KJ
----
Dilaver Xhelili
Berati, qyteti qe konsiderohet si metropoli i kultures shqiptare, historikisht eshte lakmuar nga fuqite e medha pushtuese ne Shqiperi, per vete poziten gjeografike qe kishte dhe bukurite natyrore. Historia ketu do te ngerthente dhe dramen e tragjedine e saj. Berati gjithmone eshte pushtuar nga mbreterite e medha. Pikerisht pushtimin nga forcat e ushtrise austro-hungareze do te pershkruajme. Sipas historianeve, kjo force ushtarake eshte paraqitur krejt ndryshe nga pushtuesit e tjere.
Pushtimi
Ne janar te vitit 1916 ushtria austro-hungareze pushtoi Shqiperine, duke hyre dhe ne Berat. Ne token beratase fronti pushtues kalonte ne Vertop, Zhvepel e dilte drejt perendimit. Perballe tij qendronte ushtria italiane qe kishte pushtuar Vloren e Gjirokastren me interlandet e tjere. Qysh ne fillim per nevojat e veta ushtria austro-hungareze ndertoi nje dekovil qe niset nga Shkodra ne drejtim te Elbasanit e deri ne Berat. Stacioni i dekovilit u ndertua ne lagjen "Murat Celebi", afer shtepise se familjes Kameni. Dekovili kishte disa vagone te vegjel e terhiqej nga nje lokomotive e vogel. Austriaket lejuan qe popullsia te levizte ne kete linje. Sipas historianeve dhe te moshuarve, ky investim i te huajve i sherbeu shume Beratit. Te gjithe tregtaret qe kishin aktivitetin e tyre ne kete qytet filluan te transportonin ne kete linje mallrat e tyre ne qytete te tjera te vendit, Shkoder, Elbasan, e me gjere. Ne kete kohe te moshuarit tregojne se ekonomia vendase lulezoi. Mbas largimit te ushtrise austro-hungareze, ne korrik te vitit 1918, per fat te keq kjo linje hekurudhore u shkaterrua. Dy shinat e saj te vendosura qe kur u ngrit traseja e dekovilit jane ruajtur deri nga fundi i viteve '40 ne sektorin e fshatit Morave te Beratit ku mbikalonte rruga automobilistike.
Ndertimi i teleferikut nga austriaket, mrekulli per beratasit
Austro-hungarezet investuan dhe per ndertimin e teleferikut ne Berat. Ndertimi i teleferikut nga ana e tyre u be me qellim furnizimin e frontit. Kavot e tij nisnin nga stacioni i dekovilit dhe vazhdonin mbi malin e Gorices deri tutje ne rrethinat e Terpanit. Dy koshat e teleferikut leviznin ne krah te kundert me njeri-tjetrin dhe mbanin nga dy kuintale secili. P-rvecse i sherbente ushtrise qe investoi per ndertimin e tij, teleferiku mrekulloi gjithe beratasit, te cilen pane nga afer cfare mund te bente njeriu, gje te cilen as qe e kishin imagjinuar ndonjehere. Teleferiku ndihmoi per lidhjen e qytetit te Beratit me zonat e Terpanit, Kelcyres dhe Permetit, zona te cilat shkembenin mallra. Madje tregtia u shtri dhe ne shtetin helen.
Banda muzikore austriake, melodi klasike nga kompozitoret me me emer
Ne godinen e ish-gjimnazit turk te Beratit u vendos banda muzikore ushtarake austriake. Cdo mbasdite, banda ezkekutonte muzike klasike te kompozitoreve te shquar austriake dhe te tjere, duke ndjellur me melodite e tyre qytetaret e Beratit qe nuk largoheshin nga aty derisa te mbaronte shfaqja. Disa te rinj beratas u derguan nga autoritete austro-hungareze qe te studionin ne Vjene. Fiqiri Sula, Ali Koshi e shume te tjere u njohen me kulturen vjeneze. Edhe pse lufta kishte mbaruar, te rinjte nuk paten asnje kontakt me familjet e tyre ne Shqiperi, por ata pas kater vitesh u kthyen te diplomuar nga Vjena duke u emeruar ne postet me te rendesishme te administrates shqiptare.
------------
dekovil- tren i vogel qe ecen mbi shina me te vogla se standartet normale.
Krijoni Kontakt