Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dessaretis
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Postime
    17

    A mesohet filozofia (arti i mendimit)?

    Shoqeria njerezore ka pranuar ne gjirin e saj shume profesione, zanate, ka hapur vende pune etj., nder te cilat edhe filozofine dhe katedrat e filozofise neper universitete.

    Si e justifikoni ju kete gje? A mund te mesohet arti i mendimit? Dhe per me teper a jane vertet te justifikuar ata profesore qe marrin persiper te mesojne dike se si "te mendoje"?

    Si mund te mesosh nje njeri tjeter mbi filozofine dhe cfare i meson atij njeriu, nqs. kjo eshte e mundur?

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Kjo tema qe ke hapur, me solli ne mendje nje incident shume te kendshem dhe domethenes ne te njejten kohe me nje profesor qe shkoi ne nje simpozim. U ul dhe degjoi 2-3 referate profesoresh te rinj ne moshe qe po mbronin nje mendim te kundert dhe po zinin ne goje shume referenca librash dhe autoresh mbi ate subjekt, midis tyre mbizoteronte emri i profesorit plak qe ishte ne salle.

    Kur mbaruan referatet filloi nje debat i hapur ne salle ku te gjithe moren fjalen. Edhe pse iku 1 ore debati pasionant midis paleve, profesori nuk kish nxjerre asnje fjale nga goja, por emri i tij dhe librit te tij u lakua disa here.

    Aty nga fundi i simpoziumit, profesori ngriti doren per te marre fjalen.

    - Po ju kush jeni? - e pyeti nje nga profesoret me te rinj ne moshe.
    - Une jam ai qe ka shkruar librin qe ti mban ne dore, - u pergjigj profesori.


    Jane interesante pyetjet qe ti ke shtruar me lart. A mund te mesosh si te mendosh? A mund te te mesoje dikush te duash dijen kur askush nuk eshte ne gjendje qe te perkufizoje/kufizoje dijen?!

    Nuk ka asgje te keqe te pushtohesh nga nje ndenje cudie jo vetem per ate qe te rrethon por edhe per veten tende dhe per maredheniet e tua si njeri me njerezit e tjere. Kjo ndienje cudie te shtyn qe besh pyetje dhe te kerkosh te dish. Deri ne kete pike, te gjithe njerezit jane te gjithe se bashku, dhe ne kete pike degezohen: ata per te cilet e rendesishme eshte dituria me ane te arsyes dhe llogjikes; ata per te cilet e rendesishme eshte te njohin me ane te zemres dhe jo te dine. Ata qe perpiqen te ngrejne nje kala mendimi brenda natyres njerezore me shprese se nje dite do te dalin ne te verteta universale, dhe ata qe braktisin gjithcka te kesaj bote materiale apo mendore, ne menyre qe te njohin ate natyren tjeter matane njerezores, natyren hyjnore. Te dyja keto natyra i gjejme tek njeriu te manifestuara ne menyren e vete.

    Shkolla te meson shume gjera, por nje gje nuk ta meson. Nuk te meson si te duash njerezit dhe si ta manifestosh kete dashuri ndaj tyre. Prandaj edhe filozofet i qendrojne larg dashurise dhe e zevendesojne ate me dijen. Une personalisht nuk ndjek ate filozofine e "dashurise per dijen", por ate filozofine e "dijes mbi dashurine".

    A mund te zevendesoje dija e gjithe botes dashurine e nje femije per prindin apo dashurine e prindit per femijen?!

    Albo

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Filozofia eshte fara e mencurise por natyrisht kerkon token e pershtatshme.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    ...and show must go on...

    Pėrsėri dhe akoma dhe papushim me kėto histori. Nuk e kuptoj kėtė ngulmim tė ēuditshėm pėr tė pėrcjellur njė mesazh me anėn e anekdotave tė ndryshme tė pėrjetuara apo mbledhura lart e poshtė. Mėnyra e anekdotave ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė mos thėnė asgjė drejtpėrdrejt, por tėrthorazi. Por kjo gjė ėshtė e denjė vetėm pėr ata qė e nėnvlerėsojnė tjetrin duke i bėrė atij pėr tė kuptuar njė gjė nga sugjerimi, dmth duke i thėnė atij : "Shiko nė kėtė drejtim se ndoshta do tė gjesh diēka". Ironia sokratike (aq e dashur pėr njėrin nga pjesėmarrėsit e temės sė filozofisė) ėshtė sidoqoftė njė ironi. Ajo e poshtėron bashkėbiseduesin me qėllimin e vetėm pėr t'a lartėsuar atė mė pas tek vetja e vet, dmth duke e bėrė atė pėr tė arritur tek e vėrteta nga vetja e vet. Por kjo ėshtė njė mashtrim. Sepse mbetet vetėm pėrshtypja qė ne e kemi zbuluar tė vėrtetėn nga vetja jonė, por nė fakt ajo ėshtė e sugjeruar. Thelbi i ironisė ėshtė tė shtirurit sikur jemi mė tė paditur se bashkėbiseduesi pėr t'a sjellur kėtė bashkėbisedues mė vonė tek bindja qė ishte ai nė fakt i mashtruari dhe jo e kundėrta.

    Dessaretis merr shkas nga njė debat nė njė temė tjetėr nė lidhje me mendimin dhe mėsimin e mendimit, pėr tė shtruar pyetjet : si justifikohet posti i profesorit tė filozofisė ? A mund tė mėsohet arti i mendimit ? (unė do tė thosha artizanati i mendimit)

    Filozofia sot ėshtė njė disiplinė shkollore, dhe si e tillė ajo ėshtė e studiuar si histori e filozofisė. Mirėpo filozofia nuk ėshtė njė histori e filozofisė. Ajo ėshtė e pėrndjekur nga ēėshtja e cila qysh prej Leibniz, ėshtė kthyer ēėshtja themelore e filozofisė : "Pėrse vallė ka qenie dhe jo mė tepėr asgjė ?" Kjo ēėshtje ėshtė shtruar nė mėnyra tė tėrthorta qysh nė Lashtėsi nga Parmenidi dhe Herakliti. Kurse nėpėr katedrat e filozofisė mėsohet ecuria e mendimit filozofik. Nga vetė kjo ecuri, secili sipas formimit dhe botėkuptimit tė vet, nxjerr dhe pėrpunon udhėt e tij tė veēanta pėr tė menduar.

    E kam thėnė nė temėn tjetėr, mėsuesi ėshtė ai qė flet mė pak krejt duke mėsuar mė shumė. Sepse mėsuesi duhet vetėm tė ngjallė dėshirėn pėr t'iu futur udhės sė mendimit dhe tė japė mjetet e ecjes nė kėtė udhė. Mjete tė cilat janė historia e filozofisė. Me t'u futur nė udhėn e mendimit, ėshtė mendimi ai qė ndjek mendimin duke iu pėrgjigjur kėtu gjuhės. Ai qė mendon ėshtė nė njė dialog tė vazhdueshėm me veten e tij duke ndjekur kėtu gjuhėn. Dhe siē thotė Heidegger, ėshtė gjuha ajo e cila flet nėpėrmjet njeriut dhe jo njeriu nėpėrmjet gjuhės.

    Dashuri pėr urtėsinė apo urtėsia e dashurisė ?
    Dashuria ėshtė njė ndjenjė, njė lėvizje drejt diēkaje, me qėllim pėr t'a shtėnė nė dorė kėtė diēka dhe pėr t'a zotėruar atė. Pra nqs kthehemi drejt urtėsisė sė dashurisė, do tė shohim qė dashuria ėshtė njė ndjenjė imperialiste, ajo synon pėr t'a reduktuar Tjetrin tek Uni, dhe kėshtu pėr tė zhdukur jashtėsinė e Tjetrit. Dashuria nuk ėshtė diēka e pastėr. Ajo ka gjithmonė njė qėllim, kėnaqjen e egos nėpėrmjet mbėrthimit tė tjetrit, nėpėrmjet largimit tė Tjetrit nga uni i vet drejt kėsaj ego.
    Kurse dashuria pėr urtėsinė ėshtė dashuria pėr shenjėn e pikėpyetjes, dashuria pėr gjendjen e daljes sė unit nga vetja drejt tjetrit, dhėnien e pėrparėsisė ndaj tjetrit.

    Pra, unė preferoj dashurinė pėr urtėsinė sesa urtėsinė e dashurisė.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Unė studioj...nuk e di se sa kam mėsuar.As qė do ta di.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Subjekti : ati i forumit!

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kjo tema qe ke hapur, me solli ne mendje nje incident shume te kendshem dhe domethenes ne te njejten kohe me nje profesor qe shkoi ne nje simpozim. U ul dhe degjoi 2-3 referate profesoresh te rinj ne moshe qe po mbronin nje mendim te kundert dhe po zinin ne goje shume referenca librash dhe autoresh mbi ate subjekt, midis tyre mbizoteronte emri i profesorit plak qe ishte ne salle.

    Kur mbaruan referatet filloi nje debat i hapur ne salle ku te gjithe moren fjalen. Edhe pse iku 1 ore debati pasionant midis paleve, profesori nuk kish nxjerre asnje fjale nga goja, por emri i tij dhe librit te tij u lakua disa here.

    Aty nga fundi i simpoziumit, profesori ngriti doren per te marre fjalen.

    - Po ju kush jeni? - e pyeti nje nga profesoret me te rinj ne moshe.
    - Une jam ai qe ka shkruar librin qe ti mban ne dore, - u pergjigj profesori.
    Po morali i historise cili ishte?...
    Ka ca njerez qe punojne me faza, me intervale, me shkeputje e kam llafin. Njerez te vojtur nganjehere qe flasin... per te folur! Ju duket se permbushin jeten duke folur kot. Ligjeratat ju japin iluzionin se ja kane dale mbane, se kane arritur diēka tanime. Ne fakt esenca e njeriut ben qe nje nga nevojat me primitive te tij eshte “nevoja e te shprehurit, e fjales”. Pak a shume si nje bilbil qe kendon! Po s’kendovi me nuk quhet me bilbil. Sidoqofte ka bilbila qe kendojne bukur por ka dhe nga ata qe te ēajne daullen e veshit, per te mos thene se te ēajne ndonje gje tjeter... Por kur ata qe kendojne si lepitka kerkojne te behen shef orkestre, eshte pune e madhe mer jahu.




    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Jane interesante pyetjet qe ti ke shtruar me lart. A mund te mesosh si te mendosh? A mund te te mesoje dikush te duash dijen kur askush nuk eshte ne gjendje qe te perkufizoje/kufizoje dijen?!

    Nuk ka asgje te keqe te pushtohesh nga nje ndenje cudie jo vetem per ate qe te rrethon por edhe per veten tende dhe per maredheniet e tua si njeri me njerezit e tjere. Kjo ndienje cudie te shtyn qe besh pyetje dhe te kerkosh te dish. Deri ne kete pike, te gjithe njerezit jane te gjithe se bashku, dhe ne kete pike degezohen: ata per te cilet e rendesishme eshte dituria me ane te arsyes dhe llogjikes; ata per te cilet e rendesishme eshte te njohin me ane te zemres dhe jo te dine. Ata qe perpiqen te ngrejne nje kala mendimi brenda natyres njerezore me shprese se nje dite do te dalin ne te verteta universale, dhe ata qe braktisin gjithcka te kesaj bote materiale apo mendore, ne menyre qe te njohin ate natyren tjeter matane njerezores, natyren hyjnore. Te dyja keto natyra i gjejme tek njeriu te manifestuara ne menyren e vete.

    Shkolla te meson shume gjera, por nje gje nuk ta meson. Nuk te meson si te duash njerezit dhe si ta manifestosh kete dashuri ndaj tyre. Prandaj edhe filozofet i qendrojne larg dashurise dhe e zevendesojne ate me dijen. Une personalisht nuk ndjek ate filozofine e "dashurise per dijen", por ate filozofine e "dijes mbi dashurine".

    A mund te zevendesoje dija e gjithe botes dashurine e nje femije per prindin apo dashurine e prindit per femijen?!

    Albo
    Eshte interesante te verresh se ne ēdo “ligjerate” te ketij pallos (pallos: qe rrjedh nga palloi, zog i bukur me bisht... e vazhdon me tej) me lart, heroi apo personazhi kryesor i te ashtuquajturave anekdota, pra heroi eshte gjithmone nje figure qe misheron persemiri figuren paternaliste... E nuk numurohen fjalet te tipit : baba, at, prind, Zot, Perendi... ; fillimet e uratave me anekdota : te thuash ti "ky merr jahu ka rrojtur dhjete jete me shume se gjithe te tjeret".

    Po te isha psikolog, i njohur profesionalisht e kam llafin, pas nje analize do te leshoja verdiktin (apo dekretin?) se i shkreti subjekt vuan nga nje identifikim ekstrem me figuren atesore... Mbase me nje figure atesore akoma me atesore se ati i gjithkujt ne toke... : “O Ati yne qe je ne qiell!”. A s’eshte kjo nje formule barrikade e te ashtuquajturve "besimtare"? E shpeshhere te tilla figura paternalistike, nuk mbjellin grure per ta korrur por vetem qe te rekoltojne (korrin) meriten et te mbjellit... Dhe nganjehere gruri shnderrohet ne ithka. “Une do te tregoj udhen...”, shprehet Lartmadhenia e qiejve ne gojen e disa profetve tokesore. Do te tregoj udhen paēka se te shpie ne ndonje qorrsokak! Ama jam une ai qe ta tregova... udhen!

    Fakti eshte se figura paternalistike, ne shqiperi me theksuar se ne vende te tjera “fale” tradites kulturore (neqofte se mund te shprehem keshtu), merr trajta politike, ligjvenese... Ketu dalim tek nje pike thelbesore e fjalimit politik, propagandik etj., ajo qe per te miratuar, pranuar, nje fjalim, njerezit duhen prekur... Dhe me se preken njerezit? Me dialektiken e ndjenjave! “Duaje tjetrin! Femija e do babain... Dashuri permbi te gjitha.” E te tjera me radhe. Shyqyr zotit (megjithese une s'besoj) qe qellimi i subjektit ne kete rast nuk eshte gje tjeter veēse mirenjohja, fama apo ku di une. Pra shkurt qellime egocentrike qe nuk shkojne me larg se mustaqet e Celos. Se per te marre nje shembull ekstrem, edhe propaganda e Goebbels kundrejt ēifuteve, ne te njejten menyre ushtrohej...
    Veēse Goebbels ishte nga ata bir qeni, diplomat i madh, qe e perdorte fjalen ne nje menyre kaq te veēante saqe po te te thoshte "Go f... you!", te ndillte deshire ta beje.

    E ē'hyn kjo ne kete teme? Jo keshtu kot, per qejf, veēse doja te thoja se duhet patur kujdes nga cdo baba mendimtar, apo profesor filozofie, por sidomos, sidomos, nga ata te rremit.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Une i kam qejf anekdodat pasi dijen nuk e kerkoj ne librat e filozofeve, e kerkoj tek njerezit e thjeshte bile edhe tek budallenjte. Po ju tregoj nje anekdode tjeter qe percjell nje tjeter mesim ne po te njejtat linja.

    Nje menaxher ne nje kompani kish si detyre qe te punesonte nje person per nje vend te lire qe ishte hapur. Pozicioni i lire ishte i paguar mire dhe me pergjegjesi, dhe kompania kishte monopolin e saj te mbrojtur me patente ne ate teknologji. Aq shume te interesuar kish, aqsa pasi shqyrtoi me qindra rezume, dhe mbi 40 intervista, arriti qe te piketonte 3 kandidate te mundshem per pozicionin, qe ai mendonte se ishin me te kualifikuar se te tjeret.

    I ftoi te tre per intervisten e dyte dhe ngaqe ishte pozicion me pergjegjesi, gjate kesaj interviste do te merrte pjes edhe pergjegjesi i menaxherit. Per cudine e menaxherit, pergjegjesi i tij degjoi gjate gjithe kohes dhe u beri vetem nje pyetje te tre kandidateve. Pyetja ishte e thjeshte: A ke njohuri mbi X fushe te teknologjise? (kjo ishte teknologji e re qe vete kjo kompani po zhvillonte dhe nuk kishte dale ende ne treg).

    Dy prej kandidateve iu pergjigjen kesaj pyetje mbytur, duke mos perdorur as Po dhe as Jo por duke kompensuar faktin se nuk e njihnin kete teknologji me faktin se njihnin teknologji te ngjashme. I treti i dha nje pergjigje te prere: Jo, nuk kam njohuri mbi kete teknologji.

    Kur erdhi fjala per te vendosur cilit prej 3 kandidateve do tu benin nje oferte, pergjegjesi udhezoi vartesin e tij qe ti bente nje oferte kandidatit te trete qe pranoi qe nuk dinte gje ne ate teknologji.

    Menaxheri i ri dhe pa pervojen e pergjegjesit e tij, u cudit nga vendimi, pasi si ne rezume dhe ne eksperience pune dy kandidatet e pare sipas tij ishin me te kualifikuar. Nuk mund ti rezistonte tundimit per te pyetur pergjegjesin e tij:

    - Me fal, por mund te ma shpjegosh edhe mua qe ta kuptoj se perse zgjodhet kandidaten e trete?

    Eshte e thjeshte, - u pergjigj pergjegjesi. Asnjeri prej tyre nuk ka njohurite e duhura ne kete teknologji qe ne po zhvillojme pasi eshte teknologji e re. Por vetem njeri prej tyre u tregua i sinqerte dhe e pranoi kete gje. Kush eshte me i prirur per te mesuar kete teknologji te re, ai qe nuk di, apo ai qe hiqet sikur di?!

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Albo, jap dorėheqje. Ėshtė e kotė tė merresh me ju. Anekdotat tuaja janė gjėja mė fyese qė kam parė nė kėto faqe forumi. Ju kėshilloj tė filloni njė kurė dezintoksikimi, sepse jeni krejtėsisht i shfazuar (en décalage) nga realiteti.

  9. #9
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Filozofia eshte pjese e deshirave te mia dhe them se mund te jap nje mendim mbi temen

    Une mendoj se artin e mendimit, meditimit kush me bukur se vete jeta ta meson, eshte pikerisht jeta me anekset e saj qe te hedh ne skutat me te errreta te saj qe te ben te mendosh e meditosh si nje mendimtar. Une vete mundohem ti referohem te medhenjve si Platoni, Aristoteli, Nietzsche, Kant, Shopenhauer, Vagner, Dostojevski, etj... jane pikerisht keta mesuesit e mi te mendimit dhe llogjikes se ftohte pa sentimentin mashtrues e lojrat e ndyra te hipokriteve humane.
    Pra arti i mendimit kurre nuk eshte nje talent i lindur ai mesohet ne cdo dite qe ti jeton.

    Dito.

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Komente dhe komente dhe komente prapė...

    Jam krejt i befasuar nga cilėsia e dialogut qė zhvillohet nė kėto faqe. Me pėrjashtim tė pak vetave (Dessaretis dhe ndonjė tjetėr) qė dinė tė pėrcjellin njė dialog, tė tjerėt nuk bėjnė gjė tjetėr veēse ngjajnė me "kodra pas bregut". Dikush me citate, dikush me njė fjali tė vetme (qė ngjan si kondensimi i shekullit), dikush me pėrralla, e ndonjė tjetėr hyn nė temė vetėm sa pėr tė thėnė qė "...isha dhe unė aty". Lėshojmė nga njė shprehje pa u bėrė fare merak pėr t'a argumentuar apo mbrojtur, dhe as qė n'a bėhet vonė nga komentimi i tė tjerėve. Njė dialog tė shurdhėrish... njė monolog mė mirė. Dhe pastaj gėnjejmė veten qė mendojmė. Kjo nuk ėshtė mendim por mungesė mendimi e veshur dhe e lustruar nga jashtė ashtu siē e do koha. Sa mė pak tė dish, aq mė shumė tė flasėsh. Sasia do tė kompensojė cilėsinė. Mendimi e sheh veten tė shfuqizuar, duke i lėshuar vendin llomotitjes e cila nuk shpreh gjė tjetėr pėrveēse skamjen tonė. Dhe nė kėtė katrahurė tė zhurmshme, mendimi e ndjen veten jetim. Dikush e barazon mendimin me logjikėn, pa marrė as mundimin mė tė vogėl pėr tė mbrojtur ato ēka ai thotė. Mendimi nuk ėshtė logjikė, ai ėshtė kthyer i tillė vetėm nė ditėt tona tė rendjes pas pėrfitimeve, tė cilat janė aq mė tė mėdha qė mendimi kthehet pėrllogaritės.

    Po mendimi qė shprehet nė poezi, a ėshtė ai logjik ? Sigurisht qė jo. Por ėshtė ky mendim ai qė ėshtė mė i kulluari. Sepse ai vjen nga fjala, fjalė nė tė cilėn janė tė mbledhura tė gjitha gjėrat qė duhet tė jenė tė menduara para ēdo gjėje tjetėr.

    Shprehja "tė flasėsh pa u menduar" do tė thotė qė ne nuk kemi dėgjuar atė qė vjen tek fjala, qė fjala e lėshuar ėshtė thjesht njė sasi ajri e zbrazur nga mushkėritė dhe aspak diēka e ardhur nga thellėsia e thelbit tonė me qėllim pėr tė qenė e marrė nė konsideratė. Mendues nuk do tė thotė mendimtar.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2006, 05:56
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 10:22
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •