Dimėr 2004-2005, lamtumirė ngjyrave tė errėta
Olsi Kolami
Ne fakt, kete vit moda e ngjyrave te veshjeve tona nuk do te jete totalisht e erret, ashtu si ndodh rendom. Ka ardhur koha qe te thyejme te gjitha tabute mbi ngjyrat klasike dimerore. Edhe pse nuk na ka pelqyer dikur roza, sivjet duhet ta veshim, e verdha po ashtu. Kete stine nuk duhet te kemi asnje rezerve ndaj ngjyrave te veshjeve tona, te cilat ne fund te fundit jane nje harmoni e plote me personalitetin dhe aspak me shijet klasike. Sigurisht nuk duhet te leme pas dore edhe rrobat qe kemi pranuar gjithnje ne garderoben dimerore me ngjyra te tilla si e zeza, bluja dhe e kuqja. Kur e bardha hyri fuqishem ne mode, ajo i dha nje start te fuqishem edhe ngjyrave te hapura. Mos harroni qe edhe aksesoret e tjere si ēizmet me taka te larta mund te kene ngjyrat e mesiperme, sidomos kur i veshim me funde te shkurter. Sugjerimi ideal do te ishte nje fustan i zi me ēizme te gjata me taka me ngjyre te ēmendur, si e verdha.
Fundet e modes se sivjetshme dimerore, jane ato ne prerje tulip (i ngushte tek beli, i gjere me poshte), prerje te drejte apo pencil skirt (vjen i gjithi i drejte nga beli deri tek gjunjet), dhe A-lines (qe kane formen A, dhe zgjerohen deri tek gjunjet). Ēantat e medhaja qe sjellin variacion jane me te pershtatshme me ngjyrat dhe veshjet e sugjeruara me lart. Mos lini pas dore edhe floket, perpiquni qe ata te keni sa me shume volum dhe onde, qe jane prerjet ideale per kete stine.
Krijoni Kontakt