ky cast me genjen
diten genjeshtare te fillimeve
te verteta.
ndonjehere e shpesh besoj
se genjeshtra me e vertete
eshte jeta!
***Fytyre pa krye.
Fytyra e prillit endet
ne endjen e sytheve e te zogjeve
te ri.
Fytyre e harrueshme
qe perseritet ne ardhje ikje
fytyre e tij.
Ndoshta keshtu jane edhe engjejt
qe enden ne vdekje-lindje
trupash te harrueshem
qe perseritsin jete tona identikisht.
caku maje
E lidh fjalen ne djep te heshtjes
(jo perdite)
djepin e perkund ne krye te vendit
(jo te cdo vendi)
ne dhomen e pritjes
(jo te cdo pritje)
pa ardhjen e asnje miku
(as armiku)
atje tek shtepia e dhimbjes
(pa asnje dhimbje )
dhimbjes time te lashte
(sa une)!
enderrdala
perkulen perkundshem
shkundeshem
endrat e mija te stervitura
ne mosbesime te prapa
Nuk dremit sosja e dites me
ne pellembe te pritjemallit
Nata i ka vetullat e trasha
s'kam nga ta shoh
henen e gjalle vdekatare.
Koka ime,
nje ene ku enderat zihen e thartohen
pa dale kurre prej saj.
C'corbe e keqe bota jashte !
...
lirike e ikjes
Kur ike ti
e mbylla deren me shpine
me shpine te dores
i fshiva lotet
Dhe,
per te trembur te gjitha netet
brenda nates
ndeza nje zjarr.
Edhe pse dera e mbyllur
lotet e mbaruar
Kam nje mik qe te ngjan
eshte ky zjarr
qe ndeza per te trembur naten !
Letra qe nuk ia shkrova babit.
E di?
Jam bere te te shkruaj nje leter
nje leter te gjate
shume te gjate sa jeteshkurta jone.
Kam shkruar aq shume letra
e ti e di sa shume e per sa te tjere
me pak te dashur se ti
me pak te urryer
me pak te njdeshem
e me pak te forte.
Ndersa ty, vec tani po e kuptoj
se nuk te paskam shkruar
nuk po e pse nuk...
as nje rrjesht per ty.
Aq shume beso , te kam dashur
sa te kam kursyer nga letrat e mija
harame.
Aq shume urryer te kam
sa ti kam fshehur theniet vrasese te shpirtvrarit
Te kam ndjere e lenduar po kaq shume
sa ngjare te kam.
Tani , jam kaq e lodhur nga mungesa jote
sa me vjen te ti shkruaj te gjitha.
Po ne c'leter?
ne c'kohe?
me c'fjale?
???
me duhet nje engjell sonte
nje engjell krejt i bardhe
Ndoshta njeri prej fqinjeve te tu
te tanishem atje tek ikja e fundit'
e te ti rreshtoji te gjitha deshperimet
ne krahet e tij.
Do tia shkruaj me lot krahet engjellit
me lotet e mije te shbere ne gri
Bishtin e kesaj reje te nendiellte qe na ndan
do te perdor si pende
e engjellin tone te perbashket
do ta ngarkoje rende
...
Ti je mesuar te me durosh
une jam mesuar te dhimbem
Mos ma vono engjellin pra
nisma...!
Krijoni Kontakt