Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 49
  1. #21
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga greenflower111
    OK, mqse falja eshte provuar te na ndihmoje te jetojme me qetesisht, apo me gjate?! (per aq sa te verteta mund te jene keto konkluzione!!) Atehere:

    Pse eshte e veshtire te kerkosh falje ne me te shumten e rasteve(edhe kur faji eshte mbi ty), cfare e veshtireson kete me se shumti?
    Cdo te thote kur dikush tjeter pretendon prej teje patjeter ti kerkosh falje per nje gabim qe ke bere dhe ke pranuar te kesh bere? Mund te jete kjo kerkese e tij/e saj mungese afeksioni karshi teje apo deshire per te bere te ndihesh inferior?

    Krenaria ehhhhh

  2. #22
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Citim Postuar më parë nga green
    Pse eshte e veshtire te kerkosh falje ne me te shumten e rasteve(edhe kur faji eshte mbi ty), cfare e veshtireson kete me se shumti?
    Nga krenaria e pakufi, absurde shkaterruese... me teper eshte fodullek prej budallai qe del ne pah kur nuk jemi te zotet tu japim drejtim problemeve tona.
    Ndjenje miope qe cben nje miqesi.
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  3. #23
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ca do me thene me fal?

    Ku perdoret?
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  4. #24
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    po te thoni "me fal" e tju thone "ste fal"ju ka ndodhur ??seshte e cuditshme te ndodhe per ato qe ne i quajme gabime"te renda"po kur ti e ke menduar aq shume ta them apo jo,se te esht dukur e parendesishme ose ke thene nenkuptohet ai/ajo qe ke perballe te thot me seriozitetin me te madh ste fal !

    un kerkoj falje gjithmon kur e kuptoj se e kam gabim!dhe nuk ndjehem asnjeher keq kur e di qe personi qe kam perballe do e vlersoj kte shum me teper se qindra justifikime apo shtyerje te sqarimeve per te shmangur ate "me fal"..me njerzit qe spara injoh mire(i tille ishte dhe rasti me lart)po mesoj te jem me e kujdesshmejo se me demton, po ai mendimi qe "ai" buzqesh triumfator ne nje rast te tille esht pak si shume...
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  5. #25
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    te kerkosh falje nuk eshte turp...

    te kerkosh falje nuk do te thote te uleh vetem por te respektosh njeriun qe ke perballe...

    ne fund te fundit njerez jemi dhe gabojme dhe mund edhe te falim....

  6. #26
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Te kerkosh falje ?(!).
    Un mund te kerkoj falje vetem per ndonje "faj" qe e bej pa dashje . Si psh, ne kalim e siper mund ti shkel kemben dikujt, mund ti cike krahun, mund te perplasem , ose mund ti shkel bishtin maces ose qenit. Direkt leshoj nje "me fal" shume te sinqerte.
    Ndersa per gjera , qofshin keto edhe gabime, por qe i kam bere duke u menduar, nuk me ndodhe te kerkoj falje. Dhe per te vetmen arsye se nuk jam penduar ende. Nuk e di pse te kerkosh falje , eshte si te pohosh disi pendim.
    (

  7. #27
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Citim Postuar më parë nga macia_blu
    Te kerkosh falje ?(!).
    Dhe per te vetmen arsye se nuk jam penduar ende. Nuk e di pse te kerkosh falje , eshte si te pohosh disi pendim.
    (
    ku eshte e keqja e te penduarit??per mendimin tim te pendohesh ose kerkosh falje per dicka qe e ke menduar me pare nuk tregon dobesi ne mendime..tregon se pavarsisht nga "shoshitja"e mire e gjerave ka ceshtje per te cilat duke i vlersuar njeanshmerisht,subjektivisht, mund te gabosh..dhe ta pranosh kete gabim e te kerkosh falje tregon force karakteri.shmangia ose ajo shtyrja ne subkoshience per mua esht me e demshme..
    megjithate eshte nje ceshtje ku "skerkohet llogari"sthuhet "pse mendon keshtu"?gjithkush vendos vete te kerkoj falje dhe te fale!
    mu kujtua te pendesa nje thenie e Hygos:"Pendesa eshte varka qe nuk mbytet kurre"dhe e vlersoj..per aq kohe sa je e forte te mos mposhtesh nga gabimet e humbesh forcat te vazhdosh, pendesa eshte vertet e vlefshme!
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    "Fal veten tende perpara . Pastaj fal edhe te tjeret"

    Citim Postuar më parë nga green
    OK, mqse falja eshte provuar te na ndihmoje te jetojme me qetesisht, apo me gjate?! (per aq sa te verteta mund te jene keto konkluzione!!) Atehere:

    Pse eshte e veshtire te kerkosh falje ne me te shumten e rasteve(edhe kur faji eshte mbi ty), cfare e veshtireson kete me se shumti?
    Cdo te thote kur dikush tjeter pretendon prej teje patjeter ti kerkosh falje per nje gabim qe ke bere dhe ke pranuar te kesh bere? Mund te jete kjo kerkese e tij/e saj mungese afeksioni karshi teje apo deshire per te bere te ndihesh inferior?





    Qielli ishte i erret dhe binte shi. Mari ishte i mbeshtjelle nen batanije.
    Une qendroja ulur ne karrike, prane shtratit te tij duke i mbajtur ne duar
    shputat e kembeve. Semundja e kishte lene Marin kaq te dobet sa nuk ishte ne
    gjendje te levizte as majat e gishtrinjve. Shtrydha tubetin mbi pellemben e dores
    dhe fillova ti bej masazh. Kisha pare se si e kishin bere kete pune te tjeret,
    me pare, e sot e mora une persiper. Ate moment une isha gati te beja cdo gje
    per te .
    - Mic, foli profesori duke u kthyer tek tema e faljes, nuk ka kuptim te mbash
    inat dhe kokefortesi. Pse i bejme disa gjera?!

    "Te falurit" ishte pikerisht ajo per te cilen isha interesuar te bisedoja
    une. Neper filma kisha pare se si i pari i familjes ne shtratin e vdekjes kishte
    thirur prane te birin qe i qe bere i huaj, per te bere paqe me te para se te
    linte kete bote. Pyesja veten nese Mari kishte nje pendese te tille, nese
    brenda vetes ndjente ate nevoje per te thene 'me fal' para se te vdiste.
    - E shikon ate skulpture? Ai veshtroi nga nje skulpture e vendosur mbi nje
    raft .
    E derdhur ne bronx , skulptura jepte portretin e nje burri reth te dyzetave.
    -Jam une, tha Mari, nje miku im e punoi ate skulpture, ndoshta 30 vjet te
    shkuara. Quhej Norman. Ne kalonim shume kohe bashke, shkonim per te bere
    not, per shetitje me makine. Kemi shkuar bashke edhe ne Nju Jork.
    Nje dite ai me ftoi ne shtepine e tij ne Kembrixh dhe aty, e punoi ate
    skulpture. I mori jave te tera. Por ai donte ta nxirrte te persosur.
    Une veshtroja fytyren e skulptures. Ishte nje ndjenje e cudicme te shikoje
    Marin ashtu tri dimensional, kaq te ri, kaq te shendetshem duke na "veshtruar"
    tek bisedonim. Miku i tij kish ditur ti fuste shpirt skulptures.

    -Ja tek vjen edhe pjesa e hidhur e kesaj historie, tha Mari. Normani dhe
    gruaja e tij shkuan te banojne ne Cikago. Pak me vone gruaja ime, Sharlota, kaloi
    nje operacion te rende. Normani edhe e shoqja nuk u bene te gjalle fare. Une e
    dija qe ata kishin degjuar per operacionin. Sharlota dhe une u lenduam shume
    qe ata nuk na moren as ne telefon per te pyetur se si ishte gruaja
    ime.Keshtu, ne i preme mardheniet me ta.
    Me kalimin e viteve pata rast te takohesha me Normanin disa here dhe ai u
    perpoq te pajtohej, por une nuk pranova. Nuk isha i kenaqur nga justifikimet e
    tij. Mbaja krenarine time
    Zeri i tij iu mbyt.
    -Mic, pak vite me pare, shoku im vdiq nga kanceri. U deshperova shume. Me
    erdhi shume keq, se nuk arrita ta shoh edhe nje here para se te vdiste e ti
    thosha qe e kisha falur. Me dhemb kaq shume..
    Ai po qante. Ishte nje e qare e bute. Lotet i rodhen poshte faqeve e i shkuan
    deri tek buzet..


    Perktheu: Albana M Lifschin

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Falja duhet te jete virtyt e jo tabu teme.
    Te kerkosh falje duhen nerva dhe guxim,kjo qe edhe na ben te forte ne jete.
    Citim Postuar më parë nga xeni
    Te thuash me fal eshte burreri...
    Edhe un ashtu tham!
    Me njerezt e familjes asht, patjeter, shume ma e lehte, ma e zgjatun e n'disa raste ma e ndieshme. Kurse per gabime n'pune, megjithse mue m'ndodhin rralle e kurre , asht dicka kshtu: "I f*cked up. It won't happen again!" edhe mbaron ajo pune.
    Defend the second amendment

  10. #30
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Citim Postuar më parë nga green
    Pse eshte e veshtire te kerkosh falje ne me te shumten e rasteve(edhe kur faji eshte mbi ty), cfare e veshtireson kete me se shumti?
    Tek une eshte kokfortesia edhe krenaria qe nuk me len ne shumten e rasteve..
    How can she fall, if there is no one there to catch her

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ju kanë bërë magji?
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 10-03-2016, 06:45
  2. Pse është e vështirë të thuash "Më Fal"?
    Nga _Mina_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 19:53
  3. Si ta kthejme dikend ne besim islam
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 05:27
  4. Një dite do t'i kujtoni këto që po ju them
    Nga qorri_30 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 11:47
  5. Te thuash cfare mendon/ndien eshte zgjidhja e duhur?
    Nga Alicia në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 19-03-2006, 21:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •