Nje burre po udhetonte me autobuz. Prane kishte nje grua. Burrit i pelqeu fort gruaja dhe humbi pas asaj, duke e veshtruar me hile. Ne kete kohe, ngaqe s'e kishte mendjen, i bije koka e cigares diku ne xhaqete e po digjej.
-U dogje, zoti Ferit! - tha gruaja, kur pa se po i delte tym.
Feriti, qe e kishte mendjen te shejtanlleku, i kuptoi ndryshe fjalet e gruas dhe, gjithe i gezuar, ngre duart lart sikur do falej e i pergjigjet me ze te dredhur:
-U dogja, me te vertete u dogja, Sofi!
-Mor, po u dogje me gjithe mend!
-Edhe une me gjithe mend po te them se u dogja, u pervelova, u zhurita fare!
Kur filluan te qeshnin pasagjeret e tjere, atehere mori vesh Feriti se Sofia i fliste per te djegurit nga cigarja