pamjen e godinave.
    Ajo qė bie nė sy nė gėrmimet e zbulimet arkeologjike ėshtė se kėto ndryshime nė kulturėn materiale sikurse shfaqjet e tjera tė kulturės sė veēantė, i takojnė ultėsirės bregdetare, periferive tė qyteteve dhe disa luginave tė pėrshkuara nga rrugė magjistrale. Nė kėto krahina ėshtė vėrejtur edhe prania e kulteve tė hyjnive romake dhe mė rrallė edhe tė hyjnive me prejardhje lindore. Viset e brendshme ilire u prekėn shumė mė pak nga ndikimet e kulturės romake. Nė pėrgjithėsi nė kėto krahina elementet e kulturės materiale e shpirtėrore romake janė tė pakta, ndėrsa ato vendase mė tė shumta. Ky raport do tė thellohet edhe mė tepėr nė shekujt qė pasojnė, nė kohėn e krizės sė skllavopronarisė, kur elementet kulturore vendase, tradicionale e tė reja zėnė njė vend gjithnjė e mė tė madh nė jetėn e banorėve tė provincave ilire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GL_Branch : 09-08-2005 mė 14:56

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •