Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Prokuroria: Me shume kallezime se viti 1998

    Krimi, shifrat e frikshme tė 2004-ės
    Prokuroria: Mė shumė kallėzime se viti 1998


    --------------------------------------------------------------------------

    ga.ja


    TIRANE

    Ndonėse ka edhe dy muaj deri nė pėrfundim, viti 2004 ka shėnuar rritje tė shkallės sė kriminalitetit nė Qarkun e Tiranės. Prokuroria e kryqytetit gjatė 9-mujorit tė kėtij viti ka shėnuar numrin mė tė madh tė regjistrimit tė kallėzimeve dhe procedimeve gjatė gjashtė viteve tė fundit. Sipas tė dhėnave zyrtare statistikore, rezulton se gjatė kėsaj periudhe kohe janė regjistruar 3500 kallėzime penale, ndėrkohė qė hetuesit kanė vendosur tė nisin procedimet vetėm pėr 2700 dosje penale. Kėto tė dhėna janė gati 40 pėr qind mė tė larta se statistikat e prokurorisė sė Tiranės pėr vitin 1998, i cili cilėsohet si viti kur ky organ ka pasur mė shumė kallėzime dhe procedime penale. Shifrat e lartpėrmendura nė tė njėtėn kohė tregojnė edhe njė rritje tė ndjeshme tė shkallės sė kriminalitetit nė rrethin e Tiranės, ndonėse ka pėsuar rritje edhe numri i kallėzimeve tė lira tė bėra nga vetė qytetarėt pėr probleme tė ndryshme. Por veprat kriminale zėnė numrin mė tė madh tė procedimeve penale tė regjistruara nga organi i akuzės. Ndėrkohė qė njė pjesė e mirė e hetimeve tė nisura janė pėrfunduar nė kohė dhe tashmė i janė dėrguar pėr gjykim Gjykatės sė Tiranės.

    Vjedhja
    Vepra penale e vjedhjes numėron plot 1013 procedime penale tė nisura nga organi i akuzės, gati sa gjysma e numrit total tė procedimeve. Burime nga organi i akuzės janė shprehur se shumica e tė pandehurve qė janė ndaluar pėr kėtė akuzė kanė qenė adoleshentė, si dhe njerėz tė rrėnuar nga ana ekonomike. Por ajo qė vėrehet me shqetėsim nga hetuesit janė vjedhjet e organizuara dhe kryesisht ato ndaj automjeteve. Kėto tė fundit nė tė shumtėn e rasteve nuk janė gjetur nga policia dhe pėr rrjedhojė nuk ėshtė bėrė e mundur as identifikimi dhe aq mė pak ndalimi i autorėve.

    Falsifikimi
    Kopjimet e vulave, firmave apo edhe formularėve tė institucioneve shtetėrore dhe pėrfaqėsive diplomatike nė vendin tone, pėrbėn njė tjetėr vepėr penale tė konsumuar sė tepėrmi gjatė 9-mujorit tė kėtij viti. Nė mėnyrė tė ndjeshme janė konstatuar raste tė falsifikimit tė pasaportave apo lejeve tė qėndrimit, italiane dhe greke, me tė cilat dhjetėra shtetas kanė tentuar tė kalojnė kufirin. Pėrhapja nė masė e kėtij krimi ka detyruar edhe kryeprokurorin Theodhori Sollaku qė pėrpara disa kohėsh t'u kėrkojė vartėsve tė tij prokurorė qė, pėr tė pandehurit e akuzuar pėr falsifikim dokumentesh, tė mos kėrkojnė mė pak se 3 vjet burgim.

    Gazeta Shqiptare

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Koment i nje lideri te Pd-se per nje te zgjedhur nga Pd-ja.

    Olldashi per Sallaksin dhor sapllakun..

    RD
    ---

    Amnisty pėr Prokurorinė


    Sokol Olldashi


    Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, u shfaq dy ditė mė parė nė Shkodėr, nė njė pėrpjekje publike qė mė shumė sesa theksimin e luftės kundėr fenomeneve tė vetėgjyqėsisė, synonte shpėlarjen e prokurorisė nga pėrgjegjėsitė qė ky institucion ka nė lulėzimin e pėrdishėm tė korrupsionit nė vend.

    Ajo qė mė shumė binte nė sy nė deklaratėn e Sollakut, ishte pėrpjekja aspak e ndershme pėr ta paraqitur nivelin e rritur tė korrupsionit si njė cėshtje tė komplekeve tė inferioritetit apo tė mazohizmit verbal tė vetė shqiptarėve

    Sipas Sollakut, "Niveli i korrupsionit nė Shqipėri ... nuk ka sesi tė jetė i ndryshėm nga ai i vendeve tė ngjashme me ne pėr nga problemet nė rajon. Ndoshta, fenomene tė karakterit psiko-social qė lidhen me tendenca tė mosbesimit tė opinionit publik shqiptar ndaj institucioneve tė shtetit si dhe, inferioriteti qė shoqėron tashmė prej vitesh si kompleks shqiptarėt, pėrbėn shkak tė kėtij perceptimi paksa mė negativ, krahasuar me opinione tė tjera publike rajonale".

