-
Diabolis
Epi i Gilgameshit
Pėrkthyer nga Anton Berisha
Epi i Gilgameshit
Kėnga e parė
Ēdo gjė vėrente hyu i kėsaj toke,
Askund njeri nuk kishte qė se njihte
Dijen e tij dhe veprėn qė kish bėrė-
Nuk kishte gjė qė ai nuk e kuptonte.
Tė gjithė njerzit nė vrojtim i mbante
Dhe heshtas ndritė qitte gjėra tfshehta.
Si hon tė thellė e tqartė e kish urtėsinė
Ta sjellė kumtin para mbytjes smadhe.
Nė rrugė tgjėra, tpafund qe tfilluar, (ftilluar)
Me shumė vuajtje e bėri udhėtimin,
Tė stėrmundimshėm shtegtimin e pati.
Pikėllimin me kunja e shkruante
E nrrasa tgurit i skaliste veprat,
E nrrasa tgurit gdhendte tgjitha vuajtjet.
Mbret Gilgameshi, trimi ngadhnjimtar,
Ndėrtoi muret rreth e rreth Urukut
Njė tempul tshenjtė, sikur majė mali,
Qė ngrihet pirg nqytetin e ndėrtuar
Themelesh tforta, thua nga ēeliku,
Dhe me shtėpi tė larta mirė i mbrojtur
Hyu i qielli natė vend banonte.
E gjėrė shtrihet grurishta e qytetit,
E pasur shumė, drithnike madhėshtore.
Sa fort shkėlqen edhe mė shumė shndrit
Pallati i mbretit krejt i zbardhėlluar;
Nbedena sogjetarėt rrinė ditėn,
Ndrėsa ushtarėt natėn roje bėjnė.
E treta e Gilgameshit ėshtė njeri,
Ndėrsa hyjnore dy tė tretat i ka.
Tė trembur e tė mahnitur qytetarėt
Pamjen e trupit ia vrojtojnė atij
Njė qenie tatillė askush skish parė
As pėr nga forca e as nga bukuria.
Luanin e pėrzė kah prhet skutave,
Nturinj e kap dhe frymėn ia zė;
Tė egrėn kafshė e gjuan me shpejtėsinė
Si dhe fuqinė e harkut qė ai mban.
Ēkado qė flet, ēkado qė ai vendos
Pėr qytetarėt ligj duhet tė jetė.
Mė tepėr se dėshirėn e babait
E ēmon djaloshi vullnetin embretit.
Porsa i mituri bėhet madhor,
Bariut tlartė i bėhet shėrbyes
Gjahtar, luftar ose bari kopesh,
Roje ndėrtesash, shkrues urdhėresash
O shėrbetor i tempullit tė shenjtė.
Pėr kėnaqsitė e vuajtjet e njeriut
Mbret Gilgameshi kokėn nuk e vret.
Sa madhėshtor qė ėshtė e trim i ēartur
Dhe mendjemprehtė sa fort ka qėlluar,
Tė rinj e tvjetėr, tfortė edhe tė ligj
Pėr mbretin duhet tgjithė tė punojnė.
Shkėlqimi i Urukut duhet tshndrisė
Mė fort se nēdo qytet mbi kėtė tokė.
Slėshon pe Gilgameshi dhe slejon
E dashura te i dashuri tė shkojė
As vasha trimit tashpėr ti afrohet.
Deri te hyjt rėnkimet u arrijnė,
Te perėnditė e plotfuqishme tqiellit,
Te hyu i Urukut, vend i shenjtė:
Mėzatin e fuqishėm jue e krijuat
e tok me luanin krifėdendur,
por Gilgameshi, tcilin prijs e kemi,
shumė mė i fuqishėm ėshtė se sa ata.
Si kėtė njė tjetėr kurrė smund ta gjesh,
Qė mund kėtij pėr forcė tia kalojė:
Vashėn se lė tė dashurit ti shkojė,
As ēikėn e trimit burrit saj ti qaset.
Kėto ankime i dėgjon Anuji,
I qiellit hy, dhe thėrret Arurunė,
Hyjneshėn e formimit tė pėrkryer:
O Aruru, qė kafshė bėn e njerėz bėre,
ti, bashkėrisht me zulmėmadh Mardukun,
krijo edhe njė qėnie tmrekullueshme,
tė jetė e ngjashme, sikur Gilgameshi,
tė jetė i fortė ashtu si dhe ai
veē kafshė shkretėtire tė mos jetė,
dhe nė Uruk vigani le tė vijė
me Gilgameshin ndyluftim tė dalė
atėhere Uruku qetėsi do tketė.
Si e dėgjoi lutjen Aruruja,
Mendja e saj njė qenie e krijoi
Sikur e deshAnuji, hyu i qiellit.
Duart e veta zuri e mi lau
E ma gatoi baltėn dhe e njomi
E mė pėshtymėn e hyjnisė amtare
Se ēe formoi trimin, Enkidujin;
Dhe jetė i dha me frymėn dhe me gjakun
E Ninibujit trim, hyjni e luftės.
Tashti qėndron nė stepė ai i vetmuar
E ka tmbuluar trupin krejt nė lesh,
Flokėt nė kokė si gruas i shpėrndahen,
Porsi kallinj tė grurit i valviten,
Asgjė nuk di pėr njerėz as pėr tokėn.
Veshur ngėzof, sikurse Sumukani,
Hyjni e fushės dhe e bagėtisė,
Tok me gazela barin kullot
E tok me kafshė ujin pi nė lug
Dhe me gėzim nxiton ai nėpėr valė.
...
-
-
Diabolis
Nė atė vend, ku kafshėt pijnė ujė,
Aty gjahtari kurthet i ka vėnė.
Sa i ashpėr Enkiduji i kundėrshton
Pse natė vend u jepte shtazėve ujė.
Tė parėn ditė, tdytėn dhe tė tretėn,
Ndejti Enkiduji te lugu, ti kėrcėnohet;
Fytyrėn mpirė gjahtari e vėshtronte,
Ndėrsa me grigjė nvatha ai kthehej.
Aq i tronditur ish, aq i zėmėruar
Fytyrėn tzymtė e shqirrej nga tėrbimi;
Njė dhembje e madhe zemrėn ia coptonte
Sepse nė palcė frika i kish hyrė
Nga ajo qė pa, pėrbindėsh mali iu duk.
Gjahtari briti, tė atit i thotė:
I huaj njė njeri nga mali zbriti,
si pinjoll i Anujit, babė, duket,
tė madhe fort fuqinė ai e ka
pa u ndalur fare vrapon nėpėr stepė,
te lugu ynė sė bashku rri me bisha
hata tė frikshme pamjen qė ma kishte,
mendja aspak smė thotė ti afrohem.
Mi mbushi gropat qė i pata ēelur,
Mi prishi kurthet qė i pata vėnė
E duarthatė mla pa kafshė tė fushės.
Babai atėhere djalit kėshtu i tha:
Urukut mėsyeja, shko te Gilgameshi!
Dhe i trego pėr forcėn e paparė
Tdjaloshit tegėr qė e ndeshe nfushė.
Lute ta japė njė grua thyjnueshme,
E cila perėndeshės tdashurisė,
Vetė Ishtares i ėshtė kushtuar;
Me vete merre dhe e sill kėtu!
E kur te lugu shtazėt tė afrohen,
Tfillojė ajo e teshat le ti zhveshė
Qė ai tharliset nga trupi i saj.
Duke e vėshtruar gruas do ti afrohet
Nė kėtė mėnyrė do ti braktisė shtazėt,
Me tcilat sbashku nfushė ėshtė rritur.
Sa mirl fjalėn babės ia dėgjoi
Nė rrugė niset dhe nė Uruk arrin.
Troket nė portė, pastaj brenda futet
E drejt kah dera e mbretit ai afrohet.
Pėrpara, ntė dy gjunjėt, atij i bie.
Dorėn e ngre, i thotė Gilgameshit:
Nga mali zbritur ka njė qenie e huaj
i fortė shumė sa garda e hyut tqiellit,
mė tmadhe kush se ka fuqinė nstepė,
kudo pa ndalė fushės ai vrapon,
me kafshė bashkė kėmbėt nlug i mban,
i frikshėm shumė, tmerron kur e sheh
nuk kam dėshirė atij ti afrohem,
se mė pengon ai gropat pėr ti ēelur,
se mė pengon ai rrjetat pėr ti vėnė,
se mė pengon ai kurthet pėr ti ngrehur!
Gropat, qė kisha ēelur, mi ka mbyllur
E grimca-grimca rrjetat mi ka bėrė,
Sa keq ai kurthet, ofshe, mi ka prishur.
Nga duart e mia tshpėtojnė i ka lėnė
Shumė e shumė kafshė tegra tfushės sime!
Gjahtarit Gilgameshi atėbotė i thotė:
tashti, gjahtari im, tfillo e shko!
Merre me vete gruan e hyjnueshme
Nga i shenjti tempull i tlumes Ishtare
Dhe deri natė vend ti merre e ēoje.
Kur tvijė ai te lugu bashkė me kafshė,
Teshat e shtatit ajo le ti zhveshė
Qė tė harliset ai nga trupi i saj.
Porsa ta shohė, gruas do i afrohet,
Dhe kėshtu shtazėt si do ti braktisė,
Me to nė fushė bashkė qė ėshtė rritur.
Dėgjoi fjalėt gjahtari e u bė gati,
Ntempull tIshtares tbukurėn e mori
Me tė sė bashku nrrugė u tfillua;
Mushkėn e nget dhiareve tė shkurtra.
Posa arrijnė atje, tė tretėn ditė,
Nė fushė ndalen nė njė vend tcaktuar
Dhe poshtė zbresin gruaja dhe gjahtari
Jo shumė larg nga vendi ku ish lugu.
Pa luajtur vendit plot dy ditė rrijnė.
Kur kafshėt nlug afrohen tpijnė ujė,
Shtazėt e ujit turen fort nėpėr valė
Me to sė bashku ishte Enkiduji,
Pinjolli katallan i hyut tė qiellit
Tok me gazela barin e kullot,
Sbashku me kafshė ujin e rrufit
Dhe nvalė bie me turr, i kėnaqur.
Dhe gruaja e hyjnueshme e vėshtron
Njeriun e fortė, trimin shumė tfuqishėm,
Njeriun e malit qė shtegton nėpėr fushė
E rreth e mrreth e sogjeton si fushėn.
Ndiē Enkiduji atyre ju afrohet.
Ky ėshtė ai, pėr tcilin tė kam folur,
nga gjiri yt ēliroje tash kėmishėn
edhe zbulo ti kodrat e haresė
qė tė harliset ai nga trupi yt!
Kohė mos humb e vėshtroje lakminė!
Posa tė shohė, pranė do tafrohet.
Zgjoja ti epshin, joshja ėndjet e gruas,
Fare tė huaja kafshėt le ti duken
Me tcilat bashkė nė fushė ėshtė rritur
Nė kraharorin tėnd ai do tė prehet.
Mbi gji kėmishėn gruaja e ēliroi
Dhe jashtė qiti kodrat e haresė
Qė Enkidujin me to ta harlisė.
Lakminė e tij t'ia shohė ajo sngurroi
E shpejt nga trupi teshat i fėrflloi.
...
-
-
Diabolis
Porsa e pa i lėshoi dhe ai pėr tokė
Iu zgjua epshi e lakmia pėr gruan.
Sa mirė kraharori atij iu preh
Ngjat bukuroshes, shėrbyeses sė zotit.
Vetėm qėndruan gjashtė ditė e shtatė net
Derisa e njohu Enkiduji mirė
Duke u njėsuar ndashuri me gruan
Krejt u kėnaq me bukurinė e saj.
E ngrit kokėn Enkiduj kah stepa,
Vrojton ku janė kafshėt dhe i pėrgjon.
Porsa e shohin ato Enkidujin
Me tshpejtė nga vendi gazelat kėrcejnė
Tė trembura shumė kafshėt prapėsohen;
Nsa Enkiduji bie nė limonti,
I heshtur fare rri dhe i shtangur.
Te gruaja kthehet, pranė kėmbėve i bie,
Nė sy asaj shikimin ja ngulit
Edhe e dėgjon ēka gruaja i fliste:
Sa i bukur, Enkidu je, si hyjni!
Eja nqytet, nė Uruk, bedenash i rrethuar,
Eja nė Uruk nė tempullin hyjnor,
Nvendin ku prehen Anuji e Ishtarja;
Na urdhėro nsarajin e shkėlqyer
Ku Gilgameshi i pėrkryer banon
Tė atillė npopull njė tjetėr se gjen.
Kėshtu thotė ajo. Eejfi atij i bėhet,
Pėr fjalėt qė dėgjuan veshėt e tij.
Enkiduji i flet shėrbyeses sė Ishtares:
E pra, tash ti ngrehu, o gruaja ime!
Nė vend tė shenjtė mua mė dėrgo,
Nė ēvend banojnė Anuji dhe Ishtarja,
Nė tempullin ku Gilgameshi rri,
Kreshniku i pėrsosur ku sundon,
Nė mes tė njerzėve njė kafshė aq e fortė.
Nė dylyftim atė dua ta ftoj,
Me tė tė thekshėm tfortin do ta grish,
Nė mes tė urukut luftė do ti shpall.
Dhe unė i fortė jam! dhe do tė hyj
brenda nqytet dhe fatin ta ndėrroj.
Nė stepė atje, nė stepė unė kam lindur
Gjymtyrėt e mia forca ime janė;
Me sytė e tu kėtė ti do ta shohėsh,
Ēka do tė ndodhė unė vetė e di,
Nqytet u nisėn Enkiduji e gruaja.
Porsa arrijnė nėpėr portė hyjnė
Rrugėt e shtruara nqilima tshkruar,
Nė tesha tbardha njerėzit tė veshur
I kanė tlidhura maramat kresė.
Nga larg dėgjohen tinguj tharpės, tfyellit
Kremtohet festė ditėn edhe natėn;
Vashat shtathedhura, tė gjitha tė bukura
Nė gjallėri jete nkalim valėzojnė,
Trazojnė trimat nbrohori ndėr dhima.
Gruaja e hyjnueshme para Enkidujit
Prin dhe nė tempull tė Ishtares futet,
Ndhomėn e shenjtė i merr teshat festive.
Me petka tmrekullueshme e stolis
Dhe e forcon fort mirė Enkidujin
Me bukė e verė taltarit tė hyjneshės.
Njė grua e shugėruar dhe profete
Afrohet dhe i thotė kėshtu atij:
O Enkiduj, tmėdhenjtė perėndi
sa mė tė gjatė jetėn ta dhurofshin!
Eja kėtu ta shohėsh Gilgameshin
Njeri i dhembjeve dhe gėzimeve;
Duhet ta shohėsh, fytyrėn tia vėshtrosh
Sikurse dielli syri i tij shkėlqen
Tė fortė muskuj ka, si prej ēelikut,
Tė ngjeshur shtatin, po ashtu tė lartė,
Mė tepėr forcė ka sesa duhet,
As natėn as ditėn lodhje ai nuk ndien,
Tmerron si Adadi, hyu i stuhisė.
Shamashi, zot i diellit, e mėshiroi,
Ea, hyjni e thellėsive, e bėri tmenēur;
Tė tre hyjnitė e zgjodhėn mbret tė jetė
Dhe ia ndriēuan shumė mendjen atij.
Pėrpara se tė zbrisje ti nga mali,
Ty Gilgameshi tė ka parandier.
Njė ėndėrr tkeqe e pa nė Uruku
Dhe ėshtė zgjuar aq trembshėm nga gjumi,
Dhe ėndrrėn nėnės svet ia ka rrėfyer:
Ėndėrr ttrishtueshme sonte unkam parė:
disi, nė qiell, yjtė nuk lėvizin
si luftėtarė tzjarrtė mė binin sipėr;
e tėrė garda mdukej njė njeri.
Provova lart ta ngre, por pa dobi,
Sepse i rėndė shumė ishte pėr mua.
Provova mėpastaj ta rrokullis
Nga vendi smunda ta lėviz.
Banorėt e Urukut rreth e rreth
Rrinin dhe dramėn e vėrtetė shihnin.
...
-
-
Diabolis
Nė gjunj i binin, kėmbėt ia puthnin.
Si tishte grua aherė e shtrėngova,
Kaq fort e drodha sa i hipa sipėr
Dhe e vėrvita para kėmbėve ttua.
Porsi ta kishe bir ti e pranove
E pranė krahut si vėlla ma solle.
Rishata, qėshtė hyjneshė si dhe nėnė,
Qė di fort mirė ėndrrat ti shpjegojė,
Kėshtu filloi e djalit tvet i tha:
Nėse nė qiell yjet ti i ke parė
e gardėn e Anujit duke rėnė
dhe lart ke dashur ti atė ta ngresh,
porse i rėndė ishte ai pėr ty
dhe u pėrpoqe qė ta luash vendit,
porse nuk munde nė krye tia dalėsh
e mua te kėmbėt atė ma vėrvite,
e nėse pėr djalė unė e pranova,
kjo do tė thotė se kėshtu do tbėhet:
njė trim do tvijė, trim shumė i fuqishėm,
qė do tė ketė forcėn e njė garde
e ndylyftim ti dalėsh do tė ftojė
me ty mejdanin rreptas do ta ndajė
dhe dora jote sipėr do ti rrijė,
do tmbesė i shtrirė ai pran kėmbėve tmia;
si djalė unė do ta kem, e ti vėlla,
si shok e mik nbeteja do ta keshė.
E sheh, o Enkiduj, kjo ėshtė ėndrra
Si dhe shpjegimi i nėnės dhe hyjneshės.
Foli kėshtu profetja e shuguruar
Dhe Enkiduj e la shtėpin e Ishtares.
fundi i Kenges se Pare
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt