ju qe folni ktu a keni tradhtu naj her apo e keni me te nigjume car thoni???
ju qe folni ktu a keni tradhtu naj her apo e keni me te nigjume car thoni???
RIPPR
Postuar më parë nga Pink_Girl
Eshte dhe dicka tjeter pse behet kjo. Disa njerez me mendjelehtesi i tregojne keto gjera per ta bere partnerin te ndihet: "Wow, kete e pelqekan dhe te tjere, pa ti jap vetes mire une, se mos me iken nga dora."Kjo ne te shumten e rasteve funksionon. E vene partnerin/partneren ne pozita konkurrence me "te gjithe boten". Mgjte eshte dhe nje risk shume i madh sepse ka njerez (me self-confidence te ndertuar, apo qe dine ekzaktesisht se c'duan te marrin nga maredhenia apo dhe disa me mungesa te theksuara afeksioni) qe kete e marrin shume ters dhe ta fusin ne listen e rasteve te moskujdesjes karshi ketyre dhe u zbehet dashuria. Shkurt i kane turn-off kete/keto veprime.
Postuar më parë nga Çufo_ Çufo
Tradhetia eshte rezultat i mos qenurit i vendosur ne alternativat qe te ofrohen per te zgjedhur.Por mund te jete edhe si pasoje e shumellojshmerise dhe e larmise se madhe qe eksiston kudo.
Me pak fjale nje njeri qe tradhton mund te kete shume shkaqe por ne vija te pergjithshme une do te mbledh vetem disa
Nuk ka qene lidhje teper e sinqerte....
ka qene vetem nje emocion i shkurter me qellime teper te shkurtra....
(mos u habisni)....ka edhe nga ato qe e bejne me bast ne e bej kete shalgjaten apo jo?
gjera qe ndodhin jane keto,per te dale ne drite fallsiteti i tyre mjafton qe nje dite te bukur me diell te shohin ndonjke zocke te vetmuar dhe te rreshkasin drejt e me koke mbrenda....ndodhi kjo? po...shume mire tani i mbaj te dyja...kalojne ca dite shoh edhe nje te trete me te mire se e dyta....thelle e me thelle edhe me kete........ndodhi kjo? po...shume mire i mbaj te treja e keshtu me radhe i ben planet populli.
Doni me qene popull me namuz?
Mos e bani veten te iu tradhtojne apo te tradhtoni e me the e te thashe...................
Il cuore matto che ti segue ancora
E giorno e notte pensa solo a te
Po ti ne temen e tradhtise e gjete te beje rikthimin tend o lumadh? Si puna kerpudhes qe do e qisi kaptinen vetem kur e ndjen ngrohtesine e rrezes se diellitShyqyr qe u ktheve njehere pa te tjerat i ndreqim. Dhe qafsh mua, mja me apa-dollapa se ngela duke te uru mirseardhjen, radhen e fundit ne padogane te pata bere nje proze per rikthimin tend e mban mend? Nejse.
Persa i perket temes...
Sic e the dhe vete o Uolfi heret apo vone te gjithe tradhtojme ca me mendje e ca me fizik dhe kjo eshte e pakontestueshme.
Mgjth po tregohesh pak i ashper me 'tradhetine mendore' kur e ve ne te njejten shkalle me ate fiziken sepse tek e fundit mendje eshte dhe ajo e ja ka enda te shetise e te perdore pjesen e saj te fantazise... e te themi ate qe eshte, fantazia pak e veshtire per tu kontrolluar leqe nuk eshte dhe e shendetshme ti vesh censure lol. E rendesishme eshte te mos hidhet ne praktike me partener/e(te jashtem) sepse o Ujk i vjeter, nga e menduara(thene, thot thenia por per arsye pershtatshmerie ndryshimet lejohen) ne te bere qendron ne mes nje oqean i tere.
...Te degjofsha emrin per mire ishalla jarebi![]()
Toleranca, eleksiri i lirisë.
Si nuk pertoni me keto tema , e keni bere ekuacion me 3 te panjohura , duhet matur forca e terheqjes nderplanetare te ngrihet ne katror , te shumezohet me renjen kubine te shpejtesise se drites ................................ kjo gje eshte e thjeshte , te pakten per mua .
Ka dy loj lidhjesh , lidhja e pare thjesht lidhje fizike , dy personave ju pelqen shoqeria dhe respektojne njeri tjetrin kur jane bashke , kalojne nje pjese te kohes dhe argetohet se bashku . Ne ndergjegjjen e tyre , per momentin kjo eshte nje lidhje qe nuk detyron me shume se kaq , asnje detyrim moral dhe te dy jane te lire te bejne c'te duan gjate kohes qe nuk jane bashke . Ne kete rast kur keto me siper jane nen kuptuar nuk ka tradheti .
Ne llojin e dyte hyjne ciftet qe i jane perkushtuar njeri tjetrit dhe vetem njeri tjetrit fizikisht dhe shpirterisht , ketu tradhetia nuk duhet te jete me shume se nje ide kalimthi hormoniale . ne te kunderten .................. vari teneqene .
[QUOTE=Çufo_ Çufo]Tradheti e pavetedishme?????????????????????
Klasike.
Po te jesh aq i dehur sa absolutisht nuk di ça po ben, jan dy gjera:
1. mund të kesh një cike vështirsi per ta ndritur ...... interesin (ajo pra ca kujtove ti )
2. quhet përdhunim sepse nuk e ke "consent" për këte veprim
E di që "shit happens sometimes" 99% te rasteve nuk ka tradhëti pa vetëdije.
sa për argëtim, konsideroni dhe një rast te tillë:
Ju jeni të bindur që i/e dashuri/a juar ju ka tradhetur. Eshte duke u sjellë shume i/e dyshimtë dhe nje nga shokët e tu betohet që a pa me dikë tjetër.
Nga hidhërimi ju lidheni për një natë me një person tjetër.
Mbas disa ditësh, gjithshka qartësohet dhe del se në të vërtet partneri juaj nuk po tradhëtonte, por ishte në "bussiness trip".
a quhet çfarë bëre ti tradhëti?
A do i tregoni partnerit?
sigurisht qe do ti tregoja nese do e kisha tradhtuar me pavetedije, te besh nje veprim ne gjendje jo te ekuilibruar mendore, pra ne ate moment qe e ben nje veprim ti si person quhesh i pavetedijshem , pra i pafajshem
njerezit nuk lindin por mesohen me kete virtyt (sinqeritetin) pra nuk mund te edukosh nje njeri se si te jesh i sinqerte, sepse thjesht nuk do te funksiononte, sidomos sikur te ishte nje njeri i sinqerte qe po edukonte njeriun tjeter.
jeta vete eshte nje shtrengate,eshte nje komleks i shume gjerave, dhe pikerisht njeriu ashtu duhet te jete...dhe ashtu eshte nuk mund te kete nje njeri 100% sinqeritet se nuk do te mund te mbijetonte ne trysnine e kesaj jete.eshte e vertete qe nje njeri i tille do ishte engjell, por shume veta do ta merrnin per budalla/naiv kaluar naiv!
pastaj varet se ku do ta aplikosh nje sinqeritet te tille, sepse ne shume raste mund te quheshe spiun!
por pastaj kur behet fjale per nje te vertete qe nuk mbahet me, nje te vertete midis dy personave qe qendrojne teper lart ne ndjenjat e njeri tjetrit atehere varet a duhet ta thuash apo jo ate te verteten, a do te jesh apo jo i sinqerte.. por ne nje lidhje per mendimin tim sinqeriteti eshte si nje dry ose kyc hermetik, qe mban dy persona bashke dhe nuk i le te ndahen....derisa pastaj kjo balance prishet(me genjeshtren) dhe dryni nuk eshte me nje element lidhes por thjesht dicka qe i ndan....derisa dashuria nuk ka falje midis saj.
sinqeriteti ne dashuri eshte aq i komlikuar sa vete jeta dhe qe te fillosh dhe te mendosh qe ka persona te sinqerte 100% ne kete bote....po ka sigurisht ...kalamojt...biles dhe ato rrejne nai here por jane te padjallezuar....ndersa njerezit e rritur kane nje pjese te djallezuar ne vetvete dhe pse disa persona nuk e vene ne perdorim.
Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 26-10-2004 më 12:49
Nuk ka sinqeritet ne dashuri po flijeni mendjen e mos enderroni kaq shume lol
!!!
personalisht mendoj se pas nje tradhetie sinqeriteti nuk ka vlere fare se ndjenjat jane kaq shume te vrara sa cfaredo te thuhet me tej eshta apo jo e sinqerte nuk ka vlere.
zgjidhja eshte ndarja
por ka edhe raste te tjera qe nje ane vuan shume me teper dhe atje eshte e keqja se kembengulen per nje fillim te ri.
me vjen keq por edhe vete duhet ta pranoj qe "nje xham qe thyhet nuk ngitet dot me"!!!
have fun e pa tradhetira![]()
_Mos thuaj <<te dua>> pa e ndjere se kur ta ndjesh cfare do thuash?
-jeta eshte nje rrote qe gjithmone rrotullohet e i sjell gjerat sic duhen per te mbajtur ekuiliber.prandaj kujdes!!!
E JETO C'DO CAST TE JETES SE NUK KTHEHEN PRAPA. ;) :P
Krijoni Kontakt