-Nese ke deshire te vdesesh ma thuaj qe tani! Une nuk do te te bej asgje te keqe.
Vajza nuk foli, hodhi dy hapa duke u lekundur, atehere ai leshoi e shikoi natyrshem, sa ajo u gjallerua menjehere, fshiu lotet pa ze dhe vazhdoi te ece.
-Keshtu eshte me mire. Le te vazhdojme perpara...
-Kerkoni te me grabisni? Ju lutem, merreni canten dhe me lini te lire. Ju lutem!
-Jo, mos u trembi! Une vetem dua te flas me ju. Ne nje vend te qete ku askush smund te nderprese biseden tone. Mos u trembni nga menyrat e mia. Asgje, asgje me rendesi zonjushe. E shihni qe une po flas qe tani, flas vetem une, ju nuk duhet te lodheni, skeni perse te merziteni, do flisni kur te doni dhe sa te doni !
Ecen deri sa ai rrotulloi dy here te njejten zone per te pare mos e ndiqte kush. Pastaj se bashku kapercyen nje bulevard te gjere, u ndodhen perballe nje muri dhe ai i tregoi ku duhej te mbeshteste kemben. E kaluan murin e larte. Perballe kishin nje lendine te gjelber, qe shtrihej derisa sa puthej me qiellin. Asnje zhurme njeriu. Vetem nje heshtje e qete, sa vajza u habit dhe shtrengoi duart ne gjoks e mrekulluar. Ai e ndjeu qe i kishte bere pershtypje.
-Si e ke emrin?-e pyeti.
-Maria!
-Atehere, Maria, te pelqen?! Ketu vendos canten tende te vogel.
Ajo beri si i tha ai dhe i buzeqeshi.
-Si ka mundesi qe ekzistoka ky vend? Nuk ka njerez te tjere? Vetem ti e di? Perse me solle deri ketu? Si quhesh?
-Ah, kjo te takon ty.
Atehere mund te te therras Tini!
-Tani duhet ti heqesh kepucet!
Ajo u perkul me vemendje. Si i hoqen kepucet, Tini e mori per dore, ndalen ne nje vend ku priten per pak kohe.
-me mban inat?-e pyeti ai.
-E gjithe kjo me duket e cuditshme. Por ti je njeri i mire. Eshte keshtu?
-Sheeet! Duhet te afrohemi me kujdes. Aty afer te pret nje surprize.
U ndalen afer nje vendi ku qendronte nje kale i bardhe.
-Uau, si ka mundesi?
-Mos bertit, mund te trembet dhe te ike. Nuk e sheh qe seshte i lidhur?
-Me te vertete. Nuk e dija qe ekzistonte ky vend ne gjithe kete qytet te madh. Po te me kishe thne nuk do kishte nevoje te me kercenoje te vija deri ketu. Une i kam shume qejf kafshet.
-Prandaj shoqerohesh me ate mikun tend?
-Edvini? E njeh ti?
-Shiko,-dhe Tini i mori doren per ti treguar plagen.-Me shqepi ne dru pa i bere gje. Pastaj erdhi tek ty e te shoqeroi ne shtepi.
-Por ti me ke ndjekur? Nuk me ke kercenuar kot domethene. E ke marre inat? Ai nuk eshte njeri i keq. Me beso! Ti, me thuaj ku e dije qe ekzistonte ky vend? Eshte e pamundur!!! Mund te hip mbi kalin?
-Ti e njeh mire Edvinin?
-Ketu eshte kaq bukur!
Tini nuk ia vuri veshin. Vetem u ul ne toke dhe ndjeu aromen e barit qe e dehu te gjithin. Maria qeshte. Ti nuk do te me beje keq asnjehere apo jo?-dhe e shtyu lehte, duke hapur krahet e lumtur.
-Maria, me degjo! Ti je e para qe futesh ketu brenda. Ne rregull, une te solla duke te drejtuar nje thike ne fyt, megjithate pak rendesi ka. Ti je ketu, prandaj eshte e gjitha kaq e cuditshme. Prandaj kali nuk eshte i lidhur e nuk guxon as te ike. Ka frike mos beje figure te keqe. Ky vend eshte i imi.
-Oh, qenke i pasur domethene? Sa mire per ty!
-Jo, une te detyrova te kapercesh murin tim dhe u beme intime menjehere. Tani me degjo me kujdes: deshiron qe te vdesesh?
-Te vdes ? Perse ?!
-Ah, po e bej ndryshe pyetjen . une nuk jam i lumtur Maria. Nuk ka gje ne bote qe te me beje te ndjehem mire. Te tregova qe para pak kohesh i dhashe fund durimit duke copetuar grushtat pertoke. Asgje e mire nuk me ndodhi. Vetem qe ndjeva dhimbje e nje inat te eger perse qaja ne sy te te tjereve. Kam nje inat shume te madh me boten. Ajo mi ka marre pergjithmone ditet me diell, nuk eshte faji i njeriu, prandaj duhet te hakmerrem.
-Tini, te gjithe kane nga keto gjera. E di
-Maria, po te besoj sekretin tim. Kjo eshte bota ime. Fakti qe ti merr fryme nga ajri im, me ben te ndjehem keq. Asnje njeri nuk kujdeset te me kujtoje. Te gjithe, ju, shkoni e vini poshte e lart duke bartur me vete epitafin e shkruar paralindjes. Nuk eshte e drejte. Une qe e di cfare eshte shkruar, ndiej ankth kur iu shoh aq te shkujdesur. Nuk ma varni fare, e beni si tiu vije per mbare duke gezuar me vend e pa vend.
-E cili eshte epitafi im, atehere?
-Nuk e di! Deshiron vertet ta dish?
Tini!
-Une mundem vetem te te genjej. Kjo gje me ka ndodhur kur nisa te rritem prej verteti. Gjithcka e kam rrotulluar afer nje genjeshtre te madhe, i besoj edhe vete.
-Une, si Maria, skuqem gjithmone para se te mendoj dicka te re per te thene. Kjo me ndodh mua. Nuk te kuptoj dot, ti dukesh kaq i embel dhe i mire...
-E ku me njeh ti? Une kete gje i them perpara pasqyres, pastaj shemtoj fytyren, hap gojen, rri ne heshtje deri sa degjoj zhurme nga jashte dhe dal i qete duke peshperitur me gjysem zeri: -Ju lutem, te tjeret kane deshire te rrine ne paqe
-Perse, kush te ben keq?
-E crendesi ka? Te gjithe e kane bere nje ide te gabuar per mua. Une i urrej njeri pas tjetrit.
-Te gjithe kush? Mos valle je i semure?
-Sikur ! do te ishte e njejta gje po te qendroja ne nje qoshe e te kerkoja meshire. Ja, i imagjinoj qe tani njerezit qe trazojne monedhat ne xhepa e kane turp te me falin dicka. Mbase jane aq te mire sa me meshirojne pertej, deri ku smban me.
- Tini, kjo nuk eshte gje e bukur per tu thene. Njerezit kane !
-Njerezit ? A nuk e kupton qe perreth cdo njeriu behet nje komplot i fshehte, prapa kraheve. Bota per mua mendon kur te me heqe qafe. Une per vete i percjell te njejtin mesazh te tjereve. Te afermit e mi vuajne qe te gjithe. Une po pres momentin kur duhet te vuaj prej verteti.
Maria e pa me emblesi. I kapi doren dhe e terhoqi pas vetes, te coheshin e te ecnin.
-Por ate tjetrin, Edvinin, kshtu me the qe quhet, e ke gje?
-Eshte vellai im!
-Atehere duhet te te puth? Nuk do ti vije fare mire kur ta mesoje kete gje.
Maria qeshi.
-O Maria, e di qe keshtu eshte sikur ti flas vetes sime per nje tjeter? Edhe ti ke te njejten gje? Domethne thua pallavra kur je me te tjere? Une per veten time mbyllem ne banje dhe bej shurren ne lavaman. Kjo me lehteson, eshte njelloj sikur ta di qe sme pergjon njeri nga syri magjik.
-Cpo thua, budalla! Nuk jane ketu bisedat qe behen me nje zonjushe.
-Atehere te te ferkoj pak gjoksin? Nena ime eshte shume e semure!
-Me vjen keq per nenen tende!
-Maria, une duhet
-Djalosh i keq!
-Por sikur
Tini ndaloi afer Marias dhe ngriti veshtrimin lart.
-Mund te iki?-iu lut papritmas asaj. Me fal per pak me perpara!
-Te ikesh? Perse?
-U merzita! Me kupton? Ndryshe duhet te te vras! Dua qe te jem vetem.
Maria e pa me mirekuptim.
-Thiken tende e kam une,-i tha e qeshi me te madhe. -E do?
-Jo, eshte e kote, tani jo,-i tha Tini i pikelluar.
Aq shpejt mendonte te ishte dikush qe e njihnin te gjithe. Sikur te gjithe ta dinin emrin e tij! Sa gje e kendshme! Te kujtoheshin per te njehere ne vit, jo vetem Maria. Por tek e fundit crendesi kishte jeta e tij kur shtyhej e luftonte per te jetuar te shumten nje shekull?
-Kam deshire te shetis me kalin,-i tha Maria. Ketu eshte njelloj sikur te jem ne kopshtin tim. Dhe ky kale i bardhe, i bukur, ben tamam per mua. Me lejon?
-Me dorezo thiken!
Maria e pa me dyshim.
-Me premto qe sdo me besh asgje te keqe.
Tini qeshi, e mbajti doren zgjatur, derisa Maria la thiken dhe u terhoq nje hap me mbrapa.
-E gjithe kjo nisi kot fare. Vetem qe vellai yt me demtoi vetullen e majte, e sheh? Maria, kujdes, ky kale mund te te coje jashte kopshtit tim. E pastaj ky kopesht nuk do te ekzistoje me. Duhet te mendosh cdo sekonde ku jam, sepse duhet te kthehesh.
Maria iu hodh ne qafe dhe e puthi gjithe kenaqesi. Ata nuk ishin me te huaj per njeri tjetrin. I qete, ai e mori pas vetes, iu afruan te dy kalit dhe ai i zgjati serish thiken Marias:
-Kujtoja se ishte i lidhur! Duhet vetem te heq litarin prej qafes se tij. Merre thiken, Maria, keshtu e di qe smund ti bej dot keq vetes!
-Deri ku shkon ky kale?-e pyeti Maria duke u ndjere e lumtur si femije.
-Ti e di.
-Atehere duhet te me presesh. Me prit!
Maria shaloi me hijeshi kalin e bardhe dhe nisi ne nje rruge qe kafsha e dinte permendesh. Tini e imagjinoi edhe njehere rrugen qe kishin per te bere. Kali te conte deri ne nje fare vendi, pastaj niste te levizte i shqetesuar, duke tronditur kaloresin persiper. Ishte nje rruge, ajo copa e jetes qe i ngjante kafshates se nje hurme te verdhe. Kjo do te mjaftonte per te tronditur Marian. Ajo do shtrengohej me force pas jeleve te kalit, e ky do te bente cmos per te mos e hedhur pertoke. Ndryshe te dy do te ishin te mundur dhe ai, Tini, do ta merrte vesh shume shpejt, se ai i merrte vesh te gjitha cbeheshin ne kopshtin e tij sekret.
Pastaj kali do vazhdonte, do ndiqte rrugen qe i kishte mesuar i zoti dhe sikur ajo te mos i thoshte fjalen sekrete, kali do ta conte drejt e ne gremine. Do hidheshin e do vdisnin te dy, cope-cope ne fund te asaj parajse. Tini u ndje keq. Perse e la te shkonte? Ia mori vrapit derisa iu frua murit dhe e kaperceu. Doli ne boten reale.
Nuk u ndje i lehtesuar. I harroi per nje cast te tjerat dhe mendoi te ndiqte ndonje person te dyshimte. Ke te gjente, kishte per ta marre ne kopshtin e tij. Kete here skishte kale, e njeriu qe do i mesonte te gjitha sekretet do ishte me patjeter i arsyeshem per ta kuptuar, per te mos e ngushelluar. Priti aq sa mundi, kur e ndjeu qe ishte e kote. Sgjente dot njeri ato caste. Kjo e vrau shume. Nje bote e mbushur me njerez ku askush nuk ishte i denje qe Tini ti shkonte pas, per ta afruar te kapercenin murin. .
U afrua i penduar tek muri i tij, e kaperceu prape, u fut brenda dhe u gjet ne boten e qete, te meparshme. Perreth ishte nje hije e vdekur, sa Tini shkundi koken, gjeti litarin e kalit dhe vendosi te kerkoje pemen ku te varte veten. Eci shume. E gjeti pemen dhe hipi lart saj, vendosi pellemben mbi sy dhe kontrrolloi gjithe perimetrin. Zbriti poshte, e harroi fare litarin e varur, u shtri e nisi te fleje kruspull mbi veten. Pasdite vone ndjeu hapat e Marias. Hapi syte i trembur, kjo ishte e mbuluar ne gjak, e sapo e pa filloi te qaje.
-Mu desh ta vrisja, kalin. Dhe ta dish sa mire qe po ia kalonim te dy se bashku.
-Si ndodhi ?
-Nuk deshte te merrte nje shteg, te shtruar, ku me sa dukej kishte qene shume here me ty. Ndaloi ne vend e per pak me rrezoi pertoke. Bente me shenje nga muri. Kerkonte te arratiseshim.
-I gjori kale! Dhe ti e therre?! Ai te shpetoi jeten.
-Neser do hedhim nje kat me shume mbi murin tone. Asnje nuk duhet ta dije qe jemi ketu. Tek e fundit, une bera nje vrasje !
-Shtrihu me mua, Maria, fli !
Ajo u ul dhe e zuri gjumi menjehere. Tini u ngrit ne maje te gishtave, u largua aq sa nuk dukej dhe nisi te germoje me shpejtesi token me duar. Mendoi te hapte nje tunel qe ta lidhte me boten jashte, keshtu edhe sikur ti hidhnin nje shtrese te dyte, murit, e te izoloheshin, ai do ta kishte nje mundesi komunikimi. Pastaj iu duk e gjitha e kote, e lodhshme. Vetem qeshi kur e kuptoi se po bente te gjithen per te groposur kalin. Ose ne vend te tij do te fuste Marian nen dhe. Me ne fund ky kopsht sekretesh do ta kishte nje varr te tijin!
Krijoni Kontakt