Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Epi i Gilgameshit

    Pėrkthyer nga Anton Berisha


    Epi i Gilgameshit

    Kėnga e parė

    Ēdo gjė vėrente hyu i kėsaj toke,
    Askund njeri nuk kishte qė s’e njihte
    Dijen e tij dhe veprėn qė kish bėrė-
    Nuk kishte gjė qė ai nuk e kuptonte.
    Tė gjithė njerzit nė vrojtim i mbante
    Dhe heshtas n’dritė qitte gjėra t’fshehta.
    Si hon tė thellė e t’qartė e kish urtėsinė
    Ta sjellė kumtin para mbytjes s’madhe.
    Nė rrugė t’gjėra, t’pafund qe tfilluar, (ftilluar)
    Me shumė vuajtje e bėri udhėtimin,
    Tė stėrmundimshėm shtegtimin e pati.
    Pikėllimin me kunja e shkruante
    E n’rrasa t’gurit i skaliste veprat,
    E n’rrasa t’gurit gdhendte t’gjitha vuajtjet.
    Mbret Gilgameshi, trimi ngadhnjimtar,
    Ndėrtoi muret rreth e rreth Urukut –
    Njė tempul t’shenjtė, sikur majė mali,
    Qė ngrihet pirg n’qytetin e ndėrtuar
    Themelesh t’forta, thua nga ēeliku,
    Dhe me shtėpi tė larta mirė i mbrojtur –
    Hyu i qielli n’atė vend banonte.
    E gjėrė shtrihet grurishta e qytetit,
    E pasur shumė, drithnike madhėshtore.
    Sa fort shkėlqen edhe mė shumė shndrit
    Pallati i mbretit krejt i zbardhėlluar;
    N’bedena sogjetarėt rrinė ditėn,
    Ndrėsa ushtarėt natėn roje bėjnė.
    E treta e Gilgameshit ėshtė njeri,
    Ndėrsa hyjnore dy tė tretat i ka.
    Tė trembur e tė mahnitur qytetarėt
    Pamjen e trupit ia vrojtojnė atij –
    Njė qenie t’atillė askush s’kish parė
    As pėr nga forca e as nga bukuria.
    Luanin e pėrzė kah prhet skutave,
    N’turinj e kap dhe frymėn ia zė;
    Tė egrėn kafshė e gjuan me shpejtėsinė
    Si dhe fuqinė e harkut qė ai mban.
    Ē’kado qė flet, ēkado qė ai vendos
    Pėr qytetarėt ligj duhet tė jetė.
    Mė tepėr se dėshirėn e babait
    E ēmon djaloshi vullnetin embretit.
    Porsa i mituri bėhet madhor,
    Bariut t’lartė i bėhet shėrbyes –
    Gjahtar, luftar ose bari kopesh,
    Roje ndėrtesash, shkrues urdhėresash
    O shėrbetor i tempullit tė shenjtė.
    Pėr kėnaqsitė e vuajtjet e njeriut
    Mbret Gilgameshi kokėn nuk e vret.
    Sa madhėshtor qė ėshtė e trim i ēartur
    Dhe mendjemprehtė sa fort ka qėlluar,
    Tė rinj e t’vjetėr, t’fortė edhe tė ligj
    Pėr mbretin duhet t’gjithė tė punojnė.
    Shkėlqimi i Urukut duhet t’shndrisė
    Mė fort se n’ēdo qytet mbi kėtė tokė.
    S’lėshon pe Gilgameshi dhe s’lejon
    E dashura te i dashuri tė shkojė
    As vasha trimit t’ashpėr t’i afrohet.
    Deri te hyjt rėnkimet u arrijnė,
    Te perėnditė e plotfuqishme t’qiellit,
    Te hyu i Urukut, vend i shenjtė:
    “Mėzatin e fuqishėm jue e krijuat
    e tok me luanin krifėdendur,
    por Gilgameshi, t’cilin prijs e kemi,
    shumė mė i fuqishėm ėshtė se sa ata.
    Si kėtė njė tjetėr kurrė s’mund ta gjesh,
    Qė mund kėtij pėr forcė t’ia kalojė:
    Vashėn s’e lė tė dashurit t’i shkojė,
    As ēikėn e trimit burrit saj t’i qaset”.
    Kėto ankime i dėgjon Anuji,
    I qiellit hy, dhe thėrret Arurunė,
    Hyjneshėn e formimit tė pėrkryer:
    “O Aruru, qė kafshė bėn e njerėz bėre,
    ti, bashkėrisht me zulmėmadh Mardukun,
    krijo edhe njė qėnie t’mrekullueshme,
    tė jetė e ngjashme, sikur Gilgameshi,
    tė jetė i fortė ashtu si dhe ai –
    veē kafshė shkretėtire tė mos jetė,
    dhe nė Uruk vigani le tė vijė
    me Gilgameshin n’dyluftim tė dalė –
    atėhere Uruku qetėsi do t’ketė.”
    Si e dėgjoi lutjen Aruruja,
    Mendja e saj njė qenie e krijoi
    Sikur e desh’Anuji, hyu i qiellit.
    Duart e veta zuri e m’i lau
    E ma gatoi baltėn dhe e njomi
    E mė pėshtymėn e hyjnisė amtare
    Se ē’e formoi trimin, Enkidujin;
    Dhe jetė i dha me frymėn dhe me gjakun
    E Ninibujit trim, hyjni e luftės.
    Tashti qėndron nė stepė ai i vetmuar
    E ka t’mbuluar trupin krejt nė lesh,
    Flokėt nė kokė si gruas i shpėrndahen,
    Porsi kallinj tė grurit i valviten,
    Asgjė nuk di pėr njerėz as pėr tokėn.
    Veshur n’gėzof, sikurse Sumukani,
    Hyjni e fushės dhe e bagėtisė,
    Tok me gazela barin kullot
    E tok me kafshė ujin pi nė lug
    Dhe me gėzim nxiton ai nėpėr valė.
    ...
    wrong verb

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nė atė vend, ku kafshėt pijnė ujė,
    Aty gjahtari kurthet i ka vėnė.
    Sa i ashpėr Enkiduji i kundėrshton
    Pse n’atė vend u jepte shtazėve ujė.
    Tė parėn ditė, t’dytėn dhe tė tretėn,
    Ndejti Enkiduji te lugu, t’i kėrcėnohet;
    Fytyrėn mpirė gjahtari e vėshtronte,
    Ndėrsa me grigjė n’vatha ai kthehej.
    Aq i tronditur ish, aq i zėmėruar –
    Fytyrėn t’zymtė e shqirrej nga tėrbimi;
    Njė dhembje e madhe zemrėn ia coptonte
    Sepse nė palcė frika i kish hyrė –
    Nga ajo qė pa, pėrbindėsh mali iu duk.
    Gjahtari briti, tė atit i thotė:
    “I huaj njė njeri nga mali zbriti,
    si pinjoll i Anujit, babė, duket,
    tė madhe fort fuqinė ai e ka
    pa u ndalur fare vrapon nėpėr stepė,
    te lugu ynė sė bashku rri me bisha –
    hata tė frikshme pamjen qė ma kishte,
    mendja aspak s’mė thotė ti afrohem.
    M’i mbushi gropat qė i pata ēelur,
    M’i prishi kurthet qė i pata vėnė
    E duarthatė m’la pa kafshė tė fushės”.
    Babai atėhere djalit kėshtu i tha:
    “Urukut mėsyeja, shko te Gilgameshi!
    Dhe i trego pėr forcėn e paparė
    T’djaloshit t’egėr qė e ndeshe n’fushė.
    Lute ta japė njė grua t’hyjnueshme,
    E cila perėndeshės t’dashurisė,
    Vetė Ishtares i ėshtė kushtuar;
    Me vete merre dhe e sill kėtu!
    E kur te lugu shtazėt tė afrohen,
    T’fillojė ajo e teshat le t’i zhveshė
    Qė ai t’harliset nga trupi i saj.
    Duke e vėshtruar gruas do t’i afrohet
    Nė kėtė mėnyrė do t’i braktisė shtazėt,
    Me t’cilat s’bashku n’fushė ėshtė rritur”.
    Sa mirl fjalėn babės ia dėgjoi –
    Nė rrugė niset dhe nė Uruk arrin.
    Troket nė portė, pastaj brenda futet
    E drejt kah dera e mbretit ai afrohet.
    Pėrpara, n’tė dy gjunjėt, atij i bie.
    Dorėn e ngre, i thotė Gilgameshit:
    “Nga mali zbritur ka njė qenie e huaj
    i fortė shumė sa garda e hyut t’qiellit,
    mė t’madhe kush s’e ka fuqinė n’stepė,
    kudo pa ndalė fushės ai vrapon,
    me kafshė bashkė kėmbėt n’lug i mban,
    i frikshėm shumė, tmerron kur e sheh –
    nuk kam dėshirė atij t’i afrohem,
    se mė pengon ai gropat pėr t’i ēelur,
    se mė pengon ai rrjetat pėr t’i vėnė,
    se mė pengon ai kurthet pėr t’i ngrehur!
    Gropat, qė kisha ēelur, m’i ka mbyllur
    E grimca-grimca rrjetat mi ka bėrė,
    Sa keq ai kurthet, ofshe, m’i ka prishur.
    Nga duart e mia t’shpėtojnė i ka lėnė
    Shumė e shumė kafshė t’egra t’fushės sime!”
    Gjahtarit Gilgameshi atėbotė i thotė:
    “tashti, gjahtari im, tfillo e shko!
    Merre me vete gruan e hyjnueshme
    Nga i shenjti tempull i t’lumes Ishtare
    Dhe deri n’atė vend ti merre e ēoje.
    Kur t’vijė ai te lugu bashkė me kafshė,
    Teshat e shtatit ajo le t’i zhveshė
    Qė tė harliset ai nga trupi i saj.
    Porsa ta shohė, gruas do i afrohet,
    Dhe kėshtu shtazėt si do t’i braktisė,
    Me to nė fushė bashkė qė ėshtė rritur”.
    Dėgjoi fjalėt gjahtari e u bė gati,
    N’tempull t’Ishtares t’bukurėn e mori –
    Me tė sė bashku n’rrugė u tfillua;
    Mushkėn e nget dhiareve tė shkurtra.
    Posa arrijnė atje, tė tretėn ditė,
    Nė fushė ndalen nė njė vend t’caktuar
    Dhe poshtė zbresin gruaja dhe gjahtari
    Jo shumė larg nga vendi ku ish lugu.
    Pa luajtur vendit plot dy ditė rrijnė.
    Kur kafshėt n’lug afrohen t’pijnė ujė,
    Shtazėt e ujit turen fort nėpėr valė –
    Me to sė bashku ishte Enkiduji,
    Pinjolli katallan i hyut tė qiellit
    Tok me gazela barin e kullot,
    S’bashku me kafshė ujin e rrufit
    Dhe n’valė bie me turr, i kėnaqur.
    Dhe gruaja e hyjnueshme e vėshtron
    Njeriun e fortė, trimin shumė t’fuqishėm,
    Njeriun e malit qė shtegton nėpėr fushė –
    E rreth e m’rreth e sogjeton si fushėn.
    Ndiē Enkiduji atyre ju afrohet.
    “Ky ėshtė ai, pėr t’cilin tė kam folur,
    nga gjiri yt ēliroje tash kėmishėn
    edhe zbulo ti kodrat e haresė
    qė tė harliset ai nga trupi yt!
    Kohė mos humb e vėshtroje lakminė!
    Posa tė shohė, pranė do t’afrohet.
    Zgjoja ti epshin, joshja ėndjet e gruas,
    Fare tė huaja kafshėt le t’i duken
    Me t’cilat bashkė nė fushė ėshtė rritur –
    Nė kraharorin tėnd ai do tė prehet”.
    Mbi gji kėmishėn gruaja e ēliroi
    Dhe jashtė qiti kodrat e haresė
    Qė Enkidujin me to ta harlisė.
    Lakminė e tij t'ia shohė ajo s’ngurroi
    E shpejt nga trupi teshat i fėrflloi.
    ...
    wrong verb

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Porsa e pa i lėshoi dhe ai pėr tokė –
    Iu zgjua epshi e lakmia pėr gruan.
    Sa mirė kraharori atij iu preh
    Ngjat bukuroshes, shėrbyeses sė zotit.
    Vetėm qėndruan – gjashtė ditė e shtatė net
    Derisa e njohu Enkiduji mirė
    Duke u njėsuar n’dashuri me gruan –
    Krejt u kėnaq me bukurinė e saj.
    E ngrit’ kokėn Enkiduj kah stepa,
    Vrojton ku janė kafshėt dhe i pėrgjon.
    Porsa e shohin ato Enkidujin
    Me t’shpejtė nga vendi gazelat kėrcejnė –
    Tė trembura shumė kafshėt prapėsohen;
    N’sa Enkiduji bie nė limonti,
    I heshtur fare rri dhe i shtangur.
    Te gruaja kthehet, pranė kėmbėve i bie,
    Nė sy asaj shikimin ja ngulit
    Edhe e dėgjon ēka gruaja i fliste:
    “Sa i bukur, Enkidu je, si hyjni!
    Eja n’qytet, nė Uruk, bedenash i rrethuar,
    Eja nė Uruk nė tempullin hyjnor,
    N’vendin ku prehen Anuji e Ishtarja;
    Na urdhėro n’sarajin e shkėlqyer
    Ku Gilgameshi i pėrkryer banon –
    Tė atillė n’popull njė tjetėr s’e gjen”.
    Kėshtu thotė ajo. Eejfi atij i bėhet,
    Pėr fjalėt qė dėgjuan veshėt e tij.
    Enkiduji i flet shėrbyeses sė Ishtares:
    “E pra, tash ti ngrehu, o gruaja ime!
    Nė vend tė shenjtė mua mė dėrgo,
    Nė ē’vend banojnė Anuji dhe Ishtarja,
    Nė tempullin ku Gilgameshi rri,
    Kreshniku i pėrsosur ku sundon,
    Nė mes tė njerzėve njė kafshė aq e fortė.
    Nė dylyftim atė dua ta ftoj,
    Me tė tė thekshėm t’fortin do ta grish,
    Nė mes tė urukut luftė do t’i shpall.
    “Dhe unė i fortė jam!” dhe do tė hyj
    brenda n’qytet dhe fatin ta ndėrroj.
    Nė stepė atje, nė stepė unė kam lindur
    Gjymtyrėt e mia – forca ime janė;
    Me sytė e tu kėtė ti do ta shohėsh,
    Ēka do tė ndodhė unė vetė e di”,
    N’qytet u nisėn Enkiduji e gruaja.
    Porsa arrijnė nėpėr portė hyjnė –
    Rrugėt e shtruara n’qilima t’shkruar,
    Nė tesha t’bardha njerėzit tė veshur
    I kanė t’lidhura maramat kresė.
    Nga larg dėgjohen tinguj t’harpės, t’fyellit –
    Kremtohet festė ditėn edhe natėn;
    Vashat shtathedhura, tė gjitha tė bukura
    Nė gjallėri jete n’kalim valėzojnė,
    Trazojnė trimat n’brohori ndėr dhima.
    Gruaja e hyjnueshme para Enkidujit
    Prin dhe nė tempull tė Ishtares futet,
    N’dhomėn e shenjtė i merr teshat festive.
    Me petka t’mrekullueshme e stolis
    Dhe e forcon fort mirė Enkidujin
    Me bukė e verė t’altarit tė hyjneshės.
    Njė grua e shugėruar dhe profete
    Afrohet dhe i thotė kėshtu atij:
    “O Enkiduj, t’mėdhenjtė perėndi
    sa mė tė gjatė jetėn ta dhurofshin!
    Eja kėtu ta shohėsh Gilgameshin –
    Njeri i dhembjeve dhe gėzimeve;
    Duhet ta shohėsh, fytyrėn t’ia vėshtrosh –
    Sikurse dielli syri i tij shkėlqen
    Tė fortė muskuj ka, si prej ēelikut,
    Tė ngjeshur shtatin, po ashtu tė lartė,
    Mė tepėr forcė ka sesa duhet,
    As natėn as ditėn lodhje ai nuk ndien,
    Tmerron si Adadi, hyu i stuhisė.
    Shamashi, zot i diellit, e mėshiroi,
    Ea, hyjni e thellėsive, e bėri t’menēur;
    Tė tre hyjnitė e zgjodhėn mbret tė jetė
    Dhe ia ndriēuan shumė mendjen atij.
    Pėrpara se tė zbrisje ti nga mali,
    Ty Gilgameshi tė ka parandier.
    Njė ėndėrr t’keqe e pa nė Uruku
    Dhe ėshtė zgjuar aq trembshėm nga gjumi,
    Dhe ėndrrėn nėnės s’vet ia ka rrėfyer:
    “Ėndėrr t’trishtueshme sonte un’kam parė:
    disi, nė qiell, yjtė nuk lėvizin
    si luftėtarė t’zjarrtė mė binin sipėr;
    e tėrė garda m’dukej njė njeri.
    Provova lart ta ngre, por pa dobi,
    Sepse i rėndė shumė ishte pėr mua.
    Provova mėpastaj ta rrokullis –
    Nga vendi s’munda ta lėviz.
    Banorėt e Urukut rreth e rreth
    Rrinin dhe dramėn e vėrtetė shihnin.
    ...
    wrong verb

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nė gjunj’ i binin, kėmbėt ia puthnin.
    Si t’ishte grua aherė e shtrėngova,
    Kaq fort e drodha sa i hipa sipėr
    Dhe e vėrvita para kėmbėve t’tua.
    Porsi ta kishe bir ti e pranove
    E pranė krahut si vėlla ma solle.”
    Rishata, q’ėshtė hyjneshė si dhe nėnė,
    Qė di fort mirė ėndrrat t’i shpjegojė,
    Kėshtu filloi e djalit t’vet i tha:
    “Nėse nė qiell yjet ti i ke parė
    e gardėn e Anujit duke rėnė
    dhe lart ke dashur ti atė ta ngresh,
    porse i rėndė ishte ai pėr ty
    dhe u pėrpoqe qė ta luash vendit,
    porse nuk munde nė krye t’ia dalėsh
    e mua te kėmbėt atė ma vėrvite,
    e nėse pėr djalė unė e pranova,
    kjo do tė thotė se kėshtu do t’bėhet:
    njė trim do t’vijė, trim shumė i fuqishėm,
    qė do tė ketė forcėn e njė garde
    e n’dylyftim t’i dalėsh do tė ftojė –
    me ty mejdanin rreptas do ta ndajė
    dhe dora jote sipėr do t’i rrijė,
    do t’mbesė i shtrirė ai pran’ kėmbėve t’mia;
    si djalė unė do ta kem, e ti vėlla,
    si shok e mik n’beteja do ta keshė”.
    E sheh, o Enkiduj, kjo ėshtė ėndrra
    Si dhe shpjegimi i nėnės dhe hyjneshės.”
    Foli kėshtu profetja e shuguruar
    Dhe Enkiduj e la shtėpin’ e Ishtares.



    fundi i Kenges se Pare
    wrong verb

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •