Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Lightbulb Federalizimi i Italise

    Ajo qe para disa vitesh konsiderohej "frut i ndaluar" ne oratorine politike italiane ishte federalizmi, i cili, sic dihet, mbeshtetej nga partia padane, ndersa "anatemohej" nga gati i tere spektri politik.

    Cfare ka ndodhur, cfare ndryshimi eshte kryer, i cili sjell deri ne gojen e presidentit italian ceshtjen e federalizmit.

    Aq me teper, kur Italia eshte nje nga proponentet e europianizmit ne BE, vete po pret ti nenshtrohet federalizmit, i cili, se paku ne dukje, vepron ne kah te kundert me "unitarizmin" europian. Ne politiken e jashtme europiane tashme eshte bere e modes tu thuhet aspiranteve per ne BE se ceshtje te tilla as nuk duhen te merren ne konsiderate neqoftese shprehet vullneti per tu antarsuar. Por kjo eshte teme ne vete, te ciles mua me pelqen ta quaj standard i dyfishte ...

    Krahas origjines e faktoreve te brendshem, do te doja mendimin e forumisteve per rjedhojat dhe rezen e veprimit te ketij fenomeni ne rajon, vecanerisht ne Ballkan.

    Ju Falemnderit
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Nga ē'kam ndjekur une, Italia kohet e fundit ehste perqendruar me shume tek ēeshtja e kthimit te Republikes nga parlamentare ne presidenciale, se sa ne federalizem.
    Dje, kjo ide e Berlusconit, u kritikua mos gaboj dhe nga vete presidenti i Italise, Ciampi ne nje fjalim te tij per dy dhomat e parlamentit italian.

    Idea e Bossit mbi federalizmin italian, sikur s'po sheh aq sukses.

    Une mendoj se ne kete kohe zhvillimmi te EU apo mbare botes, ku kerkohet integrim mes shteteve evropiane e me gjere, nuk eshte vendi e koha te flasim a diskutojme per federalizem brenda nje shteti.

    Federalizmin do ta kerkoja p.sh. ne nje situate kur Kosova te shpallej e pavarur e te mund te organizohej nje referendum per bashkim te Shqiperise me te, pra te krijohej nje "Republike Federale e Shqiperise".

    Kurse me Italine,qe ndodhet prej krijimit te BE anetare aktive ne te, me duket anakronike kjo kerkese per federalizem.

    Ok, Veriu mbart mbi vete probleme te shkaktuara nga nje Jug i Italise, qe nuk ka ato zhvillime qe i ka Veriu apo vete BE, por ky nuk eshte problem vetem i Italise. I njejti problem qendron dhe ne France apo vende te tjera.
    Ne nje shtet, nuk ka vetem krahina te zhvilluara apo te pasura, ka dhe te pazhvilluara, kesisisoj, ē'tu bejme atyre, t'i presim nga trungu amė, m.q.s. jane ne prapambetje?

    Padyshim per kete rast, duhen hartuar plane e projekte efiēente per t'i dhene impuls zhvillimi Jugut te Italise dhe ēuar investime, me qellim hapjen e venedeve te punes per te papunet e shumte qe ndodhen aty dhe keshtu evitim i mbipopullimit te Veriut me punetor nga Jugu.

    Nga sa di une, te tilla projekte ne Itali ka pasur per te riperterire Messogiorno-n, por ato kane deshtuar ose dhene pak fryte zhvillimi dhe mireqenieje per kete provonce italiane qe per fat tekeq eshte ku e ku asaj Veriore.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Shume sakte Eni per me teper qe politikat e ketyre viteve te fundit ndihmuan ne psikozen e asistencializmit ne Jug qe sarrinte te kapte nivelet e veriut tanime qe e djathta ka marre pushtetin ky rrezik nuk egziston me e per me teper kerkohet nje shtet me i centralizuar pasi ai gjysem federalizem qe vetem italianet mund te shpiknin me teper sherbente per shperdorimin e fondeve ne 100 ente te ndryshem sesa per zhvillimin real te Jugut.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Lega Nord ne fillim nuk fliste per federalizem,por per secesionizem.
    Per federalizem filloi te flase kur u ndergjegjesua per kotesine e idese secesioniste.Por ka meriten qe e para hodhi idene e decentralizimit.Fakti qe flet per federalizem dhe i eshte larguar idese secesioniste ben te mundur aleancen me parti te tjera te cilat,sic thote alumni,tashme te gjitha shprehen ne kete drejtim.Edhe ata qe e demonizuan kete ide.

    Me federalizem nuk kerkohet krijimi i federatave brenda shtetit,por kalimi me i madh i kompetencave ne organizmat periferike,regjioneve,komunave (pushteteve lokale).Shteti te mos bllokoje ndermjet centralizimit.
    Abuzimet dhe bllokimi i Jugut te Italise eshte pasoje e centralizimit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    ke te drejte po mua me cudit aftesia tipike e Italineve per te krijuar zyra e organe te reja qe shpesh me shume ngaterrojne gjerat asnjehere se kam kuptuar ku duhet te drejtohem tek ussl apo tek asl tek zyra provinciale e punes tek ajo regionale apo tek ajo komunale per nje dokument te thjeshte e federalizmi i Bossit ne jug ka per te sherbyer vetem per mishmashe te reja pastaj nuk e di ne i kane miratuar ndryshimet kushtetuese per shtimin e kompetencave art117 apo flasin kot te me falesh nuk kam mundur ti ndjek zhvillimet e fundit ne kete drejtim.

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Po

    Dakord shkodra13, nqs flasim per ate lloj federalizmi, ok s'kam ē'them.

    Une kur nisa fillin e mendimit tim,pata parasysh federalizmin gjerman ku secili land qeveriset me vete nga landet e tjera e se bashku formojne Federaten Gjermane.

    KJo them me duket disi e veshtire per Italine.

    Por nqs presupozojme nje ide te nje lloj deēentralizimi te pushteteve brenda shtetit kjo eshte ēeshtje tjeter. PO kjo e fundit mua s'me duket se ka te beje shume me federalizmin apo idene e shtetit federal.

    Ne Ballkan, Alumni, mendoj se vetem nqs bashkohet Shqiperia me Kosoven mund te kemi sukses, mqs flitet per kombesi te njejte, dmth kosovare + shqiptare = nje komb.

    Ndersa ai lloj "federalizmi" qe shohim ne "Jugosllavi" apo ne Republikat Boshnjake, Kroate, Serbe ne Bosnje-Hercegovine, une them se ato do jene akoma "molla e sherrit" per Ballkanin, jane shtete me kombesi te ndryshme e me kontradikta temedha mes tyre.

  7. #7
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Mua me ka mbetur ne mend nje shprehje nga libri "Il Gatopardo"

    Tema e ketij libri trajton jeten e nje familjeje aristokrate ne jug te Italise.

    Djali,i kesaj familjeje aristokrate perqafon idete e reja revolucionare.Ne nje moment,kur i jati i pyet se perse duan te nderrojne,ai i pergjigjet:
    Dobbiamo cambiare perchč nulla cambi
    Duhet te nderrojme ne menyre qe asgje te mos nderroje

    Une mendoj qe kjo shprehje simbolizon mentalitetin italian dhe Italine.Behet shume zhurme per ndryshime por me sa kuptoj une askush ne Itali do te nderroje asgje
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk besoj se "federalizmi" eshte tabu, ose i pa aplikueshem ne Itali. Ata qe jane oponente te federalizmit jane ata qe nuk e dine se si funksionon nje sistem federal. Te djathtet europiane jane pinjolle te amerikanizmit dhe te gjitha levizjet dhe reformat e ndermara kohet e fundit kane per qellim "amerikanizimin e Italise", e thene me gjuhen popullore.

    Federalizmi mund te aplikohet me sukses ne Itali nese objektivi i nismetareve eshte mbyllja e hendekut ne zhvillim midis jugut dhe veriut. Federalizmi e mundeson kete pasi italianet do te kene qeverite e tyre lokale jug-veri, dhe do te paguajne edhe taksen federale e cila do te perdoret per te ndihmuar dhe nxitur zhvillimin ne vendet me pak te zhvilluara, kryesisht ne jug.

    Federalizmi nuk eshte as pak politike ndarese, perkundrazi eshte po aq demokratike sa edhe republika parlamentare kombetare, sic e ka aktualisht Italia. Pengesat kryesore te kesaj inisiative jane dy:

    - Lidhjet e mafies me politiken
    - Mentaliteti i vjeter i shoqerise italiane qe asnjehere nuk ka arritur emancipimin e bashkejeteses demokratike pasi klasa e vete politike asnjehere nuk tregoi pjekurine e saj politike qe mund ti sillte vendit stabilitetin aq te munguar politik.

    Mafia Italiane nuk eshte e interesuar per nje Itali federale, qe do te thote nje ngritje te madhe te autoritetit te ligjit dhe shtetit ne Jug te Italise, ku autoriteti i ligjit vjen i dyti pas autoritetit te krimit te organizuar. Duhen prishur simbiozat e mafies me politiken ne menyre qe reformave tu hapet drita jeshile.

    Vete fakti qe ne Itali po diskutohen keto ide, eshte nje arritje e madhe per nje shoqerine Italiane qe eshte mesuar me politiken "hiqe e mos e keput" te qeverive qe vine e ikin me stinet.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    [QUOTE]Postuar mė parė nga Eni
    [.
    Dje, kjo ide e Berlusconit, u kritikua mos gaboj dhe nga vete presidenti i Italise, Ciampi ne nje fjalim te tij per dy dhomat e parlamentit italian.



    Eni cfare thua? ne Itali, te pakten nga te gjithe dihet fare mire se Berlusconi kryen si funksionin e presidentit te senatit ashtu dhe ate te presidentit te ceshtjeve te brendshme. ciampi ndoshta eshte president per marredheniet me jashte si pune e mejdanit tek ne (kur ishte) se tjeter funksion nuk kryen praktikisht, teorikisht eshte dicka tjeter...


    ...Spo flas ne lidhje me temen se sme ha meraku (sinqerisht kjo) se cfare behet me shtetin ne Itali....

  10. #10
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Arrow

    Eni cfare thua? ne Itali, te pakten nga te gjithe dihet fare mire se Berlusconi kryen si funksionin e presidentit te senatit ashtu dhe ate te presidentit te ceshtjeve te brendshme.
    Hej bela!!!

    Shanon Berlusconi de jure dhe de facto eshte Kryeministri dhe Ministri i Jashtem i Italise.

    Kurse Ciampi eshte ne postin e Presidentit te Republikes.

    Ndersa kryetar i Senatit Italian eshte Marcello Pera .

    Kryetar i Dhomes se Deputeteve eshte Pier Ferdinando Casini.

    besoj te sqarova!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Projektet greko-serbe pėr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  4. Projekti i zhdukjes sė shqiptarėve - Ivo Andriq
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •