Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14

Tema: Dy pyetje

  1. #1

    Talking Dy pyetje

    Dy pyetje...

    1)Sa shume prisni nga te tjeret per ato qe beni? Nuk ka nevoje per ti ngritur piedestal vetes tani sesa jo-egoist jeni dhe se kur beni dicka nuk prisni asgje ne kthim. Okkk?!Nuk ka njeri qe te mos pretendoje dashuri, respekt, hmm favore, privilegje nga dikush te cilit ia ka dhene ne nje menyre apo ne nje tjeter me pare keto qe permenda me siper.

    2)Dhe sa personalisht e merrni dicka qe shkon kunder sistemit tuaj?!Me sistem kuptohet "kod personal" vlerash, bindjesh etj (dhe te tjera qe tani nuk po me kujtohen).

    Vete do te pergjigjem pak me vone(ngaqe tani kam nje pune qe duhet ta mbaroj plus nuk dua t'ju influencoj mendimin e lire)...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-12-2004 mė 02:43 Arsyeja: gjuhe e huaj

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,059
    Citim Postuar mė parė nga green
    Dy pyetje...

    1)Sa te larte e keni expectation level? Nuk ka nevoje per ti ngritur piedestal vetes tani sesa jo-selfish jeni dhe se kur beni dicka nuk prisni asgje ne return. Okkk?!Nuk ka njeri qe te mos pretendoje dashuri, respekt, hmm favore, privilegje nga dikush te cilit ia ka dhene ne nje menyre apo ne nje tjeter me pare keto qe permenda me siper.

    2)Dhe sa personalisht e merrni dicka qe shkon kunder sistemit tuaj?!Me sistem kuptohet "kod personal" vlerash, bindjesh etj (dhe te tjera qe tani nuk po me kujtohen).

    Vete do te pergjigjem pak me vone(ngaqe tani kam nje pune qe duhet ta mbaroj plus nuk dua t'ju influencoj mendimin e lire)...

    per pyetjen e pare kam kete pergjigje

    eshte e vertete qe pretendoj me shume dashuri dhe rrespekt nga te tjeret ne drejtimin tim , kjo nuk ndodh rastesisht tek une , jam vertet tip qe jap shume ne jeten time ne keto dy drejtime , dhe sidomos kerkoj ti ndaj me te tjeret jo vetem rrespektin dhe dashurine por edhe diturine dhe pasuri te tjera ne jeten time , pra qe te jem i sinqerte deri ne fund , e percaktoj veten time tip shume altruist dhe nje gje e tille me ka sjelle edhe telashe ne jete , them me ka sjelle telashe sepse njerzit ne te vertete shume pak dhe shume rralle sforcohen sinqerisht qe te dalin nga vetja e tyre dhe ti shikojne gjerat me kendveshtrimin tim , persa i perket privilegjeve , duhet te percaktohet qarte se cfare eshte privilegji sepse jo te gjitha ato qe na japin te tjeret mund te jene privilegje , te maresh nje vize per te udhetuar jashte shtetit ,ne shqiperi shikohet si privilegj , ndersa te maresh nje vize per te udhetuar jashte ketu ne itali nuk shikohet si privilegj , por si nje e drejte e lindur qe te takon ty si njeri, pra koncepti i privilegjit ndryshon ne baze te vendit ku ti jeton , nuk mund ta percaktoj veten time si nje njeri qe mezi pres te me japesh dicka ne jeten time , nese ti si person me jep nje dicka per te cilen une kam nevoje une te them faleminderit , por nese ti nuk ma jep dicka per te cilen une kam nevoje une perseri te them faleminderit , kam shume vite qe jetoj ne kete menyre , kjo me ka sjelle gezime dhe hidherime te medha por mendoj se nje gje te tille qe une e bej qe nga viti 1986, dhe nuk ndjehem aspak keq per nje kendveshtrim te tille dhe nje sjellje te tille, per mua eshte nje lloj pavarsie rrelative


    per sa i perket pyetjes se dyte

    me kodin tim personal te bindjeve dhe te vlerave une kuptoj vetem tre gjera esenciale dhe keto tre gjera themelore ne jeten time jane:

    -aksioni, ose puna
    -konoshenca ,ose dituria
    -devocioni , ose dashuria(qe eshte edhe qellimi primar per te gjithe)

    te treja jane te rendesishme shume per mua dhe nese nje person ne jeten time me sulmon ne menyre tendecioze sigurisht qe detyrohem te kunderveproj duke e larguar larg nga jeta ime , por nuk e urrej ose e fyej apo ta shaj sepse nje gje e tille shkon ne kundershtim me parimet ose kodet personale , te zbatosh parimin hyjnor te AHIMSES (vetmbrojtjes) ne jeten tende nuk do te thote se ti je agresiv ose i vrazhde ne sjelljen tende , por do te thote qe ti permbahesh fort te vertetes qe do te thote ne kete rast jo vetem te kesh deshire te kesh kode morale ne jeten tende por edhe te sforcohesh me sinqeritet qe ti zbatosh ne praktike, dhe ketu te duhet kurajo morale sepse ne jete te duhet te perballohesh me shume tipa te ndryshem qe kane pikepamjet e tyre ne jete dhe nese nje person i tille eshte tendecioz dhe keqdashes ne drejtimin tend atehere vetmbrojtja ne kete rast eshte detyre dhe jo deshire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 24-11-2004 mė 14:21

  3. #3
    1. Ajo cfare une pres eshte shume. Nuk jam person egoist, i ndihmoj te tjeret pa pritur asgje materiale ne kthim, por pretendoj mirenjohje. Dua qe tjetri te mos me marre per "granted". Dua qe te ma dijne dhe mundesisht te ma ma sherblejne me te njejten monedhe. Asnjehere nuk jam nisur per te ndihmuar te tjeret per motive perfitimi.
    Mendoj se nqs ke mundesi te besh dicka per tjetrin, duhet ta BESH.
    2. Si shqiptare e devotshme qe jam i merrja gjerat personalisht por me ekperience kam mesuar "indiferencen", "mos e vras mendjen", "te shikoj punen time".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-12-2004 mė 02:37 Arsyeja: gjuhe e huaj

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga green
    Dy pyetje...

    1)Sa te larte e keni expectation level? Nuk ka nevoje per ti ngritur piedestal vetes tani sesa jo-selfish jeni dhe se kur beni dicka nuk prisni asgje ne return. Okkk?!Nuk ka njeri qe te mos pretendoje dashuri, respekt, hmm favore, privilegje nga dikush te cilit ia ka dhene ne nje menyre apo ne nje tjeter me pare keto qe permenda me siper.

    2)Dhe sa personalisht e merrni dicka qe shkon kunder sistemit tuaj?!Me sistem kuptohet "kod personal" vlerash, bindjesh etj (dhe te tjera qe tani nuk po me kujtohen).

    Vete do te pergjigjem pak me vone(ngaqe tani kam nje pune qe duhet ta mbaroj plus nuk dua t'ju influencoj mendimin e lire)...
    Perpiqem qe kur bej dicka ta bej si per veten time, dhe ne te njejten menyre pres nga te tjeret, qe kur e bejne dicka ta bejne si per veten e tyre. Dmth, nese vendos dicka mbi tavoline ne nje drejtim te caktuar, dhe dikush kerkon ta perdore pres qe kur ta vendose ne vend ta vendose ne te njejten menyre qe ishte me perpara. Mendoj se respekti per nje njeri shfaqet ne gjera te vogla si keto, dhe nqs dikush nuk di te te respektoje ne gjera te vogla, veshtire te thuash te te respektoje ne gjera te medha.

    Persa i perket pyetjes nr.2, jam shume karakter i forte, por kur dikush nuk eshte dakord me mua ne nje teme apo subjekt te caktuar, nuk e ofendoj dhe thjesht perpiqem qe te mos flas me per ate teme. Nuk e marr personalisht sepse cdo njeri ka mendimet dhe bindjet e veta. Kisha nje shoqe italiane, ketu ne SHBA, qe ishte shume kokeforte, por pavaresisht, kalonim shume mire, dhe kishim shume shoqeri. Tani une jam ne tjeter vend pune (punonim bashke) dhe nuk mund te kemi me ate lidhje qe kishim, por gjithesesi, ne lidhjen qe kisha me te kuptova se vertet kam bindje te forta, por ne te njejten kohe toleroj. (Tolerova me te, them se mund te toleroj me kedo) Ishte shoqe shume e mire ama.
    Nje mesim qe me ka mesuar vjerra ime eshte, ne nje njeri duhet te peshosh te mirat dhe te ligat, sepse nuk ka njeri te persosur, nese te mirat peshojne me shume, atehere duhet te mesosh te tolerosh dobesite e ketij njeriu. Them se eshte politike shoqerore dhe jetesore shume me vend.

    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 24-11-2004 mė 16:52
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Nuk ka nevoje per ti ngritur piedestal vetes tani sesa jo-selfish jeni dhe se kur beni dicka nuk prisni asgje ne return
    Ah dreq dhe ti sa do kisha shitur ca p..... Une per vete expectation level nga shoket dhe shoqet dhe te afermit e mi e kam shume te larte. Nga ana tjeter bej shume per te ndihmuar te afermit e mi. Miku i mire duket ne dite te veshtira. Gjithashtu ne pergjithesi jam shume xheloz (hmmmm mashkull shqiptar xheloz?!) dhe rrjedhimish pres shume nga te tjeret...ndonjehere dhe me shume se c'duhet.

    Pyetja e dyte: diferencat e mendimeve ne pergjithesi nuk i marr kundra personit tim...shumicen e rasteve. Ne pergjithesi mendoj se eshte shume e rendesishme qe secili te japi mendimin e tij/saj sepse ballafaqimet e mendimeve te kunderta sjellin vetem zhvillim....ose ndonje karrike kokes si ne shqiperi...lol.

  6. #6
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    1.Ajo qe pres ne kthim eshte shume... sepse jap shume dhe pres shume ne kthim ... nuk dua te tregohem egoiste .. por perderisa devotshmeria ime , puna , kujdesja , ndjenja qe une jap dua ta marr mbrapsht cfaredo qe te ndodhi ( kjo vlen vetem per njerezit shume te afert dhe atyre qe dua me gjithe shpirt )
    kurse per shoqerine dhe njerezit e tjere qe mund ti fus ne nje nivel te 2 ... prape ajo qe pres ne kthim eshte e larte ..po ne momente te caktuara mund te toleroj ndopak ..por ka shume rendesi mirenjohja ne fund ... rregullat e nje shoqerie te civilizuar .

    2 per piken e dyte do thoja .. nese eshte vec nje bindje apo pune mentaliteti .. e le te shkoj.. sepse nuk mund ti mbush mendjen tjetrit .. besoj ne lirine e fjales ..provoj ..i jap argumente te cilat me duket te drejta .. dhe shoh deri ku e ka kapacitetin e mbushjes lol .. dhe nese ja vlen me pelqen te argumentoj ... ndryshe eshte ndonje cope mishi .. e injoroj .. .. ( ose sic e tha nursezi qe e kishte me karrige ...per mua po qelloi ndonje nga ato ditet me shi .. e ha ndonje cader kokes )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-12-2004 mė 02:40 Arsyeja: gjuhe e huaj
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    1)Sa te larte e keni expectation level? Nuk ka nevoje per ti ngritur piedestal vetes tani sesa jo-selfish jeni dhe se kur beni dicka nuk prisni asgje ne return. Okkk?!Nuk ka njeri qe te mos pretendoje dashuri, respekt, hmm favore, privilegje nga dikush te cilit ia ka dhene ne nje menyre apo ne nje tjeter me pare keto qe permenda me siper.

    Kam nje expectation level te larte, dhe kjo gje nganjehere me irriton sepse ndihem keq kur zhgenjehem nga disa njerez, sidomos per ata qe indikojn shume ne jeten time.

    2)Dhe sa personalisht e merrni dicka qe shkon kunder sistemit tuaj?!Me sistem kuptohet "kod personal" vlerash, bindjesh etj (dhe te tjera qe tani nuk po me kujtohen).

    Varet, per cfare eshte kjo "dicka" qe shkon kunder sistemit tim, mund ta marr shume personalisht, ose mund te jem indiferente. Kur sjam 100 perqind e sigurt per argumentin tim, mund te mbindem nga personi, kur jam e sigurt, mundohem te bej nje argument te forte qe ta bind.
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #8
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    per pyetjen e pare varet shume nga njerzit,afersia me to..shume here i bej gjerat pa pritur "shperblim"qofte material qofte moral por mirnjohjen e vlersoj shume!

    per te dyten pavarsisjht se shpesh replikoj, asnjeher se marr personalisht kur sjam 100% e bindur se ato qe thuhen jan per mua dhe jo per idete e principet qe mbroj un e ndoshta miliona te tjere..
    ja bej te qarte ato qe mbroj,mendoj.."cdokush duhet te jete ne gjendje te mbroje opinionet e veta,ne te kundert ose svlejn ato,ose svlen ai vete"thote nje fjale..po sulmet perpiqem te mos i marr personale!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Greeny, sado e kristalizove qartesine e pyetjes, per shmangie "mbivleresimesh" te panevojshme interpersonale, qartesi apo shpjegim prej te cilit binte ne pah "perpjekja" e formulimit dhe "udhetimit" (si objektivitet) te temes ne nje "drejtim" te tille ku qendrimet me natyre "megalomanie, egocentrizmi, apo "tangerlleku" ose fodulleku, duhej te evitoheshin pa 1 pa 2, besoj se u arrit nga masa (lol).

    U vu re ne menyre "te pashmangshme" (lol) se "gjykimi" ne nje pjese te shkrimeve, nuk mund t'i permbahej kushtit "themelor" duke qene ne pafatesi te theksuar "rezistimi" apo tundimit te papermbajtur te "nevojave" per "egomani."
    P.S Me beri pershtypje se "ekzemplari" njehere, nuk paska hequr dore nga keto muhabete vari petllen...ncncnc...eh, po sa viran qe ėshtė mer jahu!

    Nejse u pa ai muhabet...po i drejtohem pyetjeve me shpejtesi te tejet stėrmatur, gjykuese (lol).


    Citim Postuar mė parė nga green
    1)Sa te larte e keni expectation level? Nuk ka nevoje per ti ngritur piedestal vetes tani sesa jo-selfish jeni dhe se kur beni dicka nuk prisni asgje ne return. Okkk?!Nuk ka njeri qe te mos pretendoje dashuri, respekt, hmm favore, privilegje nga dikush te cilit ia ka dhene ne nje menyre apo ne nje tjeter me pare keto qe permenda me siper.
    Rifillojme transmetimet satelitore...(lol)

    Te flasesh per parashikimin apo "produktin" si rezultat, te nivelit te perzemersise se dashurise tashme te dhuruar, nuk do asnje kacidhe mend ai muhabet (edhe nje arun babuni e di ate muhabet qe cke me ate pune..) qe ajo cka pritet ne kembim te jete i po se njejtes vlere(ose te perafert, e pranuar kjo e fundit nga llogjika) me ate qe tashme eshte destinuar drejt personit prej te cilit "zhgenjimi" (nese ndodh) do te kete konsekuenca emocionale.

    Kur behet fjala per "respekt," as qe vihet ne dyshimin me mikroskopik qe mund te kete egzistuar ndonjehere, sipas te cilit, njetrashmeria e veprimit "per kembim" i kesaj "vlere" (respektit) te jete reciprok, perndryshe i kendoj poezine "e ndergjegjesimit" (lol) ---> Va fan (taven) k..o . Nuk besoj se ka no i rob ketu pervec atij qe e kam permendur ne te kaluaren qe te jete aq leshko sa te mos i beje pershtypje bastardimi i respektimit (in return). Psh po marr nje shembull shume te perfolur ne te kaluaren kur nje "ekzemplar, ekzempar" ketu ne forum i'a kish ngordh nenen nje shkrimi ne WEB dhe per ta detyruar "rembyesin" te tregoje respekt reciprok ne kembim, une u mundova qe ta ndergjegjesoja ate ne lidhje me konsekuncat qe rrjedhin si rezultat i "fshirje-rrugullimit maestrocionues" te shkrimeve te "grabitura" ne internet...e mgjth kam vene re se nuk i paska bere pershtypje ende e pavaresisht nga kjo, ekzemplari vazhdon ende ne rrugen e tij te begatshme, te "plackitjes" se te drejtes se autorit dhe sidomos "kur hiqet ne menyre te jashtezakonishme, ne shumefishim ndershmerie te pa pare nga njerezimi (lol).

    Vazhdo ti grupi, vazhdo, mo e ndal hapin!!! Shpresoj se shembulli permes te cilit eshte ilustruar pergjigja e pyetjes te kete qene "i dobishem" ne kuptimin e "fenomenit" RESPEKT dhe vecse RESPEKT.

    Kur behet fjala per shkembim favoresh apo "kembim nderesh", padyshim (s'do mend) qe jam ne pritje te "shlyerjes" se "borxhit favoristik" por ama duke qene gjithmone me arsyen e kthjellet per te vertetuar se ky "i favorizuari" ne nje kohe, apo nje tjeter (te pershtatshme per te) do te ma shperbleje ne te njejten menyre te "favorizueshme" permes nje akti "favorizues," ne menyre qe une te vertetoj se a ja vlen qe ky "i favorizuari" te konsiderohet serish per "t'u favorizuar" heres tjeter apo ncuki?!...Si kane then pleqt qemoti?!..."Njera dore, lan tjetren"

    2)Dhe sa personalisht e merrni dicka qe shkon kunder sistemit tuaj?!Me sistem kuptohet "kod personal" vlerash, bindjesh etj (dhe te tjera qe tani nuk po me kujtohen).
    Eh, po ku me dole si me porosi tek kjo pyetje, ku permes pergjigjes per te cilen, kur behet fjale per vlera morale, une ndertoj "parimin" e te jetuarit me "nder te pacenueshem" (allvanoz hesapi...nderi na ka mbajtur gjalle deri me sot, ndonese eshte kthyer bota se prapthi kohet e fundit prej disa individesh, pa kurrfare "sedre" apo fije "ndergjegjeje" ne qelizat e tyre.)

    E mgjth, vlerat morale tek njerezit ndryshojne si pellgjet me uje apo si grate e Sulltanit, keshtu qe kur vjen puna tek "perplasja" me individe te cilet te cenojne atje ku nuk duhet ta kruanin mafllane, kercet grushti "teorik" dhe nese ky i fundit nuk eshte frytdhenes, kalojme ne grusht (shteti -lol-) fizik apo mė praktik (lol)..

    Kur behet fjale per kundershtim bindjesh, ketu e vetmja menyre per zgjidhjen e problemit eshte evitimi, injorimi, nese nuk mund te arrihet ne "bindje" te shoqeruar me arsye dhe prova vertetuese, pasi secili ka botkuptimin e tij per boten dhe ngjarjet apo feneomenet sociale me te cilat bashkeveprojme dhe kendveshtrimi apo pikpamjet si rezultat kane influenca te ndryshme tek njerez me kultura apo ideologji, vlera morale, apo pse jo edhe besime fetare te ndryshme. Bindja me force ne kete raste do te ishte jo me teper se nje "dobesi" apo "vegel" e famshme e sistemeve diktatoriale.

    Me nje fjale, kur behet fjale per kundershtim bindjesh, duhet patur parasysh se arma me frytdhenese eshte "arsyeja" dhe asgje me teper dhe kjo eshte parimi te cilin ndjek ne kesisoj rastesh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 25-11-2004 mė 20:09

  10. #10
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    1)Sa te larte e keni expectation level?
    Green, beje shqip pyetjen!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Disa pyetje, pėr ata qė e lodhin trurin :
    Nga Kryeplaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 12-10-2016, 07:17
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •