oh sa mire me ne fund i erdhi radha se ka pese vjet qe pret.
oh sa mire me ne fund i erdhi radha se ka pese vjet qe pret.
Ej po neve kur do na vije? Du te me pushtoje amerika, kom qef mer perzotin se e kam pas fiksim qe i vogel. I thoja vetes kur te rritem do bohem amerikon....
Darwin:
Ti qe ke probleme me te drejten e Izraelit per vetmbrojtje, duhet te dish se kjo eshte e drejta dhe funksioni nr 1 i cdo shteti ne bote.
Tashti ne lidhje me Iranin:
Me sa di une Irani ka nje nen te kushtetutes ku thuhet se shteti islamik iranian angazhohet per shkaterrimin e shtetit te Izraelit.
Nje rast pa precedent sot ne bote ku kushtetuta e nje shteti permban nene per shkaterrimin e nje shteti tjeter (aq me teper qe Izraeli nuk ka ndonje konflikt a kufi me shtetin e Iranit).
Tashti Irani ne kushtet aktuale po ben aq sa ka mundesi duke financuar Hezbollahet per sulme ne Izrael, terroristet palestineze etj.
ne rast se do kete mundesi te armatoset me arme atomike, shteti iranian eshte i detyruar ne baze te kushtetutes se vet te tentoje shkaterrimin e izraelit me mjetet qe ka ne dispozocion.
Atehere simbas teje c'duhet te beje Izraeli? te prese diten kur Ajatollahut ti mbushet mendja ti hedhe raketen?
E drejta per armatim e vetmbrojtje e Izraelit vjen nga fakti se ky shtet (ndryshe nga Irani) nuk ka asnje nen ne kushtetute qe te perbeje rrezik apo te drejtohet kunder ndonje shteti tjeter.
Per me teper kurre nuk ka sulmuar ndonje shtet fqinj.
Per me teper eshte sulmuar jo me pak se 6 here ne 30 vjet nga fqinjet dhe shtete te tjera arabe (pa llogarite ketu raketat e Sadamit me 1990 qe nese nuk do t'ja kishte shkaterruar disa vjet me pare uzinat berthamore - do te kishin qene atomike).
Prandaj ka plotesisht te drejte te marre masa preventive ne armatim dhe si e shef te arsyeshme per te mbrojte EKZISTENCEN dhe qytetaret e vet perkundrejt atyre qe si qellim ne jete kane vdekjen dhe shkaterrimin e te tjereve qe jane ndryshe nga ata.
Labeat! Qeni qe leh nuk kafshon! Po ta kishin vertet seriozisht te gjitha vendet arabe shkaterrimin e Izraelit bllokonin cdo pike nafte dhe e conin ne 250$ fucine qe ti vinte gishtin kokes badigardi i Izraelit USA dhe Europa! Mos u kap kot pas nenesh ne kushtetute se cfare preteksti do te gjesh nese Irani neser e heq kete nen nga kushtetuta?
Sa per "bombat atomike hipotetike" te Sadamit ne 1991 ai vertet nuk i kishte po mund te perdorte arme kimike (qe i dispononte fale Halliburtonit dhe Rumsfeldit), nese do qendrojme ne planin hipotetik na thuaj se dhe ne dime te thurim skenare goxha te bukur!
"The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
-Simón Bolívar
Irani ka rënë dakord të pezullojë plotësisht programin e tij të pasurimit të uraniumit
14 nëntor 2004
Diplomatë thonë se Irani ka rënë dakord të pezullojë protësisht programin e tij të pasurimit të uraniumit në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga disa vende evropiane.
Një marrëveshje me shkrim i ka mbërritur Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Zyrtarët e afërt me bisedimet thonë se Irani e pranoi marrëveshjen për të parandaluar një krizë me Kombet e Bashkuara këtë muaj lidhur me programin bërthamor të Iranit, i cili ka ngjallur shumë polemika.
Përfaqësuesi i lartë iranian për programin bërthamor e njoftoi marrëveshjen sonte në Teheran. Zyrtarët iranianë thanë se Teherani do të ndërpresë përpjekjet për pasurimin e uraniumit për derisa vendet evropiane të vazhdojnë të punojnë për një marrëveshje më të përhershme.
Vendet evropiane i kishin paralajmëruar autoritetet iraniane se do të mbështesnin sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër vendit të tyre në se ata nuk pranonin të ndalnin përpjekjet për pasurimin e uraniumit.
Uraniumi i pasuruar mund të përdoret për të prodhur material për armët bërthamore, por Irani insiston se programet e tij të pasurimit kanë qëllime paqësore.
Keshtu dhe Irani, ndjek turmen e bagetive, pas Korese se Veriut dhe Libise. Gjynaf qe nuk doli ndonje kavje para Irakut qe ti ishte shtuar dhe Iraku ne kohe kesaj kopeje e mos ikte per thana si sot...
Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.
Eshte e cuditshme jo se kaqm ndonje nostalgji per iranianet por me vjen cudi fakti se kur nje shtet deshiron te arrije mireqenie ekonomike dhe te prodhoje energji elektrike me ane te nje centrali berthamor sikurse e kane shume shtete ne \Europe .Del Amerika me lejen e Israelin dhe do ta pengoje.PSe i akuzojne pastaj boten arabe se eshte e prapamebtur ne ekonomi pse ia v3endosin saksionet dhe embragot kur ato mundohen te ringrihen ekonomikisht.PSe ia vjedhin naften dhe i pushtojne si kolonizatore.
Pra te vrasin naten dhe te qajne hallin diten.
SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR
SHBA: Irani po prodhon fshehurazi armë bërthamore
18 nëntor 2004
Shtetet e Bashkuara thonë se kanë informacion, sipas të cilit Irani po punon me teknologji që do ta bënte të mundur pajisjen e raketave me mbushje bërthamore. Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, u tha dje gazetarëve se ka parë informacion që Irani po punon në mënyrë aktive, siç u shpreh ai, në sisteme të hedhjes që përfshin mbushjet.
Po dje, një grup i opozitës iraniane në mërgim tha se Teherani ka një objekt të fshehtë për pasurimin e uraniumit dhe ka importuar uranium të cilësisë së armëve dhe projektplane për bomba bërthamore.
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin se po prodhon fshehurazi armë bërthamore. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike njoftoi në fillim të javës se nuk ka gjetur prova se Irani ka veçuar material për programin e armëve. Irani ka arritur një marrëveshje me negociatorë evropianë për të pezulluar programin e pasurimit të uraniumit më 22 nëntor. //bsa//
"Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"
Albo ke informacion te gabuar mbi armet iraniane. Irani posedon nje bombe atomike 90 megaton kete e ka deklaruar boterisht, problemi i iranit eshte teknollogjia qe ai po merr momentalisht nga franca dhe rusia per rraketat interkontinentale, kjo eshte arsyeja qe shqeteson amerikanet. Gjithsesi nuk mendoj qe amerikanet kaq shpejt te nisin nje lufte tjeter, duke u nisur nga shpenzimet ushtarake qe i kane kushtuar ne irak sbesoj se financa amerikane ka ndermend ta fuse ne kolaps ekonomine e vendit. Uroj qe cmenduria njerzore mos shkoje me tej, vetem ne falluzha u vrane mbi 700 civile dhe 500 rrebele, ku po shkojme me kete histerizem amerikan?Postuar më parë nga Albo
Irani i hodhi poshte akuzat e Pauelit per armet berthamore
"Kjo eshte akuze e pabaze e cila vetem e pasqyron zemerimin amerikan per shkak te marreveshjes mes Bashkimit Evropian dhe Iranit", tha zedhenesi i Ministrise iraniane i Puneve te Jashtme, Hamid-Reza Asefi
Teheran, 19 nentor - Autoritetet iraniane sot i hodhen poshte akuzat e sekretarit shteteror amerikan ne doreheqje Kolin Pauel se Teherani tenton te furnizoje raketa qe mund te mbajne koka berthamore. "Kjo eshte akuze e pabaze e cila vetem e pasqyron zemerimin amerikan per shkak te marreveshjes mes Bashkimit Evropian dhe Iranit", tha zedhenesi i Ministrise iraniane i Puneve te Jashtme, Hamid-Reza Asefi. Duke perseritur se armet per shkaterrim ne mase nuk jane pjese e doktrines mbrojtese iraniane, Asefi vleresoi se SHBA-te duhet t'i ndryshojne burimet prej te cileve marrin informacione, per shkak se perseritja e akuzave te ketilla edhe me shume do t'ua kercenoje kredibilitetin ne bote.
Nga: FLAKA
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Krijoni Kontakt