Ata qe turfullojne me shume jane te sapokapurit. Nxjerrin inat e lote nga vrimat e hundeve qe u jane kthyer ne menyren e vetme per te qare e kerkuar gjak ne te njejten kohe. Thundrat u kerkojne zemren e tokes me ngulm dhe syte u tregojne se sa shume kane lene mbrapa. Ne cep hungerin nje syresh qe duket i fuqishem sa per dy nga ne te vjetrit. Duket qe nuk ka me shume se dy jave qe e kane shkulur nga ndonje lugine e shendetshme ne jug te Andaluzise. Duhet te kete lene pas shume mjerani, i jane gjakosur syte nga terbimi dhe lafsha e qafes i eshte mbledhur nga dhimbja. Le briret peng qe mund te vrase edhe nenen po ti valviste ndonje cope te kuqe perpara syve. Sec belbezon me vete ..nga Andaluzia ketu midis ketyre poshtersirave qe me shohin tere meshire ua tregoj une meshiren do ti shqyej te gjithe si te ishin kuti kartoni. Nena, Mercedesi .te gjithe do te jene bere merak per vdekje. Nuk kam pare asnjerin qe te niset per tu kthyer ne shtepi u bera 1 jave qe nuk ha me ka marre malli per te gjithe do ti shqyej!! Me erdhi me te vertete keq, u bera gati me dhjetera here ti flisja po e dija qe nuk do te me degjonte. Kish ne shpirt aq urrejtje per cdo gje te huaj saqe me siguri do te mi ngulte briret pa u menduar shume. Shoket e tij te rruges ndoshta e kishin kuptuar tashme qe ketu nuk ishin sjelle per mish, po per fuqine e zemres.
Kuintale te tere urrejtje e dashurie, lote humbjeje. Perse me shohin me perbuzje mua? U kujtoj dorezimin ne fatin e zi, ata nuk e njohin humbjen, nuk duan qe te behen si une nje dite. Ata me krenaret do te dalin ne arene dhe nuk do te luftojne, do te perqeshin dykembeshit e cuditshem qe ulerasin si te cakerdisur nga fushat ngjyre gri. E pastaj te zotet do ti nisin me ata kamionet e zinj ne token e qoftelargut. Kam pare me dhjetra te tille te nisen shend e vere duke kujtuar se e kishin mposhtur dykembeshin dinak. Po te gjithe ne e dinim qe per ne shtepia ishte si aroma e parfumit te matadorit, gjithnje e me afer, asnjehere e kapshme. Te gjithe flisnin per shtepine kur na linin te kullosnim te qete, dhe askush nuk e permendte faktin qe kurre nuk do te mund te ktheheshim. Gjithnje flitej per ata qe ishin kthyer ne te vertete, luftetare te vjeter qe kishin bere buje neper arenat e Spanjes. Dykembeshit keta i respektonin, i kthenin ne nje ferme dhe i linin te vdisnin te qete. Po te tille ishin fare te pakte, une njoh vetem dy te tille dhe duke gjykuar nga emrat qe permendin te tjeret, vetem nje dyzine ia kane dale mbane gjithsej.
Sot e ndiej qe dikush nga ne do te vritet, dhe shpresoj me gjithe shpirt qe ai rioshi aty ne cep ta kete ate fat. Ai eshte shume krenar, me mire te vdese duke i ngulur briret ndonje dykembeshi arrogant sesa te behet sallam per femijet e ketyre te pashpirteve. Eshte e diele, te dielave dykembeshit kerkojne gjak, asnjehere nuk e kam kuptuar pse. Me te vjetrit thone qe e paskan dite pushimi andaj. Une prape nuk e kuptoj, ne dite pushimi ne jemi fare paqesore. Dykembeshit jane me te vertete te cuditshem. Ne vitin tim te pare desh me vrau nje matador i ri fare. Ia shijova friken sapo hyra ne arene, dukej qe ishte penduar. Iu rrotullova njehere duke turfulluar dhe ai e humbi fare. Nuk kishin kaluar as dhjete minuta kur munda tia ngulja briret ne kofshen e majte. U ngerdhesh nga dhimbja dhe nga frika leshoi njeren nga shpatat. Me kapi lehte ne shpatull. Pata fat qe u shmanga ne momentin e fundit. Frikacaket jane me te rrezikshmit, ata nuk kane respekt per ne, duan te na shohin te copetuar fare. Frika i ben dykembeshit si cakenj. Ma pati thene nje veteran qe e vrane para gjashte muajsh ne Barcelonė. Shpresoj qe nje i tille frikacak ti biere dhe ketij kerthiut plot inat. Te pakten te vdese duke u hakmarre.
- E Pablito si duket sot me pyet Garcia, miku im i vjeter.
- Duan gjak sot perbindeshat i pergjigjem duke varur koken. Garcia eshte me i madh se une ne moshe, por ne trup eshte me i vogel. Ka shkathtesine e nje ketri. Mjere ai matador qe i del perpara. I ka lene nje dyzine vrimash neper trupat e ca djelmoshave mustaqepadirsur.
- Eh, dite pushimi sot. E njeh ate kokeshkembin ne cep?
- Jo i them une fare pa interes po me duket se i ka ardhur ora.
- Vereje si turfullon ai eshte i vdekur, nuk sheh me nga syte.
- Qofte e thene ti dale ndonje cunak pa eksperience. Te pakten te vdese pa maraz.
- Veshtire, ti e di qe per te dielave keta ruajne mjeshtrat.
- Epo atehere ai sot ka marre fund i them.
Garcia gerric token me thunder dhe vertitet per te me thene pac fat po pastaj kujtohet qe fati nuk eshte i pranishem kur ne dalim ne arene dhe kthen bishtin per tu ndare me mua si per here te fundit. Po une e di qe Garcia nuk vdes, eshte kocke e forte ai, di kur te terhiqet. Inatin e ka te eger, po e leshon vetem kur e di qe do te hape plage. Garcia do te mbijetoje, une ia kam friken vetes. Kur dal ne arene me dritherin shpirti nen veshtrimin e mijera syve te lengezuar me deshiren e shfaqjes. Oleeeeeeeee. ulerima idiote qe me veshin me frike. Pelhura e kuqe qe fsheh matadorin me ate pamjen qesharake .
Ah .u hap porta, dikush po me terheq kapistallin e paskam une rradhen i pari sot ..
Oleeeeeeeeeeeeee
Krijoni Kontakt