    Nė fakt percepsion jo realist dhe tė kompleksuar, nė kėtė aspekt, nuk kanė Shqiptarėt, por vetė Sollaku, deklaratat e tė cilit u bėnė tė njejtėn ditė, kur shtypi shqiptar publikoi raportin vjetor tė Transparency International, i cili e rendiste vendin ku Theodhori Sollaku ėshtė Prokuror i Pėrgjithshėm, si mė tė korruptuarin nė Europė. Pėr mė tepėr, sipas raportit, Shqipėria ka bėrė hapa prapa, duke zbritur nė vendin e 108, 16 shkallė mė poshtė, nė krahasim me njė vit mė parė. Mė keq sesa Zambia, Uganda, Guinea e Re, Eritrea, Nikaragua apo Libani. Dhe shumė mė keq sesa Unioni Serbi-Mali i Zi, i 101-ti, Maqedonia, e 99-a, Bosnja apo Kroacia.

    Dhe nuk besoj se Transparency ėshtė e kompleksuar e aq mė pak nga inferioriteti i zyrtarėve shqiptarė.

    Pėr mė tepėr, kur njė vit mė parė, i njejti institucion ndėrkombėtar e klasifikonte Shqipėrinė nė vendin e 92-tė, shumė mė mirė sesa pėr shembull Maqedonia, qė renditej e 108-a apo Unioni Serbi - Mali i Zi, qė renditej i 109-i.

    Eshtė absolutisht e vėrtetė se problemi i korrupsionit nė Shqipėri, nuk shkaktohet as nga zyra e Sollakut, as nga zyrat e vartėsve tė tij, ku gjithėsesi ka doza tė mjaftueshme tė fenomenit. Por ėshtė po kaq e vėrtetė se ineficenca katastrofike e institucionit qė drejton z. Sollaku ėshtė plehu inorganik qė mė sė shumti ka ushqyer patrazueshmėrinė e zyrtarėve tė korruptuar tė kėtij vendi.

    Nė zyrėn e Sollakut apo tė vartėsve tė tij letargjojnė prej vitesh dosje voluminoze korrupsioni, tė cilat mbajnė nė krye emra tė rėndėsishėm tė politikės shqiptare.

    Vetėm ndaj kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, nė prokurori ka tė paktėn pesė dosje, pėrveē atyre tė Komisionit Hetimor, duke filluar nga dosja e "Kthimit nė Identitet", tė cilės i janė bėrė gjashtė ekspertiza, qė hidhen poshtė nga prokuroria sepse nxjerrin fajtor Edi Ramėn, deri tek akuza pėr falsifikim tė dokumenteve zyrtare, tė cilat rrėzohen nga prokuroria me arsyetimin e hatashėm se "ėshtė e vėrtetė qė shkresat kanė tė njejtėn datė, tė njejtin numėr protokolli, tė njejtin titull ekzekutiv, janė nėnshkruar nga i njejti njeri dhe kanė brendi tė kundėrta, por kjo nuk pėrbėn falsifikim tė dokumenteve zyrtare???"

    Rama nuk ėshtė as i pari, as i fundit. Mund tė fillohej me z. Nano, deklarata e pasurisė sė tė cilit ėshtė publikisht e vėrtetuar si e gėnjeshtėrt, me milionat e dollarėve tė prokuruara nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, nė kundėrshtim flagrant me ligjin, brenda 30 minutave, me fshatrat e paligjshėm turistikė, me mijėra gjėra qė shkatėrrojnė edhe ato grima pasurie publike qė kanė mbetur pa u shqyer ende e qė janė aq shumė sa nuk vlen tė renditen.

    Mund tė fillohet fare mirė edhe me ato qė nuk kanė ndodhur akoma. Pėr shembull, prokurorit do t'i rekomandoja tė hetonte procedurat qė po pėrgatiten pėr vjedhjen e 10 milionė dollarėve tė vėna nė dispozicion pėr ndėrtimin e rrugės Ura e Dajlanit -Plepa. Nėse nuk ka mundur tė pengojė atė qė ka ndodhur deri tani., le tė bėjė njė pėrpjekje pėr tė penguar ato qė pėrgatiten tė ndodhin.

    Ndryshe, nėse ka ndėrmend tė mos bėjė asgjė, sikurse deri tani, tė paktėn tė mos flasė. Le tė heshtė dhe kėshtu mundet tė paktėn ta mėshirojmė pėr mosqėnien e tij .

    ..
    rd


    Ki dhor Sallaku ka qen dhe jurist pran doktor Berishes kur ish i varfri president..

Tema tė Ngjashme

  1. Vorio- Epiri, njė ėndėrr nė arkivol
    Nga ORIONI nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  2. Prokuroria shqiptare, urdhra te paligjshme
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 16-11-2008, 07:14
  3. Itali, Prokuroria milaneze 22 mandate arresti per rrembimin e imamit Abu Omar
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2005, 15:55
  4. Pse ka dėshtuar prokuroria nė cėshtjen e Shkallnuerit
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-01-2005, 16:46
  5. Prokuroria: Krimi eshte rritur me 9% ne Shqiperi
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2004, 17:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •