Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Lufta dhe dhuna – shkaterrimtare te qyteterimeve

    LUFTA DHE DHUNA – SHKATĖRRIMTARĖ TĖ QYTETĖRIMEVE



    Pėr qytetėrimet janė bėrė studime tė shumta nga historiografė, filozofė, sociologė e studiues tė tjerė tė fushės sė artit e kulturės. Kohėt e fundit debati shkencor pėr qytetėrimet, llojet e tyre, marrėdhėniet dhe integrimi midis tyre, marrėdhėniet e qytetėrimit me kulturėn etj. janė bėrė shumė tė nxehta.

    Nė kėtė diskutim shkencor krahas vlerave, nė disa diskutime e shkrime vihen re edhe keqinterpretime madje edhe shtrembėrime e spekullime, sidomos pėr sa i pėrket raportit tė qytetėrimit dhe luftrave, shkaqeve qė kanė ēuar historikisht nė rėnien dhe shkatėrrimin e qytetėrimeve etj. Shumė spekullime bėhen veēanėrisht nė kuptimin dhe vlerėsimin e qytetėrimit Oriental e atij Oksidental, duke i pėrballur e kundėrvėnė ato ndaj njėri-tjetrit duke mos njohur ose anashkaluar tė vėrtetėn historike lidhur me historinė e formimit, bashkėpunimit dhe integrimit midis tyre.

    S’ėshtė vendi tė ndalemi tė analizojmė kuptimin e nocionit tė qytetėrimit, as llojet e shumta tė qytetėrimeve qė kanė pėrshkuar historinė, pėrmbajtjen, vlerat dhe karakteristikat e tyre. Kėtu e shohim me vend tė sqarojmė disa probleme qė lidhen me keqkuptime dhe interpretime pėr qytetėrimin Oriental dhe Oksidental, parė kėto lidhur ngushtė edhe me zhvillimin historik e kulturor tė vendit tonė.

    Historikisht ėshtė fakt se e shkuara jonė edhe pse u zhvillua kryesisht brenda qarkut tė qytetėrimit Oriental, ai siē dihet, nė evoluimin e tij ėshtė integruar dhe ka qenė nė kontakt tė vazhdueshėm edhe me qytetėrimin Oksidental. Dhe kjo ėshtė e natyrshme pėr vetė rrugėn qė ka ndjekur zhvillimi ynė historik, pozicioni gjeografik i trevave tė banuara nga shqiptarė qė kanė shėrbyer si kufi qė ndanin Orientin me Oksidentin nė konceptin hapsinor tė shtrirjes tyre.

    Ajo qė duam tė nėnvizojmė ėshtė se nė mjaft shkrime, sidomos tė kohėve tė fundit po bėhen gabime dhe interpretime, njė pjesė e tyre pėr qėllime spekullative duke identifikuar qytetėrimin me kulturėn, madje deri edhe me fenė. Siē vinte nė dukje 70 vjet mė parė ideologu i shquar i “shqiptarizmės” Branko Merxhani “Qytetėrimi ėshtė njė gjė e veēantė nga feja. E vėrteta ėshtė se nuk ka as qytetėrim tė krishterė, as qytetėrim islamik. Burimet si tė qytetėrimit Oriental ashtu edhe tė qytetėrimit Oksidental, nuk ndodhėn as nė islamizėm, as nė kristianizėm. Orienti, shumė kohė para se tė shfaqeshin kėto dy fe, ka qenė shesh qytetėrimesh tė mėdha e tė ndritura. Nė kėtė qytetėrim patėn bashkėpunuar e kontribuar egjiptianėt e vjetėr, sumerėt, asirjanėt, finikasit dhe popuj tė tjerė. Ky qytetėrim kaloi periudhėn e lavdisė sė tij nė kohėn e Greqisė sė lashtė. Secili nga kėto popuj dha kontributin e vet nė krijimin e kėtij qytetėrimi.

    Edhe vetė Greqia antike, - siē thotė njė ndėr studiuesit tanė, Prof. Myzafer Xhaxhiu, - me qytetėrim tė shkėlqyer, nuk do tė ishte ajo qė njohim po tė mos kishte pėrvetėsuar alfabetin, shkrimin, ēelsin e diturisė, qė i sollėn finikasit nga Lindja. Dihet se grekėt shumė elementė tė kulturės sė tyre: legjenda, kulte, rite, emra perėndish, i mėsuan nga popujt e Lindjes, me tė cilėt patėn kontakt pėrpara dhe pasi u vendosėn nė jug tė Ballkanit. Edhe nė traditėn e poezisė gojore me karakter epik, lirik, didaktik, gjejmė elementė tė ngjashėm me ato tė popujve tė Lindjes.

    Ky qytetėrim (Oriental), pasi kaloi periudhėn e lavdisė nė kohėn e Greqisė sė Vjetėr, ra nė duar tė romakėve. Dhe romakėt, pasi shartuan me kėtė qytetėrim popujt e ndryshėm qė mundėn dhe sunduan, ndanė Perandorinė e tyre tė madhe nė pjesė: Perandorinė e Lindjes dhe nė Perandorinė e Perėndimit. Kjo ndarje, ky copėtim i Perandorisė nuk u kufizuar vetėm nė sheshin politik, por shkaktoi edhe ndarjen e Qytetėrimit Mediteranian nė dy qytetėrime: nė qytetėrimin oriental dhe nė Qytetėrimin Oksidental dhe qė nga ajo kohė ata kanė patur rrugėn e tyre tė zhvillimit tė diktuar nga faktorė tė ndryshėm historiko-shoqėror qė kanė influencuar nė uljet e ngritjet e tyre, nė lindjen e qytetėrimeve tė reja. Siē pohon H.G.Welles “gjatė Mesjetės dy qytetėrimet kryesore (Oriental dhe Oksidental) u zhvilluan pothuaj paralelisht dhe pa ndonjė pėrēarje tė madhe”. “Nė aspektin fetar, vazhdon ai, sikurse feja muslimane nuk i bėri ndonjė ndryshim radikal Qytetėrimit Oriental, ashtu edhe Kisha e Krishtere nė Evropė nuk i solli ndonjė ndryshim dhe zhvillim tė shėnuar qytetėrimit qė trashėgoi nga Roma oksidentale – tė paktėn nė tėrė kohėn e mesme”.

    Nė planin historik, siē pohonte shkrimtari i shquar amerikan Zhames J. Walsh, nė veprėn e tij tė mirėnjohur “Ē’i detyron qytetėrimi Italisė”, romakėt, nė fillimin e historisė sė tyre, kanė qenė luftėtarė dhe asgjė mė shumė, pėr arsyet qė kuptohet vetvetiu dhe gjejnė justifikimin prej historisė sė betejave tė tyre. Mė vonė kur agoi dita e kulturės sė tyre me shkėlqimin qė po pėrhapte rreze anė e kėnd perandorisė, ato hynė nė fazėn e “kopjimit” tė artit tė zhvilluar, pėr tė fituar kohėn e humbur. Vetė Roma tė paktėn gjatė sundimit tė Republikės, ishte e okupuar me artin e luftės e tė qeverimit mė shumė se sa me artet mė intelektuale. Kur Roma pushtoi Kartagjenėn, kryeqyteti i Afrikės sė Veriut ishte mbase mė i bukuri i botės mė atė kohė, i mrekullueshėm nė arkitekturė e nga shumė pikpamje, kurse Roma nuk kishte arritur zhvillimin qė pastaj pati mbas fitores, sepse siē dihet merrej me punėt e luftrave qė sollėn madhėshtinė perandorake. Kur erdhi koha e vėrtetė e Romės mbas pushtimit tė botės sė njohur ahere dhe mbasi kishte shtruar mirė Greqinė e Vjetėr, qyteti i amshuar ra nė dashuri me artet e bukura greke dhe kėshtu “Greqia e pushtuar, e robėroi” me anė tė arteve pushtuesin e saj. Pastaj filloi pėr romakėt periudha e pėrhapjes sė artit helen, sikurse thamė mė sipėr, periudha e cila, ndonėse “imitim”, meriton admirim tė gjallė. Kur romakėt ndoqėn influencėn helene, i dhanė zgjim e hov pėrhapės kulturės universale dhe shprehjes sė lartė artistike, duke bėrė tė mundur ngritjen e disa prej shembujve mė tė bukur tė arkikteturės romake. Njėri prej tyre siē dihet ishte Tempulli i Minervės nė tregun e qytetit Assisi. Kur poeti i madh gjerman Gėte vizitoi Assisin, kėtu e mbi dy shekuj mė parė, menjėherė i mbetėn sytė te veprat e artit romak aty dhe nė Perugua, Orvieta e nė shumė qendra tė vogla tė atij rrethi.

    Pėrgjithėsisht ajo qė e karakterizon rrugėn e zhvillimit tė qytetėrimeve dhe kulturave janė hapat e mėdha qė ato kanė bėrė gjatė historisė sė njerėzimit.

    Siē pohon Kennenth Clark, nė studimin e tij “Qytetėrimi”: E tillė ėshtė periudha rreth vitit 3000 para Krishtit, kur fare befas u shfaq njė qytetėrim, jo vetėm nė Egjipt dhe nė Mesopotami, por edhe nė luginėn e Indit; njė periudhė tjetėr e tillė ėshtė fundi i shekullit tė gjashtė para Krishtit, kur shohim jo vetėm mrekullinė e Jonisė dhe Greqisė – filozofia, shkenca, arti, poezia, tė gjitha arritėn kulme qė nuk ishin arritur gjatė 2000 vjetėve – por edhe India pėrjetoi njė hov tė tillė shpirtėror, tė cilit nuk ia gjen shokun nė histori. Njė ēast tjetėr tė tillė, - vazhdon ai, - kemi rreth vitit 1100. Ndikimi i tij duket se preku botėn mbarė, por mė qartė dhe nė mėnyrėn mė dramatike u shfaq nė Evropėn Perėndimore, ku ishte edhe mė i nevojshėm. Ai ishte si njė pranverė ruse. Nė ēdo lėmė tė jetės – nė veprimtarinė praktike, nė filozofi, organizim dhe teknikė – filloi tė shpėrthejė njė energji e jashtėzakonshme. Monumentet e famshme tė arkitekturės, kėto male hijerėnda tė gurta, tė ndėrtuara me hijeshi, lindėn, sė pari, nga njė tog i vogėl shtėpizash tė drunjta. Ndryshime dhe mė tė ēuditshme u kryen nė skulpturė. Nuk ėshtė vendi siē vumė nė dukje nė fillim tė shkruajmė pėr historinė e qytetėrimeve, kur si objekt kemi bėrė integrimin e tyre.

    Studimet e kryera na bindin se ēdo qytetėrim, ēdo strukturė e tij pėrbėhet nga shtresa tė ndryshme kulture sipas kategorive shoqėrore nga njėra anė dhe tė ndihmesave historike nga ana tjetėr. Po kėshtu ky shtresėzim kombinimesh, bashkimesh, pėrzierjesh krijon me kalimin e kohės sinteza tė reja. Kjo dukuri shfaqet nė tė gjitha qytetėrimet dhe kulturat e krijuara historikisht.

    Rruga e ngjashme e integrimeve dhe e kėmbimit tė vlerave ndėrmjet qytetėrimeve ėshtė e pranishme dhe e shprehur qartė edhe te populli shqiptar.

    Qė kur u krijua si Arbėri, vendi ynė, nėn pushtimin e romakėve dhe tė bizantinėve, ka qenė pikėrisht njė ndėrthurje kulturash e qytetėrimesh. Kjo ka ndodhur edhe mė parė, nė shekullin VII-VI, kur grekėt ngrinin koloni si Durrėsi, Apolonia etj., nė qendrat tona bregdetare. Kur romakėt pushtuan viset tona, ata gjetėn kėtu lidhje tė hershme tė kulturės vendase me kulturėn fqinje tė grekėve, p.sh. nė kolonitė bregdetare, po edhe nė tokė tė thellė, ku prishėn siē dihet 70 kėshtjella, si tė thuash njė qytetėrim tė tėrė e hodhėn pėrdhe. Takimi i madh romak me bregdetin ilir nuk mund tė ishte i pari. Lidhjet midis dy brigjeve ishin tė hershme. Siē pohon, studiuesi dhe shkrimtari i mirėnjohur Dhimitėr Shuteriqi, asnjė takim (lidhje e ndėrthurje kulturash e qytetėrimesh), nuk duhet marrė si i pari, edhe kur nuk njeh takime tė mėparshme. Ai ėshtė “njė pėrsėritje”.

    Nė shekullin XII kur Shqipėria ishte njė principatė feudale, ajo ishte vend i njė kulture dhe qytetėrimi me origjinė ilire, qė prej albanėve tė shek.II tė cilėt i pasuan arbėrit. Kultura e vendit, e cila nuk u shua asnjėherė, mbeti nė bazė dhe u zhvillua nė proces takimi e dhėniemarrjeje tė nganjėhershme me kulturėn si tė thuash “globale” tė perandorisė bizantine, nga u shkėput shteti i arbėrit, si dhe me kulturat e fqinjėve sllavė, tė atyre grekė tė jugut si edhe italianėve tė pėrtej detit. Nė planin e brendshėm, shembull mė tipik i ndėrthurjes dhe integrimit midis qytetėrimeve dhe kulturave, janė dy qytetėrimet qė fillojnė bashkėjetesėn brenda popullit shqiptar, qysh nga shekulli XIV: qytetėrimi i krishterė dhe qytetėrimi islam, qė kanė lėnė gjurmė tė thella nė fusha tė ndryshme tė disiplinave shkencore dhe nė jetėn e popullit shqiptar nė pėrgjithėsi. Bashkėjetesėn dhe integrimin e tyre e gjejmė nė art, arkitekturė, nė folklor, nė gjuhė, nė besime etj.

    Karakteristikė e pėrgjithshme ėshtė se kultura shqiptare nė procesin e formimit tė saj historik, ka pėrvetėsuar vlera qytetėrimesh tė afėrta e tė largėta, perėndimore e lindore, antike e moderne. Nė kėtė proces integrimi e ndryshimesh, ajo, megjithatė, ka arritur tė ruajė e zhvillojė pa reshtur identitetin e vet, mvetėsinė tipologjike etj. Parė nė kėtė kėndvėshtrim, Prof. Rexhep Qosja tėrheq vėmendjen nė qėndrimin qė duhet mbajtur aktualisht ndaj vlerave tė qytetėrimeve e kulturave perėndimore e lindore qė, siē ve nė dukje ai, ka ēuar nė njė betejė qorre e fatkeqe midis “anadollakėve” e “oksidentalistėve” duke harruar se prania e vlerave perėndimore e lindore ėshtė pasuri dhe jo fatkeqėsi e shoqėrisė shqiptare dhe e kulturės shqiptare.

    Dukuria e integrimit, ndėrthurjes sė qytetėrimeve qė shoqėrohet me kalimin nė bashkime e sinteza tė reja, historikisht ėshtė karakteristikė pėr vende e kohė tė ndryshme. Jacques Le Goff konkludon se mė e dukshme dhe e prekshme ajo duket veēanėrisht nė Mesjetėn e Hershme perėndimore. Ai thekson p.sh. se risia mė me vlerė janė marrėdhėniet qė vendosen midis trashėgimisė pagane dhe asaj tė krishterė, tė cilat nė nivelin pak a shumė tė shtresave tė ngritura, kishin arritur nė njė shkallė tė mjaftueshme e homogjeniteti sa mund tė shiheshin si dy partnere. Por njėherėsh, debati, konflikti midis letėrsisė historike tė kulturės pagane dhe shpirtit kristian ka mbushur krijimtarinė pagano-kristiane, pastaj atė tė Mesjetės dhe, mė vonė; njė numėr punimesh moderne kushtuar historisė sė qytetėrimeve. Kjo letėrsi duhet studiuar e vlerėsuar me kujdes e sy kritik, kėshillojnė studiues tė ndryshėm, sepse ajo krahas vlerave mbart edhe spekullime tė ndryshme qė vėrehen sidomos nė tendencat pėr t’i kundėrvėnė qytetėrimet njėri me tjetrin. E keqja mė e madhe dhe spekullative ėshtė fakti qė jo rrallė shkakun e konflikteve dhe luftrave ia veshin kulturave dhe qytetėrimeve, dallimeve midis tyre, gjė qė bie ndesh me tė vėrtetėn historike, e cila vėrteton se shkaku i vėrtetė i zhdukjes sė qytetėrimeve janė luftrat shkatėrruese dhe jo qytetėrimet, pėrplasjet e tyre qė nė natyrėn dhe pėrmbajtjen e tyre i karakterizon: integrimi, simbioza, sistemi i dhėnies dhe marrjes nga njėri-tjetri. Historia njeh mjaft periudha pa konflikte dhe lufta ku qytetėrimet janė zhvilluar dhe kanė lulėzuar e arritur kulmin.

    Natyrisht rruga e zhvillimit dhe e lulėzimit historik tė qytetėrimeve njeh edhe rėnien dhe shuarjen e tyre. Por siē vėnė nė dukje studiuesit e ndryshėm, rėnia e tyre nuk duhet ngatėrruar me zhdukjen qė vjen si pasojė e luftės dhe dhunės qė ushtrohet ndaj tyre. Nė sqarimin e konceptit tė rėnies dhe tė zhdukjes sė qytetėrimeve si pasojė e ushtrimit tė dhunės dhe pėrdorimit tė luftės si mjet pėr kėtė qėllim, na vijnė nė ndihmė studimet e mjaft studiuesve qė nuk kanė reshtur, sidomos gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX dhe shekullit tė XX, ku siē dihet nė harkun kohor tė tij u zhvilluan dy konfliktet mė tė mėdha, Lufta e Parė dhe e Dytė Botėrore.

    Rreth 70 vjet mė parė historiani dhe filozofi i shquar italian Guglielmo Ferrero nė njė studim tė tij shtronte pyetjen: Pse shuhen qytetėrimet? Pse qytetėrimet shuhen dhe me gjithė kėtė mbeten tė pa-vdekshme? Pse zhduken tė gjithė, ashtu siē zhduken edhe njerėzit qė i krijuan, nė njė mėnyrė pak a shumė tė shkėlqyer, duke lėnė nga prapa vetėm gėrmadha, gjurma, tė mbetura – kocka tė thata dhe pa mish? Dhe pėrse kėto kocka vazhdojnė tė rrojnė nė mendjen dhe nė sytė e breznive qė vijnė, sikur shpirti i shekujve tė vdekur ėshtė i ngjitur me ta dhe sikur qytetėrimet e reja nuk mund tė zhvillohen dhe tė rriten pėrveē se vetėm mbi hirin e qytetėrimeve tė shkuara?

    Pėr t’u dhėnė pėrgjigje pyetjeve tė shtruara, shkenca historiografike u referohet historisė sė lulėzimit dhe tė rėnies sė disa qytetėrimeve dhe sidomos atij grek, i cili, siē vumė nė dukje edhe mė sipėr, pėr disa shekuj shkėlqeu si nė asnjė vend tė botės nė mėnyrė aq tė vrullshme. Ai me gjithė rėnien pėr shumė kohė akoma vazhdonte tė ushtronte ndikimin e tij si element veprues i qytetėrimit oksidental nė tė gjitha vendet e qytetėruara tė Evropės e tė Amerikės. Nė kėtė vėshtrim historiografia rėniet e qytetėrimeve i sheh si faza tė zhvillimit tė tyre, tė kalimit nga njė qytetėrim nė tjetrin, proces tė cilin e karakterizon dialogu, dhėnia e marrja nga njėri-tjetri dhe jo pėrleshja dhe grindja. Historia e qytetėrimeve botėrore tregon se ata kanė plotėsuar njėri-tjetrin nė saj tė kėmbimit tė pėrvojave, bashkėpunimit tė tyre dhe jo tė pėrleshjeve e luftrave tė cilat janė shkatėrruese tė qytetėrimeve.

    Kenneth Clark nė librin e tij “Qytetėrimi” nė tė cilin trajton historinė e qytetėrimeve tė trevės sė Evropės Perėndimore shkruan: “Qytetėrimi ėshtė i brishtė. Ai mund tė shkatėrrohet. Cilėt janė armiqtė e tij? Para sė gjithash frika – frika e luftės, frika e pushtimit.

    Kronikani Frediger, nė shekullin VII, e shpreh pasionin e shkatėrrimit me gojėn e nėnės tė njė mbreti barbar, e cila e kėshillon tė birin: “Nė se do qė tė arrish njė fitore dhe tė bėsh emėr, shkatėrro gjithēka qė kanė ndėrtuar tė tjerėt dhe merrja shpirtin gjithė popullit qė do tė mposhtėsh; sepse ti nuk mund tė ngreshė njė ndėrtesė mė tė madhe nga ajo qė kanė ngritur paraardhėsit e tu dhe se nuk ka fitore mė tė bukur mbi tė cilėn nuk mund tė lartosh emrin tėnd”.

    Historia nė rrjedhėn e saj ėshtė e mbushur me mjaft shembuj qė vėrtetojnė se luftrat, qofshin ato lokale apo botėrore, kanė qenė me pasoja shkatėrruese pėr qytetėrimet. Ndėrsa historia e luftrave, tregon se ato janė shkaktare tė shkatėrrimit tė qytetėrimeve. Historia e qytetėrimit tė qytetėrimeve tė ndryshme dėshmon karakterin historik dhe progresiv tė tyre. Qytetėrimi europian nuk ka dyshim se shėnon kulmin e zhvillimit tė qytetėrimit botėror. Porse ky kulm, sikurse theksojnė me tė drejtė studiuesit seriozė tė kėtij problemi, do tė ishte i pamundur pa arritjet e mėparshme tė kohrave dhe tė popujve tė ndryshėn, pa kontributin e tė gjithė qytetėrimeve tė tyre. Historia e qytetėrimeve provon gjithashtu se qytetėrimi ėshtė njė dhe i pandarė. Zhvillimi i qytetėrimeve tė ndryshme ka rėnė nga njė dorė nė njė tjetėr, nga njė komb tek njė tjetėr. Historikisht, qytetėrimet nuk janė pėrplasur me njėri-tjetrin, por kanė trashėguar njėri-tjetrin. Kėto tė vėrteta shkencore qė mbėshteten e mbrohen nga studiues tė shumtė tė fushave tė ndryshme, bien ndesh me mjaft pikpamje tė afishuara kohėt e fundit, si ato tė futurologut amerikan Samuel Hutington, tė shprehura nė librin e tij “Pėrleshja e qytetėrimeve”, botuar nė vitin 1993 qė i kundėrvė qytetėrimet, i pėrball ato me njėri-tjetrin. Sipas kėtyre pikpamjeve, raporti midis qytetėrimeve, nuk rezulton njė raport vlerash civilizuese, qė ka ēuar pėrpara progresin shoqėror, por na paraqitet, thjesht si raport forcash politike e luftarake. Pra, qytetėrimet, llojet e tyre jepen si ndarje midis blloqeve politike, ekonomike e, madje edhe ushtarake. Ky trajtim bie nė kundėrshtim me konceptin shkencor tė qytetėrimit qė kupton pėrpjekjet e njeriut pėr tė zbuluar gjithnjė dhe mė shumė sekretet e natyrės; arritjet nė kėtė drejtim, tė mbėshtetura nė mendjen e tij, si dhe pėrpjekjet pėr t’i vėnė nė shėrbim tė vet, tė mbarė njerėzimit kėto arritje me synim pėr t’ia lehtėsuar vetes jetesėn. Sipas konceptit shkencor qytetėrimi pėrfaqėson njė progres, njė pėrparim, njė mėnyrė tė jetuari nė mirėqenie, nė siguri, nė qetėsi si rrjedhim i pėrfitimit nga frutet e shkencave, tė dijeve, tė progresit teknik. Ėshtė e vėrtetė qė qytetėrimet janė krijuar nė rrugėn e gjatė tė zhvillimit shoqėror kur kanė ekzistuar dallimet nė rracė, nė fe, nė gjuhė, nė mėnyrėn e organizimit shoqėror; kur kanė ekzistuar nivele tė ndryshme tė kulturės e tė emancipimit, tė teknologjive e teknikave etj. Nė vorbullėn e gjatė tė zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore, si rregull kėto dallime bėhen burim e motivim pėr kompesim tė njėri-tjetrit, tė pėrvetėsimit e tė kėmbimit tė vlerave tė kulturave e qytetėrimeve tė njėri-tjetrit, nėpėrmjet bashkėveprimit e integrimit tė tyre. Asnjė qytetėrim nuk ėshtė zhvilluar e rritur i pastėr e i izoluar nga tė tjerėt.

    Historia e zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore njeh edhe raste kur dallimet e ndryshme, qė pėrmendėm mė sipėr, janė pėrdorur nga kastat politike pėr tė krijuar paragjykime dhe psikoza pėr grindje, mosmarrėveshje deri pėr pėrplasje dhe ballafaqime, deri nė luftra rajonale dhe botėrore. Por shkaku i kėtyre pėrplasjeve nuk kanė qenė asnjėherė kulturat e qytetėrimet, dallimet dhe identitetet kulturore tė popujve, as dallimet fetare siē mundohen t’i paraqesin Hutingtoni dhe pasuesit e tij, por grupe e qarqe tė caktuara politike e ushtarake revanshiste.

    Trajtesat dhe vlerėsimet qė i bėhen gjendjes aktuale tė qytetėrimeve tė sotme nga Hutingtoni karakterizohen nga koncepte antishkencore ku ato gjeopolitike dhe ekonomiko-politike identifikohen me koncepte kulturore. Nė kėtė mėnyrė kulturat dhe qytetėrimet zhvishen nga funksioni dhe roli qė ato kanė ushtruar gjatė gjithė historisė njerėzore si urė lidhjeje dhe afrimi midis popujve. Qėllimi i kėtyre shtrembėrimeve e fallsifikimeve bėhet pėr t’i paraqitur zhvillimet e tanishme nė botė si pėrplasje midis qytetėrimesh apo si luftė kulturash, pėr tė justifikuar veprimet dhe aktet e forcave tė errėta kudo nė botė qė janė bėrė bartėse dhe pėrēuese tė rreziqeve qė i kanosen aktualisht botės, e cila ecėn ēdo ditė drejt triumfit tė alternativės sė re, qė nga filozofėt dhe sociologėt e sotėm emėrtohet si globalizėm, si rendin e ri botėror nė Mileniumin e tretė, me shfaqjen e tij nė ekonomi, nė kulturė dhe nė politikė.

    Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nė Kosovė treguan qartė se pėrplasjet nė botė tashmė nuk shpėrthejnė pėr shkak tė pėrplasjeve tė kulturave dhe qytetėrimeve, siē deklarojnė hutingtonistėt. Disa analistė, kur shpėrtheu konflikti nė Kosovė midis serbėve dhe shqiptarėve, u munduan ta paraqesin atė si konflikt etniko-kulturor duke dashur tė venė shenjėn e barazimit midis sulmit barbar e genocidit serb dhe viktimės historike-shqiptarėve. Tė tjerė shkuan mė tej, duke nėnvizuar ngjyrat fetare tė konfliktit, midis shqiptarėve muslimanė dhe serbėve ortodoksė. Siē dihet nė kėtė konflikt bota demokratike euroatllantike u reshtua pėrkrah shqiptarėve, tė cilėt sipas ndarjes sė Hutingtonit, bėjnė pjesė nė sferėn e qytetėrimit islam. Motivet dhe arsyetimet qė e hodhėn NATO-n kundėr Millosheviēit nuk kishin as karakter fetar, as etnik dhe as interesa tė posaēme amerikane. Ata ishin motive dhe shkaqe nė emėr tė mbrojtjes sė qytetėrimit tė rendit tė ri botėror, sepse konflikti serbo-shqiptar ishte njė luftė pėr tė shembur nacionalizmin agresiv serb, bandėn terroriste e kriminale tė Millosheviēit, qė ishte bėrė pengesė pėr zbatimin e projektit tė ashtuquajtur “Pakt i Stabilitetit pėr Europėn Juglindore” pėr krijimin e njė “Ballkani ndryshe” nga Ballkani historik, ku tė mos kishin mė vend ndarjet lokale tė luftės dhe tė konflikteve etnike, ku tė mbretėronte paqja, siguria e stabiliteti.

    Edhe pėrpjekjet qė bėhen sot pėr ta servirur sulmin kriminal, terrorist ndaj SHBA-sė dhe masat e qeverisė amerikane pėr pėrballimin dhe mposhtjen e terrorizmit ndėrkombėtar si konfirmim i tezės sė Hutingtonit, nuk kanė asnjė bazė pėr t’u marrė sado pak nė konsideratė. Kėtė e ka bėrė tė qartė edhe presidenti Bush dhe autoritetet e larta jo vetėm tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, por edhe tė Evropės. Lufta kundėr terrorizmit nuk drejtohet kundėr muslimanėve dhe ca mė pak kunder besimit islam. Shkrimtari ynė i mirėnjohur Ismail Kadare lidhur me kėtė sulm nėnvizon: Unė mendoj se nuk ėshtė luftė midis dy qytetėrimeve, por midis qytetėrimit dhe njė qendre terroristėsh, tė cilat kurrsesi nuk mund t’i quajmė njė qytetėrim tjetėr, por thjesht terrorizėm apo mortje. Pse ishte njė akt barbar e kriminal qė i bėhej jo vetėm Amerikės, por gjithė njerėzimit, gjithė kulturave dhe qytetėrimeve ai u dėnua nga e gjithė bota.





    Literaturė kryesore:



    1. Kenneth Clark: “Qytetėrimi” . Pėrkthim nga origjinali i Aleko Mingės, Shtėpia e Librit “Libra pėr njė shoqėri tė hapur”.

    2. Jacques Le Goff: “Qytetėrimi i Perėndimit Mesjetar” (Pėrkthim nga frengjishtja i Nasi Lerės), Shtėpia e Librit “Libra pė njė shoqėri tė hapur”, Tiranė, 1998.

    3. Ilirjana N. Sulo, Llambro Filo: “Ngritja dhe rėnia e civilizimeve” “Horizont”, Tiranė, 2002.

    4. Gugliemo Ferreo: “Pėrse shuhen qytetėrimet”, nė “Demokratia”, Mars 1930, nr. 6, 7.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #2

  3. #3
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Bravo ! Qarte dhe bukur !

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ajo qe ndodhi ne 11 shtator, nuk rrezoi vetem kulla apo vrau njerez, por varrosi njehere e mire nje prej pretendimeve dhe sfidave te qyteterimit amerikan, qe e veconte ate nga cdo qyteterim parardhes i tij: qyteterimi amerikan eshte superior mbi qyteterim qe ka pare njerezimi deri me sot, dhe ky superioritet duket tek shtrirja e tij jo me ane te lufte imponuese, por me anen e eksportit te ideve, principeve, vlerave, ekonomise, artit e gjithcka. Dhe per me shume se 250 vjet amerikanet e mbrojten dhe mbajten lart kete ide, si shenje superioriteti te tyre. Ata nuk ndermoren nje fushate luftarake sic ndermori Aleksandri i Madh ndaj Persise, dhe as nuk ndermoren kryqezata sic ndermoren romaket dhe pasuesit e tyre. Kjo per arsyen e thjeshte, se ndryshe nga maqedonasit apo romaket, amerikanet asnjehere nuk kishin njohur sulm ne token e tyre. Ne 11 shtator, Amerika u sulmua ne nje menyre te organizuar dhe ky sulm kish ne qender te tij zemren dhe trurin e qyteterimit amerikan: kullat e NY mbi te cilat mbeshtetej ekonomia boteror, pentagonin qe mbron sigurine e mbare botes se lire, shtepine e bardhe dhe kongresin amerikan, institucionet e botes se lire.

    Amerikanet e kuptuan ne nje menyre te frikshme se pretendimi i tyre, edhe pse ideal, ishte i gabuar. Paqia qe mbreteronte ne bote para 11 shtatorit ishte e genjeshtert. Ideja se oqeanet e mbrojne token amerikane nga cdo kercenim i mundshem ishte vetem nje iluzion. Mendimi se askush nuk mund te guxonte te prekte interesat e superfuqise se vetme te botes ishte nje vetkenaqesi e rreme. 11 shtatori e rrezoi ate imazh te paprekshem te Amerikes, dhe i vuri amerikanet perballe te njejtit realitet qe jane hasur te gjitha qyteterimet para tyre.

    Nje prej arsyeve perse pleqte evropiane kane kaq cmire e xhelozi ndaj amerikaneve, eshte pikerisht fakti se ndryshe nga ish-kolonizatoret e dikurshem, "evropianet e rinj" nuk pushtojne me ushtri por me eksportin e ideologjise, principeve, sistemit politik, sistemit ekonomik, produkteve shoqerore si art, muzike, kinematografi, etj. Ne 12 shtator, po keta evropiane priten te shikonin reagimin e bijve te tyre idealiste. Me dashje apo pa dashje, administrata amerikane u vu perballe nje realiteti qe ajo nuk e zgjodhi, por te cilit nuk mund ti fshihej. Ajo qe ndodhi ne 11 shtator, nuk ishte as me shume dhe as me pak se sa nje deklarate lufte qe nuk vinte nga nje shtet apo nje individ, vinte nga nje grup njerezish te dale si produkte te nje qyteterimi qe ndanin te njejten ideologji dhe perdornin te njejten fe per te perligjur aktet e tyre.

    ... vazhdon

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •