"Me tre pjese" nga Faik Qyqja
Pjesa e pare: "LAGJA E VARFER"
Qyteti eshte i vogel.
Ne pjesen veriore eshte nje lagje e kuqe, me ndertesa te vjetra.
Pallate me tulla te ngrena nga koha.
Rruget jane te ngushta, te kalldremta, me pellgje ku neteve te kthjellta lahet hena.
Dyqane qe shesin gjithcka.
Prostituta, plaka, te reja, te shendosha, thatime ........gerrvishtin me takat e larta qetesine e rrugeve te varfera, intime.
Pisllek, e ere e ndyre, si nje uturak ku 100 lebroze kane peshtyre.
Mizerja kercen ne cdo prag.
Ne parmazet e dritareve te veshur me avull, fantazma e te ftohtit shfaqet.
Pjesa e dyte: "NJE BURRE PLAK DUKET NE RRUGE"
Ai ec ngadale.
Mbeshtetet mbi shkopin e thare, dhe drejtohet per ne fundin e rrugices.
Hyn ne dyqanin e sendeve te perdorura.
Pershendetet me zilen e deres.
Jane miq bashke.
Perballe tij nje tjeter moshatar, ja ngul syte duarve te tij te thara.
Syve te tij te jeshilte, qe ne menyre te pakuptimte qajne.
Ai eshte klient i rregullt.
Ne kete dyqan vite te shkuara kur ende femije, nena i ka blere lodren e pare, qe si sot i kujtohet, ish nje karroc e drunjte pa rrota.
E deshte atehere karrocen e drurit, magjine qe ajo mbante ngarkuar, i bindur ne madheshtine e saj, atehere ende i vogel, vetes i qe betuar, se kur te rritej do te bente nje karroce te madhe, e ne te do te hypte te gjithe banoret e varfer te kesaj lagje.
Dyqani i sendeve te perdorura, i mbushur me pluhur e rraqe, me rafte te stermedha druri, me senduqe te nginjur si barqe.
Kish gelltitur mijera sende, qe dikur i perkitnin te them se kujt sdi , e tani qendronin te heshtura, prisnin padronin e ri.
Plaku i vjeter, i zbardhur, kerrusur mbi hijen e tij.
Gjithe ditet qe nga jeta i kishin mbetur, i kishte futur ne nje kuti.
Ja zgjati kutin moshatarit, qe koka i dridhet mbi supe.
Merri i tha, e me jep per ditet e mia nje tufe me lule.
Lule plastike, lule artificiale, qe nuk kane as ere e as asgje tjeter, por gjithesesi jane te bukura.
Shkembimi u krye aty per aty.
Pronari i ri i diteve te tija, heshtur e pa ne sy.
Pastaj e ndoqi kufomen e gjalle qe pragun e dyqanit i perkundshem kaloi, ne duar mbante tufen e luleve artificiale, e ai vete kutin me ditet qe sdine te rendojne.
Pjesa e trete: "TE NESERMEN NE MENGJES"
Lagjia e mardhur nga te ftohtet struket ne sqetullen e botes.
Rrugica eshte bosh.
Ne kutine e kartonit, ne dyqanin e relikeve sorrollaten ditet e pajetuara, ndersa ne nje bodrum, nga ata te ndresave te kuqe, shtrihet kufoma e nje plaku, me lule plastike ne duar.
Ne kembet e tij qendron karroca e drunjte, e vogel, pa rrota, nuk eshte me loder.
Eshte motra e vogel e karroces se madhe, qe do te ndertohej ne nje nga ditet qe kurre su jetuan.
Lulet plastike, te bukura, artificiale pa ere, konvertuar me enderren qe kurre smorri tjeter vlere, qe fle ne nje nga raftet e dyqanit te relikeve.
Krijoni Kontakt